Krishtlindja: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
No edit summary |
TjBot (diskuto | kontribute) v r2.7.2) (roboti shtoj: mzn:گاغاند |
||
Rreshti 145: | Rreshti 145: | ||
[[mt:Milied]] |
[[mt:Milied]] |
||
[[my:ခရစ္စမတ်]] |
[[my:ခရစ္စမတ်]] |
||
[[mzn:گاغاند]] |
|||
[[na:An bum in pudu Jesus]] |
[[na:An bum in pudu Jesus]] |
||
[[nah:Tlācatilizilhuitl]] |
[[nah:Tlācatilizilhuitl]] |
Versioni i datës 17 shtator 2012 21:34
Krishtlindia (edhe "Kërshëndellat" apo shkurt "Kshnellat" ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e kristianizmit. Kristianët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindien e Jesus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për kristianët. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij.
Rëndësia e ditës së Krishtlindies nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindies.
Sot dita e Krishtlindies kremtohet me shfaqjen e skenës së lindies së Krishtit, pemën e Krishtlindies, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindies apo mëngjesin e Krishtlindies. Krishtlindia është festa në të cilën të kristianët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.
Lindja e Jesus Krishtit
Krishtlindia është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga kristianët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betleem, ku ajo dhe i shoqi i saj Josefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazarèt, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.
Për nxënësit e tij lindja e Krishtit është parathënë nga profetësi të ndryshme sipas të cilave mesia do të lindte nga shtëpia e Davidit për të shpëtuar botën nga mëkati.
Data e lindjes se Jesusit
Datëlindja e Jesusit sipas kristianëve besohet të jetë 24-25 dhjetori edhe pse ka dyshime për datën e saktë të lindjes pasi që ajo nuk përmendet në Dhiatën e Re . Kjo feste është ndër festat më të dashura dhe të preferuara nga mbar bota kristiane apo e thënë më ndryshe edhe si datë e paqes.
Domethënia fetare
Liturgjia
Katolicizëm
Krishtlindia te katoliket festohet me 24-25 dhjetor per shkak te kalendarit gregorian.
Ortodoksi
Tek ortodokset dhe kishat e tjera lindore Krishtlindia festohet ne 8 janar per shkak te kalendarit julian.
Evangjelizëm
Njejt sikur tek katoliket poashtu edhe tek evangjelistet dhe kishat protestante Krishtlindja festohet me 24-25 dhjetor.