Mbiemri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: ja:形容詞
v r2.7.3) (Roboti: Duke redaktuar ms:Kata sifatms:Kata adjektif
Rreshti 114: Rreshti 114:
[[mk:Придавка]]
[[mk:Придавка]]
[[ml:നാമവിശേഷണം]]
[[ml:നാമവിശേഷണം]]
[[ms:Kata sifat]]
[[ms:Kata adjektif]]
[[nds:Adjektiv]]
[[nds:Adjektiv]]
[[nl:Bijvoeglijk naamwoord]]
[[nl:Bijvoeglijk naamwoord]]

Versioni i datës 13 janar 2013 20:12

Mbiemra quhen fjalët të cilat i përcaktojnë cilësitë apo vetitë e emrit

  • qen i kuq
  • qen i vogël
  • ushtria shqiptare
  • qeveria italiane

Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:

përshtatje në gjini :

  • mjeku i ri
  • mjekja e re

përshtatje në numër :

  • mjekët e rinj
  • mjeket e reja

përshtatje në rasë :

  • mjeku i ri
  • i mjekut të ri
  • mjekun e ri
  • mjekja e re
  • e mjekes së re
  • mjeken e re

Grupimi i mbiemrave

Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.

Mbiemrat e nyjshëm

Mbiemra të nyjshëm janë ata mbiemra

  • që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
  • që formohen me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
  • që formohen nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
  • që mbarojnë me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,

Mbiemrat e panyjshëm

Mbiemra të panyjshëm janë

  • mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
  • mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
  • mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
  • të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.

Shkallët e mbiemrave

- Mbiemrat kanë tri shkallë : pohore,krahasore dhe sipërore.

  • Pohore:Ky është mjekë i mirë.;
  • Krahasore:Ky është mjek më i mirë se ai. ;
  • Sipërore:Ky është mjeku më i mirë. ;

mmjeku esht i mir a esht jek me i mir se ai a eshte ky mjeku me i mir

Lidhje të jashtme

[[ja:形容 ]]