Thimi Filipi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 8: Rreshti 8:
== Filmografia ==
== Filmografia ==
* [[Rrethi i kujtesës]] - (1987)
* [[Rrethi i kujtesës]] - (1987)
* [[Tri ditë nga një jetë]] - (1986), xha Shimo
* [[Tri ditë nga një jetë]] - (1986)...xha Shimo
* [[Enveri ynë]] - {{f|1985}}
* [[Enveri ynë]] - {{f|1985}}
* [[Asgjë nuk harrohet]] - (1985).....Gramozi, kryetari i grupit hetimor
* [[Asgjë nuk harrohet]] - (1985).....Gramozi, kryetari i grupit hetimor

Versioni i datës 30 nëntor 2012 10:05

Skeda:Thimi Filipi.JPG

Thimi Filipi është një aktor i mirënjohur shqiptar. Thimi Filipi ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1926. Rolet e tij të para do të jenë në trupat jo profesioniste në qytetin e Korçës. Gjatë Luftës së II-të Botërore mori pjesë në formacionet partizane ku punon për krijimin teatrove partizane. Me mbarimin e luftës fillon punë në spitalin e Korçës. Mbaron kursin për Aktrim dhe fillon të luajë disa role me teatrin profesionist të qytetit. Në vitin 1954 fillon punën si aktor profesionist pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”. Roli i tij i parë do të jetë në dramën “Lulja e kujtimit”. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh që do ta bënin shumë të njohur tek publiku.

Në kinematografi do të interpretojë në më se 30 filma artistikë dhe televizivë. Roli i tij i parë në kinematografi do të përkojë me filmin e parë, tërësisht shqiptar, “Tana” në rolin e Sekretarit të Partisë. Do të vazhdonin rolet e tjera si a i i Nezirit tek filmi “Përballimi”, Fahredini tek “Njeriu me top”, Xhemal Struga tek “Ballë për ballë”, Nashua tek “Si gjithë të tjerët”, Gramozi, Kryetari i Grupit Hetimor tek "Asgjë nuk harrohet", babai i Irenës “Pranvera s’erdhi vetëm” etj. Më 1986 mori Çmimin “Aleksandër Moisiu”. Ndahet nga jeta në Korçë në 1 Korrik të vitit 1990. Për meritat e tij artistike në 5 Gusht të vitit 1991 Thimi Filipi nderohet me titulli i lartë “Artist i Popullit”.

Filmografia