Finiqi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: bg:Фойника
v Zëvedësim i stampës {{pp}} me {{për përmirësim}}
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
{{pp}}
{{joref}}
{{joref}}
{{Fshat në Shqipëri
{{Fshat në Shqipëri

Versioni i datës 9 shtator 2012 19:33

Stampa:Fshat në Shqipëri Finiqi është një fshatkomunën Finiqrrethin e DelvinësShqipërisë.

Është qendër e komunës me të njëjtin emër, ku përmblidhen fshatrat Finiq, Karahaxh, Blerimas (Shijan), Buronjë , Vrion, Bregas dhe Çlirim (S.M.T.). Koordinatat gjeografike: gjerësia veriore 39° 54' 23", gjatësia lindore 20° 3' 30".

Foinikia ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur. Fshati i sotëm ndodhet në rrëzë të kësaj kodre. Ka tri seksione muresh të ruajtura në kodër: muret e akropolit, muret e periudhës së zgjerimit të akropolit dhe muret e qytetit të fortifikuar. Këto mure, që dallohen për vëllimin e tyre të madh, datohen me përafërsi midis shek. IV dhe II para Kr. Në brendësi të mureve ndodhen rrënojat e mureve greke dhe romake. Në fshat ka mbetje të mureve greke, por ato romake janë më të shumta në numër. Tek akropoli është zbuluar një thesar i vogël, që në periudhën bizantine u shndërrua në baptister. Po ashtu është zbuluar një teatër me kapacitet të madh. Janë gjendur edhe tri çisterna që i përkasin periudhës midis shek. V dhe shek. III para. Kr. dhe disa rrënoja ndërtesash.Prej vitit 2000 një mision arkeologjik i Universitetit të Bolonjës (Itali), kryen rregullisht gërmime arkeologjike.

Lidhje të jashtme

Faqja e misionit arkeologjik të Universitetit të Bolonjës (Itali)

Shih edhe