Homeri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: pms:Omer
v r2.7.2+) (roboti shtoj: bxr:Гомер
Rreshti 48: Rreshti 48:
[[br:Homeros]]
[[br:Homeros]]
[[bs:Homer]]
[[bs:Homer]]
[[bxr:Гомер]]
[[ca:Homer]]
[[ca:Homer]]
[[ckb:ھۆمیرۆس]]
[[ckb:ھۆمیرۆس]]

Versioni i datës 26 janar 2013 19:00

Gjendeni te artikulli Homeri. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Skulptur e kokës së Homerit

Homeri (greqisht: Óμηρος - 'Ómeros) ishte poet epik legjendar i Greqisë antike. Për qënien dhe veprimtarinë e tij letrare, kritikët modernë kanë mendime të ndryshme qe kanë të bëjnë me dy poema te mrekullueshme të nivelit botëror: Iliada dhe Odisea.

Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e tij përkundër fantazisë poetike, pasqyrojnë ngjarje të vërteta historike që kanë ndodhur shumë më para se të krijoheshin poemat. Këto ngjarje kanë ndodhur në shekulljt XIII - XII p.e.s. Të dhënat që rrjedhin nga poemat e Homerit kanë shërbyer dhe shërbejnë si burime historike për njohjen e historisë së Greqisë antike. Gjithashtu vlen per tu theksuar se mbi figurën e Homerit janë hedhur shumë hije dyshimi te cilat vënë në dyshim vetë ekzistencén e tij. Por ajo qe bie më shumë në sy është diferenca artistike ndërmjet dy veprave. Përderisa Iliada është shkruar në një stil epik, Odisea paraqitet me stil lirik. Madje nga studiues të shumtë është hedhur ideja se ndoshta këto dy vepra nuk janë shkruar nga i njëjti autor.Homeri ka qene i verber.


Tituj të veprave

  • Iliada (Ilias) - krijuar rreth shekullit VIII p.e.s .[1]
  • Odisea (Odyssea) - Poemë e krijuar në shekullin VII p.e.s .[1]

Burim i të dhënave

  1. ^ a b "Ilirët dhe Iiria te autorët antikë", Toena ISBN 99927-1-639-8

Shiko dhe këtë


Lidhje të jashtme



Një libër që sapo ka dalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka hedhur një tezë revolucionare: Sipas kësaj teze, historiani dhe gjuhëtari Andrew Dalby shkruan në librin e tij “Rediscovering Homer”, se poeti në të vërtetë ishte një grua. Një grua që shkruante për gratë. Dalby nuk është i pari person që e hedh këtë tezë. Që në periudhën viktoriane, Samuel Bulter, një anglosakson tjetër, kishte thënë se autori i Odisesë ishte një grua, sepse poema, që në fakt zhvillohej në një mjedis jo ushtarak, paraqet një lloj mishërimi me personazhet femërore. Dalby sjell argumenta më bindëse, ai bën analiza të krahasuara dhe antropologjike për mënyrën sesi i ruajnë gratë këngët, historitë dhe legjendat popullore. Ai përdor punën dhe studimet e klasikëve amerikanë të viteve tridhjetë, Milman Parry dhe Albert Long. Ky studim tregon se kultura e traditës gojore të Iliadës dhe Odisesë ruhet edhe në ditët e sotme në disa zona të largëta të Ballkanit, të Finlandës, Irlandës, të Rusisë dhe Azisë Qendrore. Dalby mendon se autori i këtyre dy poemave është pikërisht gruaja e ndonjë fisniku grek që ka jetuar “në shekullin e shtatë përpara Krishtit dhe që mund të ketë qenë bashkëkohëse e Arkilokut”. Një e dhënë shumë e rëndësishme është pikërisht përshkrimi i figurës së Helenës së Trojës dhe e Andomakës tek Iliada dhe e figurës së Penelopës tek Odiseja. Sipas studiuesit anglez, vetëm një grua do të ishte në gjendje të përshkruante dhe të paraqiste këto figura me një përceptim kaq femëror. Të dyja poemat paraqesin përshkrime të marrëdhënieve seksuale, por ato përshkruhen në një mënyrë që tregojnë për fuqitë erotike dhe shtëpiake që kishin gratë e kësaj kohe, të cilat i përdornin këto fuqi, por duke ruajtur njëkohësisht aparencën e një nënshtrimi total. Dalby thotë se për sa i përket dimensioneve të “Iliadës” dhe të “Odisesë”, ato nuk mund të krahasohen me asnjë vepër tjetër të kësaj kohe. “Gjashtë shekuj përpara Krishtit të shkruaje poema kërkonte një mundim shumë të madh”, - thotë Dalby. “Aedi, i cili më parë duhet të përzgjidhte skribin e tij (autori mendon se nuk janë i njëjti person), duhet të kalonte javë të tëra duke u marrë me këtë projekt”. “Iliada duhet të jetë shkruar në një vend privat, sforcimet kanë qenë të gjata, personi që e ka shkruar ka folur për orë të tëra dhe i është dashur të përqendrohet shumë, madje nuk ka mundur të dëgjojë as duartrokitjet e publikut, që në të tilla raste janë një shpagim shumë i vyer për artistin”. Por kush mund të kishte në dispozicion lirinë, dëshirën dhe fondet e nevojshme për të bërë diçka kaq të veçantë? Dalby beson se pas “Iliadës” dhe “Odisesë” fshihet dikush që ishte mësuar të krijonte në vetmi, një ai (më saktë një ajo) që ishte mësuar të krijonte dhe të vinte në skenë një spektakël, duke qëndruar gjithmonë pas mureve të shtëpisë. Ky studim, që tregon për një Homer-femër, vë në dukje rolin e grave në epikat gojore të shumë traditave kulturore. Sipas këtij studimi, shumë kërkues (që zakonisht janë meshkuj), nuk e kanë vënë re faktin se poemat mund të ishin shkruar nga dora e një gruaje, sepse në fakt, këto të fundit, pra poeteshat, kishin zakon t’i këndonin poemat e tyre në mënyrë private, përpara një publiku të caktuar që zakonisht ishin pjesëtarë të familjes së tyre, ato dëshironin vetëm të kënaqnin veten e tyre dhe ata. Homeri femër mund të ketë qenë një grua që nuk i kishte problem paratë, madje ajo duhet të ketë pasur edhe shumë skllevër, të cilët janë kujdesur për shtëpinë gjatë kohës që ajo merrej me krijim. Ajo do të ketë qenë e bindur edhe për diçka tjetër, për faktin që “ekzistonte një tjetër kategori dëgjuesish që nuk ishte imagjinuar nga aedët meshkuj, një publik mund të arrihej vetëm me ndihmën e shkrimit, dhe padyshim ky publik ishin gratë”.