Ymeti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: zh:烏瑪
v r2.7.2) (roboti shtoj: ar:الأمة الإسلامية
Rreshti 21: Rreshti 21:
[[Kategoria:Feja islame]]
[[Kategoria:Feja islame]]


[[ar:الأمة الإسلامية]]
[[bs:Ummet]]
[[bs:Ummet]]
[[ca:Umma (islam)]]
[[ca:Umma (islam)]]

Versioni i datës 8 dhjetor 2012 10:27

Termi islamik umma (në shqip edhe: umeti) (arabisht أمة = umma = bashkësi, komunitet), rrallë edhe ummah, cilëson si fjalë e huaj në gjuhët evropiane bashkësinë fetare të të gjithë mysimanëve, më saktë në arabisht الأمة الإسلامية = al-umma al-islamiyya = al-umma al-islāmīya, ndërsa në arabishten moderne edhe kombin si dhe „bashkësi“ të tjera (të konceptuara në këtë formë). Koncepti fetar i umma-s është në konkurencë me konceptin laik të „kombit“ të zhvilluar në Evropë, si për shembull tek fjalët „kombi arab“ (arabisht الأمة العربية = al-umma al-arabiyya = al-umma al-ʿarabīya).

Kjo fjalë, në kohën para-islamike pothuaj e papërdorur, gjendet shpesh në kuran. Kjo fjalë arabe siç duket është huazuar nga ajo hebreishte umma (fis, klan), e cila ndoshta rrjedh nga ajo asirishte ummanu. Por e mundshme është edhe rrënja semite e përbashkët.

Përdorimi i saj në kuran bëhet në lidhje me bashkësitë etnike ose fetare si psh. çifutët, të krishterët dhe myslimanët. Më vonë ky term u bë i përdorshëm për ndjekësit që i mblodhi Muhamedi rreth vetes në Medinë dhe të cilët nuk e përcaktonin veten sipas marrëdhënieve fisnore dhe afërsisë familjare (asabijja) por nëpërmjet fesë së përbashkët. Për një kohë të gjatë me të nënkuptohej kryesisht bashkësia fetare e myslimanëve, prej shekullit të 19-të edhe kombi në kuptimin e sotëm. Prej vitit 1967, pas humbjes në luftën gjashtëditore dhe pas fillimit të rënies së nacionalizmit arab, filloi të mbizotërojë konceptimi fetar. Në hebreishte fjala umma (אמה) shërben si vetë-emërtim i çifutëve sefardë që prej dëbimit të tyre nga Spanja në vitin 1492.

Ndryshe nga umma, e cila nënvizon bashkësinë, termi dar al-islam ("shtëpia e fesë islame") cilëson vendin, ku myslimanët kanë pushtetin në dorë; e kundërta është dar al-harb-i ("shtëpia e luftës").

Ndërsa termi i përdorur shpesh sot, "bota islamike", nuk është i përkufizuar saktë.

Shih edhe

Literaturë

  • Jonas Grutzpalk: Umma und Asabijja. Në: „Tönnies-Forum“, 1, 2007, f. 29-44

Weblinks