Rragami, Guri i Zi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v r2.7.2) (roboti shtoj: en:Rragam, Shkodër, it:Rragam
Rreshti 18: Rreshti 18:
[[Kategoria:Fshatra në Shqipëri]]
[[Kategoria:Fshatra në Shqipëri]]
[[Kategoria:Shkodër]]
[[Kategoria:Shkodër]]

[[en:Rragam, Shkodër]]
[[it:Rragam]]

Versioni i datës 6 shtator 2012 11:40

Pamje e fshatit nga Kosna

Rragami është një fshat që ndodhet në veri-lindje të Shkodrës dhe është pjesë e komunës Guri i Zi, Rrethi i Shkodrës. Dallohet për natyrën e tij të mahnitshme, një fushë e rrethuar nga malet dhe liqeni. Në pjesën lindore te fshatit ndodhet liqeni artificial ku është edhe diga e cila mbrohet nga shteti. Në lagjen Kryethi kultivohet kultura e duhanit i cili dallohet për cilësinë e tij të veçantë, kjo edhe nga toka shumë pjellore e kësaj pjese të fshatit. Nëpër fshat kalon një përrua që e përshkon të gjithin që nga banorët e fshatit quhet Bistall.

Rragami ka edhe shkollën 9-vjeçare shtetërore "Tonç Gjon Toma" - i cili është vrarë nga regjimi komunist - dhe një kopsht privat "Engjëlli i Rojës" i administruar nga Famullia e Rragamit që frekuentohet edhe nga fëmijët e fshatrave Gajtan e Guri i Zi. Duke qenë se është rritur mirëqenia e popullsisë së fshatit vitet e fundit është rritur numri i nxënësve që bëjnë në qytet si shkollën 9-vjeçare po ashtu edhe shkollën e mesme e duke shpresuar për një të ardhme më të mirë e shumica e studentëve vazhdojnë edhe studimet e larta. Në qytete te ndryshme të vendit po ashtu edhe jashtë vendit.

Shumë të rinj janë larguar nga vendi për motive ekonomike e disa prej tyre kanë marre me vete edhe familjet e tyre në vendet ku punojnë e jetojnë. Vendet ku kanë emigruar me shumë janë: Itali, Greqi, SHBA.

Rreth 5 minuta me makinë larg është Gajtani, vendbanim ilir, kurse nga ana tjetër 6.4 km largësi, është Shurdhahu - që arrihet me barkë - ku ndodhet qyteti mesjetar Sarda.

Një pjesë nga plazhi

Plazhi

Gjatë stinës së verës sidomos të dielave në Rragam shkojnë shumë persona nga fshatrat përreth sepse atje është e mundur të bëhet plazh sepse një pjesë e bregut ka rërë shumë të përshtatshme për një gjë të tillë.

Pamje nga Rragami