Masakra e Vranishtit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 25: Rreshti 25:
* 9) Rubie Shyti
* 9) Rubie Shyti
== Shih edhe ==
== Shih edhe ==
* Masakra e Borovës [[Borova (Kolonjë)]]
* Masakra e [[Borova (Kolonjë)]]
* [[Masakra e Tragjasit]]
* [[Masakra e Tragjasit]]



Versioni i datës 17 shkurt 2013 19:06


Në vitin 1943 në Vranisht hynë trupat e Wehrmachtit ku kryejnë masakër masive kundër popullsisë civile. Të gjithë burrat u vranë. Sipas burimeve duhet të jenë vrarë rreth 50 burra civilë nga mosha 4 vjeçare deri në atë 70 vjeçare.

Historia

Forcat gjermane arritën deri në të përpjetat dhe aty ndaluan. Nga shpërthimi i tyre u dëmtuan dy, tri makina, të cilat bllokuan kalimin e automjeteve të tjera të autokolonës gjermane. Në orën 8.00 të mbrëmjes që ishte ditë e martë, u pa të dilte tym i madh në fshatin Vranisht, të cilin kishin filluar ta digjnin gjermanët.

Reparti ndëshkues gjerman, që dogji dhe masakroi fshatin, ishte i përgatitur për veprime terroriste të kësaj natyre dhe kështu kishte vepruar edhe në vende të tjera, ku ata kishin kaluar. Ky repart komandohej nga majori.

Në Dimrin 1943-1944 nazistet ndërmorën një operacion ndëshkues në krahinën e Mesaplikut, te koduar "Bergkessel" (Kazani Malor), për te asgjësuar forcat partizane që ishin dislokuar në ketë gryke. Në Vranisht, me 18 dhjetor, ata ndeshen në një rezistence, si rezultat i se cilës pësuan humbje te renda në kufi me Terbacin dhe në Shesh te Mesit, aty ku rruga gjarpëron për në Kallarat. Te informuar për këto humbje, forca përforcuese naziste që erdhën nga Tërbaçi sapo hynë në territorin e Vranishtit masakrojnë 9 persona civile që u përballen me ta rrugëve te fshatit, midis tyre 6 gra. Situata e nxete nuk ju dha kohe për te ta thelluar ndëshkimin. Ketë gjë e konkretizuan në fazën e dyte te Operacionit te koduar "Harridoh" (Thirrja për ta çuar gjahun në shteg), pikërisht në data 9 dhe 10 shkurt. Konkretisht nazistet në datën 9 shkurt, pasi bëjnë rrethimin e Vranishtit, hyjnë shtëpi me shtëpi me ura zjarri në dore. Kush tentoi te largohej, u ekzekutua në vend, kurse dy pleq u hodhën te gjalle në zjarr. 18 vranishjote u masakruan në ketë date, kurse 30 te tjerë, mbas një seleksionimi që ju be te izoluarve në qendër te fshatit, u pushkatuan në Brataj te nesërmen.

Kjo masakër, për sa i përket numrit te viktimave me atë që ndodhi në Borove, ka humbje me te pakta njerëzore, pasi atje (në Borova) u masakruan 107 burra, gra e fëmije. Pavarësisht nga ky bilanc, ato kane veçorinë e përbashkët se përligjin teorinë makabre hitleriane se "Terrori është mjet për sundim dhe fitore" si dhe dëshmojnë me se miri se nazistet nuk erdhën si kalimtare në Shqipëri, por si barbare. Populli i Vranishtit, megjithëse u dëmtua rende nga ky operacion, e mbështeti edhe me fuqimisht rezistencën antifashiste deri në shporrjen përfundimtare te okupatoreve duke i qëndruar deri në fund te luftës besnik idealit te lirisë.

Lista e të ekzekutuarve

Më 18 dhjetor u masakruan :

  • 1) Asqerie Hasanaliaj
  • 2) Bejushe Bitri
  • 3) Hamide Bitri
  • 4) Iljaz Tahiri
  • 5) Sabedi Gjikondi
  • 6) Shefit Bitri
  • 7) Trendafile Hasanaliaj
  • 8) Yzeir Bajrami
  • 9) Rubie Shyti

Shih edhe

Literature