Bakllavaja: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: ku:Peqlewe
v r2.7.2) (roboti shtoj: nn:Baklava
Rreshti 52: Rreshti 52:
[[ky:Баклава]]
[[ky:Баклава]]
[[nl:Baklava]]
[[nl:Baklava]]
[[nn:Baklava]]
[[pl:Bakława]]
[[pl:Bakława]]
[[pt:Baklava]]
[[pt:Baklava]]

Versioni i datës 21 gusht 2012 09:10

Skeda:Bakllava.jpg

Për shirupin : 1/2 kg mjaltë, 700 g sheqer, 1/2 l ujë, aroma të ndryshme.

Mënyra e gatimit. I përvëlojmë me ujë të nxehtë bajamet dhe u qërojmë cipën (po të duam nuk ua heqim, por i hedhim ashtu siē janë) dhe, si t'i thajmë duke i fërkuar pak me një pecetë, i shtypim ose i presim me thikë në mënyrë që të bëhen si një trahan i trashë.

Shtypim, njëkohësisht, dhe kanellën bashkë me karafilët, pastaj vëmë gjalpin të shkrijë në zjarr.

Marrim një tepsi të përshtatshme, të llogaritur me shtresat e petëve, e lyejmë mirë me gjalë dhe shtrojmë në të dy petë bashkë, lyejmë sipërfaqen e petës me gjalpë dhe hedhim mbi të disa thërrime

bajamesh e pak pluhur erëzash (kanellë e karafil). Shtrojmë mbi to një petë tjetër e, si ta lyejmë me gjalpë, hedhim përsëri mbi të bajame dhe kanellë. Vazhdojmë pastaj duke shtruar nga dy petë e mbi to një shtresë bajame, duke pasur parasysh se, më në fund, do të shtrohen përsipër 3 petë, të lyera me gjalpë por pa shtresë bajamesh mbi to.

Së fundi lyejmë mirë me gjalpë edhe sipërfaqen me majën e një thike të mprehtë. Maja e thikës duhet të futet derisa të cikë petët e fundit e të shkojë pa ndërprerje deri në fund të ēdo vije, por cipat të mbeten të bashkuara njëra me tjetrën.

Gjithashtu, petët nuk duhet të ngjeshën gjatë heqjes së vijave, prandaj thika duhet të jetë e mprehur mirë. Pasi ta kemi përgatitur në këtë mënyrë, tepsinë e vëmë në furrë me nxehtësi mesatare, që bakllavaja të piqet për afro një gjysmë ore. E lëmë pastaj të ftohet pothuaj krejt dhe vetëm atëherë i hedhim përsipër shurupin, e jo kur është ende e nxehtë.

Shiko dhe këtë

Lidhjet e jashtme