Libri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: ilo:Libro
v r2.7.3) (roboti shtoj: ckb:پەرتووک
Rreshti 34: Rreshti 34:
[[ca:Llibre]]
[[ca:Llibre]]
[[chr:ᎪᏪᎵ]]
[[chr:ᎪᏪᎵ]]
[[ckb:پەرتووک]]
[[cs:Kniha]]
[[cs:Kniha]]
[[cv:Кĕнеке]]
[[cv:Кĕнеке]]

Versioni i datës 13 janar 2013 19:27

Libri është tërësia unitare, e ilustruar ose jo, e botuar nën një titull në çfarëdo forme, që ka për objekt materializimin e një produkti mendor të një ose më shumë autorëve dhe që botohet një herë ose herë mbas here, në një vëllim ose në shumë vëllime.[1]

Zakonisht libri është një vepër shkencore, letrare, mësimore etj. me fletë të shtypura e të lidhura mes dy kapakëve së bashku në një vëllim dhe i cili del në shitje. Sipas definicionit të UNESCO logaritet si libër një botim i shtypur, i cili mund të blehet nga publiku, nuk del në formë periodike dhe ka së paku 49 faqe.

Produkte të përafërta me Librin janë botime të shtypura. Në Kosovë këto produkte përfshihen: almanakë, vjetarë, katalogë,albume filatelie, albume për ngjyrosje, albume me figura për fëmijë, repertorë me informacione numerike, repertorë alfabetikë, broshura që shpjegojnë funksionimin e aparateve me të cilat janë të lidhura, partitura të thjeshta që përhapin tekstin dhe muzikën e një kënge, fletore muzike për detyra, si dhe botime të tjera të ngjashme siç janë librat me disqe, shirita magnetikë, kaseta, filma ose diapozitivë, me kushtin e dyfishtë[1]:

a) që këto të përbëjnë një tërësi dhe elementet e tyre të mos jenë objekt e një shitjeje të veçantë dhe
b) që mbështetja dëgjimore-pamore të jetë plotësuese e librit, dhe jo e kundërta, konsiderohen si libra.


Burimi i të dhënave

  1. ^ a b LIGJI PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN Në amëzën assembly-kosova.org