Universiteti i Prishtinës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Skeda:Universiteti prishtines logo.jpg | right | 200px | Logoja e Universitetit të Prishtinës]]
[[Skeda:University_of_Prishtina_logo.svg | right | 200px | Logoja e Universitetit të Prishtinës]]


'''Universiteti i Prishtinës''' (UP) është universitet publik ne [[Prishtina|Prishtine]], Kosove. Eshte universiteti me i madh dhe me i vjeter ne [[Kosova|Kosove]].
'''Universiteti i Prishtinës''' (UP) është universitet publik ne [[Prishtina|Prishtine]], Kosove. Eshte universiteti me i madh dhe me i vjeter ne [[Kosova|Kosove]].

Versioni i datës 30 janar 2013 17:02

Logoja e Universitetit të Prishtinës
Logoja e Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik ne Prishtine, Kosove. Eshte universiteti me i madh dhe me i vjeter ne Kosove.

Historiku

Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1958). Në fillim kishte këto grupe mësimore: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë, i Gjeografisë dhe i Kimisë, Grupi i BAT-it dhe i Fizikës, Grupi i Matematikës dhe i Fizikës. Në vitin e parë shkollor 1958/59 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Në vitin shkollor 1961/62 u hap paralelja e SHLP të Prishtinës në Prizren, ku u regjistruan 100 studentë, 48 prej të cilëve ishin shqiptarë. Në vitin 1962 SHLP e Prizrenit bëhet e pavarur. SHLP e Prishtinës themeloi edhe Qendrën për studime me korrespondencë në Novi Pazar, me 50 studentë.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 Nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.

Fakultetet

  • Fakulteti Filozofik i UP-së
  • Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
  • Fakulteti i Filologjisë
  • Fakulteti Juridik
  • Fakulteti Ekonomik
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Fakulteti i Arteve
  • Fakulteti i Bujqësisë
  • Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë
  • Fakulteti i Kulturës Fizike
  • Fakulteti i Edukimit (Dega Prishtine, Gjakove, Prizren, Gjilan)
  • Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë
  • Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë
  • Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Feriz
  • Fakulteti i Gazetarisë

Bashkepunime

Universiteti i Prishtinës është anetarë i plotë i Asociacionit te Universiteteve Evropiane ([1])

Ish-studente te njohur

Lidhje të jashtme