Trupat Mbrojtëse të Kosovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 5 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q1514290 (translate me)
Rreshti 37: Rreshti 37:
[[Kategoria:TMK-ja| ]]
[[Kategoria:TMK-ja| ]]
[[Kategoria:Sigurimi shtetërorë në Kosovë]]
[[Kategoria:Sigurimi shtetërorë në Kosovë]]

[[da:TMK]]
[[de:Kosovo-Schutzkorps]]
[[en:Kosovo Protection Corps]]
[[ja:コソボ防護隊]]
[[no:Kosovos Beskyttelseskorps]]

Versioni i datës 27 mars 2013 14:06

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) ishin pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut.

Me 20 janar 2009 TMK-ja zyrtarisht u shpërbë dhe u riformuar në Forca e Sigurisë së Kosovës.

Dita zyrtare e themelimit të TMK-së është 19 shtator 1999 gjegjësisht me transformimin e paraardhëses së saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet paktit ushtarak veri-atlantik, NATO, dhe Ushtrisë Jugosllave dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë (Rambouillet) ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të UÇK-së dhe transformimi i kësaj ushtrie popullore në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s (KFOR) në Kosovë në vitin 1999 fillon edhe transformimi i UÇK-së që përfundon në vitin 2000. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-lejtnant Agim Çeku.

Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së janë:

  • Veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet.
  • Ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara.
  • Ndihma në pastrimin e fushave të minuara.
  • Ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja në tërësi zbaton mandatin e saj, ashtu si është dhënë në Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Kjo kornizë, TMK-në e përcakton si organizatë civile e ndërhyrjes së shpejtë e cila në raste fatkeqësish natyrore dhe në raste emergjente në Kosovë, ndërmerr detyra për ndërhyrje të shpejtë për sigurinë publike e të ndihmës humanitare.

TMK-ja operon në mënyrë transparente, të përgjegjshme, të disiplinuar, profesionale dhe përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Si e tillë TMK numëron pjesëtarë të komuniteteve jo-shqiptare si dhe bashkëpunon me të gjitha komunitetet në terren.

Deri më tani TMK-ja ka bashkëpunuar më organizata të ndryshme dhe ka ofruar ndihmën e vet në realizimin e projekteve të ndryshme si në komunitetet shumicë, poashtu në ato pakicë.

TMK-ja është në gjendje të zbatojë masa disiplinore dhe është plotësisht e financuar në mënyrë transparente.

Me largimin e gjeneral-lejtnant Agim Çekut nga TMK-ja në fillim të vitit 2006 dhe angazhimin e tij në politikë, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës u emërua gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi.

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Deklaruar më 17 shkurt 2007
Kushtëzuar më 15 Qershor 2008
Rupublika në fuqi nga 15 qershori 2008