Vushtrria: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1281355 i bërë nga Vushtrri - Vicianum (diskutimet)
U kthye versioni 1281355 i bërë nga Vushtrri - Vicianum (diskutimet)
Rreshti 20: Rreshti 20:


Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfshira 67 fshatra.
Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfshira 67 fshatra.
<gallery>


Komuna- Vushtrri.jpg| Komuna e Vushtrrisë
</gallery>
Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël : Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë. Ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke.
Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël : Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë. Ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke.



Versioni i datës 10 shkurt 2013 12:33

Stampa:Qytete

Vushtrria është qytet antik por edhe modern, ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Vushtrria e sotme më herët është quajtur Vicianum.

Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfshira 67 fshatra.

Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël : Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë. Ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke.

Ndërtimet e bëra mbas luftës Vushtrrinë e bëjnë një qytet tepër atraktiv çoftë për tu vizituar apo edhe për të investuar në këtë qytet që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatmirësisht mbas luftës sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në këtë qytet si: Ura e gurit, hamami i qytetit, kështjella (Kalaja) e Vushtrrisë, çeshmja e qytetit, Xhamitë disa shekullore, shtëpitë e vjetra, rrugët me kalldrëm, varrezat myslimane, etj.

Historia

Vushtrria është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve. Vushtrria, në kohën e vjetër është quajtur VICIANUM - VICIANA (Ana e Viçave), një emër ky i lashtë ilir. Se Vushtrria në kohën antike është quajtur VICIANA, dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.

Viciana në fund të shekullit i para l. K. pushtohet nga Perandoria Romake. Gjatë periudhës së pushtimit romak (I-V) Viciana kishte arritur një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor.

Në vitin 395, pas shkatërrimit të Perandorisë Romake Viciana mbeti në kuadër të Bizantit. Ndërkaq fiset turke dhe sllave që erdhën në Ballkan në shekullin VI-VII e shkatërruan këtë gadishull dhe toponimet e vjetra Pellazgo - ilire ua përshtatën gjuhëve të tyre. Në mesjetë Viciana shënohej me emrin VIÇITRINA (Trina e viçave), ndërsa sllavët këtë emër e sllavizuan duke e quajtur "VUÇITRN".

Në shekujt II-III në Vicianë dominonte Krishtërizmi, ndërsa pas ndarjes së krishtërizmit më 1054 në katolicizëm dhe ortodoksizëm, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës ishte katolike.

Në shekullin XIV Perandoria Osmane filloi t'a pushtojë Ballkanin. Në Vushtrri prezenca e osmanëve së pari shënohet në vitin 1439, ndërsa definitivisht u pushtua më 1455. Vendosja e administratës osmane në Vushtrri, bëri që në këtë qytet të përhapet feja islame, dhe të ndërtohen xhami, hane, medrese, hamame (banjo publike) etj. Gjatë shekujve XV-XVIII, Vushtrria ishte ndër qytetet më të mëdha në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane dhe qendër e sanxhakut më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht gjatë viteve 1915-1918, Vushtrria u pushtua nga Austro - Hungaria. Në Luftën II Botërore (1941-1945) Vushtrria me rrethinë i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët. Më 21 nëntor 1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave, kundër së cilës ishte e tërë popullata e saj.

Në mars 1989, dhuna shtetërore serbe e rrënoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Sërish, kundër kësaj dhune u ngrit e tërë popullata, e cila rezultoi përfundimisht me luftën e armatosur të popullit të Kosovës kundër kësaj dhune shtetërore dhe gjenocidi, e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e ndihmuar nga ndërhyrja e forcave të NATO - së, (Mars - Qershor 1999) e cila i dha fund kësaj gjendje. Gjatë kësaj lufte, në Vushtrri me rrethinë janë vrarë mbi 500 shqiptarë civilë dhe janë zhdukur mbi 100 të tjerë. Forcat e NATO-së hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999.[1]

Dita e çlirimit të Vushtrrisë është 17 Qershori.

Gjeografia

Territori i komunës së Vushtrrisë gjendet në pjesën veriore të Kosovës. Komuna ka formë të zgjatur në drejtim të veriut (gjatësia max. afër 34 km) dhe është më tepër e zgjeruar në mes (gjersia max. 23 km) dhe me një gjatësi të vijës kufitare prej afro 104,5 km. Territori i komunës së Vushtrrisë gjendet në mes këtyre koordinatave gjeografike :

  • X1 : 20° 50’ 09”,
  • X2 : 21° 07’ 05”,
  • Y1 : 42° 41’ 20” dhe
  • Y2 : 42° 55’ 18”.

Ekonomia

Degët kryesore të veprimtarisë ekonomike në Vushtrri gjatë viteve 1918 - 1941 kanë qenë: bujqësia, blegtoria, zejtaria, tregtia etj. Në bazë të regjistrimit të vitit 1928 në Vushtrri janë prodhuar-grumbulluar rreth 300 deri 400 vagonë drithë. Ndërkaq janë prodhuar 5.500 dema dhe buaj për therje, 6.000 dhi për lesh dhe 1500 kg djathë dhe kaçkavall. Në Vushtrri ishte e zhvilluar edhe zejtaria. Kishte kryesisht lëkurëpunues, metalpërpunues, pëlhurëpunues, etj.

Sa i përket industrisë, Vushtrria kishte 5 mini-elektrana të lëshuara më 1929 dhe një sharrë druri me rrymë. është interesant të theksohet se në vitin 1922 në Vushtrri u themelua Banka Kreditore e Vushtrrisë. Në vitin 1921 vetëm qyteti i Vushtrrisë (pa fshatra) kishte 4.667 ose 940 shtëpi.

Gjatë 70-ve, pati disa lëvizje pozitive sa i përket zhvillimit ekonomik, kur u ngritën disa kapacitete industriale, siç ishin : fabrika e llamarinës së zinkuar, fabrika e konfeksionit, ajo e bojërave dhe ilaçeve, etj. Në këtë periudhë funksiononin edhe tri ndërmarrje publike si dhe një ndërtimore. Gjatë kësaj periudhe u vu në funksion edhe sistemi i ujitjes, i cili ishte përparësi e madhe për fermerët lokal. Më 1976 u aplikua masa e grupëzimit të tokave, që intensifikoi zhvillimin e bujqësisë së kësaj treve.

Ekonomia e Vushtrrisë u riaktivizua pas luftës, por në shkallë shumë të ulët. Sektori privat është bartësi kryesor i zhvillimit ekonomik. Gjithsej biznese të regjistruara në komunë janë 1739, ku dominojnë ndërmarrjet tregtare.

Numri i NVM-ve është në rritje, kryesisht mbi bazë të shfrytëzimit të mjeteve vetanake të buiznismenëve, sepse ende ka pak kredi dhe me kushte të pavolitshme. Në vitin 2002 vetëm 13 NVM, prej tyre 10 nga lëmi i tregtisë, janë që kanë marrë kredi nga banka. Njëra nga këto kredi do të shfrytëzohet për ndërtimin e kapaciteteve industriale për përpunimin e patates.

Tradicionalisht, sektorët më të zhvilluar janë :
  1. bujqësia (ekstensive),
  2. zejtaria,
  3. industria e tekstilit dhe
  4. përpunuese.

Industria pas konfliktit të fundit ka shënuar rënie të dukshme dhe se kapacitetet e sajë funksionojnë vetëm 20 %. Në bujqësi shumica e tokave janë të pjerrëta, nga të cilat shumë syrësh janë të zhveshur, kurse të tjerat shfrytëzohen për kullota dhe prodhimtari bujqësore. Vushtrria është prodhuesi më i madh i patates në Kosovë. është në fazën përfundimtare vendosja e pajisjeve në fabrikën e re (të parë) të përpunimit të patates, e cila starton me prodhim në fillim të muajit shkurt. Vushtrria posedon një tokë tejet kualitative me rreth 15.879 ha, nga të cilat rreth 7000 ha janë nën sistemin e ujitjes.

Sektori i shërbimeve kryesisht përfaqësohet me dyqanet për riparimin e automjeteve, sallonet e bukurisë dhe rrobaqepësisë dhe me disa ndërmarrje ndërtimore. Këto shërbime mbulohen 85 % nga sektori privat, përderisa shërbimet publike dhe industriale ofrohen nga ndërmarrjet publike komunale, që janë në pronësi shoqërore dhe të cilat nuk arrijnë të plotësojnë më shumë se 50 % të nevojave.

Kontrolli i fortë nga niveli qendror i shpenzimit të mjeteve buxhetore si dhe buxheti i dobët komunal janë faktorët kyç që përkufizojnë zhvillimin e ngadalshëm të ekonomisë së komunës me rrethinë. Për vitin 2003 janë aprovuar vetëm 4.800.000 € mjete buxhetore, duke përfshirë edhe të hyrat vetanake, me këtë strukturë : 40 % për zhvillim ekonomik, 25 % për çështje sociale dhe 35 % mbrojtje të ambientit.

Regjioni ka potenciale natyrore që ofrojnë mundësi për turizëm : në anën perëndimore shtrihen malet e Qyqavicës, kurse në anën lindore malet e Shalës. Ekzistojnë pasuri natyrore sipërfaqësore dhe dhe nën sipërfaqësore, nga të cilat momentalisht shfrytëzohen guroret dhe thëngjilli. Ndërkaq, magneziti dhe burimet termale nuk shfrytëzohen akoma.

Papunësia dhe punësimi i pjesshëm është rreth 40 %, me shkallën më të lartë në vendet rurale. Shkallë e lartë e papunësisë ekziston gjithashtu edhe tek femrat, të rinjët dhe inxhinierët.

Demografia

Shiko : Lista e ardhacakëve - Vushtrri
Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serbë  % Romë  % Ashkali  % Total
Janar 1999 81.807 93,3 5.466 6,2 300 3,4 150 1,7 87.723
Tani (2005) 98.000 95,4 4.137 4,0 125 1,2 400 3,9 102.662
Burimi:Municipality of Vushtrir/Vučitrn
Ref: OSCE (PDF/ HTML)

Kultura

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vushtrisë ka pasur 9 biblioteka publike me 77.284 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 34.049 libra, kurse degët në Maxhunaj, Dumnicë, Samadrexhë, Pantinë, Strofc, Duboc, Smrekonicë dhe Prelluzhë kanë pasur 43.235 libra. Lufta serbe, ka goditur bibliotekat e këtij qyteti.

Dy biblioteka, në Strofc dhe Duboc kanë qenë djegur nga zjarri i dorës serbe, derisa bibliotekat e Smrekonicës dhe të Prelluzhës kanë qenë dëmtuar. Në këtë komunë, 38.564 libra dhe inventari kanë qenë zhdukur.

Jeta kulturore në Vushtri është e begatëshme. Më herët ishte hapur edhe shoqëria për kulturë "Vicianum" e cila kishte hapur shkollën me drejtime të ndryshme duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre, nxënësit e kësaj shkolle i prezantojnë në festivale dhe gara të organizuara nga vetë shoqëria drejtorë i së cilës është Qamil Sahiti.

Po ashtu në qytetin e Vushtrrisë ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe disa shoqëri tjera kulturore si ajo e Ansamblit të valleve pranë Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, pastaj Shoqata kulturore turko-shqiptare nga Vushtrria "Çeshme", pastaj ansambli nga Shtruhera "Bahri Kuçi", dhe disa shoqëria tjera nga qyteti i Vushtrrisë. Për adhuruesit e teatrit përkujdesen aktorët e teatrit të qytetit "HASAN PRISHTINA".

Aktivitet me rëndësi në qytetin e Vushtrrisë është edhe Takimi i Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, i cili ka karakter garues dhe ka filluar të mbahet që nga viti 1976 dhe janë mbajtur vazhdimisht në përjashtim të vitit 1981 dhe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë.

Ky manifestim është mbarëkombëtarë dhe në të marrin pjesë poeteshat më të njohura shqiptare nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora.

Kurse disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, që posedojnë vlera arkitektonike dhe që përbëjnë thesarin e trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë por edhe të Kosovës janë : Kështjella e qytetit, Hamami i qytetit, Çeshmja, Ura e gurit, Xhamia e Çarshisë, Xhamia Gazi Ali Beg, Xhamia Karamanli, Teqeja, varreza të ndryshme si edhe shumë objekte tjera banim si edhe komplekse të ndërtesave dhe dyqaneve të vjetra.

Burim i të dhënave


Lidhje të jashtme




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj