Academy Award: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 250: Rreshti 250:
[[oc:Oscar]]
[[oc:Oscar]]
[[om:Academy Awards]]
[[om:Academy Awards]]
[[pa:ਅਕੈਡਮੀ ਅਵਾਰਡ (ਔਸਕਰ)]]
[[pl:Nagroda Akademii Filmowej]]
[[pl:Nagroda Akademii Filmowej]]
[[pms:Premi Oscar]]
[[pms:Premi Oscar]]

Versioni i datës 15 janar 2013 16:48

Academy Award
Një statujë e Academy Award, që përshkruan një kalorës, të dhënë në stilin e Art Deco, duke mbajtur shpatë
An Academy Award statuette
PërshkrimiPërsosmëri në arritjet e kinematografisë
ShtetiShtetet e Bashkuara
Prezantuar ngaAcademy of Motion Picture Arts and Sciences
Çmimi i parë16 maj, 1929
UebfaqjaOscars.org

Academy Award (sqt. Akademi Avard) edhe Oskar/Oscar (origj. Academy Award of Merit) është një çmim nga organizata e filmografisë amerikane Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS [1]) për përsosurinë profesionale në industinë e filmit, duke përfshirë këtu rexhizorët, aktorët, dhe shkrimtarët. Ceremonia zyrtare në të cilën bëhet ndarja e çmimeve është një nga ceremonitë e ndarjes së çmimeve më të shquar në botë, dhe jepet drejtpërdrejt në televizion në më shumë se 200 vende çdo vit. Ajo është gjithashtu në ceremonia më e vjetër e ndarjes së çmimeve në media, ekuivalentet e saj, Grammy Awards (për muzik), Emmy Awards (për televizion), dhe Tony Awards (për teatër) janë modeluar mbas Academy Award.

AMPAS fillimisht u konceptua nga studio Metro-Goldwyn-Mayer, me udhëheqës Louis B. Mayer, si një organizatë profesionale nderi për të ndihmuar në përmirësimin e imazhit në industrinë e filmit. Oscari u nis më vonë nga Akademia si një çmim i "meritës për arritje të veçantë" në industrinë e filmit [2].

Ceremonia e parë e Academy Award u mbajt në 16 maj, 1929, në Hotel RooseveltHollywood, për filmat e shfaqur gjatë viteve 1927/1928.

Historia

Ritualin e ndarjes së çmimeve në vitin 1929, për një orë, e ka dhënë transmetimi në radio. Kurse, transmetimet televizive të kësaj ngjarje të madhe kanë filluar në vitin 1953. Ndahen edhe çmime për kategori të tjera si, realizimi më i mirë teknik; kinematografi më e mirë; për grimin, disenjin e kostumeve, zërin, efektet pamore; çmime nderi të karrierës etj.

Filmat më të sukseshëm

Një kohë të gjatë ishte filmi Ben Hur (1960) për nga numri i kategorive të fituara filmi më i sukseshëm në historinë e Oskarit. Ai fitoi në 11 kategori. Deri sa në vitin 1998 filmi Titanic gjithashtu fitoi në 11 Kategori. Vetëm 6 vjet më vonë filmi The Lord of the Rings: The Return of the King fitoi gjithashtu 11 Oskar. Ky film është edhe filmi i vetëm i cili i ka fituar të gjitha kategoritë për të cilat është emëruar.

Kategoritë Filmi më i mirë, Regjia më e mirë, Aktori më i mirë, Aktorja më e mirë, si dhe Skenari më i mirë vlejnë si kategoritë më të rëndësishme.

Pamja, madhësia, pesha

Sa i përket statujës “Oskar”, e cila në fakt është shpërblimi i marrë, ende nuk dihet se nga i ka ardhur ky emër. Megjithatë, figura në formën e njeriut është shumë e vlefshme: përbëhet nga ari dhe bronzi; është e gjatë 34.3 centimetra dhe peshon 3.9 kilogramë. Është krijuar nga skulptori amerikan Xhorxh Stenlli.

Vendi i shpërblimit

Në rrjedhjen viteve Spektakli i Oskar u mbajt në vende të ndryshme:

  • The Blossom Room në Hollywood Roosevelt Hotel (1929)
  • The Cocoanut Grove në Ambassador Hotel (1930, 1940, 1943)
  • The Fiesta Room në Ambassador Hotel (1930, 1932, 1934)
  • The Sala D’Oro në Biltmore Hotel (1931)
  • The Biltmore Bowl në Biltmore Hotel (1935–1939, 1941, 1942)
  • Grauman’s Chinese Theatre (1944–1946)
  • The Shrine Civic Auditorium (1947, 1948, 1988, 1989, 1991, 1995, 1997, 1998, 2000, 2001)
  • The Academy Award Theater (1949)
  • The RKO Pantages Theatre (1950–1952, 1958–1960)
  • The Santa Monica Civic Auditorium (1961–1968)
  • The Dorothy Chandler Pavilion (1969–1987, 1990, 1992–1994, 1996, 1999)
  • The Kodak Theatre (prej vitit 2002)

Prej vitit 1953 deri në vitin 1957 Oskar u mbajt në New York e jo në Los Angeles:

  • NBC International Theatre (1953)
  • NBC Center Theatre (1954)
  • NBC Century Theatre (1956, 1957)

Kategoriat

Shpërblimet rregullore

Academy Awards (Oscars) jepën çdo vit në kategoritë e mëposhtme:

Kategoria Emërtimi origjinal Jepët që
Flimi më i miri Motion Picture of the Year 1929
Aktori kryesor Actor in a Leading Role 1929
Aktorja kryesore Actress in a Leading Role 1929
Regji Directing 1929
Pajisje Art Direction 1929
Kamera Cinematography 1929
Skripti i adaptuar Writing, Screenplay Based on Material Previously Published 1929
Skripti origjinal Writing, Screenplay Written Directly for the Screen 1929
Mix i tingullve Sound Mixing 1930
Shkurtfilm - Animuar Short Film - Animated 1932
Shkurtfilm - Live Action Short Film - Live Action 1932
Prerja Film Editing 1935
Muzika - Kënga origjinale Music - Original Song 1935
Muzika - Original Score Music - Original Score 1935
Muzika - Film muzikore origjinale Music - Original Musical ????
Aktori dytësor Actor in a Supporting Role 1937
Aktorja dytësore Actress in a Supporting Role 1937
Efekta vizuale Visual Effects 1940
Filmi dokumentar - gjatë Documentary, Features 1942
Filmi dokumentar - shkurt Documentary, Short Subject 1944
Film të huaj Foreign Language Film of the Year 1947
Projektues i kostumeve Costume Design 1949
Prerja tingullit Sound Editing 1964
MakeUp Makeup 1982
Film Animuar Animated Feature Film of the Year 2002

Burimi

  1. ^ "About the Academy Awards". Academy of Motion Picture Arts and Sciences. Arkivuar nga origjinali më prill 7, 2007. Marrë më prill 13, 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Essex, Andrew (maj 14, 1999). "The Birth of Oscar". Entertainment Weekly. Marrë më mars 2, 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Shiko edhe

Lidhje të jashtme