Anafora: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 58: Rreshti 58:
[[no:Anafor (syntaks)]]
[[no:Anafor (syntaks)]]
[[pt:Anáfora (linguística)]]
[[pt:Anáfora (linguística)]]
[[ru:Анафора (лингвистика)]]

Versioni i datës 28 dhjetor 2012 01:55

Anafore vjen nga greqishtja anaphora - nxjerrje lart.

Anafora është përsëritja e një fjale a një togu ne fillim te dy a me shume vargjeve ose frazave.

Shembull :

  • ato te mirat,
  • ato te bardhat,
  • ato te dlirat,
  • ato te dashurat,
  • ato te ëmblat,
  • ato te fortat,
  • ato te drejtat,
  • ato shqipe mali,
  • ato thëllëza fushe,
  • ato shamizeza,
  • ato shamikuqe,
  • ato gjumelehta,
  • ato flokethinjurat,
  • ato prehernxehtat.

(Abdullah Thaci Peje - Nenat tona)

Përsëritja e fjalës "ato" ne fillim te vargjeve quhet anafore.

Ne ato raste kur kemi përsëritje ne fillim dhe ne fund te vargut si dhe ne fillim te vargut te ri, figura stilistike quhet simplote (vjen nga greqishtja sumplokè - pleksje, gërshetim, thurje).

Shembull :

  • Me humbi, shoke me humbi,
  • Me humbi gushëpëllumbi,
  • Humbi e s'duket gjëkundi
  • Vate e vjen buze lumi.

(Thimi Mitko - Bleta shqiptare)

Ndërsa ne këto raste kur përsëritja është e përzier, pa vende te caktuara ne fjali apo ne vargje, quhet politonon që ne greqisht do te thotë e shumëllojte.

Shembull :

Një alternative... një alternative me dy fytyra, siç janë te gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshit, rri njeriu përpara alternatives.

(Migjeni - Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun)