Hugo Çavez: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
No edit summary
v Euriditi zhvendosi faqen Hugo Chavez te Hugo Çavez
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 6 mars 2013 12:19

Stampa:Kutia Politikan Hugo Rafael Chávez Frías (Shqiptimi spanjisht: [ˈuɣo rafaˈel ˈtʃaβes ˈfɾi.as]; 28 korrik 19545 mars 2013) ishte President i Venezuelës nga viti 1999 e deri në vdekejn e tij në 2013. Më herët ai ishte udhëheqës i partisë politike Lëvizja e Republikës së Pestë nga themelimi i saj më 1997 e deri në vitin 2007, kur u bë udhëheqës i Partisë së bashkuar socialiste të Venezuelës (PSUV). Ai ndoqi ideologjinë e tij politike të njohur si Bolivarianizëm dhe "socializëm i shekullit XXI", u përqëndrua në zbatimin e reformave socialiste në vend, si pjesë e një projekti social të njohur si Revolucioni Bolivarian që shtetëzoi industritë kryesore, rriti fondet qeveritare të kujdesit shëndetësor dhe arsimit, si dhe sipas shifrave të qeverisë, uli në mënyrë të konsiderueshme nivelin e varfërisë në vend.[1]

U lind nga një familje e klasës punëtore në Sabaneta. Çavez u bë oficer karriere dhe pasi u zhgënjye prej sistemit politik venezuelian, në fillim të viteeve 1980 themeloi lëvizjen e fshehtë Lëvizja revolucionare bolivariane-200 (MBR-200) dhe punoi për rrëzimin e qeverisë. Çavez në vitin 1992 udhëhoqi MBR-200 në grushtin e shtetit kundër partisë qeveritare Aksioni demokratik të presidentit Carlos Andrés Pérez. Grushti dështoi dhe Çavez u burgos. Dy vite më pas doli nga burgu dhe themeloi partinë politike social-demokrate, Lëvizja e Republikës së Pestë,dhe në zgjedhjet e vitit 1998 u zgjodh president i Venezuelës. Menjëherë miratoi një kushtetutë të re e cila u njihte më shumë të drejta për grupet e margjinalizuara dhe ndryshoi strukturën e qeverisë venezuelane. Në vitin 2000 u rizgjodh president. Gjatë madatit të dytë presidencial, ai implementoi sistemin e "misioneve bolivare", këshillave komunale dhe kooperativat e vetëqeverisura nga punëtorë, reformën e tokës agrare si dhe shtetëzimin e industive kryesore. Më 7 tetor 2012, Çavez me fitimin e zgjedhjeve presidenciale për herë të katërt, kundër Henrique Capriles ,garantoi një mandat të ardhshëm gjashtë-vjeçar.[2]

Çavez i përshkruante politikat e tij si anti-imperialiste, ishte kritik aktiv i neoliberalizmit dhe kapitalizmit laissez-faire. Përgjithësisht, Çavez ishte një kundërshtar i shquar i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.[3] U bë aleat i fortë i qeverisë komuniste të Fidel Kastros dhe më pas Raul KastorsKubë dhe i qeverive socialiste të Evo MoralesBolivi, Rafael CorreaEkuador e Daniel Ortega në Nikaragua. Presidenca e tij shihesj si pjesë e socializmit "vala rozë" të përhapur në Amerikën Latine. Mbështeti bashkëpunimin mes vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, luajti rol kyç në themelimin e Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore, Aleancën bolivariane për Amerikën, Bankën e jugut si dhe rrjetin rajonal televiziv TeleSur.

30 qershor 2011, Çavez deklaroi se u shërua pas një operacioni për heqjen e qelizave tumoriale.[4] Në dhjetor 2012, iu nënshtua një operacioni të dytë.[5] Ai duhet të bënte betimin e mandatit të katërt presidencal më 10 janar2013, por Asambleja Kombëtare e Venezuelës ra dakord ta shtyjë për më vonë, pasi Çavez të merrte veten nga trajtimi i tretë mjekësor në Kubë.[6] Çavez vdiq më 5 mars 2013, në moshën 58 vjeçare.[7][8]

Referenca

  1. ^ Ian James (4 tetor 2012). "Venezuela vote puts 'Chavismo' to critical test". Yahoo. Marrë më 2 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ "Venezuela's Çavez re-elected to extend socialist rule". Reuters. Marrë më 8 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ Ellner 2002.
  4. ^ "President Çavez's address to the Nation".
  5. ^ Virginia Lopez in Caracas. "Hugo Çavez names successor after confirming need for cancer surgery". Guardian. Marrë më 2013-02-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ [1]
  7. ^ Castillo, Mariano (5 mars 2013). "Venezuelan leader Hugo Çavez dies". CNN. Marrë më 5 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  8. ^ Cawthorne, Andrew (5 mars 2013). "Venezuela's Hugo Çavez dies from cancer: VP". Reuters. Marrë më 5 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Lidhje të jashtme