Ndryshimi mes inspektimeve të "Bushatllinjtë"

Jump to navigation Jump to search
32 bytes added ,  7 vjet më parë
v
Bot: Automated text replacement (-|thumb| +|parapamje|)
v (Bot: Automated text replacement (-|thumb| +|parapamje|))
 
Prejardhja e Bushatlinjve lidhet ngushtë me emrin Bushat, një fshat shumë i hershëm i Shkodrës që ndeshet në dokumenta që në gjysmën e dytë të shekullit XVII. Origjina e kësaj familjeje të vjetër feudale shqiptare është në fshatin Bushat të Shkodrës, dhe ajo kishte autoritet privilegje që në shekullin e XV, të periudhës së para pushtimit osman. Pema gjenealogjike e Bushatlinjve është mjaft e dendur dhe ka 5 degë kryesore, në dukje të pavarura nga njëra tjetra, dhe ku një pjesë e saj është botuar për herë të parë në vitin 1927 në numrin 12 të revistës Dituria, nga njëri prej pinjollëve të kësaj familjeje, Hamdi Bushati. Kjo pemë e pjesshme është nxjerrë nga pema e përgjithshme, që qarkullonte në disa familje Bushatlinjsh. Pavarësisht pretendimeve të disa stusiuesve sllavë për ta nxjerrë këtë familje me origjinë sllave, asnjëherë kjo nuk është vërtetuar dhe është fakt i njohur që të gjithë studiuesit e mirëfilltë turq dhe shqiptarë e kanë vërtetuar se kjo familje ishte shqiptare, me saraje në Bushat e që më vonë për vetë rolin e vendin që zuri në histori, u vendos në kryeqendrën e veriut në Shkodër. Në historinë tonë kombëtare, tema e Bushatlinjve të Shkodrës zë me rëndësi për faktin se ato drejtuan për 75 vjet Pashallekun e Shkodrës që u dallua për tendencën për autonomi dhe shkëputje nga Turqia si dhe zhvillimin ekonomik e kulturor pozitiv që pati. Sundimi i tyre i përket fazës së dytë të administrimit të Shkodrës nga Turqia, në vitet 1757-1831, e që historiogrfia e quan periudha e sundimit të pashallekut të Shkodrës. Për Bushatlinjtë ka të dhëna të shumta gojore, të dhëna biblografike dhe dokumentacion autentik si në gjuhën shqipe ashtu dhe në turqisht. Themeluesi i dinastisë së Bushatlinjve është Mehmet Pashë Palku, me të cilin fillon një periudhë e mirë stabiliteti, me faljen e gjaqeve, bashkimin e Shkodrës me [[Malësia e Madhe|Malësinë e Madhe]] e [[Mirdita|Mirditën]], zgjerimin e kufijve deri në Pejë dhe në Jug deri në Elbasan. Në këtë periudhë bie në sy politika e tij drejt shkëputjes nga Turqia. Zhvillimi ekonomik, toleranca fetare, mirëkuptimi e lidhjet për bashkim i jepnin forcë këtij pashalleku, aq më tepër kur në politikën e jashtme ruhej një farë ekuilibri, kurdoherë në interes të vendit. Ai u bë sundimtar i Shkodrës në vitin 1757 dhe me të filloi një periudhë e re sundim iku bie në sy ringjallja e dëshirës së shqiptareëve për tu shkëputur nga Turqia.
[[Skeda:Xhemal bushati minister deputet.jpg|thumbparapamje|left|Xhemal Bushati - ministër në qeverinë e Nolit, deputet]]
Mehmet Pashë Bushatliu është i pari pasha shqiptar që në gjysmën e shekullit të XVIII, do të ngrejë flamurin e krengritjes ndaj Turqisë. Kjo do të bëjë që Bushatlinjtë të hyjnë në historiograinë botërore. Me Mehmet Pashë Plakun (Bushatliu) nis periudha më e shkëlqyer e dinastisë së Bushtlinjve që zgjati rreth 100 vjet deri me kapitullimine Mustafa Pashës, vezir i fundit i tyre. Gjatë sundimit të tij afro 20 vjeçar si ishte vezir i sanxhakut të Shkodrës dhe u bë i njohur në historiografinë shqiptare dhe atë të huaj për aftësitë e tij si ushtarak e administrator. Fillimisht ndoqi një politikë elastike ndaj Turqisë dhe pas fuqizimit tëtij filloi të mos respektonte detyrimet ndaj Portës së Lartë, e cila në vitin 1775 e helmoi tinëzisht. Sipas historianëve ai pati merita se ishte i pari që hapi shtigjet e një modeli të ri vetsundimi, ngriti flamurin e mosbindjes ndaj urdhëresave sulltanore me qëllim shkëputjen, duke patur guximin të deklarohej si autonom në qeverisjen e vendit. Mehmet Pashë Bushatliu ndihmoi në bashkimin e qytetarëve tëpërçarë të Shkodrës nga konfliktet e feudalëve paraardhës si dhe në harmoninë bashkëfetare, duke siguruar bashkëpunimine tyre në planin politik, administrativ e shoqëror. Në vitin 1773, ndërtoi Xhaminë e Plumbit sipas stilit të xhamive të Stambollit, objekt ky që aktualisht është monument kulture, një ndër më të bukurit që ka Shkodra, por funksionon dhe si vend lutjesh. Pasardhësi i tij Mustafa Pasha, ishte djali i madh i Mehmetit dhe luante rol të rëndësishëm në administrimine brendshëm të pashallekut. Porta e Lartë nuk e njohu snjëherë atë të sundimtar të Shkodrës, e përdori ndër shërbime luftarake dhe në vitin 1779 ra viktimë e një helmimi nga ana e Sulltanit, që ushqente urrejtje ndaj Bushatlinjve. Pas tij, pashalleku i Shkodrës drejtohet nga ajo që historianët e kanë qujatur figurën kryesore Kara Mahmut Pasha. Trimëritë e Kara Mahmut Pashë Bushatliut janë trashëguar në legjenda, këngë e rrëfime të popullit në breza, por pozitive në periudhën e sundimit të tij mbeten dëshira e puna për bashkim, toleranca fetare, politika e jashtme aktive që ai ndoqi dhe për të cilat ekzistojnë dokumenta e botime sllave, turke, italiane, gjermane, austriake. Ai punoi për krijimin e një konfederate ilirike, kryetar i së cilës u zgjodh. Kara Mahmut Pashë Bushatliu u emërua nga Porta e Lartë si vezir i Shkodrës. Efektivisht ai e ka sunduar Shkodrësn nga viti 1775, por sipat të dhënave të historianit turik A. Xhevdet, ai u njoh zyrtarisht si sundimatar i Shkodfrës në vitret 1779-1780. Mbështeur në arkivin e Venedikut, autori S. Naçi si vit të zyrtarizimit të Kara Mahmutit, jep vitin 1778.
[[Skeda:Kara_mahmut_bushatliu.jpg|thumbparapamje|right|Kara Mahmut Bushatliu, portret nga [[Simon Rrota]] ]]
Zgjerimi ndikimit të tij, bëri që Turqia ti hiqte emërimine vezirit dhe të dërgonte disa herë ushtri ndëshkuese ndaj tij. Me synimin që të shkëputej nga Tuirqia ai hyri në kontakte me oborret perandorake të Rusisë dhe Austrisë. Synimi ambicioz i tij ishte të bëhej sundimtar i gjithë Shqipërisë, duke pasuar [[Gjergj Kastrioti]]n. Me këtë synim ai organizoi nj kuvend në Podgoricë, në mars 1786 me qëllim bashkimin e forcave që do të luftonin kundër Turqisë dhe krijimin e Konfederatës Ilirike. Vritet më 22 shtator në afërsi të fshtit Kruz në luftë me malazezët. Koka e tij u nda nga trupi dhe u depozitua në kuvendin e Cetinës, ndërsa thuhet se austriakët, gjatë luftës së parë botërore më 1914, kur pushtuan Cetinën e morën kokën e Kara Mahmutit dhe e vendosën në muzeun e [[Vjenë]]s. Vdekja e tij i gëzoi mjaft malazeztë, të cilt shihnin tek Kara Mahmut Bushatliu një pengesë të pakëpërcyeshme për pushtimin etokave shqiptare. Sukseset që ai arriti në fuqizimin e pashallekut të Shkodrës gjatë 21 viteve që e udhëhoqi lidhen me aftësitë e talentin e tij dhe me mbështetjen që siguroi nga shtresa të ndryshme të shoqërisë si feudalë, tregtarë, zejtarë, malësorë. Ai diti të shfrytëzonte momente kritike në qeverinë osmane për të forcuar pozitat e tij brenda pashallekut. Ndoqi një politikë të urtë sociale, ekonomike, juridike e arsimore. Pas vdekjes së Kara Mahmutit, pashallekun e drejtoi vëllai i tij Ibrahim Pashë Bushatliu. Historiografët osmanë e paraqesin Ibrahim Pashën si një sundimtar të bindur ndaj Turqisë që nuk veproi si paraardhësit e tij duke u rebeluar hrë pas here ndaj Portës së Lartë. Vdiq në vitin 1809. Mehmet Pashë Bushatliu ishte një tjetër pinjoll i kësaj familje që në vitin 1825, kgëzonte mjaft përkrahje në fshatra e malësi. U vra me atentat në pabesi Mustafa Pashë Bushatliu drejtoi në vitet 1810 - 1831. Ai vdiq në Medinë në vitin 1860. Populli ka ruajtur e përcjellë mjaft dëshmi, gojëdhëna e anekdota që lidhen me sundimin e Bushtlinjve dhe përfaqësuesve më të njohur të tyre. Pashalleku i Shkodrës ishte një formacion poitik që bashkoi një pjesë të madhe të Shqipërisë veriore, u krijua 20 vjet para atij të Janinës dhe jetoi 10 vjet më shumë se ai. Gjatë 75 vjetëve të ekzistencës së vet, (1757- 1831) ai u qeveris pa ndërprerje prej 5 përfaqësuesve të familjes s fuqishme feudale të Bushatlinjve të Shkodrës.
[[Skeda:Ura veziri kukes ndertuar bushatlinjte.jpg|thumbparapamje|right|Ura e Vezirit, pranë Kukësit]]
Ura e Vezirit në hyrje të [[Kukës]]it të vjetër, ndërtuar nga Bushatlinjtë
Periudha e parë e ekzistencës së këtij pashalleku përfshin sundimin e Mehmet Pashë Plakut dhe dy djemve të tij, Mustafa Pashës dhe Kara Mahmut Pashës. Gjatë periudhës së dytë, ku shënohet dhe rënia e tij, sunduan dy vezirët Bushtlinj, Ibrahim Pasha dhe djali i nipit të tij Mustafa Pasha. Disa nga vlerësimet e historianëve për periudhë e pashallekut të Shkodrës: "Kara Mahmut Pashë Bushatliu ështëfigura më e shquar e Bushtlinjve dhe një nga figurat më të forta që ka nxjerrë Shqipëria gjatë sundimit turk. Me vrasjen e tij, e humbi dhe Shqipëria një farë shprese për tu bërë autonome dhe e pavarur" (Abaz Ermennji, 1996). "Pashalleku u Shkodrës u bë bërthama e shtetit të ardhshëm shqiptar, për të cilin në fund të dundit bëhej një luftë çlirimtare. Sundimi i Bushatlinjv ka një rëndësi të veçantë historike jo vetëm në kuadrin lokal, por dhe në atë kombëtar. Nuk është e rastit që kujtimi tyre u ruajt në kujtesën e popullite në gojëne popullit si periudhë lufte çlirimtare dhe si e tillë, ndikoi thellë edhe në rilindasit, në ideologët e lëvizjes kombëtare të mëvonshme" (Prof. Dr. Stavri Naçi, Pashalleku i Shkodrës, 1964.) "Shqiptarët e kanë dashur Kara Mahmutin. Talenti i tij, trimëria e tij pasuria e tij dhe bindje e popullit që sundonte, knë treguar pavarësinë e tij të vërtetë" (Konsulli Francez në [[Raguza|Raguzë]], 23 tetor 1796). "Kara Mahmut Bushtliu trashëgoi pushtetin e paraardhësve të tij, babasë e vëllasë të helmuar nga agjentët e Stambollit, dhe e bëri emrin e tij të tmerrshëm për grekët, sllavët e turqit" (A. Galanti, albanolog italian, 1901). Degëzimet e Bushatlinjve janë pesë dhe këtej kanë rrjehur trashigimtarë të tyre që vijnë deri sot. Hamdi Bushati, Mësues i Popullit ka bërë një studim të plotë të hiastorisë së Bushatlinjve, bazuar në dokumetacion e bibliografi mjaft të pasur dhe që më tej është pasuruar nga djali i tij Nexhmi Bushati, Mësues i Merituar. Vepra Bushatlinjë parqet në mënyrë të plotë e të detajuar historinë e kësaj familjeje, që është padyshim familja më e madhe në Shkodër. Prania e Bushatlinjve në jetën politike e shoqërore jo vetëm të Shkodrës por të gjithë vendit vazhdon të jetë aktive dhe pas rënies së pashallekut. Pasardhësit e tyre nuk e humbën asnjëherë influencën që kishin në popull dhe në qarqet politike e shoëqrore. Në vitin 1834, Bushatlinjtë janë aktivë në luftën e quajtur Kryengritja e Hamz Kazazit, si dhe administrator të qytetit të Shkodrës, me përfaqësues të tyre Isuf e Hysen Begun (Bushati). Duke i referuar monografisë Bushtlinjtë si dhe dëshmive e shënimeve që sjell botuesi i saj, Mësuesi i Merituar Nexhmi Hamdi Bushati, më 1878, Bushatlinjtë përfaqësohen në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me Selim Tahir Begun (Bushati) i cili është delegat, ndërsa Ali Begu (Bushati) ishte drejtues i ushtrive vullnetare në mbrojtje të tokave shqiptare nga copëtimi. Në një studim të historianit italian Xhino Berri, përmendet një dolument i konsullit austriak Lippih i cili njofton ministrin e tij të jashtëm për krijimin e një partie muhemedane në Shkodër. "Në Shkodër ekziston një parti e ashtuquajtur muhamedane, e cila sikurse ju kam njoftuar, mban lidhje me konsullatën italiane si miqtë e saj katolikë. Shumica e muhemedanëve që bëjnë pjesë në këtë parti, rrjedhin nga familja e Bushtlinjve ose të afërmit e tyre, fisi më i vjetër në Shkodër, si Reshit Beu, Selim Beu, Shaban Beu etj. Ky i fundit mori pjesë në luftën e Tivarit dhe pas kthimit ka kërkuar mbështetjen e Italisë dhe të Fuqive të Mëdha për të penguar pushtimin e vendit nga Mali i Zi. Për këtë kanë hartuar një peticion të firmosur nga muhamedanë e katolikë". (Doc, arkivi i muzeut të Shkodrës).
[[Skeda:Qazim_bushati_pushkatuar_komunistet.jpg|thumbparapamje|right|Qazim Bushati, pushkatuar nga komunistët]]
Djali i tij Shaqir Beu mori pjesë në komandën e trupave shqiptare në betejën e urës së Rrzhanicës, betejë kjo e përjetësuar nga At [[Gjergj Fishta]] tek "Lahuta e Malcisë". Këtu Shaqir Beu luftoi krah [[Dedë Gjo Luli]]t. Të tjerë Bushtlinjë të njohur në këtë kohë janë dhe Haxhi Beu, anëtar i gjykatës në vitin 1802 dhe Hasan Bejtullah Beu, anëtar i këshillit administrativ në vitin 1862. Përfaqësuesit e Bushatlinjve qenë aktivë në luftën politike apo dhe atë të armatosur, për të penguar me çdo kusht copëtimine trojeve shqiptare. Shaqir Beg Bushati është kryetar bashkie në Shkodër në vitin 1908 de deputet. Xhemal Shaqir Bushati merr pjesë në dy luftra për mbrojtjen e Shkodrës, më 1912- 1913 dhe 1920. Ai shfaqet dhe në jetën politike si përfaqësues i Shkodrës në takimin e Bushatit, ku së bashlku me përfqësues të qeverisë, klerit e popullit, përgatitën promemorjen dërguar Konferencës së Parisit, kundër copëtimit të tokave shqiptare. Xhemal Bushati është delegat në kongresin e Lushnjes, në zgjedhjet e vitit 1921 është deputet i Shkodrës, më 1923 zgjidhet asambkeist dhe më pas deputet. Në qeverinë e [[Fan Noli]]t është ministër dhe më pas me rikthimin e [[Ahmet Zogu]]t arratiset dhe më 1927 është pjestar i organizatës antizogiste "Bashkimi Kombëtar". Selim beu i Tahir Beut (shënim: mbiemrin e kanë Bushati por Beu apo Pasha kanë qenë ofiqet e kohës me të cilat njiheshin nga të gjithë), ishte anëtar i këshillit të administratës pranë valilut, por më 1869 u internua pasi nuk pranonte diskriminimin që i bëhej Shkodrës.Ishte anëtar i degës së lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, dhe pjestar i delegacionit shkodran në mbeldhen e parë të Lidhjes së Prizrenit.Më 1894 ishte anëtar i gjyktores së apelit, ndërsa më 1897 me maturi e prestigj arriti të ishte ndër faktorët kryesorë për parandalimin e një vëllavrasjeje ndërfetare në Shkodër. Në luftën e Koplikut shquhet Ahmet Salo Bushati, i cili me ushtarët vullnetarë që drejtonte luftoi në kodrën e Mosketit. Hasan Bej Bushati është aktiv në luftën kundër serbëve. Muharrem Bej Bushati do të nënshkruante i pari në memorandumin e Lekëve të Malësisë në vitin 1911 i dalur nga mbledhja e Cetinës, memorandum që përmbanrte 5 kushtet që kryengritësit i vinin Stambolluit, duke i paraprirë Memorandumit të Gërçes. Pas Muherrem BEJ Bushatit knë nësshkruar Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Mehmet Shepndi etj. Tjetër përfaqësues i shquar i kësaj familjeje është Sylço Beg Bushati. Në vitin 1913 ai kundërshon Esat Pashë Toptnin për dorëzimin e Shkodrës, madje sipas historianit italian G. Berri, Sylço Begu i afroi Esat Pashës 100 lopë, pasi ai pretendonte se qyteti uhej dorëzuar se nuk kishte ushqime. Sylço Begu ishte protagonist i lëvizjeve politike e shoqërore, ku në vite 1914-1915 është anëtar i komisionit aministrativ të Shkodrës. Ai ishte zëvendësprefekt në kohën e Zogut. Mori pjesë si drejtues në Luftën Koplikut. Udhëhoqi xhandarmarinë në kohën e Zogut por në mënyrë demostrarive refuzoi rekrutimin e milicisë shqiptare. Në vitin 1943, djali i tij krijoi një çetë nacionaliste. Pas dështimit të [[Konferenca e Mukjes|konferencës së Mukjes]] reshtohet në kampin antikomunist në Bllokun Indipendent, me qëllim lidhjen me aleatët anglezë.
[[Skeda:Xhamia_plumbit_nga_mehmet_pashe_bushatliu.jpg|thumbparapamje|right|Xhamia e Plumbit e ngritur nga Mehmet Pashe Bushatliu]]
Me çlirimin e Shqipërisë fshihet dhe refuzon të largohet nga Shqipëria, pasi duke qenë i moshuar nuk donte të vdiste larg atdheut. Duke e ditur se komunistët do të ndëshkonin ato që e strehonin dhe e fshihnin, Sylço Beg Bushati, ai largohet nga vendi ku qëndronte dhe drejtohet për tu ndalur tek rrënojat e pabanuara të ish shtëpisë së vëllait së tij, ku nuk shkelte njeri dhe askush nuk do kishte pasoja. Sipas përshkrimit të bërë nga Ahmet Bushati, Sylço Begu i nis një natë dimri për të vdekur urie apo të ftohtit, në shtëpinë e vëllasë së tij të vogël, e rrënuar 2 muaj më parë nga shpërthimi i municioneve, në livadhin me emrin e tij. Aty u kap nga komunistët, ku nuk mundi të rezistojë dhe pse ishte i armatosur me një nagant, por i ishte ngrirë dora. Pushkatohet me 21 shkurt 1945 së bashku me Dom Lazër Shantojën. Pasardhës të Sylço Beg Busahtit dhe që u morën me politikë ishte djali i tij i dytë Xhelal Busahti që në vitin 1943 kishte formuar çetën bnacionaliste të Postrribës. Ai u arratis nga Shqipëria. Myfit Myrto Bushati ishte nipi i Sylço Begut. Myfit Bushati rreshtohet me Ballin Kombëtar por strehon dhe ndihmon dhe aktivistë të lëvizjes nacional çlirimtare. Në operacionin represiv komunist të Shefqet Peçit e Mehmet Shehut në Shkodër, në 1944-1945, u arrestua dhe u dënua me 30 vjet burgim. Djali i tij Astrit Bushati është deputet i kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2001 e në vazhdim. Një tjetër figurë tipike përfaqësuese e familjes së madhe të Bushatlinjve është dhe Maliq Bushati, një ndër personalitete politike të shtetit shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX. Bën pjesë më 1914 në Lidhejn Kombëtare dhe ndiqej nga malazezët. Më 1921 është deputet i Shkodrës dhe rreshtohet me Partinë Popullore. Deri në vitin 1937 është vazhdimisht deputet. Së bashku me Sylço Beg Bushatin, sipas dokumentave të kohës, nuk morën pjesë në asamblenë kushtetuese dhe paraqitjen e kurorës mbretërore, mbretit të Italisë.
[[Skeda:Sylco_begu_maliq_bushati_tek_zogu.jpg|thumbparapamje|left|Sylço Begu dhe Maliq Bushati (me kostum kombëtar), duke shkuar tek Zogu]]
Në qevernë e Sehfqet Vërlacit, Maliq Bushati ka qenë ministër i brendshëm. Në qeverinë e Mustafa Krujës do të jetë ministër i shtetit. Më 17 shkurt 1943, Maliq Bushati është kryeministër i Shqipërisë, post të cilin e mbajti për dy juaj derisa dha dorëheqjen. Gjatë kohës që ishte kreministër, dhe pse vendi ishte i pushtuar tregoi disa shenja të pavarësisë siç ishin heqja nga flamuri shqiptar i simboleve të fashizmit, krijimi i doganave dhe xhandarmarisë shqiptare etj. U arrestua nga komunstët dhe gjatë gjyqit ushtarak me akuzën e kriminelit të luftës, sipas dokumentave dolën fakte se gjatë periudhës që Maliq Bushati drejtonte qeverrinë kishte kundërshtuar hapur italianët për intrenimet e të burgosurve. Në fundin e vitit 1944 pati një riaktivizim të tij në politikë duke u përpjekur të hynte në lidheje me aletatë anglo-amerikanë. Komunistët e kapin me tradhti aty ku fshihej, ndërsa lante fytyrën, pa patur mundësi të reagonte me armë. Pushaktohet në shkurt të vitti 1946 së bashku me Padër Anton Harapin dhe Lef Mosin. Pasardhës të tij pësuan persekutim politik me burgim e internim si vëllezërit Fadili, Hakiu, etj. Nga Bushatlinjtë pati familje që e përkrahën dhe u vunë totalisht në dispozicion të luftës partizane. Shefqet Bej Bushati vuri gjithçka në shërbim të luftës dhe shtëpinë ia dogjën gjermanët. Djali itij Sytkiu u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri me policët e kuesturës, ishte efektiv i batalionit partizan "Perlat Rexhepi" dhe mori pjesë në luftën e Reçit. Më pas ka qenë një mjek mjaft i njohur i sëmundjeve infektive dhe pedagog në fakultetin e mjekësisë. Sami Shefqet Bushati ishte një tjetër pjestar i kësaj familjeje që mori pjesë aktive në formacionet partizane, si dhe punoi si ushtarak i lartë me gradën Kolonel, nga ku doli në lirim. Po kështu familja e Hamza Mhmet Bushatit u përfshi në luftën partizane, ku morën pjesë vëllezërit e Hmazasë, Asimi e Aliu por dhe djemtë e tij, Samiu, Mit'hati e Nuriu si dhe kushërijtë e tyre Feridi e Muharremi. Nuri Hamza Bushati, është dëshmor i atdheut. Pasi doli partizan dhe mori pjesë në luftën e Reçit e të Vorfës, u arrestua dhe internua në kampin e përqendrimtinazist në Prishtinë ku dhe u ekzekutua.
[[Skeda:Shaqir_bej_bushati_me_ded_gjo_lulin.jpg|thumbparapamje|right|Shaqir Bej Bushati, luftëtar me Ded Gjo Lulin ]]
Sulejman Hamza Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, ndërsa ka punuar në drejtorinë ebujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991. Dhe familja e Xheladin Mehmet Busahtit dhe kontribut në luftën partoizane ku djali i dytë Shyqyri Bushati do të pushkatohej nga gjermanët në Prishtinë, bashkë me djalin e xhaxhasë së tij Riza Bushatin, ashtu si dhe Nuri Bushati. Vëllai i Shyqyri Bushati, Sait Bushati ka qenë sekretar i parë i qarkorit të rinisë për Shkodrën, dhe sekretar i parë i PPSH në Pukë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan e Lezhë. Djali i madh i Sait Bushatit, Petrit Bushati, është figurë publike në fushën e diplomacisë duke punuar pranë ambsadës shqiptare në Austri në vitet 1984-1987, pranë ATSH-së, më 1988 është ambasador në Suedi, më 1991- 1993 drejtor drejtorie në ministrinë e jashtme, më 1997 ambasador i Shqipërisë në SHBA, më 2001 në Kanada, e më pas ambasador në Beograd. Ka kryesuar delegacione shqiptare pranëorganizmave ndërkombëtarë. Ndër Bushatlinjtë, ka dhe figura të shquara fetare e juridike, të njohur për personalitetin e tyre dhe respektin që gëzonin në popull. Të tillë janë Molla Rrustem Bushati, që mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e Shkodrës. Vëllai i tij Riza Busahti do të arsimohej për jurist në Stamboll dhe punonte si përmarues në gjykatëne Shkodrës, në vitet 20-të. Molla Zenel Bushati ishte një tjetër klerik i kësaj familjeje. Djali li i tij Qazim Bushati, gjithmonë duke iu referuar monografisë së shkruar nga Hamdi Bushati dhe plotësuiar nga Nexhmi Bushati, do të pushkatohej në vitin 1945 nga komunistët, pasi mori mbi vehte përgjegjësitë e strehimit të Sylço Beg Bushatit, me qëllim që të shpëtonte tre vëllezërit e tjerë. Hafiz Halit Bushati ishte personalitet i njohur fetar, që ushtronte dhe detyrën e juristit. Djali i tij Hysni Bushati u arsimua dhe punoi si mësues besimi. Bushatlinjtë njihen si ndër intelektualkët më të shquar në Shkodër. Nga kjo familje e madhe numërohen 88 mësues e pedagogë, 15 mjekë, 74 të diplomuar me shkollë të lartë në degë të ndryshme. Po kështu kësaj familjeje të madhe e me tradita në Shkodër ka 17 sportistë si atletë, futbollistë, volejbollistë, boksierë, bsketbollistë etj. Ndër mësuesit e kësaj familjeje, vend të veçantë zë Mësuesi i Popullit Hamdi Bushati dhe djali i tij, Mësuesi i Merituar Nexhmi Bushati.
[[Skeda:Hamdi_bushati.jpg|thumbparapamje|left|Hamdi Bushati - mësues i popullit]]
[[Hamdi Bushati]] është një ndër personalitet më të shquara të arsimit shqiptar, i njohur dhe për aktivitetin e tij produktiv si historian, grumbullues e studiues folklori. I mëkuar me dashurinë për atdheun dhe qytetin e tij të lindjes, me punën e dijen, ai që në moshë të re u formua si intelektual duke studiuar në shkollat më të njohura të Shkodrës dhe jashtë saj, në Romë e Paris, ai arriti një profeksionim të elementëve kryesore të shkencave të ndryshme.
 

Menyja e navigimit