Butani: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
TjBot (diskuto | kontribute) v r2.7.2) (roboti shtoj: am:ቡታን |
v r2.7.2+) (roboti ndryshoj: ilo:Butan |
||
Rreshti 136: | Rreshti 136: | ||
[[id:Bhutan]] |
[[id:Bhutan]] |
||
[[ie:Bhutan]] |
[[ie:Bhutan]] |
||
[[ilo: |
[[ilo:Butan]] |
||
[[io:Bhutan]] |
[[io:Bhutan]] |
||
[[is:Bútan]] |
[[is:Bútan]] |
Versioni i datës 5 tetor 2012 00:00
Kingdom of Bhutan
འབྲུག་ཡུལ Druk Yul | |||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: s´ka | |||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Butani lat. Butania, tibetisht Druk Yul (Mbretëria e dragoit), - është mbretëri në lindje të Himalajës, kufizohet me Kinën (në veri) dhe Indinë. Zë një sipërfaqe prej 47000 km2 në të cilën më 1972 jetonin 1,15 milion [1] tani (2009) 634,982 banorë [2]. Për kryeqytet, mbretëria ka qyteti Thimphu, ndërsa gjuhë zyrtare ka gjuhën e quajtur xhonkhja dhe si vlerë monetare zyrtare ka të quajturën Ngultrum=100 Çentrum por përdoret edhe monedha e Indisë.
Historia
- Artikulli kryesor Historia e Butanit
Më 1865, India britaneze e atëhershme mori përsipër politiken e jashtme. Deri më 1907, Butani, qëndronte në rrethana të ngjashme si Tibeti, nën sundim të dyfishtë, shtetërore dhe fetare. Qeveria indiane-britaneze vendosi si sundues mbretërinë trashëgimtarë. Me një marrëveshje të nënshkruar me Indin në vitin 1949, Butani i anëtarësuar në OKB (1971), hoqi dorë nga politika e jashtme. Më 1972 Xhigjme u kurorëzua për mbretë.
Politika
- Artikulli kryesor Sistemi shtetëror
Sipas kushtetutës Butani është një mbretëri e pavarur. Mbreti erdh në krye të shtetit më 1969, si zgjedhje me dy të tretat e parlamentit të përbërë nga pleqëria e katundeve, nëpunësve dhe përfaqësuesve të kishës. Flamuri i mbretërisë është një fashë sipërfaqja e së cilës ndahet në dy ngjyra (portokall-kuq të mbylltë) nëpërmjet një diagonale. Në mes të flamurit figuron një drango i bardhë.
Njësit administrative
- Artikulli kryesor: Njësitë administrative në Butani
Butani është e ndarë në katër zona administrative të nivelit të lartë të quajtura dzongdey. Secila nga këto njësi ndahet në nën njësi të quajtura dzongkhag (formë komune). Në Butani janë 20 njësi janë dzongkhag. Zonat themelore administrative të formave të fshatrave bashkësive lokale etj. thirren gewog dhe administrohen nga gupi i zgjedhur nga banorët.
Gjeografia
- Artikulli kryesor Gjeografia e Butanit
Ekonomia
- Artikulli kryesor Ekonomia e Butanit
Zhvillimi ekonomik shërben kryesisht për plotësimin e nevojave vendore. Ka ara të orizit, të kallamboqit, pemëve dhe perimeve. Blegtoria po ashtu dallohet për mbajtjen e bagëtive për nevoja vendore. Butani, ka pyje të dendura që shihen si pasuri për përfitimin e drunjve dhe dërrasave. Po ashtu ka edhe lumenj me rrjedhë të mirë për përfitim të energjisë. Këto dy burime të fitimeve janë paraparë të shfrytëzohen me ndihmën e Indisë.
Demografia
- Artikulli kryesor Demografia e Butanit
Popullsia e mbretërisë përbëhet nga pjesëtarë të popullsisë së quajtur Bhutija (butanjerzë), nga grupi i quajtur Sikkim (sikimënjerzë), dhe nga popullsia e ardhur nga Nepali e quajtur Lepcha (lepçanjerzë).
Besimi fetar dominues duke të jetë budizmi lamanist (Da laj Lama, një lloj budizmi Mahajana i "sektit të kaçkëtave të kuqe"). Këtij lloj besimi i takojnë rreth 6000 kryebesimtar. Ndërtesa qendrore e besimtarëve quajtur "Tashi Ço Xhong" ka mbi 1000 kryebesimtar të tillë.
Kultura
- Artikulli kryesor Kultura e Butanit
Arsimi i përgjithshëm zhvillohet nëpërmjet rrjetit shtetërorë të shkollave fillore dhe atyre të mesme. Në këtë rrjetë shtetërore janë edhe shkollat e orientuara për profesione, shkollat për edukatorë dhe shkolla e lartë e bujqësisë. Mësimi zhvillohet kryesisht në gjuhen e Indisë. Përqindja e analfabetëve më 1980 ishte rreth 95%, ndërsa të dhënat materiale për arsimim në vitin 1973 kapnin shumën prej rreth 21 863 rublave Indiane.
Forca ushtarake e mbretërisë llogaritet të jetë një trup prej 500 burrash. Në këtë trup duket se hyjnë edhe pjesëtarë të dërguar nga India si ndihmë. Në mbretin ka misione ushtarake të Indisë.
Dëftime
- ^ Der Gross Brock Haus, Band 3 f.100 ISBN 3-7653-0353-4; Ky numër si duket ishte i pranuar me rasti e anëtarësimit në OKB
- ^ Të dhëna nga qeveria e Butanit
Lidhje të jashtme
- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :
Shiko dhe këtë
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |