Kushtetuta e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 14: Rreshti 14:


== Shiko edhe këtë ==
== Shiko edhe këtë ==
*[[b:Kushtetuta e Shqipërisë|Teksti Kushtetutës së Shqipërisë]] në [[Wikibooks]]
*[[b:Kushtetuta e Shqipërisë|Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë]] në [[Wikibooks]]


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==

Versioni i datës 13 nëntor 2006 21:33

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 pas referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".

Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.

Histori e ligjeve shqiptare

Tradita e shqiptarëve për rregull dhe ligj është e vjetër. Prej ligjeve të vjetra kujtohet Kanuni, një lloj kushtetute e respektuar nga një pjesë e mirë e shqiptarëve për shekuj. Prej kanuneve shquhet ai i Lekë Dukagjinit, që sipas shënimeve u kodifikua në shek. XV nga princi shqiptar me po të njëjtin emër. Zanafilla e kanuneve besohet të jetë më e vjetër, ndërkaq. Kanuni i Lekë Dukagjinit u ka shërbyer shqiptarëve për ta ruajtur vetëqeverisjen e tyre si dhe për të ushtruar sado pak një pushtet demokratik. Sipas Kanunit, vendime të rëndësishme merren nga kuvendet e pleqve.

Në valën e Rilindjes Kombëtare të shek. XIX, shqiptarët themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe në ndërkohë krijuan një qeveri të përkohshme për vilajetet shqiptare. Këtu vlen të përmendet Kanuni i Ri, program i Lidhjes, si dhe nismë e diplomacisë dhe politikës moderne shqiptare.

Me njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga fuqitë e mëdha evropiane, u arrit marrëveshje për formë monarkike të qeverisjes. Sipas Statutit Organik ose kushtetutës së atëhershme, Shqipëria ishte mbretëri kushtetuese me në krye Mbretin Vid. Mirëpo kjo kushtetutë nuk pati jetë të gjatë për shkak të rebelimit të shqiptarëve kundër Vidit në njërën anë, si dhe për shkak të Luftës së Parë Botërore në anën tjetër.

Shiko edhe këtë

Lidhje të jashtme