Angjelina Araniti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Skeda:St. Angelina of Serbia.jpg|parapamje|djathtas|Shën Angjelina në një ikonë serbe.]]
[[Skeda:St. Angelina of Serbia.jpg|parapamje|djathtas|Shën Angjelina në një ikonë serbe.]]
'''Angjelina Araniti Komneni''' (l. [[shekulli XV|shek. XV]], [[Berat]] - v. [[30 korrik]] [[1520]], [[Krushedoli]]; {{lang-sq|Angjelina Arianit Komneni, Shën Angjelina, Shën Angjelina e Krujës, Shën Angjelina e Arbërisë}}, {{lang-sr|Angelina Branković, Мати Ангелина, ''Ангелина Бранковић'', Shën Angjelina e Serbisë}}) ishte një [[despoti|despoteshë]] e [[shekulli XV|shekullit të XV]], bashkëshortja e despotit [[serbët|serb]] [[Stefan Branković]]. Ajo rridhte nga një familje fisnike [[shqiptarët|shqiptare]] dhe ishte kunatë e [[Skënderbeu]]t. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga [[Kisha ortodokse serbe]].
'''Angjelina Araniti Komneni''' (l. [[shekulli XV|shek. XV]], [[Berat]] - v. [[30 korrik]] [[1520]], [[Krushedoli]]; {{lang-sq|Angjelina Arianit Komneni, Shën Angjelina, Shën Angjelina e Krujës, Shën Angjelina e Arbërisë}}, {{lang-sr|Angelina Branković, Мати Ангелина, ''Ангелина Бранковић'', Shën Angjelina e Serbisë}}) ishte një [[despoti|despoteshë]] e [[shekulli XV|shekullit të XV]], bashkëshortja e despotit [[serbët|serb]] [[Stefan Brankoviç]]. Ajo rridhte nga një familje fisnike [[shqiptarët|shqiptare]] dhe ishte kunatë e [[Skënderbeu]]t. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga [[Kisha ortodokse serbe]].


==Jeta==
==Jeta==

Versioni i datës 5 prill 2013 17:25

Skeda:St. Angelina of Serbia.jpg
Shën Angjelina në një ikonë serbe.

Angjelina Araniti Komneni (l. shek. XV, Berat - v. 30 korrik 1520, Krushedoli; shqip: Angjelina Arianit Komneni, Shën Angjelina, Shën Angjelina e Krujës, Shën Angjelina e Arbërisë, serbisht: Angelina Branković, Мати Ангелина, Ангелина Бранковић, Shën Angjelina e Serbisë) ishte një despoteshë e shekullit të XV, bashkëshortja e despotit serb Stefan Brankoviç. Ajo rridhte nga një familje fisnike shqiptare dhe ishte kunatë e Skënderbeut. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga Kisha ortodokse serbe.

Jeta

Relike me eshtrat e Shën Angjelinës në manastirin Krušedol

Angjelina Arianit Komneni u lind në Berat, në kohën kur shumica e shqiptarëve ishin të krishterë ortodoksë[1] dhe ishte bija e gjashtë e fisnikut Gjergj Arianit Komneni.[2] Angjelina ishte e motra e Donika Kastriotit, e cila ishte gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.[3] Angjelina u martua me udhëheqësin serb Stefan Brankoviç (afro. 1460—1461) në Shkodër,[4] të birin e despotit serb Đurađ Brankoviç (afro. 1427—1456).[5][6]

Njohja e saj me Stefanin e verbër djalin e Despotit të Sërbisë ndodhi më 1459 në kohën kur Despoti i Serbisë së bashku me djalin e tij u strehua tek i ati i Angjelinës, Gjergj Araniti për shkak të ndjekjes që i bënë osmanët pas rënies së Smederevës. Aty ata u dashuruan. Stefan Brankoviçi u verbua nga sulltani turk me 8 maj 1441 pasi sipas sulltanit i ati i Stefanit i shkeli kushtet e paqes.[4]

Angjelina dhe Stefani patën dy djem Gjergjin (Maksim) e Joanin[4] dhe dy (ose tre) vajza Maria, Milica (e ndoshta dhe Irena). Zonja Angjelina dhe despoti Brankoviç u larguan për në territoret e lidhjes së Lezhës dhe më pas në Friuli, Itali, kur Despotati serb dhe territoret e Lidhjes u pushtuan nga Perandoria osmane.[3] Territori i despotatit që nga viti 1459 ishte nën pushtimin osman.

Stefan Stefan Brankoviç vdiq në vitin 1476. Në vitin 1485, me shpalljen e të birit, Gjergjit, despot titullar i Despotatit serb në ekzil Angjelina shkoi në Mbretërinë e Hungarisë. Mbreti hungarez Mateja i jep në pronësi qytetin dhe pasurinë e KupinovësVojvodinë. Duke parë se ajo vetë nuk ishte në gjendje të mbante të gjithë manastiret, i shkruan një letër prekëse Princit të Madh të Moskës, Vasilit III Ivanoviç:

Pushteti tonë po i vjen fundi, ndërsa tëndi sa vjen e rritet. Prandaj edhe të marresh përsipër detyren tonë për tu përkujdesur e ndihmuar Kishat edhe manastiret e shenjta, të ngritura prej të parëve tuaj të pershpirtshem edhe të mitë.

— Letër e Angjelinës drejtuar Princit të Moskës, Vasilit III Ivanoviç

Me ndihmat që dërgoi Vasili III, Angjelina ndërtoi manastirin e Krushedolit dhe disa manastire të tjerë. Besohet se ndërtimi i këtij mmanastiri filloi në vitin 1509. Më vonë Angjelina u bë murgeshë në manastirin e Krushedolit, në malin Frushka Gora, Syrmia, ku edhe vdiq në fillim të shek. XVI.[3] Eshtrat e saj ruajtën në këtë manastir. Më 1716, kur turqit u vunë zjarrin këtyre kishave dhe manastireve, murgeshat arritën ta shpëtojnë vetëm një pjesë të eshtrave të Shën-Angjelinës, dorën e majtë, që sot e kësaj dite ruhet në kivotin e kishës së Manastirit të Krushedoll-it.[4]

Ajo nderohet si shenjtore nga Kisha ortodokse serbe me emrin Shën Angjelina e Serbisë dhe dita e saj festohet më 30 korrik dhe më 10 dhjetor.[3][5] Ajo shkroi një hagiografi të njohur si Hagiografia e Nënë Angjelinës (serbisht: Житије мајке Ангелине).

Mirënjohje

Kisha ortodokse serbe e ka shpallur Angjelinën shenjtore. Shumë kisha të tjera në Serbi mbajnë emrin e saj. Manastiri në Prats-de-Mollo-la-Preste mban një statujë të Angjelinës. Rrethanat se si është vendosur një statujë ortodokse në një manastirn katuloik ende nuk dihen. Në Beograd një rrugë mban emrin Majke Angeline (serbisht: Мати Ангелина) 44°47′18″N 20°31′09″E / 44.788308°N 20.519146°E / 44.788308; 20.519146.

Burime

Artikuj gazete
Dokumente dhe libra

Referenca

  1. ^ Lives of the Serbian Saints, by Voyeslav Yanich
  2. ^ Musachi, John (1515). "1515". Marrë më 3 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Është injoruar "John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty" (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ a b c d Elsie, Robert (2000). A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture. New York University Press. fq. 9. ISBN 0-8147-2214-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d Prifti, Pirro (31.12.2010). "Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare". Marrë më 5-04-2013. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  5. ^ a b St. Angelina of Serbia
  6. ^ Saint Angelina of Serbia