Muhammed Ikballi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: Faqe e palidhur
v +interwiki
Rreshti 15: Rreshti 15:


[[Kategoria:Personalitete Islame]]
[[Kategoria:Personalitete Islame]]

[[am:አላማ ኢቅባል]]
[[ar:محمد إقبال]]
[[az:Məhəmməd İqbal]]
[[bn:আল্লামা ইকবাল]]
[[bg:Мохамед Икбал]]
[[ca:Muhammad Iqbal]]
[[da:Muhammed Iqbal]]
[[de:Muhammad Iqbal]]
[[en:Muhammad Iqbal]]
[[et:Muhammad Iqbal]]
[[es:Muhammad Iqbal]]
[[eo:Muhammad Ikbal]]
[[fa:اقبال لاهوری]]
[[fr:Mohamed Iqbal]]
[[ko:무하마드 이크발]]
[[hi:मुहम्मद इक़बाल]]
[[id:Muhammad Iqbal]]
[[it:Muhammad Iqbal]]
[[jv:Muhammad Iqbal]]
[[ks:محمد اقبال]]
[[lv:Muhameds Ikbāls]]
[[ml:മുഹമ്മദ് ഇഖ്‌ബാൽ]]
[[nl:Mohammed Iqbal]]
[[ja:ムハンマド・イクバール]]
[[no:Muhammad Iqbal]]
[[or:ମହମ୍ମଦ ଇକବାଲ]]
[[uz:Muhammad Iqbol]]
[[pa:ਮੁਹੰਮਦ ਇਕਬਾਲ]]
[[pnb:اقبال]]
[[ps:علامه اقبال]]
[[pl:Muhammad Ikbal]]
[[ro:Mohammed Iqbal]]
[[ru:Икбал, Мухаммад]]
[[sa:मुहम्मद इकबाल]]
[[simple:Muhammad Iqbal]]
[[sd:علامه اقبال]]
[[su:Muhammad Iqbal]]
[[fi:Muhammad Iqbal]]
[[sv:Mohammad Iqbal]]
[[ta:முகமது இக்பால்]]
[[te:ముహమ్మద్ ఇక్బాల్]]
[[th:มูฮัมมัด อิกบาล]]
[[tr:Muhammed İkbal]]
[[ur:محمد اقبال]]
[[ug:مۇھەممەد ئىقبال]]
[[vi:Muhammad Iqbal]]
[[war:Muhammad Iqbal]]
[[yo:Muhammad Iqbal]]
[[zh:穆罕默德·伊克巴勒]]

Versioni i datës 18 dhjetor 2012 11:27

Në përgjithësi Muhammed Ikballi njihet si poet dhe filozof por në të njejtën kohë ai ishte edhe jurist, politikan, reformatorë si dhe dijetar i madh Islam. Njerëzit i dhuruan atij titullin "Poeti i Lindjes" edhe pse ai kurrë nuk e konsideroi veten poet. Në korrespodencën e tij me Seid Sulejman Nadvin [1885 - 1953] gjendet: "Unë kurrë nuk e kam konsideruar veten poet. Nuk jam rival i askujtë dhe nuk konsideroj askënd rival timin . Nuk kam kurrfarë interesi në artin poetik. Por, po, unë kam një qëllim specifik ku për shprehjen e tij përdori poezinë duke patur në konsiderim gjendjen dhe traditën e vendit tim."

Kontributi i Ikballit në botën muslimane si një nga mëndimtarët e mëdhenj Islam mbetet i pakrahasueshëm. Në shkrimet e tij ai iu drejtohet dhe i këshillon njerëzit, në veçanti të rinjtë, që të ngriten në këmbë dhe me guxim t'i përballojnë sfidat e jetës. Tema qëndrore dhe burimi kryesorë i mesazhit të tij ishte Kur'ani.

Ai konsideronte Kur'anin jo vetëm si libër religjioni (në kuptimin tradicional) por gjithashtu si burim i metodave fundamentale në bazë të të cilave infrastruktura e një organizate duhet të formohet si sistem logjik i jetës. Sipas Ikballit ky system i jetës kur vihet në jetë, si forcë implementuese është Islami. Meqënëse është e bazuar në vlera të qëndrueshme dhe të përherëshme të dhëna në Kur'an, ky sistem siguron harmoni përfekte, balanc dhe stabilitet në shoqëri. Gjithashtu siguron liri zgjedhjeje dhe mundësi të barabartë për zhvillimin e përsonalitetit për secilin simbas udhëzimeve të Kur'anit. Kështu në opinionin e Ikballit, Islami nuk është fe në të cilën individët luftojnë për marrëdhënje private subjective me Zotin, me shpresë për shpëtimin përsonal sikurse është në sistemin sekularë (laik). Ikballi vëndosmërisht kundërshtonte teokracinë si dhe diktaturën dhe i konsideronte ato kundër shpirtit të lirë Islam.

Njerëzimi asnjëherë nuk përballoi sfidë të paraqitur nga problemet e shumta dhe komplekse humane sikur po përballon sot. Problemet kan mbrrirë dimension global dhe i tejkalojnë kufijtë racor, ngjyre, gjuhësorë, gjografik si dhe ideologjisë sociale politike dhe fetare. Shumica e problemeve të njerëzimit janë universale nga natyra dhe për këtë kërkohet një metodë universale për zgjelljen e tyre. Mesazhi universal i Ikballit është përpjekje të prapësojë këtë sfidë që po e përballon njerëzimi.

Gjatë udhëtimeve dhe komunikimeve përsonale, Ikballi zbuloi që muslimanët kudo në botë janë larguar nga Kur'ani si burim udhëzues dhe fyqi ekzistuese. Mbas fatkeqsisë së luftës Ballkanike më 1912, rënies së Halifatit në Turqi dhe shumë provokimeve të pandërprera anti-muslimane si dhe aksioneve kundër muslimanëve në Indi (1924-27) dhe vende të tjera nga intelektualët dhe të ashtuquajtur liderët laik, Ikballi propozoi që Muslimanëve të Subkontinentit Indianë duhet tu jepet një shtet i pamvarur kështu që ata mund të shfaqin plotësisht gjadhërinë e Islamit. Në fjalimin e tij presidencial më 1930 bërë në mbledhjën vjetore të Ligës Islame në Allahabad, Ikballi theksoi:

"Unë, prandaj, kërkoj formimin e shtetit të konsoliduar muslimanë në interes të Indisë si dhe Islamit. Për Indinë, kjo do të thotë sigurim dhe paqe si rezultat nga i balanct të brendshëm të fuqisë, kurse për Islamin, një mundësi për të çliruar veten e saj nga gjurma që imperializmi arab ia detyroi, të mobilizojë ligjet e saj, edukimin, kulturën dhe t'i sjellë ato në kontakt të ngushtë me shpirtin origjinal të saj dhe me shpirtin e kohës moderne".

Imagjinata e Ikballit është sikurse vetë Ikballi. Ai mund të parashikonte atë që të tjerët nuk mundnin. Ndërsa të tjerët kanë shikim të shkurtër të gjërave, largpamësi i shikon problemet në perspektivë të largët dhe zhvillon një lloj arsyeje kozmike. Një komb është sigurisht me fat në qoftëse pergatitë disa nga këta individë të rrallë në shekuj. Këta persona, megjithëse shumë të rradhë, ndryshojnë rrjedhjën historike përgjithmonë, që konkretisht Ikballi e bëri. Pakistani ekzistencën e tij ia detyron Ikballit.