Sejfulla Malëshova: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
No edit summary
v Tetovo boy zhvendosi faqen Sejfulla Maleshova te Sejfulla Malëshova
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 21 mars 2013 17:59

Sejfulla Maleshova lindi në Maleshove të Kelcyres në 2 mars 1900 dhe vdiq në Fier9 qershor 1971, ku dhe u varros. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, kurse studimet e mesme i kreu në Itali në kolegjin e Shën Dhimitrit në Korone, atje ku dikur kishte studiuar edhe De Rada. Këtu së bashku me mikun e tij Odhise Paskalin botoi revistën Studenti Shqiptar, në të cilën botoi edhe vjershat e tij te para. Me pas kur do te studioje mjekësi në Romë do të botoje poemën e tij të parë me pseudonimin Kostandini në vitin 1923. Kthehet në atdhe një vit më vonë dhe do të jetë për gjashtë muaj sekretar i kabinetit të kryeministrit Fan Noli. Pas dështimit të Revolucionit të qershorit do të emigrojë dhe në vitin 1926 do të fillojë studimet në universitetin Lemonosov të Moskës për filozofi, studime që do ti përfundoje në vitin 1930. Pas një debati në organizatën e partisë të BS, ku bënte pjesë, do ta largojnë nga Moska dhe për tre vjet do të punojë në një uzinë në Kaukaz. Ne vitin 1933 rehabilitohet dhe emërohet pedagog dhe dekan i fakultetit të filozofisë në universitetin Lemonosov. Ndërkohe qw njw vit më parë në vitin 1932 u martua me një moskovitë me të cilën u nda pas tre muajsh për arsye divergjencash, duke vendosur kështu të mos martohej asnjëherë. Nuk dua të krijoj më familje i deklaroi njërit prej miqve të tij sepse unë jam revolucionar gjaknxehte dhe impulsiv. Në vitin 1934 pranohet në Komintern dhe me këtë detyre vjen në vitin 1941 në Shqipëri dhe behet pjese e Këshillit të përgjithshëm nacional-çlirimtar, aktivitet që i siguroi një pozitë drejtuese në Shqipërinë e pasluftës. Ne vitin 1946 do të jetë ministër i arsimit dhe kulturës në qeverinë e Enver Hoxhës. Ndërkohe që në vitin 1945 do te zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA), kryetari i parë i kësaj organizate. Po këtë vit do të botohet edhe vëllimi i tij poetik vjersha me pseudonimin letrar Lame Kodra. Në vitin 1946 për divergjenca të shumta që kishte me Enver Hoxhën në fushat e ekonomisë, kulturës dhe drejtimit të Partisë, përjashtohet nga ajo dhe shkarkohet nga të gjitha funksionet. Kështu intelektuali dhe njeriu me i mirarsimuar i Shqipërisë internohet në Fier, ku jeton për 24 vjet, duke punuar si magazinier në ndërmarrjen e grumbullimit. Pas një jetë të vetmuar në 9 qershor 1971, Sejfulla Maleshova u nda nga jeta dhe u varros në varrezat e vjetra të qytetit. Në vitin 1993 një grup intelektualesh u kujdesen për rivarrimin dhe ceremoninë e munguar për përkthyesin e Internacionales, Getes dhe Nekrasovit, apo poetin rebel siç i pëlqente ta quante veten.