Gjakmarrja: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: ko:복수
v roboti shtoj: tr:İntikam
Rreshti 55: Rreshti 55:
[[sh:Osveta]]
[[sh:Osveta]]
[[sv:Hämnd]]
[[sv:Hämnd]]
[[tr:İntikam]]
[[uk:Помста]]
[[uk:Помста]]
[[zh:報復]]
[[zh:報復]]

Versioni i datës 14 shkurt 2013 09:58

Gjakmarrja nënkupton daljen e gjakut nga trupi. Termi gjakmarrje ka dy kuptime duke e vështruar nga këndi mjekësorë dhe ai shoqërorë kur tek i pari këndvështrim ka kuptim pozitiv kurse tek i dyti negativ. BY RDT BEU

Gjakmarrja (med.)

Ka kuptimin e heqjes së një sasie gjaku nga organizmi. Heqja kryhet me motivime nga më të ndryshmet.

Gjakmarrja (shoq.)

Gjakmarrja është një formë e hakmarrjes e cila i ka rrënjët e saj në mesjetë e ndoshta më tej. Kjo dukuri shoqërore theksohet ndër popujt e Mesdheut e sidomos tek banoret e territoreve shqiptare, Korsikës si dhe pjesës evropiane të Turqisë së sotme.

Gjakmarrja te shqiptarët

Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhunë gjatë viteve të diktaturës komuniste (1946-1990) ajo shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet '90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar. Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si : Mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë pas dore. Një rrymë në politikën shqiptare për rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes. Në fakt, si mediat ashtu edhe individët kërkojnë nga qeveritë si në Shqipëri edhe në Kosovë që t'i mbrojnë të afërmit e vrasësit eventual të cilët nuk janë fajtorë : "Nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllait apo ato të kushëririt." [1]

Gjakmarrja si hasmeri

-Kur nje pjesetar i nje fisi i hane karin dike nga nje fis tjeter ai e ben kete veprim duke menduar ose jo per pasojat. Si pasoje vjen hasmeria ne mes fisit te vrasesit dhe fisit te te vrarit. Ne shtepine e vrasesit mbyllen te gjithe meshkujt. Lejen per te dale e kane vetem grate. Ato mund te bejne jete normale. -Kur gjaku kthehet (d.m.th. kur vritet dikush nga fisi i vrasesit)kjo vazhdon deri sa te mbarojne meshkujt, me pas vriten femrat. Derisa shuhen dy fiset, ata jane ne hasmeri. -Rastet me te mira jane kur fisi i viktimes e fal gjakun ose ua le ne dore ceshtjen autoriteteve

Gjakmarrja, vëllavrasja dhe vrasja me paramendim

Termi "gjakmarrje" është zëvendësuar për një kohë në mediat shqiptare më atë "vëllavrasje". Termi i dytë, një term afektif, referohet në vrasjen e shqiptarëve njëri më tjetrin. Kohët e fundi në mediat shqiptare bëhet fjalë për vrasje me paramendim të njerëve të pafajshëm në emër të Kanunit. Termi i tretë referohet në ligjin.

Shkishërim për vrasje në emër të Kanunit

Pas një presioni të vazdueshën të disa aktivistëve, dhe të një iniciative me titull "Thirrje për jetën" Kisha Katolike Shqiptare e lëshon një dekret për shkishërimin e atyre që kryejnë krim vrasjeje me paramendim në emër të Kanunit.

Lidhje të jashtme