Rrethi i Matit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 35 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q202665 (translate me)
Rreshti 16: Rreshti 16:


=== Përkrenarja e Ilirëve e gjetur në Mat ka qenë në përdorim deri në pushtimin romak ===
=== Përkrenarja e Ilirëve e gjetur në Mat ka qenë në përdorim deri në pushtimin romak ===
Kultura e Matit është e pranishme në shumë territore të Shqipërisë duke filluar nga jugu i Shqipërise e duke mbaruar në [[Lezhë]], [[Shkodër]], Bujan të [[Tropojë]]s, [[Kukës]] etj. Pirustët ishin fis Ilir, banorë të krahinës së sotshme të Matit e Mirditës e disa krahinave në jug që deri në vitin 168 p.e.r bënin pjesë në mbretërinë ilire që përfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, taulante e dasarete të cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri në [[Vlorë]] . Më vonë ata rezistuan dhe mbetën të Pashkaterruar nga Romakët duke ruajtur pavarësinë deri në vitin 54 të erës sonë, kur Cesari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitin 6-9 të eres sonë, prusitë morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos. Pirustët, desidiatët e dalmatët ishin pothuajse të pathyeshëm në saje të pozitave së vendeve dhe maleve, të natyrës së ashpër dhe të zotësisë së tyre të fuqishme për të luftuar. Për herë të fundit fisi ilir i pirustëve përmendet nga Ptolemeu në shekullin e dytë para erës sonë. Ata përmenden si minatorë dhe përpunues të metaleve e sidomos të bakrit. Specialistët pirustë shkonin dhe nëpër fise të tjera ilire duke ushtruar zanatin e përpunuesit të metaleve. Besojmë se duhet të jenë të pirustëve disa toponime që gjenden sot në Mat siç janë mali i Farkës, sheshi i Farkës, përroi i Farkës etj. Zanati i farkëtarit është trasheguar brez pas brezi që siç do ta shohim më vonë mori zhvillim sidomos në krahinën e Skënderbeut, për prodhimin e armëve. Popullsia ilire në trevat e Matit mundi të ekzistojë e të ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve të ndryshëm. Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na çon deri në mesjetën e hershme, kur ilirët dalin në histori me emrat e ri Arbër.
Kultura e Matit është e pranishme në shumë territore të Shqipërisë duke filluar nga jugu i Shqipërise e duke mbaruar në [[Lezhë]], [[Shkodër]], Bujan të [[Tropojë]]s, [[Kukës]] etj. Pirustët ishin fis Ilir, banorë të krahinës së sotshme të Matit e Mirditës e disa krahinave në jug që deri në vitin 168 p.e.r bënin pjesë në mbretërinë ilire që përfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, taulante e dasarete të cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri në [[Vlorë]] . Më vonë ata rezistuan dhe mbetën të Pashkaterruar nga Romakët duke ruajtur pavarësinë deri në vitin 54 të erës sonë, kur Cesari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitin 6-9 të eres sonë, prusitë morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos. Pirustët, desidiatët e dalmatët ishin pothuajse të pathyeshëm në saje të pozitave së vendeve dhe maleve, të natyrës së ashpër dhe të zotësisë së tyre të fuqishme për të luftuar. Për herë të fundit fisi ilir i pirustëve përmendet nga Ptolemeu në shekullin e dytë para erës sonë. Ata përmenden si minatorë dhe përpunues të metaleve e sidomos të bakrit. Specialistët pirustë shkonin dhe nëpër fise të tjera ilire duke ushtruar zanatin e përpunuesit të metaleve. Besojmë se duhet të jenë të pirustëve disa toponime që gjenden sot në Mat siç janë mali i Farkës, sheshi i Farkës, përroi i Farkës etj. Zanati i farkëtarit është trasheguar brez pas brezi që siç do ta shohim më vonë mori zhvillim sidomos në krahinën e Skënderbeut, për prodhimin e armëve. Popullsia ilire në trevat e Matit mundi të ekzistojë e të ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve të ndryshëm. Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na çon deri në mesjetën e hershme, kur ilirët dalin në histori me emrat e ri Arbër.mati eshte nje nga rrethet me kryesore e shqiperise,,,, eshte vendi ku ka lindur heroi yne Kombetare Skenderbeu.


== Gjeografia ==
== Gjeografia ==

Versioni i datës 9 prill 2013 16:11

link={{{të çon}}}

Rrethi i Matit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Dibrës. Rrethi i Matit ka 62,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 1,028 kmé dhe kryeqendër Burrelin.

Historia

Origjina e emrit

Origjinën e fjalës Mat (Matja, Emathia) e kanë studiuar shumë studiues e shkencëtarë, por ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e saj. Disa besojnë se ky emër ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N. Jokli shpjegon se emri i krahinës vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalën mat`anë (mat`anë lumit, mat`anë bregut). Në një dokument të vitit 1304, në një listë anzhuine me emrat e 13 fiseve, përmendet edhe ai i Matit në formën e Matesos.

Gjurmë të kulturës Ilire

Krahina e Matit është një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire. Aty janë zbuluar objekte prej ku dhe dalin të dhëna për të gjithë periudhat historike të zhvillimit kulturor jo vetëm të trevës së Matit por edhe më gjërë, Mati është bërë tani i njohur jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë Shqipërisë, si një krahinë arkeologjike e rëndësishme me vlera të veçanta, sidomos për gjurmimin e studimin e kulturës ilire”. Në vitin 1952 në fshatin Bushkash nisën studimet e tre kodër varreve ilire ose siç quhen në gjuhën arkelologjike tumave. Në vitin 1952-1960 u zbuluan dhe u gërmuan edhe 35 tuma të tjerë ilire ku pjesa më e madhe e tyre i përket periudhës së parë të hekurit Në vitin 1971-1984 u zbuluan e u gërmuan dhe 18 tuma të tjera duke çuar numrin e tumave në 53. Kultura e tumave e varreve në Mat përfshin periudhat e bronxit të mesëm e deri në shekujt e parë të erës sonë. Përveç studimeve të kodërvarreve janë studiuar dhe disa vendbanime shpellore që ndodhen në veri të fshatit Bruç si dhe vendbanimi shpellor i Blazit, Këputës, Pëllumbave dhe Nezirit. Gërmimet e ndryshme arkeologjike kanë zbuluar gjurmë material që nga periudha e paleolitit të mesëm, në neolit e më pas. Ato hedhin dritë mbi ritet , doket e ilirëve, e arbërve, nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor që shprehet në vendbanimet e tyre në kala në qyteza në mënyrën e ndërtimit të tuneleve, varreve, ritit të varrimit etj... Në tumat e Matit janë gjetur me shumicë objekte zbukurimi të cilat, në të shumtën e rasteve janë prej bronxi, por janë gjetur edhe objekte prej ari siç janë dy temthorë spiralike. Këto objekte janë fibula të permasave të ndryshme të njohura në Ballkanin jugor dhe në Iliri që nga fundi i epokës së bronxit si dhe fibula të tjera. Janë gjetur armë dhe vegla pune, shpata bronxi, thika, heshta prej hekuri, hanxharë i quajtur ”Sica”, përkrenarë ilire, pafta bronxi të shekullit VI-V p.e.r. Një grup të larmishëm përbëjnë stolitë e tjera si stringlat, vargonjte, paftat, sumbullat, varëset, byzylykët dhe rruaza prej bronxi si dhe objekte prej qelqi dhe qelibari. Stolitë janë përpuanuar nga mjeshtrat vëndas, pirustët, të cilët banonin në luginën e Matit, Mirditës, Pukës që kishin për zanat shkrirjen e përpunimit të metaleve.

Qendra e Arbërisë

Pas pushtimit të Ilirisë nga romakët, tokat u ndanë në provinca romake dhe administroheshin direkt nga Roma. Por romakët me qëllim që të mos acaronin gjëndjen, në shumë krahina, fiset ilire i lanë të lira, të jetonin sipas zakoneve të tyre tradicionale. Një ndër keto fise sipas gjeografit Ptolemeu ishte fisi ilir Albanoi të cilit Roma i kishte lënë të drejtën e vetëadministrimit të brendshëm! Ptolemeu në një hartë të tij e shënon Albanoin afërsisht në trevat e sotshme të Matit. Bashkësia fisnore e Ilirëve mes Dibrës dhe Durresit ishte bashëksia e fisit Albanoi. Fisi Albanoi kishte dhe qytetin e tij me të njejtin emër, vendodhja e të cilit nuk është përcaktuar përfundimisht. Profesor Dhimitër Shuteriqi thotë: "Ka mendime që qendra e Arbërit të jetë Xibri ose Guri i Bardhë apo ndonje vend malor i luginës së Matit". Përveç disa hipotezave, duke u nisur edhe nga harta e Ptolemeut si dhe nga përcaktimi që i bën shkrimtarja Ana Komnena, mund të flitet për ekzistencën e një qyteti Albanoi në afërsi të fshatrave Dukagjin, Prellë e Mcuc të Matit. Albanologët e mëdhenj Pedersene Prashnike thonë se emri Arba (Alba) është emër i lashtë i krahinës së Matit dhe emrin Arbani e nxjerrim në burmin vendas të kohës antike. Një qytet mesjetar Alban ka ekzistuar, me 1332 ku e përmend Guielm Adae, kryepeshkop i Tivarit. Ai qytet ekziston të paktën që me 1166 kur kemi një ”prior të Arbërit”. Andrea prior Albanencis domethënë kreun e një qyteti të quajtur Alban. Në shekullin e XI emri Arbër , Arbëresh filloi të përmendet jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit, ndërsa shkrimtarja Ana Komnena i përcakton afërsisht kufinjtë gjeografike të Arbërisë, sipas saj territori me emrin Arbër (Arbanoi, Albanoi, Albani) përfshinte krahinat që shtriheshin mes Durrësit e Drinit. Por dihet se mes Durrësit dhe Drinit është krahina e Matit, Mirditës (Ndërfandise siç i thoshin atëherë) edhe Kurbinit. Studiues të ndryshëm duke bërë përpjekje për lokalizimin e principatës së Arbërit dhe qendrës së saj qytetit Alban, japin të dhëna se kjo principatë përfshinte Matin dhe se qendra e saj ishte Klosi. Por ka edhe të dhëna që brenda peshkopatës së Stefanës(Shqefnit te sotshëm) gjendet katundi Arbas dhe pikerisht pranë fshatit Dukagjin të sotshëm. Ky fshat Arbas tashmë nuk ekziston, por ekziston në rregjistrin osman të vitit 1467. Kjo zonë më vonë u zgjerua dhe bashkë me të u zgjeruan edhe kufinjtë territoriale të emërtimit Arbëri që arriten deri në Vlorë në jug e Pult në veri. Rreth vitit 1107, kur në krye të Bizantit ishte pernadori Aleks Komneni, arbëreshët deshën të flakin tej zgjedhën shekullore të bizantinëve dhe një pjesë e tyre përkrahën normadët që ishin futur në Shqipëri kundër perandorit Komnen. Ky perandor vendosi garnizone të forta për të mbrojtur kështjellat e grykat e Arbërisë. Por normadët me ndihmën e arbëreshëve sulmuan bizantët dhe shtinë në dorë grykat midis Krujës e Dibrës, domethënë grykat e Matit të sotëm. Pra krahina e sotshme e Matit ishte qendra e Arbërisë. Aty nga viti 1110 perandori Komnen vendosi sundimin e tij dhe përzuri normanët, por arbëreshët perfituan disa të drejta vetëqeverisëse, të cilat bënë të mundur më vonë të fuqizonin ato derisa aty nga shekulli i XII(1180) njihen emrat e 15 bujarëve të Arbërisë si Jonen Marku, Lek, Sernel, Palt etj që janë emra shqiptarë dhe emra fetarë si Dhimitër, Andrea, Pal, Aleks etj që gjenden të gjithë në rregjistrin osman të vitit 1467 të vilajetit të Matit. Nga fundi i shekullit të XII njihet sundimtari i principatës së Arbërisë, Progoni(1190-1199) i cili pati dy djem , Gjin dhe Dhimitrin. Pas Progonit sundimin e principatës e mori i biri Gjini(1199-1208) Arbëreshët nën udhëheqjen e Gjinit, në vitin 1204 morën pjesë në kryqezatën e 4 që nën nxitjen e Ppaes e të perandorit të Gjermanisë e të Venedikut shembën perandorinë bizantine. Në atë kohë principata e Arbërisë u rrit ndjeshëm. Ajo tani kishte dhe kryepeshkopatën e Arbërisë me qendër në krujë, që përfshinte tër kishat e Matit, Nderfandit, Kurbinit etj. Principata e Arbërisë kishte si fqinj të saj në jug Despotatin e Epirit, në lindje mbretërinë bullgare, në veri e verilindje mbretërinë e Rashes dhe në perëndim ishte Republika e Venedikut. Pas vdekjes së Gjinit vendin e zuri i vëllai i cili kishte për grua mbesën e perandorit bizantin Aleksit të III. Nën udhëheqjen e Dhimitrit principata e Arbërit njohu një ngritje politike dhe ekonomike. Prej vitit 1257 deri me 1259 për dy vjet me rradhë vazhdoi kryengritja e madhe e arbëreshëve kundër bizantit që u përhap që nga Durrësi, Ohri, Dibra e Matit dhe i përzunë garnizonet bizantinë. Në shekullin e XIV kuptimi gjeografik i Arbërisë arriti në veri deri në Ulqin e Tivar, ndërsa në jug përfshinte Çamërinë deri në Arte. Përkufizimi gjeografik i Arbërisë që bën Ana Komnena përkojnë me zotërimet e Gjon Kastriotit. Kjo përforcohej edhe po ti shtojmë edhe përkatësinë e krypeshkopatës që ishte në Krujë si dhe përkatësinë e kishave dhe territoreve që përmendet në letrën që Gjon Kastrioti i dërgonte me 1407, Senatit të Venedikut e ku thuhej se ”kisha ka 800 vjet që është në tokat e mia”. Por më vonë pushteti bizantin u forcua dhe u rivendos prapë në Arbëri, megjithatë Arbëria vazhdoi të ruante një farë autonomie dhe të sundohej nga sundimtarë arbëreshë. Në një dokument të vitit 1266 thuhet se njëri prej tyre Andera Urani qe me origjinë nga Mati. Pas vitit 1272 në Arbëri erdhën Anzhutë nga Italia e Jugut dhe e shpallën e Arbërine mbretëri nën Karlin e I Anzhu me qendër në Durrës dhe kryen disa luftime kundër pushtetit bizantin derisa me 1286 u përzunë dhe Arbëria ra përsëri nën sundimin bizantin. Në Arbëri qenë forcuar shumë feudalët vendas. Të tillë qenë Arianitët, Muzakët, Topiajt, Dukagjinët, Blinishtët, Skurajt, Ionimët etj. Rreth vitit 1374 e gjithë Arbëria ra nën sundimin e serbëve të Stefan Dushanit duke i dhënë fund sundimit bizantin në Shqipëri prej afro 9 shekuj e gjysëm.

Rregjistrimi i Popullsisë së Matit nga Osmanët

Rregjistrimi i popullsisë së Matit është nxjerrë nga disa rregjistra osmane dhe i perkthyer nga Selami Pulaha ne librin lufta ”shqiptaro-turke” në shekullin e 15 Defteri është i sanxhakut të Dibrës ku përfshihen vilajeti i Dibrës së sipërme, së poshtme, Gollobordës, Cermenikës, Matit, Urakës, Kurbinit, Krujës dhe Bendes. Treva e Matit ka qenë e ndarë në tre pjesë Vilajeti i Matit, i Dhimiter Jonimës dhe në Vilajetin e Urakës. Ky rregjistrim ka qenë bërë me qëllim që osmanët të vilnin taksat në fshatrat që pushtonin. Rregjistrimi u bë në kohë të vështira, ku Sulltan Mehmeti i II-të në krye të gjithë forcave perandorake hyri në Shqipëri në maj të 1446-s. Pushtuesit osmanë u përpoqën të vendosnin përfundimisht pushtetin e tyre në ato zona, duke kryer rregjistrimin e tokave të cilat ja aneksuan Sanxhakut të Ohrit. Por Skënderbeu pas një riorganizmi të shpejte i sulmoi turqit dhe i përzuri përsëri në prill të 1467-s. Në këtë defter thuhet se u gjendën vende të shkreta, fshatra të braktisura dhe popullsia kishte shkuar në male për ti shpëtuar rrënimeve ose për të luftuar. Gjatë fushatës ushtarake, sipas autorëve turq, pushtuesit gjatë vitit 1446, masakruan afro 15 mijë veta, ndërsa gjatë fushatës së vitit 1467, masakruan 8 mije banorë Të dhënat për vilajetin e Matit dhe të Urakës, janë përmbledhur në këtë vëllim, me qellim për tu sqaruar më mirë. Rregjistri përmban emrat e kryefamiljarëve, në bazë të cilëve, bazohet edhe numri i shtëpive. Mendohet se çdo familje kishte 5-7 vetë Me studimin e saktë të defterit del se shumë fshatra ishin të braktisura. Ky defter ka vlera të mëdha historiko-shkencore, sepse na jep të dhëna, jo vetëm për numrin e fshatrave, emrin e tyre, emrat e banorëve që banojnë në këto treva por edhe gjendjen ekonomike të tyre e pasuritë që zotëronin. Pas lufterave legjendare prej një çerek shekulli që zhvilloi Skënderbue, Shqipëria ra nën sundimin osman, të cilët vranë e rrënuan deri në themel tërë trevat e Skënderbuet, por sidomos kryeqendrën e saj, zemrën e shtetit të tij që ishte Mati.

Përkrenarja e Ilirëve e gjetur në Mat ka qenë në përdorim deri në pushtimin romak

Kultura e Matit është e pranishme në shumë territore të Shqipërisë duke filluar nga jugu i Shqipërise e duke mbaruar në Lezhë, Shkodër, Bujan të Tropojës, Kukës etj. Pirustët ishin fis Ilir, banorë të krahinës së sotshme të Matit e Mirditës e disa krahinave në jug që deri në vitin 168 p.e.r bënin pjesë në mbretërinë ilire që përfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, taulante e dasarete të cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri në Vlorë . Më vonë ata rezistuan dhe mbetën të Pashkaterruar nga Romakët duke ruajtur pavarësinë deri në vitin 54 të erës sonë, kur Cesari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitin 6-9 të eres sonë, prusitë morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos. Pirustët, desidiatët e dalmatët ishin pothuajse të pathyeshëm në saje të pozitave së vendeve dhe maleve, të natyrës së ashpër dhe të zotësisë së tyre të fuqishme për të luftuar. Për herë të fundit fisi ilir i pirustëve përmendet nga Ptolemeu në shekullin e dytë para erës sonë. Ata përmenden si minatorë dhe përpunues të metaleve e sidomos të bakrit. Specialistët pirustë shkonin dhe nëpër fise të tjera ilire duke ushtruar zanatin e përpunuesit të metaleve. Besojmë se duhet të jenë të pirustëve disa toponime që gjenden sot në Mat siç janë mali i Farkës, sheshi i Farkës, përroi i Farkës etj. Zanati i farkëtarit është trasheguar brez pas brezi që siç do ta shohim më vonë mori zhvillim sidomos në krahinën e Skënderbeut, për prodhimin e armëve. Popullsia ilire në trevat e Matit mundi të ekzistojë e të ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve të ndryshëm. Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na çon deri në mesjetën e hershme, kur ilirët dalin në histori me emrat e ri Arbër.mati eshte nje nga rrethet me kryesore e shqiperise,,,, eshte vendi ku ka lindur heroi yne Kombetare Skenderbeu.

Gjeografia

Mati shtrihet në pjesën qëndrore të Shqipërisë. Siperfaqja e rrethit është 997 km katrorë. Dendësia e popullsisë është 69 banorë për km katrorë. Në qytet banojnë 17% e popullsisë ndërsa pjesa tjetër banon në fshat. Kufiri natyror i Matit fillon nga lindja me malin e Dejës, zbret në Qafë-Murrë pastaj ngjitet nëpër majat e maleve të Balgjajt, që rradhiten në drejtim të jugut, për të zbritur në Qafë të Buallit, pastaj me në jug kufizohet me malësinë e Martaneshit duke u ndarë nga rrethi i Dibrës dhe Bulqizës. Nga këtej kufiri vijon në Malin me Gropa për të zbritur në qafën e Murrizës, vazhdon më tej duke u ndarë me rrethin e Tiranës, zbret në Qafë-Shtame, për tu ngjitur ne drejtim të veriperendimit në vargmalet e Skënderbeut, ku kufiri ndahet me rrethin e Krujës, vazhdon me Qafën e Belegut dhe përfundon në grykën e Shkopetit, që ndan Matin me rrethin e Kurbinit. Ndërsa nga ana veriperendimore kufizohet me malet Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut me kodrat e Prosekut, ku terrenet janë më të hapura dhe më të kalueshme, pastaj kufiri mbyllet për tu ndarë me rrethin e Mirditës. Mati gjendet midis kordinatave gjeografike 41o e 26` dhe 41o e 47`, gjërësi veriore dhe 19o e 52` dhe 20o e14` gjërësi lindore Ulëz Shkopet është vendi ku janë krijuar kanionet më të thellë e më të rëndësishme në Shqipëri. Tipike për këto ngushtime është Gryka e Shkopetit(40 metra) disa metra e thellë e çarë nga lumi Mat para se të dalë në fushë. Rilievi ngrihet mbi nivelin e detit në lartësinë më të madhe 2246 metra është Maja e Dejës. Dallohen katër nivele tarracore, që përbëjnë gropën e Matit nga Klosi deri në Ulëz. Në njërën nga këto tarraca lumore është vendosur qyteti i Burrelit. Klima në luginën e Matit është afërsisht si mesatare e klimës e gjithë Shqipërisë, lidhet me brezin e klimës mesdhetare e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe nga dimri relativisht i butë në luginë dhe disi i ashpër në brezin malor. Temperatura mesatare vjetore ne Luginën e Matit është afro 14 gradë celsius në ditët më të nxehta të korrikut arrin 38 gradë. Muaji më i ngrohtë është korriku me temperaturë mesatare 24 gradë, ndërsa më i ftohti është janari me temperaturë mesatare +4 deri 0 gradë celsius. Ditët me diell zënë 88-90% të ditëve të vitit.

Ndarja administrative

Rrethi i Matit përbëhet nga 2 bashki dhe 10 komuna që janë:

Shiko edhe