Kristaq Rama: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
→‎Shiko edhe: kategori e panevojshme ketu
Rreshti 43: Rreshti 43:
[[Kategoria:Vdekje 1998]]
[[Kategoria:Vdekje 1998]]
[[Kategoria:Skulptorë shqiptarë]]
[[Kategoria:Skulptorë shqiptarë]]
[[Kategoria:Diktatura Komuniste]]
[[Kategoria:Njerëz nga Durrësi]]
[[Kategoria:Njerëz nga Durrësi]]



Versioni i datës 21 mars 2013 17:53

Skeda:Kristaq Rama , skluptor i popullit.jpg
Kristaq Rama duke punuar mbi bustin e Aleksandër Moisiut

Kristaq Rama (1932-1998) ishte skulptor, profesor dhe politikan shqiptar. Për meritat e tij artistike u dekorua me titullin Skulptor i Popullit.

Jeta

Kristaq Rama lindi në Durrës në vitin 1932. Mbaroi Liceun Artistik "Jordan Misja" në degën e arteve figurative. Prej vitit 1951 deri 1954 ndoqi studimet e lartaLeningradBashkimit Sovjetik dhe prej 1954 deri 1960 ka qenë student në Akademinë e Arteve të Bukura të qytetit rus.

Pas diplomimit u kthye në Shqipëri ku punoi fillimisht si inspektor i arteve figurative në Ministrinë e Kulturës duke dhënë njëkohësisht mësim si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në vitet më pas Kristaq Rama përgatiti brezat e ardhshëm të skulptorëveAkademinë e ArteveTiranë. Vdiq në Tiranë11 Prill 1998. Ai është i ati i kryetarit të Partisë Socialiste dhe ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama.[1]

Veprat

Vepra e Kristaq Ramës Nëna Shqipëri

Veprat e Skulptorit të Popullit Kristaq Rama gjenden kryesisht në Muzeun Historik Kombëtar, në Muzeun e SkënderbeutKrujë, si dhe në shumë vende të tjera në Shqipëri.

Një nga më të njohurat është "Monumenti Nëna Shqipëri" i realizuar në bashkëpunim me skulptorët Muntaz Dhramin e Shaban Hadërin në vitin 1971. Monumenti ndodhet në Varrezat Dëshmorët e Kombit [2] në Tiranë. Krijime të tjera janë dhe veprat monumentale "Monumenti i Pavarësisë" dhe "Përkujtimorja e 1920-tës" në Vlorë. Po këta tre skulptorë janë dhe autorët e Monumentit të Pavarësisë me figurën e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit. Monumenti që është i derdhur i tëri në bronx qëndron qysh prej vitit 1972 në mes të qytetit të Vlorës, tek sheshi i flamurit. Ai ka një lartësi prej 17 metrash. Figura e Ismail Qemalit që ndodhet ne mes rrethohet nga disa luftëtarë me armë në duar, e mbi të gjithë qëndron një djalosh që shpalos krenar flamurin e pavarësisë.

Ndër to radhiten edhe veprat e tjera si "Shote Galica" në Kukës, "Kushtrimtari" në varrezat e dëshmorëve në Bajram Curri, përmendorja e "Baba Faja Martaneshit" në Mat, monumenti e "Ndrecës" në Mirditë, në Durrës ajo e dëshmorit të parë të Luftës Nacional-Çlirimtare Mujo Ulqinakut, në Vlorë përmendorja e atentatorit të Esat Pashë Toptanit, Avni Rustemit, përmendorja Bijtë e sajKorçë, monumenti i Kostandin KristoforidhitElbasan, disa prej të cilave janë realizuar në bashkëautorësi.

Të karakterit intim janë disa buste luftëtarësh[3], portete individësh[4], skulptura aktesh trupash femërorë[5] si dhe dekorime veprash të tjera profane dhe sakrale.

Akuzat pas vdekjes për përfshirje në krimet e komunizmit

Në vitin 2009, Partia Demokratike e Shqipërisë përmes kryetarit te saj Sali Berisha dhe ish-ministrit te drejtësisë Aldo Bumçi ka hedhur akuza se Kristaq Rama si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, ka firmosur, së bashku me Ramiz Alinë e anëtarët e tjerë, dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela në vitin 1988.[6] Më herët Gazeta 55 pati publikuar një artikull ku e akuzonte Kristaq Ramën si firmëtar në varjen e poetit[7] si dhe për dënimin me vdekje të Enver Osmanit një të riu nga Dibra.[8]

Literatura

Kristaq Rama, Suzana Varvarica, Zenit (Sh.B.): Kristaq Rama: Monografi. Zenit, 2004, ISBN 9789992794838, Fq. 256.

Referencat

Lidhje te jashtme

Shiko edhe