Justin Martiri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: uk:Юстин (мученик)
v Bot: Migrating 42 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q185117 (translate me)
Rreshti 43: Rreshti 43:
[[Kategoria:Shenjtorë ortodoksë|Justini dëshmor]]
[[Kategoria:Shenjtorë ortodoksë|Justini dëshmor]]
[[Kategoria:Dëshmorë të krishterimit|Justini dëshmor]]
[[Kategoria:Dëshmorë të krishterimit|Justini dëshmor]]

[[az:Yustin]]
[[bg:Юстин (философ)]]
[[ca:Justí el Màrtir]]
[[cs:Justin Mučedník]]
[[da:Justinus Martyr]]
[[de:Justin der Märtyrer]]
[[el:Ιουστίνος ο Μάρτυρας]]
[[en:Justin Martyr]]
[[eo:Justino Martiro]]
[[es:Justino Mártir]]
[[fa:ژوستین شهید]]
[[fi:Justinos Marttyyri]]
[[fr:Justin de Naplouse]]
[[gl:Xustino Mártir]]
[[he:יוסטינוס מרטיר]]
[[hr:Justin Mučenik]]
[[hu:Szent Jusztinusz]]
[[hy:Հուստինոս Փիլիսոփա]]
[[ia:Justino Martyre]]
[[id:Yustinus Martir]]
[[it:Giustino di Nablus]]
[[ja:ユスティノス]]
[[ko:유스티누스 (교부)]]
[[la:Iustinus Martyr]]
[[lt:Justinas Kankinys]]
[[mk:Јустин Философ]]
[[ml:രക്തസാക്ഷി ജസ്റ്റിൻ]]
[[nl:Justinus de Martelaar]]
[[no:Justin Martyr]]
[[oc:Justin lo Martir]]
[[pl:Justyn Męczennik]]
[[pt:Justino]]
[[ro:Iustin Martirul și Filozoful]]
[[ru:Иустин Философ]]
[[sc:Giustinu]]
[[sh:Justin Filozof]]
[[sk:Justinus]]
[[sr:Јустин Филозоф]]
[[sv:Justinus Martyren]]
[[sw:Justin mfiadini]]
[[uk:Юстин (мученик)]]
[[zh:游斯丁]]

Versioni i datës 4 prill 2013 11:11

Shën Justini dëshmor.

Shën Justini dëshmor (edhe Justini i Çezaresë, Justin Filozofi) lindi në vitin 100Flavia Neapolis dhe vdiq në Romë në vitin 165. Justini ishte filozof, mbrojtës i krishterimit dhe dëshmor i krishterimit. Kisha katolike romake e nderon atë si shenjtor dhe e ka renditur atë midis Etërve të kishës, ai nderohet poashtu si shenjtor edhe nga Kisha ortodokse. Shkrimet e tij më të njohura janë “Apologjia e parë e të krishterëve” dhe “Apologjia e dytë e të krishterëve” që e kanë bërë atë një nga mbrojtësit e parë të mendimit të krishterë. Dita e tij përkujtimore është 1 qershori.

Jeta

Justini lindi në fillim të shekullit II. në Flavia Neapolis (sot Nablus, Sihemi i vjetër), në Samari, nga një familje me prejardhje romake. Lindi rreth kohës kur martirizohej shën Ignaci. Justini ishte pagan. Fenë e krishterë e pranoi në moshë të pjekur. Në kohën e tij filozofet në Romë kishin të drejtat e mëdha qytetare dhe ishin të privilegjuar. Ashtu edhe Justini merr rrugën për në Romë dhe aty hap një shkollë filozofike. Në këtë mënyrë sa më tepër që vinin njerëz nga bota greke, Roma pushtohej me kulturën helenistike dhe religjione orientale. Panteoni mbushej me hyjni të ndryshme. Ndërkaq filozofet zgjonin kurreshtje tek njerëzit. Romakët kishin një specifikë: bashkonin hyjni të shumta sikurse të pasurit që i grumbullojnë skulpturat e ndryshme anembanë botës. Kjo ishte praktikë romake. Historia u bë komike në Romë dhe për fat të keq kjo histori zhvillohej në një herezi tëjet të madhe. Mendimtarët e drejtë së shpejti lodhen në këto rrethana të jetës. Në vete ndiejnë zbrazëti dhe ashtu fillojnë të interesohen për gjëra të reja. Kështu në këto rrethana edhe feja e krishterë filloi të jetë mjaft tërheqëse. Filozofia e saj hap pas hapi, dalngadalë i afronte njerëzit kah pragu i fesë. Ashtu edhe Justini deri tek pragu i fesë arritit nëpërmes filozofisë. Kur Justini kthehet në fenë e krishterë, krishterimi ishte në vlimin e plotë, sepse kishte profet të rrejshëm, shkolla të ndryshme. Ato ishin bashkësi të vogla, por ishin shumë dhe në të gjitha këto vështirë ishte të njihej edhe Kisha Katolike e Krishtit. Justini pati fat të kthehet në fenë e krishterë pikërisht atëherë kur ende ishin gjallë njerëzit të cilët i kishin njohur Pjetrin e Palin, ndërsa në Efez takohej me ata që e kishin njohur dhe dëgjuar Gjonin. Justini, pra, ishte afër trungut, burimeve të pastra fetare, të krishtëra. Justini u martirizua në vitin 166. Përkujtimin e tij e festojmë më 1 qershor.

Vepra

Justini shkruan dy Apologji, të cilat janë mjaft të njohura. Njëra është ajo që ia drejton Antoninit dhe tjetra Dialogu me Trifonin. Këto dy vepra e reflektojnë organizimin e Kishës në atë kohë. Apologjia e parë ishte shkruar rreth vitit 155 dhe ishte e përbërë prej dy pjesëve. Në pjesën e parë Justini kundershtonte paganet për akuzat që ata ua bënin të krishterëve (kapitulli 1-12). Paganet thonin se të krishterët janë ateistë, sepse nuk i nderojnë zotat e tyre, ndersa Justini ju përgjigjet: “Të krishterët vërtetë nuk i nderojnë zotat që janë fantazmë e njerzëve, por kjo nuk do të thotë se janë ateistë, sepse ata e nderojnë Zotin e vërtetë.” Në pjesën e dyte autori sqaron përmbajtjen e mësimit të krishterë dhe dëshmon për besimin dhe hyninë e Jezu Krishtit, përkatësisht se Jezu Krishti është Zot i vërtetë (kapitulli 30-53) Për sakramentet e hyrjes në bashkësi të krihsterë shkruan në kapitujt 61-67. Ndërsa në kapitullin 68. thotë: Që mos t`i denojnë njerëzit e pafaj vetëm se janë të krishterë. Justini mendon se të krishterët denohen vetëm e vetëm pse njerëzit nuk i njohin mirë. Po t`i njihnin mirë ata dhe fenë e tyre, të krishterët nuk do të pësonin salvime dhe keqtrajtime të shumta deri edhe me vdekje. Ai i jep rëndësi mësimit mbi fenë, traditën dhe Shkrimin shenjt. Apologjia e dytë është plotësim i së parës. Arsyeja e këtij shkrimi ishte Urbiku i Romës. Ky ishte prefekt i qytetit të Romës, i cili i gjykon për vdekje tre të krishterë vetëm e vetëm pse e dëshmojnë fenë. Justini ia tërheq vërejtjen Urbikut për krimet që iu bënë të krishterëve. Ai thotë: salvimi vjen nga demonet të cilët e urrejnë të vërtetën. Kjo është vepër djallëzore. Pjesa kryesore flet për rrymat kryesore filozofike siç është stoicizmi dhe platonizmi. Justini lartëson në këtë kontekst krishterimin mbi të gjitha filozofitë e tilla. Dialogu që bën me Trifonin hebre, është vepër e gjërë e Justinit. Ky polemizon me judenjtë. Judenjtë mendojnë se judaizmi është keqëtrajtuar, ndersa Justini thotë se judaizmi nuk është keqtrajtuar, por është i mangët me mospranimin e Jezu Krishtit si Mesi, të cilin e paralajmëruan profetet. Justini në mësimet e veta dëshiron të zberthejë të vërtetën, e cila mbron të krishterët. Flet për Logosin por nuk e sqaron kjart sikurse e sqaroi Filoni. Justini thotë: Logosi hyjnor u mishërua në Jezu Krishtin dhe na shpalli të vërtetën e plotë. Më tutje shton se çdo njeri si qenie racionale participon në një mënyrë në Logosin hyjnor, i cili ka në vete një pjesë të tij. Duke iu falënderuar këtij participimi, mund të vijmë deri tek e vërteta. Për fund mund të thuhet se të krishterët duhet ta dëshmojnë Zotin me jetë, ndërsa Kisha me sinqeritet të bëjë dialog me botën. Justini kërkonte që bota të jetë reale ndaj Kishës, ta nderojë atë, sepse besimtarët e saj nuk janë më pak njerëz dhe si të krishterë edhe ata duhet të jenë të nderuar dhe të pranuar.

Shpjegimet profetike

Besimtar i patundur i profecive

Përmbushja e profecive

Ardhja e Dytë dhe Danieli 7

Antikrishti

Një kohë, disa kohë dhe për gjysmën e një kohe

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Përkthimet e shkrimeve të Justin dëshmorit