Paketa e protokolleve të internetit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 157: Rreshti 157:
[[gl:TCP/IP]]
[[gl:TCP/IP]]
[[gn:TCP/IP]]
[[gn:TCP/IP]]
[[gu:ઈન્ટરનેટ પ્રોટોકોલ સ્યુટ]]
[[gu:TCP/IP મોડેલ]]
[[he:TCP/IP]]
[[he:TCP/IP]]
[[hr:TCP/IP]]
[[hr:TCP/IP]]

Versioni i datës 10 janar 2013 00:46

TCP/IP (ang: Internet Protocol Suite, shqip: Suita e Protokolleve të Internetit) është bashkësia e protokolleve të komunikimit të përdorur për Internetin dhe rrjetet e ngjajshme. E ka marrë emrin nga dy protokollet më të rëndësishme në të: Transmission Control Protocol (TCP) dhe Internet Protocol (IP), të cilat ishin dy protokollet e para të definuara në këtë standard. Rrjeti i sotëm i IP-së paraqet sintezë të disa zhvillimeve që filluan në vitet e 60'-70', përkatësisht Interneti dhe LAN-eve (Local Area Network, Rrjeti i zonës lokale), që e shtri më gjërë në vitet e 80', së bashku me paraqitjen e World Wide Web në fillim të të 90-tave.

Suita e protokolleve të internetit, si edhe suitat e tjera, mund të shikohet si një bashkësi shtresash. Secila shtresë zgjidh një sër problemesh në lidhje me transmetimin e të dhënave, dhe ofron shërbim të definuar qartë tek protokollet e shtresës së sipërme duke u bazuar në përdorimin e shërbimeve të shtresave të poshtme. Shtresat e sipërme janë logjikisht më afër përdoruesit dhe mirren me të dhëna më abstrakte, duke u bazuar në protokollet e shtresës së poshtme për përkthimin e të dhënave në forma që mund të transmetohen fizikisht.

Modeli TCP/IP përbëhet nga katër shtresa (RFC 1122).[1][2] Nga më ulëta, këto janë Shtresa e linqeve, Shtresa e internetit, Shtresa e transportit, dhe Shtresa e aplikacioneve.

Sikurse telefonat që në rrjetin telefonik lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo kompjuter që kyçet në internet ka një numër të quajtur Adresa IP. Kompjuterët të lidhur në rrjetë quhen Host ose Kompjuter Host (Host Computer). Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra quhen provajderë (Internet Service Provider ose ISP). Qendra ka kompjuter Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në kompjuterë tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamik. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri-lajmëruar në qendër, por për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP.

Historia

Suita e protokolleve të internetit ishte rezultat i punës së DARPA (Defense Advanced Research Projects Agency) në vitet e 70'. Pasi kishte krijuar ARPANETin1969, DARPA filloi punën në disa tekonologji të tjera të transmetimit të të dhënave. Më 1972, Robert E. Kahn u punësua në zyrën e teknologjive për procesim të informacionit në DARPA, ku punoi në rrjetet e paketës satelitore (satellite packet) dhe radio paketës tokësore (ground-based radio packet), dhe zbuloi vlerën e të qënit të aftë të komunikosh përmes tyre. Në pranverë të vitit 1973, Vinton Cerf, zhvilluesi i protokollit Network Control Program (NCP) të ARPANET, u bashkua me Kahn për të punuar në modele interkonektuese me arkitekturë të hapur me qëllim të dizejnonin gjeneratën e re të protokolleve për ARPANET-in.

Deri në verën e vitit 1973, Kahn dhe Cerf kishin arritur një reformulim fundamental, ku dallimet mes protokolleve të rrjetit ishin fshehur duke përdorur një internetwork protokoll të zakonshëm, dhe, në vend që rrjeti të ishte përgjegjës për besueshmërinë, si në ARPANET, vetë host-ët u bënë përgjegjës. Cerf krediton Hubert Zimmermanin dhe Louis Pouzinin, dizajner i rrjetit CYCLADES, me ndikim të rëndësishëm në këtë dizajn.

Ndërsa roli i rrjetit u ul në minimum, u bë e mundur të lidheshin pothuajse çdo rrjete së bashku, pavarsisht karakteristikave të tyre, duke zgjidhur kështu problemin fillesar të Kahn-it.

Një kompjuter i quajtur router (fillimisht quhej gateway por iu ndryshua emri që të mos ngatërrohej me llojet e tjera) ofrohet me një interface (ndërfaqe) te secili rrjet, dhe dërgon më tutje paketa mes tyre. Kushtet për ruterë definohen në (Request for Comments 1812).[3]

Ideja u zbatua në një formë më të detajuar nga grupi i hulumtuesve të rrjetit të Cerfit në Stanford në periudhën 1973–74, duke rezultuar me specifikimet e para të TCP (Request for Comments 675)[4]. (Puna në rrjet e Xerox PARC, që prodhoi suiten e protokolleve PARC Universal Packet, shumë nga e cila tashmë ekzistonte, ishte gjithashtu ndikim i rëndësishëm teknik; njerëzit lëvizshin mes të dyve.)

DARPA pastajo kontraktoi me BBN Technologies, Stanford University, dhe University College London për të zhvilluar verzione operuese të protokollit në platforma tjera harduerike. Katër versione u zhvilluan: TCP v1, TCP v2, një ndarje në TCP v3 dhe IP v3 në pranverën e vitit 1978, dhe pastaj stabilitet me TCP/IP v4 — protokolli standard ende në përdorim për Internetin sot.

Më 1975, një test komunikimi TCP/IP mes dy rrjetesh u bë mes Universitetit të Stanfordit dhe Universitetit College London (UCL). Në Nëntor, 1977, një test mes tri rrjetesh u bë në mes faqeve në SHBA, Britani, dhe Norvegji. Disa prototipe të tjera TCP/IP u zhvilluan në qenrda të ndryshme hulumtuese mes viteve 1978 dhe 1983. Migrimi i ARPANET-it në TCP/IP u kompletua zyrtarisht më 1 Janar, 1983 kur protokollet e reja aktivizuan përhershmërisht.[5]

Në mars 1982, Departamenti i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara shpalli TCP/IP-në si standardin për të gjitha rrjetet kompjuterike ushtarake.[6] Më 1985, Internet Architecture Board (Bordi i arkitekturës së internetit) mbajti një seminar tre-ditorë për TCP/IP në industrinë kompjuterike ku morrën pjesë 250 shit-blerës, duke promovuar protokollin dhe duke e dërguar atë në përdorim komercial.

Kahn dhe Cerf u nderuan me Medaljen Presidenciale të Lirisë9 Nëntor, 2005 për kontributin e tyre në kulturën amerikane.

Shtresat

Koncepti i shtresave

Suita TCP/IP përdor metodën e quajtur enkapsulim për të ofruar abstraktin e protokolleve dhe shërbimeve. Enkapsulimi i tillë zakonisht shkon bashkë me ndarjen e suitës së protokollëve në shtresa të funksionimit të përgjithshmë. Në përgjithësi, një aplikacion (niveli më i lartë i modelit) përdor disa protokolle për të dërguar të dhënat e veta nëpër këto shtresa, që enkapsulohen më tutje në çdo nivel.

Kjo mund të ilustrohet me një shembull të skenarit të një rrjeti, gjatë të cilit dy host-kompjuterë të internetit komunikojnë nëpërmjet kufijve të rrjeteve lokale të formuara nga "internetworking gateways" ose routerëve.

"TCP/IP stack" duke operuar në dy hostë të lidhur përmes dy ruterëve dhe shtresat korrespunduese të përdorura në çdo lëvizje (anglisht)
Enkapsulimi i të dhënave të aplikacioneve duke zbritur përmes "protocol stack" (anglisht).

Grupet funksionale të protokolleve dhe metodave janë Shtresa e aplikacioneve, Shtresa e transportit, Shtresa e internetit, dhe Shtresa e linqeve (RFC 1122). Duhet përmendur se ky model nuk u mendua të bëhej model referimi i ngurtë ku protokollet e reja duhet të zënë vend në mënyrë që të pranohen si standard.

Tabela në vijim ofron disa shembuj të protokolleve të grupuara në shtresat e tyre respektive.

Shtresa e aplikacioneve DNS, TFTP, TLS/SSL, FTP, Gopher, HTTP, IMAP, IRC, NNTP, POP3, SIP, SMTP,SMPP, SNMP, SSH, Telnet, Echo, RTP, PNRP, rlogin, ENRP
Protokollët "rutues" (Routing) si BGP dhe RIP që funksionojnë përmes TCP/UDP, gjithashtu mund të konsiderohen si pjesë e shtresës së internetit.
Shtresa e transportit TCP, UDP, DCCP, SCTP, IL, RUDP, RSVP
Shtresa e internetit IP (IPv4, IPv6) ICMP, IGMP, and ICMPv6
OSPF për IPv4 fillimisht u konsiderua si protokoll i shtresës IP për shkak se funksionon sipas IP-subnet, por është vendosur në Link për shkak të RFC 2740.
Shtresa e linqeve ARP, RARP, OSPF (IPv4/IPv6), IS-IS, NDP

Emrat dhe numrii shtresave në literaturë

Tabela në vijim tregon emrat e shtresave dhe numrin e shtresave në modelin TCP/IP siç prezantohen në libra universitarë mbi rrjetet kompjuterike të përdorura në ditët e sotme.

Forouzan [7], RFC 1188, RFC 1377, RFC 1663 Comer[8], Kozierok[9] Stallings[10] Tanenbaum[11] Kurose[12], RFC 1122 Cisco Academy[13] Arpanet Reference Model 1982 (RFC 871)
Pesë shtresa Pesë shtresa Pesë shtresa Katër shtresa Katër shtresa Katër shtresa Tri shtresa
L5 Aplikacion Aplikacion Aplikacion Aplikacion Aplikacion Aplikacion Aplikacion/Proces
L4 Transport Transport Host-to-host ose transport Transport Transport Transport Host-to-host
L3 Rrjet Internet Internet Internet Internet Internetwork
L2 Data link Data link (Ndërfaqe rrjeti) Akses rrjeti Host-to-network Link Ndërfaqe rrjeti Ndërfaqe rrjeti
L1 Fizike (Harduer) Fizkie

Megjithatë këto libra janë burime dytësore që mund të bien në kundërshtim me qëllimin e RFC 1122 dhe burime tjera primare të IETF.

Shih edhe

Burimet