Enver Hoxha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: vi:Enver Hoxha
v roboti shtoj: is:Enver Hoxha
Rreshti 410: Rreshti 410:
[[id:Enver Hoxha]]
[[id:Enver Hoxha]]
[[io:Enver Hoxha]]
[[io:Enver Hoxha]]
[[is:Enver Hoxha]]
[[it:Enver Hoxha]]
[[it:Enver Hoxha]]
[[ja:エンヴェル・ホッジャ]]
[[ja:エンヴェル・ホッジャ]]

Versioni i datës 2 nëntor 2012 14:33

Ky artikull është propozuar për tu shpallur artikull i përkryer. Një artikull i përkryer duhet të ketë një shtjellim shterrues të temës me paanësi, pa u zgjatur më shumë seç duhet e pa u bërë monotonë, burime të formatuara mirë për të mbështetur çdo informacion që përfshihet në to dhe një formatim të drejtë të tekstit e detajeve teknike si kategoritë, lidhjet e materialet multimediale. Ju lutemi, ndihuni të lirë dhe komentoni.


Stampa:Kutia Politikan Enver Hoxha ishte udhëheqësi i Shqipërisë për 40 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Ka mbajtur postin e Ministrit të mbrojtjes në vitet 1944-1953, të Ministrit të punëve të jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 - 1954.

Rinia

Hoxha në fëmijëri

Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër. Por për ditëlindjen e tij ekziston një çertifikatë lindje e përdorur nga vet Enveri për tu regjistruar në fakultetin e Montpelejesë e cila shumë qartë tregon që ditëlindja e tij është 3 tetor 1908. Enveri ishte djali i dytë pas Beqirit, dhe vëllai i tre motrave Fahrie, Haxhos dhe Sanijes. Nëna Gjylihani qe një grua e fortë dhe ambicioze, babai Halili ishte një burrë i ndershëm por naiv i cili bënte punë të rëndomta. Hoxhajt ishin musliman dhe i kishin shërbyer Perandorisë Osmane brez pas brezi. Ata kishin ardhur nga Dropulli para 3 shekujsh. Enveri u edukua dhe u ndikua ne formimin e karakterit nga xhaxhai i tij të cilin e thërriste baba Ceni, ndërsa babait Halilit i cili kishte emigruar para lindjes së tij në SHBA, i thërriste xhaxha. Pas vdekjes së djalit të madh Beqirit nga TBC1921, i ati ka thënë -Më vdiq i miri më mbeti rezili, edhe shprehja tjetër e tij akoma më e fortë dhe e rënd të cilën i ati e thoshtë publikisht -Enverin kush e njeh çoç u duket, por kush e ka çirret e nduket.[1]

Skeda:Certifikat lindje enveri 3.JPG
Çertifikatë lindje e Enver Hoxhës
Skeda:Certifikata e dyte.jpg
Çertifikata e regjistrimit në fakultetin e drejtesisë së Brukselit

Edukimi

Mësimet e para i mori në Gjirokastër 1917-1924 në shkollën Drita ku dallohet për vullnetin e tij por ka vështirsi sepse i merret goja. Liceun e nisi në vendlindje më 1924 por më pas e vijoi në Liceun e Korçës më 1927-1930 ku ndihmoj ekonomikisht nga baba Ceni. Vitet e qëndrimit në Korçë luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha.

Largimi nga Shqipëria për studime në Francë

Në tetor 1930 Enver Hoxha fiton të drejtën e studimit bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Montpeljesë, Francë. Por pikërisht kjo bursë ka lindur shumë dyshime sepse ai nuk qe student me rezultate të larta, ai kishte vështirsi të mëdha në lëndët ekzakte edhe provimet i merrte me nota kaluese. Këtë dyshim e shton edhe rakomandimi i një institucioni si ai Ministrisë së Bredshme për t'ia dekretuar me urdhër personal të prefektit. [nevojitet citimi] Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga Ministria e Arsimit sepse nuk kishte dhënë asnjë provim. Më pas shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935. Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta e të rastit dhe njëkohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientet e punëtorëve parizianë, frekuenton klubet e edukimit marksist të PK të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF "Ymanite". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë. Edhe ky tjetër fakt forcon dyshimet përsa i përket statusit së tij si agjent, sepse ai nuk kishte as përgatitijen e duhur, as shkollën e as eksperiencë pune si atashe për tu emëruar si nënpunës në konsullatë. Emërimet per çdo nënpunes firmoseshin nga vete mbreti Zog pasi studiohej kadidatura nga zyra sekrete e Ministrisë së Jashtme. Ndaj Enver Hoxha ka qenë vërtet agjent sekret i rekomanduar nga zyra sekrete e Ministrisë së Brendshme tek ajo e Jashtme për tu punësuar si nënpunës në konsullatën në Bruksel.[2] Pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.

Zhdukja e çdo dokumenti të viteve 1927-1936

Pas ardhjes në pushtet të Hoxhës, çdo dokument që i përket jetës së tij gjatë viteve 1927-1936 nuk ekziston në asnjë arkiv shqiptare, as dokumenti i emërimit nga mbreti Zog si nënpunes në konsullatë.[3]

Enver Hoxha në Montpelije më 1933

Kthimi në Shqipëri

Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve ia kushton përpjekjet dhe qëllimin e jetës së tij luftës për çlirimin e popullit. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topulli në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.

Puna si pedagog në Korçë

Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si profesor me orë në Liceun e Korçës. Prej faktit që ai nuk kishte një diplomë kualifikuese ai jepte vetëm disa orë mësim, këtë e vërteton edhe Abaz Ermenji ish-kolegu i tij në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist "Puna" të Korçës dhe bëhet simpatizant i kësaj lëvizje komunste, gjë të cilën e thotë me gojën e tij në Kongresin e Beratit, -Shokët kujtojnë që unë kam qënë eksponent i komunistëve të Korçës,por unë kam qënë thjesht një simpatizant i tyre.[4]

Si pedagog në Korçë

Aktiviteti i tij komunist para e gjatë luftës

1936 u njoh me Ali Kelmendin. Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939 Enver Hoxha, së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, verpoi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnetarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjera që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë. Më 12 dhjetor 1939 pushohet nga puna për shkak të aktivitetit të tij anti-qeveritar e mos regjistrimin në partinë fashiste shqipëtare. Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Hoxhën në krye, u kthye në një qendër të rëndësishme të lëvizjes komuniste e antifashiste në kryeqytet. Deri në tetor 1941 ai e mbulon veprimtarinë e tij revolucionare me "profesionin e shitësit-tregtar" në dyqanin "Flora", kurse pas demonstratës së 28 tetorit 1941 u hodh në ilegalitet.

Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare

Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirim kombëtar e shoqëror. Të gjitha forcat e përpjekjet e tij ai ia kushtoi realizimit të kësaj detyre themelore. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj, dhe së bashku me ta, luftoi e punoi për t’i dhënë fund situatës së grindjeve e përçarjeve që ekzistonin midis grupeve të atëhershme komuniste dhe për të krijuar në baza marksiste-leniniste Partinë Komuniste të Shqipërisë. Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë, përfaqsuesit e të tre grupeve komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të të rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.[5] [6] [7] [8]

Prezenca e Hoxhës në mbledhjen e themelimit të Partisë

Prezenca e Hoxhës në këtë mbledhje ishte thjesht si figurë, këtë e vërteton Todi Lubonja[9], Bedri Spahiu dhe Liri Belishova. Ai u ftua nga Koço Tashko për të ballancuar disi numrin e besimtarve orthodhoksë të cilët ishin 4, ndaj duhej edhe një musliman e për këtë arsye Tashko mori me vete Enverin. Në këtë mbledhje themeluese merrnin pjesë edhe 2 eksponentë komunist jugosllavë Miladin Popoviç, dhe Dushan Mungosha.[10] Popoviç hyri në miqësi menjëherë me Enverin sepse të dy flisnin fërngjisht.

Zgjedhja e Enverit si lidër i komunistëve

Mbledhja themeluese nga (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinsë Komuniste Shqiptare.

Hoxha në ilegalitet

I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në ilegalitetit zhvillon një veprimtari të dendur anti-fashiste në Tiranë. Në krye të KQ të Partisë, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Natcionalçlirimtare (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNÇSH si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike të LANÇ: çlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor. Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parë Antifashist Nacionalçlirimtar i popullit shqipëtar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e Dytë e KANÇ-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër. Më 28 nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.

Hoxha marshon në Tiranë pas çlirimit të saj

Marrëdhëniet e Hoxhës me anglo-amerikanët

Hoxha, dhe me rrath të kuq oficeri amerikan

Rreshtimi në krahun e Aleatëve ishte një fakt, por edhe marrëdhëniet e mira të Hoxhës me anglo-amerikanët është një fakt i pamohueshëm megjithë çensurimet që u kryen. Anglo-amerikanët me agjentët sekret e oficerët e ndërlidhjes amerikane e kanë ndihmuar LANÇ dhe Hoxhën për hipjen në pushtet. Agjenti britanik David Smiley pjesë e organizatës SOE e krijuar enkas nga kabineti qeveritar i Winston Churchill për të luftuar në prapavijat armike e për të ndihmuar partizanët e vendeve të pushtuara të Evropës Lindore, është parashutuar në veri të Greqisë e më pas ka hyrë në Shqipëri klandestinisht në prill 1943.Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë Kolonel David Smiley e ka faktuar misionin e tij si agjent i SOE në Shqipëri nëpermjet fotografive me partizanë shqiptarë, në kundershtim me kundërshtim me rregullat zyrtare.[11] Në qershor 1943 kolenel Smiley së bashku me kolegun Billy McLean janë takuar me Hoxhën.[12] Pasi kanë vendosur marrëdhënet reciproke, kanë filluar edhe ndihmat britanike për forcat partizane të cilat parashutoheshin, ato konsistonin në njerëz, armatime, ushqime, veshmabthje etj, në këtë menyrë u vendos Misioni Ushtarak Britanik.[13] Por pas çlirimit, Hoxha u rreshtua në kampin Stalinist kundër anglo-amerikanëve, në prishjen e marrëdhënieve midis Hoxhës dhe britanikve ndikoi edhe incidenti i Korfuzit, ku disa anije britanike hasën në mina nënujore ndërsa lundronin në ujrat shqiptare duke shpërthyer, edhe duke humbur jetën shumë marinarë.[14][15] Shumë foto ku paraqiteshin oficerët aleatë anglo-amerikanë në shoqëri të udhëheqjes së LANÇ u retushuan. Por në ditën e çlirimit të Tiranës shihet një foto e disa nga udhëheqsëve të PKSH edhe një oficer i quajtur Tom Stefan i ndërlidhjes amerikane.[16][17] Pasi Shqipëria përfundoi në duart e Hoxhës, misioni i Smiley ndryshoi karakter, ai nëpërmjet forcave anti-komuniste që vepronin në Shqipëri ka tentuar disa herë gjatë viteve 1949-1950 për të realizuar kryengritje ndaj pushtetit të Hoxhës me qëllim rrezimin e tij.Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; emra të pavlefshëm, p.sh. shumë

Aktivitetet politike

Gjakmarrja në kohën e Hoxhës

Gjatë periudhës hoxhiste fenomeni i gjakmarrjes u shua në mënyr totale, askush nuk i merrte jetën askujt në bazë të Kanunit. Në veri të Shqipërisë në ato kohë thuhej: -Gjakun ma merr Shteti. Sepse e dinin të gjithë që po vrave Shteti do të të vrasë. Në kohën e Hoxhës bëhej një edukim dhe propagande rrënjësore në popull për ta shuar e zhdukur këtë fenomen, më 1975 ndodhi që një djalë i ri të merrte gjak pas 60 vitesh pritje të familjes së tij, sipas ligjit në fuqi autori duhej dënuar me vdekje, por Hoxha i'a fali jetën duke thënë që Partia dhe personat e saj në atë vend nuk kanë punuar si duhet për të edukuar e ndalur këtë djalë që mos të mos kryente krimin. Për këtë shkak ai shkarkoi te gjithë drejtuesit e partisë dhe të komunës atje.[18]

Plani i CIA-as për eleminimin fizik të Enver Hoxhës[19]

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Buenos Aires - Argjentinë Përkthimi i teletekstit nr. 321-40-60, nëntor 1975. Objekti: Për t'u vendosur në bibliotekën e ambasadës. Shumë sekret. Vetëm për njohje të zotit Ambasador. Çështja e Shqipërisë Në shtatorin që porsa kaloi, në Nju Jork u zhvillua një mbledhje me një mik, po e quajmë M 008, udhëheqës i Qeverisë Shqiptare. Me atë u arritën një sërë përfundimesh: M 008 u zotua të marrë pushtetin, të zëvendësojë plotësisht Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij. Agjenti ynë ka një pjesë të pushtetit. Propozon të veprojë kështu: Të ftojë për darkë Hoxhën dhe t'i hedhë në pije helm me veprim të vonuar për të shkaktuar vdekjen e tij. Agjenti ynë na tha se kjo është e vetmja rrugë. Për më tepër, është e domosdoshme të bëhet, sepse Hoxha jeton duke pasur një dashuri të madhe nga masat, e njëjtë si ajo e Gandit. Miku ynë e konsideron plotësisht të mundshme se do të zgjidhet për të vazhduar Hoxhën dhe me kohë, afërsisht një vit, do të fillojë të zëvendësojë vazhduesit e Hoxhës, duke vendosur në vend të tyre njerëzit e tij të besuar. Në rast se do të fitojë lëvizja, kemi diskutuar një program minimum, i cili vazhdon si më poshtë

1. - Vendosjen e marrëdhënieve zyrtare me të gjitha vendet më të rëndësishme të Perëndimit: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konflikti i arit shqiptar do të zgjidhet nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës.

2. - Shqipëria do të bëhet anëtare e organizatës ndërkombëtare të ekonomisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe organizmave të tjera të krijuara për këtë qëllim.

3. - Të bëjë paqe me vendet fqinj (Jugosllavinë dhe Greqinë) për të zhdukur me të parën të gjitha kundërshtimet e ardhura nga lufta personale dhe ideologjike e Enver Hoxhës dhe grupit të tij dhe duke firmosur me të dytën një traktat të paqes, miqësisë dhe kooperimit që hap kufijtë e vendit.

4. - Qeveria do të jetë socialiste, nuk do të kthehet në regjimin e mëparshëm. Nuk do të njihen dëmshpërblimet e pronarëve të mëparshëm të tokave, por Shqipëria do të braktisë politikën e saj të izolimit ndërkombëtar.

5. - Qeveria e re do të zgjidhet brenda një kohe prej 3-5 vjetësh, duke pranuar rilindjen e të gjitha partive politike në formë të gjerë. Nëqoftëse do të dështojë në tentativën e tij, do të zbulohet, agjenti ka kërkuar dhe për këtë është siguruar se do t'i jepet strehim politik në SHBA, në mungesë të këtij, në ndonjë vend mik. Për këtë ai ka kërkuar dhe është siguruar se do t'i jepen 3 milionë dollarë amerikanë.

Me këtë rast është zotuar se do të denoncojë të gjitha llojet e krimeve që u kryen në Shqipëri nga ana e Hoxhës dhe vazhduesve të tij. Po japim një shpjegim për agjentin për ta pasur në kujtesë në të ardhmen: Bëhet fjalë për një njeri shumë ambicioz, i tillë është edhe plani i tij. Ai vetëm na bashkohet me çështjen e bashkekzistencës me Perëndimin dhe fqinjët e tij. I kemi sugjeruar që deri sa të kryhen veprimet të jetë i bindur ndaj Hoxhës dhe vazhduesve të tij, në rast të kundërt mund të zbulohet plani. Kjo do të ishte fatale për suksesin e tij. Të gjitha këto duhen mbajtur parasysh në funksion të suksesit të planit. Duhet të përgatitemi të kemi marrëdhënie diplomatike të plota. Tema është e një karakteri shumë sekret. Nuk do t'u jepet ambasadave të tjera. Ambasadori i Buenos Airesit (për këtë do të njoftohemi prej vetë atij) do të jetë i caktuar ambasador në Tiranë në rast suksesi. Buenos Aires

Si u vu në djeni Sigurimi i Shtetit për komplotin ndaj Hoxhës

Skeda:434-eh-6.prill1985.jpg
Enver e Nexhmije Hoxha 6 prill 1985

Rrëfimi i ambasadorit: Dokumenti në duart e Reis Maliles, Mehmeti do merrte azil politik dhe 3 milionë dollarë. Ky sinjalizim mjaftoi për të zgjuar ministrinë. Nisën telegramet rreth kësaj çështjeje. Kërkesa, udhëzime, sugjerime, urdhra deri në detaje, se si duhet të shtija në dorë, mundësisht me vulë dhe me stemë, origjinalin. Besnik ndaj çdo udhëzimi që merrja nga qendra, vura në lëvizje Farranin, i cili për disa javë u kthye në një ndërlidhës midis meje, nëpunësit të Ambasadës Amerikane, të cilit në fund i mësova vetëm emrin, që e kishte Mendes. Një pasdite, Farrani, me qetësinë e tij të zakonshme, hyri në ambasadë. Sapo kaloi derën e oborrit, ma bëri me shenjë, duke më dhëne të kuptoja "këtu e kam". E hapa dokumentin, kishte gjithsej tri faqe të shkruara në spanjisht. Në të bëhej fjalë për lidhjet e Mehmet Shehut me CIA-n. Përshkruhej komploti për likuidimin e Enver Hoxhës dhe zotimi i tij për të ndryshuar kursin politik të Shqipërisë, duke i dhënë një drejtim të ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Në dokument përshkruhej se si do të bëhej vrasja e Enver Hoxhës në tri mënyra: aksident automobilistik, përdorim medikamentesh, atentat me armë. Në rast se do të dështonte aksioni, Mehmeti do të merrej në mbrojtje nga SHBA dhe do t'i jepej një pension prej 3 milionë dollarësh. Pasi e lexova, me sy të etur nga kurioziteti dhe interesi, pa dyshim, shumë i gëzuar që e solla në ambasadë këtë dokument, falënderova Farranin dhe si për të qeshur i thashë: - Sot do të pimë verë shqiptare. I përgatita një paketë me pije karakteristike, shumica me shishe vere, e cila preferohej shumë nga vendasit. Pastaj së bashku shkuam për darkë në një lokal aty pranë. Të gjitha sa thamë në këtë shkrim i lamë në Përfaqësi. Në lokal isha unë dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë. Dy miq të zakonshëm. Pasi u ktheva, kontrollova nëse informacioni ishte transmetuar i plotë informacioni. Rashë të flija. Gjumi atë natë ishte arratisur. Më shumë me shkonte mendja te ky lloj komploti, por edhe te besimi ynë fanatik në një udhëheqje, që e shikonim aq besnike dhe unike, në çështje të tilla themelore. Projektoja se si do të dorëzohej dokumenti në Atdhe. Shpresoja se mund të isha unë "korrieri" më i sigurt. Dy ditë më vonë, një telegram i mbyllur kërkonte që unë të nisesha për në atdhe, duke marrë me vete edhe postën diplomatike. Pas disa udhëtimesh që kisha bërë, këtë radhe m'u duk se mbaja një material që kishte jo vetëm rëndësi, por edhe shumë rrezik.

Në Ministri arrita pa asnjë problem. Dokumentin ia dorëzova vetë shokut Reiz. Ai, pa e hapur, më tha: - Tani ulu aty dhe përshkruaj hollësisht se si e sigurove këtë dokument. - Veprova ashtu si më kërkoi Ministri. Përshkrova në detaje tërë ecurinë, deri në momentin kur e shtiva në dorë. Me saktësi dhe vërtetësi kristiane, jo vetëm se këtë e kisha bindjen time, por çdo devijimi apo zbukurimi i trembesha për interpretime e qëndrime meskine të ndonjë kuadri, që kishte zënë vend në dikaster me miq dhe priste rastin si e si të më bënte keq. Pasi e shkrova me shkrimin tim, ia dorëzova Ministrit. Ai e lexoi, u ngrit në këmbë dhe më shikoi drejt e në sy. -Shumë mirë- tha. Më shtrëngoi dorën fort, pastaj shtoi: - Prapë do të flasim. Kështu mbaron historia e këtij dokumenti, i cili, me siguri, bashkë me korrespondencën ndodhet në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Do të më falë lexuesi se në të tilla raste, as që bëhej fjalë për të mbajtur ndonjë shënim si këto që radhitëm në faqet e këtij libri, prandaj edhe në riprodhimin e tyre, ajo që është e saktë, i referohet përmbajtjes, thelbit të problemit. Pasi qëndrova disa ditë në vendin tim, u ktheva në detyrë. Aty, në fund të botës, nuk merrnim vesh asgjë se ç'bëhej në vend, pa le të mësoje për vlerësimin e këtij dokumenti. Një a dy vjet më vonë, mora vesh se në një mbledhje të rëndësishme të Plenumit të KQ të PPSH, shoku Ramiz Alia kishte folur se "në një ambasadë kemi marrë një material interesant që hedh dritë për komplotin e Mehmet Shehut...". Vite më vonë, kjo çështje është trajtuar edhe në një gazetë të përditshme, duke ruajtur anonimatin. Pa dyshim, pyetja që mund të bëjnë shumë lexues, ashtu siç e kam bërë unë dhe shumë kolegë të mi, është kjo: Përse pikërisht në Argjentinë të dërgohet një dokument i tillë? Në radhë të parë, nuk dihet se në cilat vende është dërguar e ku, jo. Një gjë e tille dihet vetëm nga Qeveria Amerikane. Por për t'i dhënë përgjigje pyetjes së mësipërme, që në atë kohë unë ia kërkova një gjë të tillë Mendes, ai i tha Farranit se kjo është bërë për arsye se Ambasadori Amerikan në Argjentinë ishte caktuar të vinte në Shqipëri, në rast se do të triumfonte plani i Mehmet Shehut për likuidimin e Enver Hoxhës. Kishte kaluar më shumë se një vit, kur një grup nga ata që kontrollonin shifrën erdhi në Argjentinë. Ishin dy vetë. Të them të drejtën, ata vinin kot e nuk kishin se çfare të kontrollonin, të gjitha telegramet që bëheshin me shifër vinin në Tiranë. Atje mbeteshin vetëm numrat, por meqenëse kjo punë i përkiste Ministrisë se Punëve të Brendshme, ishte vetëm ajo që mund ta ndryshonte. Nëpunësi hiqej nga ata që i "merrte vesh" të gjitha. Një pasdite, kur ndodheshim vetëm, duke shëtitur në një nga parqet e qytetit, më pyeti: - Sa pagove për atë shërbimin që të bëri ai amerikani? M'u bë qejfi që bëri një pyetje të tillë. Më kishte ndodhur që duke kaluar nga Roma dhe Parisi, shpesh të dëgjoja se punonjësit e sigurimit në lidhje me kundërzbulimin jepnin shuma të mëdha për të marrë informacione e të dhena që i interesonin shtetit të asaj kohe. Kjo më linte të mendoja se shumë njerëzve do t'u lindte në kokë një pyetje e tillë. E pashë drejt e në sy bashkëfolësin dhe, si për të vërtetuar se një gjë e tille ishte bërë pa dhënë asnjë grosh, bashkova dy gishtërinjtë duke formuar një zero. Pastaj shqiptova: - Asnjë grosh. Të nxirrje para nga banka në atë kohë ishte jo vetëm e vështire, por e pamundur. Çdo shpenzim duhej argumentuar me përgjegjësi. Neglizhencat dënoheshin.

Kundërshtarët politik dhe krimet e komunizmit

Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqendrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitarë. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600 [20] udhëheqësve politikë.

Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçar burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjesht , udhëheqës lokal për çështje jo madhore, predikues fetar myslimanë dhe krishterë, katundarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin dhe bashkë partiak "jolojal". [21]

Ka ekzistuar një paradoks në trajtimin armik i popullit e partisë edhe është abuzuar e janë kryer krime e tortura monstruoze ndaj atyre që konsideroheshin të tillë. Shumë patriotë e fshatarë të thjeshtë që ju bashkuan luftës ANÇ, pas përfundimit të saj u arrestuan e u dënuan me akuza fiktive e të krijuara në tavolinë. Shumë bashkëluftëtarë e miq të Hoxhës si Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe janë ekzekutuar si armiq të popullit. Edhe krahu i djathtë i Hoxhës Mehmet Shehu i cili u akuzua si agjent i shumfishtë e kompllotist që donte të eleminonte Hoxhën në bashkpunim me CIA-n amerikane u vetvra në kushte të çuditshme më 1981, por dyshohet të jetë ekzekutuar nga Sigurimi i Shtetit.

Politika fetare

Gjatë luftës

Skeda:Baba Faja, Myslym Peza, Enver Hoxha dhe Ramadan Citaku (ulur).jpg
Baba Faja, Enver Hoxha,Myslum Peza, Ramadan Citaku

Politika fetare e ndjekur nga Enver Hoxha dhe nga komunistët që ishin ateistë, kishte dy krah medaljeje. Përgjatë luftës ncional-çlirimtare 1939-1944 në të cilën luftuan e dhanë jetën mijra të rinj e të reja, në mes tyre kanë ishin si partizan shumë klerik të lartë të të gjitha komuniteteve fetare musliman-sunit, bektashi, ortodoks e katolik. Por komuniteti që e përkrahu më shumë luftën ishte ai bektashi, ndër figurat më të shquara ishte Baba Faja e Baba Fejzo. Komunisteve edhe Hoxhës ju interesonte që të kishin përkrahjen e gjithë popullit për LANÇ e të mos ishin të përçarë edhe nga feja. Pas çlirimit politika e Hoxhës ishte tolerante dhe nxitëse e predikimit të fesë ne gjuhën shqipe, por në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Për këtë fakt në vitin 1945 ai ju kërkoi të katra komuniteteve fetare që të krijonin Statutet e reja përkatëse. Të parët që u angazhuan ishin bektashinjtë e muslimanët të cilët e krijuan më 1945.[22] [23] Ndërsa dy komunitetet kristiane nuk dëshironin të hartonin një të tille.

Skeda:Baba Fejzo.jpg
Baba Fejzo,Shefqet Peçi, Hysni Kapo

Njohja e personit juridik të komuniteteve fetare

Në dekret-ligjin e vitit 1949 i aprovuar më 1950 mbi njohjen e personalitetit juridik të të drejtës civile për të gjitha komunitetet që njihen nga ligji përfshiheshin ndër të tjera: [24]

1.Liria e ndërgjegjes dhe besimit për çdo shtetas shqiptarë.

2.Komunitetet fetare janë të ndara nga shteti.

3.Ndalohet përdorimi i fesë për qëllime politike.

Gjithashtu garantohej e sigurohej ndihma ekonomike në rast nevoje nga Shteti por komunitetet nuk duhet të merrnin financime nga jashtë shtetit. Menjëherë pas ketij dekret-ligji për tu ligjëruar e për tu njohur nga Shteti, komunitetet fetare hartuan Statutet e reja. Të parët edhe kësaj here ishin muslimanët[25] e bektashit[26] pas tyre ishte rradha e ortodoksve. Lindi problemi me katolikët të cilët nuk e kishin hartuar kurrë një të tillë sepse kembngulnin që Bibla është Statuti i tyre dhe që ata varen direkt nga Vatikani e jo nga shteti shqiptar. Këtë problem me katolikët e kishte hasur edhe Mbreti Zog sepse edhe gjatë qeverisjes së tij e gjithashtu gjatë mbretërimit të tij, katolikët nuk pranonin kurrësesi të hartonin Statut. Pas shumë diskutimeve midis dy palëve qeveritare dhe klerikale katolike duke e parë veten para ligjërimit dhe ilegalitetit këta të fundit pranuan të hartonin një Statut vetëm më 1951.[27] Brenda komuniteteve kishte lindur fryma e re e Partisë e sidomos në komunitetin bektashian ishin krijuar dy grupe mendimesh, i të rinjve të cilët ishin simpatizant të Partisë dhe kërkonin një revolucion edhe në fe, ku baballarët të mund të martoheshin, gjë kjo e pa imagjinueshme nga të vjetrit. Këto debate çuan edhe në një vrasje në komunitetin bektashi midis dy grupeve.[28]

Viti 1963 pranë vitit 1967

Pas viteve '50 filloi edhe kontrolli e çensura ndaj komuniteteve fetare, meshat apo liturgjit nuk mund të thuheshin pa marrë aprovimin e organeve të qeverisë. Situata u bë delikate kur në vitin 1963 nëpërmjet një ligji mbi ndryshimin e personalitetit juridik të 1949 qeveria filloi morsën e saj ndaj komuniteteve fetare. Tani njohja e komunitetit mund të revokohet nqs ky i fundit ka shkelur ligjet, rendin publik apo zakonet e mira.[29]

Viti 1967 pezullimi i të gjitha komuniteteve fetare

Ky është viti më i egër dhe në historinë e popullit tonë, me anë të këtij dekreti famëkeq u shkelën të gjitha të drejtat elementare të njeriut ajo e ndergjegjes dhe e besimit fetar. Shumë klerik u përndoqën, u arrestuan, u debuan me akuza si spiun i armiqve të popullit shqiptar, komuniteteti qe u godit më shumë ishte ai katolik, por edhe ai protestant i cili nuk u njoh kurrë nga Shteti, për shkak të rrënjve anglo-saksone të protestantve si komunitet konsideroheshin si agjent të britanikve. Shumë xhami, teqe, e kisha u shkatrruan, disa të tjera i kthyen në qëndra kulturore.[30]

Ateismi i vitit 1976

Por ditët e zeza nuk kishin përfunduar ende. Ishte viti 1976 kur Shqipëria ndryshon Kushtetutën e saj duke e shpallur veten jo më laike si çdo Shtet tjetër por ATEISTE. Qysh atere deri tani Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka shpalluar ateizmin e saj në Kushtetutë. Nisi një propagandë ateiste kudo në filmat që prodhonte kinostudioja Shqipria e Re e kudo, me anë të një ligji ndaloheshin përdorimet e emrave fetarë për fëmijët e sapolindur, lista e emrave të lejuar ishtë e caktuar në një listë pranë gjëndjeve civile.[31]

Vitet e fundit të jetës

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Enverin për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij.Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.

Skeda:Lajmerimi ne gazete.jpg
Lajmërimi në gazetën ZP

Ceremonia e mortore

Në një ceremoni madhështore ku merrte pjesë e madhe e popullit shqiptarë për ti dhënë përshëndetjen e fundit Enver Hoxhës, ai u përcoll për në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.[32] [33] [34]

Monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë dhe vlerësimi i emrit të tij

Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qëndër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.[35] Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien e komunizmit[36].

Nderime

Nderime të huaja

  • - Urdhri i Trimërisë së Klasit të I-rë i (Bullgari) 9 shtator 1944.
  • - Urdhri i Heroit Kombëtar (Jugosllavi) 1946. (I kthyer mbrapsht pas prishjes me Titon).
  • - Urdhri i Leninit. (Bashkimi Sovietik). (I kthyer mbrapsht pas prishjes me Hrushovin).
  • - Urdhri i Suvorov i Klasit të Parë. (Bashkimi Sovietik). (I kthyer mbrapsht pas prishjes me Hrushovin).

Veprat

Shiko edhe

Kuriozitet

Në filmin Hollivudian të vitit 2006 Inside man me regji të Spike Lee, një fjalim shumë i njohur i Enver Hoxhës mbajtur në Gjirokastër, është pjesë e këtij filmi thriller. Fjalimi i Hoxhës, me shumë zgjuarsi përdoret nga banditet për ti ndërlikuar punën identifikuese forcave të policisë. Gjatë momentit të kryerjes së arratisjes nga banka që kishin vjedhur, banditët kishin vënë regjistrimin e Hoxhës, për ti lënë ti kuptojë policisë që ata ishin ende brenda në bankë.[37] [38].


Referencat

  1. ^ 01 Enver Hoxha - Story of a Dictator divx - YouTube
  2. ^ http://ngarkovideo.com/media/document/214.pdf
  3. ^ http://www.youtube.com/watch?v=ev2hBRRCj7s Dokumentar realizuar nga Top-Channel
  4. ^ http://www.youtube.com/watch?v=KKGyKxgQtRo&feature=channel_video_title Dokumentari Opinion - Fakte te reja mbi Enver Hoxhen
  5. ^ Tribuna
  6. ^ Historia ndryshe
  7. ^ “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut | Panorama ONLINE
  8. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/04-kriegszeit-1939-1944/21-26-0-eh.jpg
  9. ^ Nën peshën e dhunës nga Todi Lubonja
  10. ^ Miladin Popovic
  11. ^ http://news.bbc.co.uk/2/shared/spl/hi/pop_ups/08/programmes_an_agent_in_albania/html/3.stm Foto pasqyruese të misionit të Smiley në prapavijat armike
  12. ^ Soe - Albania
  13. ^ http://thelevantandthebalkanswwii.devhub.com/blog/567115-soe-albania/ SOE-ALBANIA
  14. ^ Axis History Forum • View topic - Corfu Incident 1946
  15. ^ albmodww2
  16. ^ dossier
  17. ^ Misioni amerikan në Shqipëri nga Peter Lucas
  18. ^ AlbaniaSite – Nje bote plot me informacione » Gjin Marku: Ja si e ndalonte gjakmarrjen Enver Hoxha
  19. ^ http://www.enver-hoxha.net/pdf/shqip/burrështëti/plani_i_cia-s_per_te_eliminuar_enverin.pdf
  20. ^ Diktatori i muajit - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  21. ^ Enver Hoxha diktator shqiptar - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  22. ^ http://licodu.cois.it/616/view Statuti Komunitetit Bektashi 1945
  23. ^ http://licodu.cois.it/428/view Statuti Komunitetit Musliman 1945
  24. ^ http://licodu.cois.it/618/view Ligji mbi Komunitetet fetare
  25. ^ http://licodu.cois.it/576/view STATUTI I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR 1950
  26. ^ http://licodu.cois.it/594/view STATUTI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN SHQIPTAR 1950
  27. ^ http://licodu.cois.it/422/view Statuti i Komunitetit Katolik 1951
  28. ^ Morozzo Della Rocca Roberto - Nazione e religione in Albania
  29. ^ http://licodu.cois.it/586/view Mbi disa ndryshime në dekretin nr.743 datë 26.11.1949 “Mbi komunitetet fetare”
  30. ^ http://licodu.cois.it/587/view MBI CFUQIZIMIN E DISA DEKRETEVE
  31. ^ http://licodu.cois.it/423/view Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërisë 1976
  32. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/06-trauer/25.jpg Varri i dëmtuar
  33. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/06-trauer/26-enver-tomb.jpg Varri i rindërtuar
  34. ^ http://www.youtube.com/watch?v=0-nRdOLuaKQ&feature=channel_video_title Dokumentar i ceremonisë funebre së Enver Hoxha
  35. ^ Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit - Forumi Shqiptar
  36. ^ Dielli | The Sun - Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
  37. ^ http://www.universytv.it/cinema/inside.php Reçension i filmit (italisht)
  38. ^ http://www.youtube.com/watch?v=76Ahr7GhvNE

Shih edhe

Lidhje të jashtme