Venezuela: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: pa:ਵੈਨੇਜ਼ੁਏਲਾ
v roboti shtoj: ba:Венесуэла
Rreshti 73: Rreshti 73:
[[ay:Winïxwila]]
[[ay:Winïxwila]]
[[az:Venesuela]]
[[az:Venesuela]]
[[ba:Венесуэла]]
[[bar:Venezuela]]
[[bar:Venezuela]]
[[bat-smg:Venesoela]]
[[bat-smg:Venesoela]]

Versioni i datës 14 shkurt 2013 01:28

República Bolivariana de Venezuela

Republika Bolivarian Venezuela

Flamuri i Venezuelës
Flamuri i Venezuelës
Stema e Venezuelës
Stema e Venezuelës
Flamuri Emblema
Moto: spj.: Dios y Federación

shq.: Zoti e Federata

Gjuha Spanjisht
Kryeqyteti Karakas
Forma e qeverisë Republik Presidenciale
Kryetarë Hugo Chávez
Sipërfaqja 916.445 km²
Popullsia 26.814.843
Dendësia e popullsisë 30,2 për banorë në km²
Prodhimi i Brendshëm Bruto 236.390.000 US$
Prodhimi i Brendshëm Bruto për banorë 8.601 US$
Indeksi i zhvillimit njerëzor 0,844
Valuta Bolívar Venezuale
Pavarësia 5 Korrik 1811 nga Spanja
Himni kombëtar Gloria al Bravo Pueblo
Festa kombëtare 5 Korrik
Zona kohore UTC -4:30
Targat e automjeteve VEN
Kodi i internetit TLD .ve
Prefiksi telefonik +58

Venezuela (spanjisht: República Bolivariana de Venezuela) është një republikë federale në pjesën veriore të Amerikës Jugore pranë Detit të Karaibeve. Ka një sipërfaqe prej 912 050 km2në të cilën jetojnë afërsisht 26 milionë banorë. Kryeqytet i saj është Karakasi (Caracas) dhe gjuhë zyrtare është spanjishtja. Sipas Kushtetutës së 1961-ës President i Republikës është kryetari i shtetit dhe i qeverisë. Federata përbëhet nga 20 shtete federale, një njësi federale (Federal District) dhe dy njësi territoriale të federatës si dhe pjesët përbërëse të federatës (72 ishuj)

Historia

Venezuela e emëruar sipas një fshati të vendasve të quajtur Venediku i Vogël, u zbulua më 1498/99 nga latinët (Spanjës). Në vitin 1528 merret pengë nga Karli i V-të i Augsburgëve dhe më 1546 bie përsëri nën Kurorën mbretërore të Spanjës. Nga 1810-ta deri më 1821-ta bie në duar të Simon Bolivarit si pjesë e Kolumbisë së Madhe.

Që nga 1830 qëndron si republikë e pavarur dhe nga 1864 si republikë federale. Më 1920 fillon eksploatimi i rezervave të naftës dhe pas shtetëzimit të burimeve në vitet e ´70-ta kjo bëhet në përmasa të mëdha. Pas kësaj kohe fillojnë të duken edhe ndryshimet sociale. Që nga 1999 president i shtetit është H. Çavez (H. Chavez).

Politika

Kryeqytet i Venezuelës është Karakasi (Caracas) dhe gjuhë zyrtare është spanjishtja. Sipas Kushtetutës së 1961-ës President i Republikës është kryetari i shtetit dhe i qeverisë. Federata përbëhet nga 20 shtete federale, një njësi federale (Federal District) dhe dy njësi territoriale të federatës si dhe pjesët përbërëse të federatës (72 ishuj) Qeverisja Presidenti i venezueles zgjidhet me vota nga populli,funksioni i tij është si kryetar shteti por gjithashtu edhe kryetar qeverie.Kohëzgjatja e mandatit është 6 vjet dhe ai mund te zgjidhet perseri.Presidenti me ndihmen e zv.presidentit vendosin per kabinetin dhe marrin mendime nga ai per vendosjen e ligjeve.Parlamenti venezueljan ka nje dhome dhe quhet Asmbleja kombetare ,ajo ka 167 deputete qe mund te zghidhem max. dy here.

Gjeografia

Venezuela ndodhet në pjesën veriore të Amerikës Jugore pran Detit të Karibit. Ka një sipërfaqe prej 912 050 km2. Venezuela përfshinë rrafshin e ulët të quajtur sipas lumit Orinoko (Llanos) në perëndim të kordillerës së Meridasë (Méridas, 5 002 m mb. niv. det.) dhe rrafshin e ultë të Marakaibës (Maracaibo), në jug-lindje merr pjesë në malet e Guinesë. Lumi kryesorë i Venezuelës është lumi i quajtur Orinoko. Klima është topike, në pjesën malore e butë deri në të ftohtë.

Ekonomia

Bujqësia e lënë pas dore gjatë kohës së Boom-it të naftës në vitet e fundit ka filluar të ri formohet dhe të zgjerohet (kallamoqi, orizi, panxharsheqeri, kafja, kakao dhe pemët tropikale). Po ashtu janë të zhvilluara sektori i peshkatarisë he nxjerrja e naftës. Industria e Venezuelës bazohet në xehet e hekurit, aluminit, diamanteve dhe para së gjithash në derivatet nga rafineria e naftës. Po ashtu janë të zhvilluara industria e hekurit dhe çelikut, industria e ushqimit dhe tekstilit.

Eksporti i Venezuelës veçohet me eksportimin e naftës dhe derivateve të saja pastaj vije eksportimi i aluminit, çelikut, kafesë dhe kako-së në vendet pantere kryesore të tregtisë si ShBA-ja, Kolumbia, Meksika, Gjermania dhe Japonia.

Venezuela është e pasur me porte detare, ndër të cila më të njohurat janë La Guaira (në kryeqytet), Marakaibë, Porti Cebello, PortiOrdaz. Ndërsa portat ajrore internacionale të njohura janë aeroporti në kryeqytet dhe në Marakaibë. Zbulimi dhe shfrytëzimi i vendburimeve të pasura të naftës(që filloi në mesin e shekullit xx)ndikoi shumë në zhvillimin ekonomik të vendit.Venezuela zë vendin e nëntë në botë për prodhimin e naftës.Për këtë arsye,dega kryesore e industrisë është ajo e përpunimit të naftës,që dallohet për shkallën e lartë të mekanizimit.Degë të tjera të industrisë janë ato të shkrirjes së çelikut e të aluminit.Bujqësia nuk i plotëson të gjitha nevojat ushqimore të vendit,prandaj Venexuela importon 30% të produkteve ushqimore nga vendet e tjera.Ndër prodhimet kryesore që merren nga plantacionet e mëdha,janë kafeja,kakaoja dhe kallami i sheqerit.Nga pyejet e dendura,ku edhe rriten shumë drurë të çmuar;prodhohen disa esenca mjaft të kërkuara në tregun botëror(p.sh. kauëuku,esenca për prodhimin e çamçakezit etj)

Demografia

Popullsia e Venezuelës paraqite si një popullsi e racave të përziera, para së gjithash Mestizot përbëjnë 20%, raca e bardhë diku 10% dhe raca e zezë edhe indiane paraqesin pakicën e popullsisë.

Kultura


Të tjera

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme

commons:Venezuela