Ndriçim Xhepa: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 42: Rreshti 42:
* [[Kohë e largët]] - ({{F|1983}})... Piktori Andrea Selca
* [[Kohë e largët]] - ({{F|1983}})... Piktori Andrea Selca
* [[Shokët]] - ({{F|1982}})
* [[Shokët]] - ({{F|1982}})
* [[Njeriu i mirë]] - ({{TV|1982}}) ... Aleko


[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]

Versioni i datës 27 nëntor 2012 15:47

Ndriçim Xhepa gjate marrjes se çmimit “Kult 2007”
Ndriçim Xhepa me nenën e tij, aktoren e mirënjohur Margarita Xhepa
Ndriçim Xhepa në filmin I dashur armik
Ndriçim Xhepa në filmin Unë e dua Erën

Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957Tiranë. Pas mbarimit te studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin "Aleksandër Moisiu" për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, te vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dyte” te Sajmonit, me te cilin fiton Çmimin për Aktorin me te Mire në Festivalin Mbarëkombëtar te Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier.

Në vitet '90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon...” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit.

Aktivizohet me sukses në rreth 30 filma, nga te cilët veçohen “Shokët” i K. Çashkut, “Kohe e largët”, “Treni niset në shtate pa pesë” dhe “Përdhunuesit” te S. Pecanit, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” te I. Muçajt e K. Mitros, “Hije që mbeten pas” i E. Musliut “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” te V. Priftit, “Kthimi i Ushtrisë se Vdekur” i Dhimiter Anagnostit, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” te A. Minges, “Plumbi prej plasteline” i A. Minarollit dhe “I dashur Armik” i Gj. Xhuvanit. Aktualisht po xhiron filmin "Lutja e dashurisë", me regjisor A. Minarolli dhe Y. Aliçka.

Qe nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik. Në festivalet V dhe VI te Filmit, është fitues i medaljeve për aktor. Tre here fitues i Kupës për Aktorin me te Mire në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000. Fitues i Çmimit "Aleksandër Moisiu" për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit me 1995 dhe Çmimit për Aktorin me te Mire në Festivalin e Aktrimit "Apollon 2004".

Filmografia