Petro Nini Luarasi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Infobox shkrimtar
{{Infobox shkrimtar
| emri = Petro Nini Luarasi
| emri = Petro Nino Luarasi
| foto = [[Skeda:Petro.jpg|200px]]
| foto = [[Skeda:Petro.jpg|200px]]
| titulli = Pedagog, Publicist
| titulli = Pedagog, Publicist
Rreshti 14: Rreshti 14:
}}
}}


'''Petro Nini Luarasi''' lindi në 22 prill të vitit [[1865]] në [[Luaras]] të [[Kolonjë]]s dhe vdiq më [[17 gusht]] të vitit [[1911]], ishte i biri i Nini Petro Kostallarit, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit drejtuar nga [[Koto Hoxhi]].
'''Petro Nino Luarasi''' lindi në 22 prill të vitit [[1865]] në [[Luaras]] të [[Kolonjë]]s dhe vdiq më [[17 gusht]] të vitit [[1911]], ishte i biri i Nini Petro Kostallarit, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit drejtuar nga [[Koto Hoxhi]].


== Jeta ==
== Jeta ==

Versioni i datës 13 nëntor 2012 19:10

Stampa:Infobox shkrimtar

Petro Nino Luarasi lindi në 22 prill të vitit 1865LuarasKolonjës dhe vdiq më 17 gusht të vitit 1911, ishte i biri i Nini Petro Kostallarit, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit drejtuar nga Koto Hoxhi.

Jeta

Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë.

Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.

Skeda:P.n.l.jpg
Petro Nini Luarasi

Bashkëpunoi në organet "Bashkimi i kombit" (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në "Drita" (Sofje, 1907-1908), në "Kombi" (Boston, 1908), në "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike "[Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit"] (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes:

bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar.

Tituj të veprave

  • Drita (Sofje, 1907 - 1908 - redaktor i gazetës)
  • Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit (Manastir, 1911 - politike)

Mirënjohje

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi më 13 janar 2012 i akordoi Petro Nini Luarasit (pas vdekjes) Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes Kombëtare, luftëtar i paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, për çlirimin nga zgjedha osmane dhe formimin e shtetit komb të shqiptarëve, luftëtarit të madh të krijimit të arsimit kombëtar si një nga shtyllat e çështjes kombëtare, vepër për të cilën dha edhe jetën.[1]

Referenca