Paradontiti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
No edit summary
 
Rreshti 15: Rreshti 15:




punoj:
punoi:
Fuad Mersimi
Fuad Mersimi


Rreshti 25: Rreshti 25:
• Çka është Paradontopatia?
• Çka është Paradontopatia?


Parodontopatia (e njohur si parodontozë) është sëmundje që i sulmon të gjitha shtresat mbrojtëse të dhëmbit (gingiva, çimentoja, fijet periodontale dhe ashti alveolar) duke arritur deri te rënia e tyre.
Parodontopatia (e njohur si parodontozë) është sëmundje që i sulmon të gjitha shtresat mbrojtëse të dhëmbit (gingiva, çimentoja, fijet periodontale dhe ashti alveolar) duke arritur deri te rrënja e tyre.


Parodontopatia karakterizohet si inflamacion destruktiv i strukturës bështetëse (mbajtëse) të dhëmbit. Struktura mbështetëse e dhëmbit
Parodontopatia karakterizohet si inflamacion destruktiv i strukturës mbështetëse (mbajtëse) të dhëmbit. Struktura mbështetëse e dhëmbit
përbëhet nga gingiva, cementi i dhëmbit si dhe kocka alveolare, e ashtuquajtur parodonciumi.
përbëhet nga gingiva, cementi i dhëmbit si dhe kocka alveolare, e ashtuquajtur parodonciumi.


Shkaku kryesor për paraqitjen e parodontopatisë është shtresa e butë dhe e verdhë e dhëmbëve në të cilën shumohen bakteriet nga zbrazëtia e gojës me mbetjet nga ushqimi. Kjo shtresë së pari formohet rreth qafës së dhëmbit dhe në fisurat e dhëmbit dhe nëse nuk pastrohet me kohë do ta mbulon tërë sipërfaqen e dhëmbit dhe do të shëndrrohet në gurë të dhëmbit
Shkaku kryesor për paraqitjen e parodontopatisë është shtresa e butë dhe e verdhë e dhëmbëve në të cilën shumohen bakteriet nga zbrazëtia e gojës me mbetjet nga ushqimi. Kjo shtresë së pari formohet rreth qafës së dhëmbit dhe në fisurat e dhëmbit dhe nëse nuk pastrohet me kohë do ta mbuloje tërë sipërfaqen e dhëmbit dhe do të shëndrrohet në gurë të dhëmbit


Indet periodontale bakterizohen përshkak të mbledhjes së pllakës mikrobijal dental e cila e mbulon sipërfaqën e dhëmbit.
Indet periodontale bakterizohen përshkak të mbledhjes së pllakës mikrobiale dentale e cila e mbulon sipërfaqën e dhëmbit.
Plaka mikrobijal dental është përbërje komplekse e përbërë nga bakterijetgjinden në gojë, nga epiteli dhe qelizat tjera nga proteinat e pështymës dhe ushqimit të grumbulluar.
Plaka mikrobiale dentale është përbërje komplekse e përbërë nga bakterietgjenden në gojë, nga epiteli dhe qelizat e tjera nga proteinat e pështymës dhe ushqimit të grumbulluar.
Pllaka disa orë duke qenë e padëmtueshme, mbas një kohe fillon sentezimi i substancave toksine dhe vjen deri te infektimi.
Pllaka disa orë duke qenë e padëmtueshme, mbas një kohe fillon sentezimi i substancave toksine dhe vjen deri te infektimi.



Versioni aktual i datës 10 shkurt 2013 00:26

UNIVERZITETI SHTETËROR I TETOVËS

                      FAKULTETI I MJEKSIS dega- STOMATOLOGJI






TEMA: PARADONTOPATIA


 punoi:                                                                                
Fuad Mersimi


                                     HYRJE


• Çka është Paradontopatia?

Parodontopatia (e njohur si parodontozë) është sëmundje që i sulmon të gjitha shtresat mbrojtëse të dhëmbit (gingiva, çimentoja, fijet periodontale dhe ashti alveolar) duke arritur deri te rrënja e tyre.

Parodontopatia karakterizohet si inflamacion destruktiv i strukturës mbështetëse (mbajtëse) të dhëmbit. Struktura mbështetëse e dhëmbit përbëhet nga gingiva, cementi i dhëmbit si dhe kocka alveolare, e ashtuquajtur parodonciumi.

Shkaku kryesor për paraqitjen e parodontopatisë është shtresa e butë dhe e verdhë e dhëmbëve në të cilën shumohen bakteriet nga zbrazëtia e gojës me mbetjet nga ushqimi. Kjo shtresë së pari formohet rreth qafës së dhëmbit dhe në fisurat e dhëmbit dhe nëse nuk pastrohet me kohë do ta mbuloje tërë sipërfaqen e dhëmbit dhe do të shëndrrohet në gurë të dhëmbit

Indet periodontale bakterizohen përshkak të mbledhjes së pllakës mikrobiale dentale e cila e mbulon sipërfaqën e dhëmbit. Plaka mikrobiale dentale është përbërje komplekse e përbërë nga bakteriet që gjenden në gojë, nga epiteli dhe qelizat e tjera nga proteinat e pështymës dhe ushqimit të grumbulluar. Pllaka disa orë duke qenë e padëmtueshme, mbas një kohe fillon sentezimi i substancave toksine dhe vjen deri te infektimi.


Parodontopatia është një ndër sëmundjet më të zakonshme orale. Studime epidemiologjike nga shumë shtete të botës dëshmojnë që afër 10 deri 15% tek të rriturit vuajnë nga sëmundja e parodontopatisë. Kjo shifër mund të krahasohet me sëmundje tjera popullore, siç janë, diabeti dhe artriti reumatoid.


SIMPTOMAT E SËMUNDJES SË PARADONTOPATISË


Shumica e sëmundjeve paradontale janë sëmundje infektive kronike dhe pa mbëri në faza të larta nuk japin simtome të dhimbjes.

Parodontopatia konsiderohet si sëmundje kronike e cila mund të shpie deri tek humbja e dhëmbëve.

Kjo sëmundje orale mund zgjatë një kohë të gjatë dhe pacienti të mos jetë i vetëdijshëm.

Shenjat e jashtme të sëmundjes shumë herë nuk janë aq të “rëndësishme” dhe të vështira për pacientin sa që janë vështira për t’i zbuluar, prandaj kjo sëmundje shpesh herë “nënvlerësohet” dhe zbulohet vonë.

Zbulimi i hershëm i sëmundjes si dhe shërimi profesional i saj, shpesh herë ka prognozë të mirë pasi që intervenimi në fazën e hershme mund ta parandalojë progresin agresiv të sëmundjes.









Karakterizohet me këto shenja dhe simptome:

• gjakderdhja dhe ndezja e gingivës;

• prezenca e gurit të dhëmbëve;

• aromë e pakëndshme e gojës;

• prezenca e xhepit parodontal;

• tërheqja e gingivës;

• lakuriqësia e qafës së dhëmbit, dhe në raste ekstreme rënia e dhëmbit.




Që mos të arrihet deri te ndryshimet e lartëpërmendura, përveç ushqimit të rregullt dhe pastrami I regullt I dhembeve është e nevojshme edhe vizita stomatologut (së paku 2 herë në vit) ku do të largohen shtresat e forta të dhëmbëve me ultrazë dhe largim me makinë të shtresave të buta me brushë speciale dhe pastë.




SHKAKTARËT QE SHKAKTOJNË PARADONTOPATINË


Ka faktorë të ndryshëm të cilët kanë rol të rëndësishëm në sëmundjen eparodontopatisë. Dihet se bakteret janë faktorë të rëndësishëm, mirëpo, jo gjithmonë, ky faktor është i mjaftueshëm për ta zhvilluar parodontopatinë. Studimet tregojnë që tek 20% të individëve që kishin sëmundjen e parodontopatisë, shkaktare janë bakteret, ndërsa faktoret tjer ishin:

• Pirja e duhanit : Me siguri e dini se pirja e duhanit lidhet me shumë sëmundje serioze, siç janë karcinomat, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, por edhe me shumë probleme tjera shëndetsore. Ajo që me siguri nuk e dini është se pirsit e duhanit janë shumë më të predispozuar për shfaqjen e sëmundjeve të parodontopatis. Më sakt, sipas zbulimeve të fundit tregohet se pirja e duhanit është njëri ndër faktorët kryesor për shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve të parodontopatis.

• Shtatzania dhe puberteti : Pastrimi çdo ditë i dhëmbëve, ushqim i shëndetshëm, dhe aktivitetet sportive janë të domosdoshme për mbajtjen e formës tuaj. Megjithatë, në një periudhë të caktuar duhet të kushtohet një kujdes më të madh mbi shëndetin.Gjatë pubertetit, menopuzës, shtatzanisë në trup vjen deri te ndryshimi i hormoneve, të cilat mund të ndokijnë në inde të ndryshme, si dhe në gingiva ku gingivat mund të bëhen shumë të ndjeshme .

• Stresi : Stresi është i lidhur me shumë gjendje serioze, si tensioni i lartë, karcime, dhe shumë probleme tjera. Stresi është njëri ndër faktorët kryesor në shfaqjen e sëmundjeve të parodontopatis. Hulumtimet tregojnë se stresi mund të dobsojë organizmin në luftë kundër infeksioneve.



• Barërat : Disa barëra, si p.sh, kontraceptivët oral, antidepresivët, dhe disa barëra për sëmundjet e zemrës mund të ndikojnë në shëndetin oral. Patjetër njohtoni stomatologun për të gjitha barërat që i përdorni.

• Kercitja e dhembeve : A ju ka thënë dikush se natën i kërcitni dhëmbët A i shtrëngoni dhëmbët gjatë zgjidhjes së ndonjë problemi tuaj, apo gjatë provimit. Kërcitja apo shtrengimi i dhëmbëve jep një forcë të madhe në indet që e rrethojnë dhëmbin dhe kështu përshpejtoni dëmtimin e indeve parodontale.

• Diabeti : Nëse keni sëmundjen e diabetesit (sëmundjen e sheqerit) jeni të predispozuar për infeksione dhe sëmundje të parodontopatis.

• Ushqimi i dobët dhe i njëllojshëm : Ushqimi i varfër me përbërsit kryesor mund të rrezikojë sistemin imunitar të organizmit dhe kështu të vështirësojë luftën e organizmit kundër infeksioneve. Kur bëhet fjalë për sëmundjet e parodontopatis fjala është për infeksionet serioze, dhe ushqimi jo i rregullt mund të keqësojë gjendjen e gingivave.


Duhet të kemi parasysh se kjo sëmundje nuk duhet të injorohet dhe personeli i stomatologjisë mban përgjegjësinë për ta zbuluar me kohë, për ta informuar pacientin me masat parandaluese dhe parandalimin e saj.









Ekzistojnë disa lloje të sëmundjeve të paradontopatis

• Gingivitis Është forma më e lehtë e sëmundjes së parodontit. Gingivat gjakosen lehtë dhe janë të skuqura. Shpejtë shërohet me terapi profesionale dhe higjienë të mirë dhe të përditshme.

• Paradontitis i lehtë Nëse gingivitis nuk shërohet, si forma më e lehtë e sëmundjeve të parodontit, atherë mund të zhvillohet dhe parodontitis. Në fazën fillestare vjen deri te shkatrrimi i kockës dhe indeve rreth dhëmbit.

• Paradontitis i mesëm dhe i rëndë Deri te kjo sëmundje vjen nëse nuk shërohen dy fazat e mëhershme, gingivitis dhe parodontitis i lehtë. Kjo është forma më e rëndë me të cilën vjen deri te humbja e kockës dhe indeve përreth.

• Paradontitis juvenil Paraqitet tek adoleshentët, dhe karakterizohet me humbje të shpejtë të kockës rreth dhëmbëve të përhershëm. Karakterizohet me grumbullim të madh të pllakës bakteriale dhe gurzave. Rreth dhëmbit mund të krijohen xhepa parodontal. Nëse nuk fillohet shërimi menjëherë mund të vie deri te humbja e kockës dhe dhëmbëve.

DIAGNOSTIKIMI DHE SHËRIMI

Vizitat e rregullta tek higjienisti i dhëmbëve dhe tek dentisti janë mënyra më e mirë për të diagnostikuar dhe për të parandaluar këtë sëmundje të gojës, por edhe të tjera.

Rëntgeni është element i rëndësishëm për ta diagnostikuar progresin e sëmundjes dhe nuk ka ndonjë element tjetër përpos matjes se xhepave parodontal.

Pas diagnostikimit duhet filluar me një intervenim intensiv ku përfshihet pastrimi profesional (me anestezion), në shumë raste jepet terapia me antibiotikë sistematik apo lokal si dhe instruksione për mirëmbajtjen e higjienës orale, por edhe me përdorimin e brushave interdentale.

Në shumë raste duhet të ndërmerren masa kirurgjike për ta parandaluar progresin agresiv.

Pacienti duhet të jete i disiplinuar në këtë fazë, pasi që, kujdesi dhe pastrimi në shtëpi ka rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes.

Pacienti gjithashtu duhet të ketë mbështetje nga personeli qoftë nga aspekti profesional, por edhe nga ai emocional,duke pas parasysh se ndjenja për humbjen e dhëmbëve mund të konsiderohet e vështirë për shumë individë.



Po ashtu vlen te permendet në rast të heqjes së dhëmbit, pastrimit të gurëve të dhëmbëve ose të përpunimit të paradontozës, në gjak të pacientit mund të futen mikrobe të cilat shkaktojnë inflamacionin e mureve të zemrës (endokarditit).

Paradontopatia (sëmundje e gengivave, që karakterizohet me humbjen e masës kockore dhe indit të butë rreth dhëmbit) mund të shtojë rrezikun për t’u sëmur nga zemra.

Ndonëse rrëqethemi sapo të përmendet dentisti, nuk duhet shtyrë rregullimi në kohë i dhëmbëve dhe shërimi i mishrave të tyre.

Shkencëtarët amerikanë thonë se sëmundjet e dhëmbëve nuk e dëmtojnë zemrën, por rritin edhe rrezikun e abortit.