Feja: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 100: Rreshti 100:
== Statistika të numrit të besimtarëve ==
== Statistika të numrit të besimtarëve ==
Nga 6,677,563,921 njerëz sa vlerësohen se jetojnë në Tokë (korrik 2008), ata ndahen në këto besime fetare :
Nga 6,677,563,921 njerëz sa vlerësohen se jetojnë në Tokë (korrik 2008), ata ndahen në këto besime fetare :
* 33,32 % Krishterë
* 33,32 % të krishterë
* 21,01 % Mysliman
* 21,01 % Muslimanë
* 13,26 % Hindus
* 13,26 % Hindu
* 5,84 % Budist
* 5,84 % Budistë
* 0,35 % Sik
* 0,35 % Sikë
* 0,23 % Çifut
* 0,23 % Çifutë
* 0,12 % Behai
* 0,12 % Bahai
* 11,78 % religjione të tjera
* 11,78 % besime të tjera
* 11,77 % jofetar
* 11,77 % jo fetarë
* 2,32 % ateist
* 2,32 % ateistë


== Fe te tjera ==
== Fe te tjera ==

Versioni i datës 19 maj 2013 15:36

Shenjat dalluese të disa prej feve më të mëdha botërore.

Feja është marrëdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore dhe mes njerëzve që ushtrojnë të njëjtin kult; me fjalë të tjera mund të përcaktohet si një përçim tejnatyror (metafizik) i ndare e i koduar dhe i trashëguar në brendësinë e një bashkësie shoqërore. Nevoja fetare është e pranishme në çdo kulture në trajta të dukshme nga rite që kanë një vlerë shoqërore e munden pak a shumë të kenë një përmbajtje etike (udhëheqja e sjelljes së brendshme) dhe filozofike (dhënie përgjigjesh pyetjeve gjithësinore).

Përkufizime të tjera mbi fenë

Shkak, parim, ose sistem besimesh të mbajtura me bindje ose ndjenjë të fortë, si dhe adhurimi i Perëndisë ose mbinatyrores.

Një besim i fuqishëm në një fuqi ose disa fuqi te mbinatyrshme që mbikqyrin fatin njerëzor; institucion i të shprehurit të besimit në një fuqi hyjnore.

Besimi dhe nderimi ne fuqira ose nje fuqi te mbinatyrshme te menduar si krijues dhe mbarvajtës i gjithesise. Nje sistem vetjak ose i instituticionalizuar ne nje besim dhe adhurim te tille. Jeta ose kushtezimi i nje personi ne nje urdher fetar. Nje teresi besimesh, vlerash, dhe praktikash te bazuara ne mesimet e nje udheheqesi shpirteror.

Marrdhenie e qenieve njerzore me nje Perendi ose perendite ose me gjithcka qe ata e mendojne te shenjte ose, ne disa raste, thjesht te mbinatyrshme. Rreth 35% e popullesise ne bote jane te krishtere e cila eshte feja me e perhapur ne bote


Feja është nje sistem mendimi, ndjenje, dhe veprimi qe ushtrohet nga nje grup dhe qe u jep anetareve nje synim perkushtimi; nje norme e sjelljes nga e cila individet mund te gjykojne pasojat vetjake dhe shoqerore te veprimeve te tyre; dhe nje model drejtues me te cilin individet mund te lidhen me grupin e tyre dhe gjithesine e tyre.

Nje shkak, parim, ose veprimtari e ndjekur me zell ose perkushtim te ndergjegjshem.

Fillimet e besimit

Ashtu si bashkësitë njerëzore, edhe besimet, përmes një evoluimi prej mijëra vitesh, kanë kaluar në shkallë të ndryshme zhvillimi e ndryshimesh, si edhe religjionet e popujve të lashtë, politeistë. Mendimi mbizotërues i dijetarëve mitologë është se religjioni i mirëfilltë për herë të parë shfaqet në jetën e shoqërisë në të njëjtën kohë me lindjen e përfytyrimeve animiste. Animizmi është dukuria e shpirtittë padukshëm, të ndarë nga trupi, tërësisht të veçuar nga të perceptuarit e masës lëndore. Teorinë e animizmit si fillesë e shfaqjes së religjionit të vërtetë e ka përpunuar për herë të parë dhe në rrugë shkencore etnologu i shquar anglez E.Teilor (1832-1917). Të tjerë e kanë mbështetur dhe e kanë çuar më tej këtë interpretim, me anë të burimeve faktike të reja e të një analize më gjithëpërfshirëse. Gjithnjë është fjala për besimin e lashtë politeist e mbijetesat e tij të ardhura deri në kohën tonë. Sipas tyre, foshnjëha e njerëzimit, ashtu siç ndodh edhe tek fëmijët e vegjël, nuk arrinte në përgjithësime animiste religjioze në arsyetimin e saj, gjë që do të ndodhë më vonë, në shkallë më të larta të zhvillimit shoqëror. Mendohet, sipas studiuesve të mirënjohur etnologë, se idetë religjioze dëshmohen sadopak te homosapiens, por nuk dëshmohen thuajse aspak tek homohabilis dhe as tek homoerektus, pra aty-aty, rreth 300.000 vjet më parë. Me dëshmi më të shumta, të studiuara më thellë e më gjerë nga antropologët, për areale të caktuara të bashkësive njerëzore, ato na bëhen më të qarta vetëm këtu e 50.000 vjet e këtej. Edhe para shfaqjes së ideve fetare të njëmendta ka ekzistuar një farë kulti për të panjohurën: në lidhje me objekte, gjallesa a dukuri natyrore; ky kult kishte si shkak frikën, habinë e admirimin në drejtim të së panjohurës në natyrë e në jetën e njerëzve. Kësaj kohe i përkasin forcat e pakuptueshme e idetë magjike në përgjithësi; e po kështu fetishizmi, si cilësi të mbinatyrshme të objekteve të botës reale. Në rrënjë të tyre më të lashta, edhe totemizmi e disa përfytyrime magjike për të vdekurit shpjegohen si të natyrës magjike parafetare. Janë përfytyrime të mjegulluara të foshnjërisë së njerëzimit. Me zhvillimin e mëvonshëm të shoqërisë njerëzore, këto forca të lashta magjike marrin veti animistike e bëhen pjesë përbërëse e religjioneve të ndryshme, të lashta politeiste. Xh. G. Frejzer thekson së magjia ishte një formë e bindjes parafetare, me veti të mbinatyrshme e të pakuptueshme të sendeve e dukurive të natyrës e të gjallesave. Edhe totemizmi ishte, sipas tij, një formë e përfytyrimeve dhe e veprimeve magjike më të lashta. Më vonë të gjitha këto forma, në shumë raste, animizohen dhe bëhen shoqëruese të religjioneve të vjetra politeiste dhe të mbijetojave të tyre deri në kohë të vona, fillimi i shek.XX. Mbrojtës e zhvillues të këtyre teorive janë dijetarë të shumtë. I pari që e ka trajtuar magjinë teorikisht e në mënyrë të gjithanshme si dukuri me rrënjë parareligjioze është I. H. King. Të tjerë, si Xh. Lubbock, K. Beth, T Otto, G. VVerbernin, E. Durkheim, M. Mos, A. H. Krappe, E. De Martino, R. Pettazzoni, duke lënë pa përmendur edhe shumë të tjerë, e kanë shqyrtuar këtë dukuri në këndvështrime të ndryshme, duke e parë atë gjithnjë me rrënjë parafetare, por që ndërkohë është edhe shoqëruese, edhe e integruar në besimet e ndryshme politeiste e më tej.Ka disa dijetarë, etnologë të shquar si: W. Shmidt (1868-1954), E. A. Vestermarch (1861 -1939) dhe pasues të tyre, që duke u mbështetur tërthorazi në teoritë teologjike të krishtera, theksojnë se religjioni, madje vetë monoteizmi është aq i vjetër sa edhe shoqëria njerëzore. Sipas tyre, në fillim, kanë ekzistuar si bazë e shoqërisë besimi monoteist, sistemi patriarkor si organizim social e familja, e cila është më e hershme dhe paraprirëse në krahasim me fisin primitiv. Mohohet universaliteti i disa institucioneve shoqërore në shoqëritë parake, siç është totemizmi, ekzogamia, e drejta e amësisë etj. Ato japin shpjegime arsyetuese mbi shfaqjen e këtyre dukurive të sipërpërmendura, në rrethana shoqërore të caktuara. Shmidt, duke iu kundërvënë me forcë determinizmit evolucionist, formuloi parimet e veçanta të metodës së kërkimeve në etnologji, natyrisht e inkuadruar në shkollën kulturore - historike gjermane. Ai e quajti këtë "Shkolla kulturore-historike" në kuptimin e mendimit se në studimin e shoqërisë njerëzore nuk mund të përdoren metoda të evolucionit natyror, por metoda historike, që lidhen me parime morale, që përputhen me fakte e të dhëna të kulturës njerëzore në shkallë të ndryshme të zhvillimit të saj. Ky studiues e ndan kulturën e bashkësive njerëzore parake në tre shkallë zhvillimi të ndryshme, sipas komplekseve kulturore gjeografike dhe të burimeve të jetesës: 1. kultura parësore, pra me veçanësi tepër të lashta: disa tipe të bashkësive njerëzore si: popullsi mbledhëse e ushqimitthjeshtë nga natyra, gjahtari e peshkim; 2. kultura dytësore, një shkallë më e zhvilluar se e para, e vlerësuar si tip i veçantë jetese, si kompleks kulturor; 3. kulturatretësore, tipe kulturore mft të zhvilluara se e dyta, po krejt të veçanta. Në tërë këto tipe kulturore të fiseve primitive, qoftë dhe në ato lashtësi më arkaike siç janë Pigmejt në Afrikë, krahas besimeve në magji e që kanë një religjion politeist mjaft arkaik, kanë në besimet e tyre idenë e zotit më të lartë, i vetmi krijues e drejtues i botës dhe i njerëzve. Këtë teori të monoteizmit, si më parësor, të lindur bashkë me njeriun, i cili ka një Krijues të Lartë, e mbështet në të dhëna misionarësh eksplorues. Shmidt, teorinë e tij të paramonoteizmit e ka shqyrtuar në veprën e tij 12 vëllimëshe "Origjina e idesë për Zotin" (1926-1955), shoqëruar me shumë të dhëna të eksplorimeve të kryera në bashkësitë e njerëzve primitivë në anë të ndryshme të botës, me referenca burimesh të shumta e të shumëanshme. Edhe vetë Shmidt ka kryer eksplorime në bashkësi të ndryshme të njerëzve parakë.

Studiues të ndryshëm të historisë së religjionit e ndërkohë dhe eksploratorë të mirënjohur në bashkësitë parake, e kanë hedhë poshtë katërcipërisht praninë e monoteizmit në fiset e egra; këtë "monoteizëm" e kanë quajtur të mbështetur në fakte të dhunuara, të keqinterpretuara. Etnologë të mirënjohur në botë si F. Grebner, P. Erenrah etj. theksojnë se për monoteizëm, për një Zot të Vetëm Suprem Krijues, në bashkësitë primitive as që duhet bërë fjalë; në to vërehen vetëm besime politeiste që nuk kanë lidhje aspak me ide të perëndisë supreme si i vetmi krijues. Studiuesi më klasik i historisë së religjionit, R. Pettazzoni, e ka quajtur teorinë e pranisë së monoteizmit në fiset e egra, "një mit shkencor i shekullitXX".

6 fazat

Dijetari anglez J. Lebok (Lubbock) (1834-1913) i ka ndarë në 6 faza periudhat e zhvillimit të njerëzimit në përkatësi me idetë fetare.

  • Në fazën e parë, më të lashtën, kanë sunduar ide ku mungon besimi, ateizmi, pra mungesë e plotë e ideve fetare. Kjo nuk ka të bëjë aspak me ateizmin e sotëm, që në të vërtetë është kundërteizëm.
  • Së dyti, fetishizmi;
  • së treti, adhurimi i natyrës (kafshëve, bimëve, gurëve);
  • së katërti, shamanizmi;
  • së pesti: antropomorfizmi (hyjnitë të paraqitura në pamje njerëzore)
  • dhe së fundi: besimi në një perëndi të vetme e të gjithëfuqishme, pra monoteizmi

Feja ne trevat shqiptare

Artikulli kryesor Feja ne trevat shqiptare

Feja te shqiptarët është e përhapur që nga kohrat e moçme. Që nga fillimi kur në trojet e Ballkanit feja katolike e zëvendsoi besimin e mëparshëm e deri në kohrat e sotme ku në këto territore ka disa drejtime të feve të ndryshme (shiko listen). Mbas kohës së Rilindjes me të cilën mori hovin edhe më shumë ndjenja kombëtare e cila në kohën e Enver Hoxhes u përforcua edhe në kurriz të fesë, duke e shpallur RPSH si shtet ateist, roli i saj në jetën e përditshme ka rënë në shkallë të ulët (me përjashtim të një numri të vogël familjesh besimtare). Në fillim të këtij shekulli në trevat veriore shqiptare dallohet një lëvizje e dendur misionarësh nga besime të ndryshme. Se sa është efekti i tyre do të tregojë koha. Deri në fund të viteve 1990, kanë qenë të njohura këto fe dhe drejtime me rite të ndryshme.

Feja dhe shteti

Në disa shtete feja apo Shërbyesit fetarë janë të liruar nga detyrimi për të dëshmuar në procedura para autoriteteve publike dhe gjykatave në lidhje me çfarëdo fakti ose rrethanash që ata kanë mësuar gjatë kryerjes së këshillimit të tyre fetarë.[1]

Tek shtetet e themeluara nga kombi shqiptarë çështja e shtetit dhe e fesë janë të ndara tradicionalsht. Kjo mbase vije që nga Rilindja kombëtare. Që në atë kohë, anëtarët e Rilindjes kishin parftyrime të qarta sa i përket kësaj çështje dhe kjo duket se edhe ishte e bazuar në natyrën e popullit. Kështu njëri nga përfaqësuesit e Rilindjes thotë se Ti quash shqiptarët myslimanët dhe katolikët, që nuk i përkasin kishës greke dhe të pretendosh se ortodoksët e të njëjtit vend janë helenë, vetëm sepse ushtrojnë doktrinat e kishës ortodokse, do të thotë sipas pikëpamjes sonë, ta ngresh besimin fetar në parim kombsie dhe ta marrësh dogmën për racë, ritin për atdhe, gjë që është e papranuehme.[2]

Renditja e feve

Monoteizmi

Fjala monoteizëm rrjedh nga fjala greke mono = një dhe Theos = Perëndi që ka kuptimin: Besimi në një Perëndi të vetëm si krijuesi dhe sunduesi i botës, dhe i universit.

Politeizmi

Fjala politeizëm rrjedh nga fjalët greke polis dhe Theos = Perëndi që ka kuptimin e adhurimit të shumë zotave me atribute të ndryshme.

Në kohët e lashta adhurimi politeist ishte i zhvilluar dhe i larmishëm. Shihet kjo në fenë babilonase, egjiptiane, greke, romake etj. Çdo fenomeni natyror i cili ishte jashtë forcave njerëzore dhe në dëshire për kontrollin e këtij fenomeni i bashkangjitej një "kryetar", i cili dhe ishte zoti i kësaj. Ky adhurohej veçanërisht dhe kishte kultin, rregullat, zakonet dhe faltoren përkatëse. Kështu ishte zoti i pllenimit, seksit, erës, detit, tokës, i botës së përtejme, i fëmijëve, i qiellit etj.

Politeizmi u sulmua dhe u dënua nga 10 urdhërimet që Moisiu i dha popullit të Izraelit ndërsa po udhëtonin nëpër shkretëtirë nga Egjipti për në vendin e premtuar dhe ishte i pari nga këto urdhërime i pasuar dhe përforcuar nga i dyti:

  1. Mos kij Perëndi tjetër përpara meje
  2. Mos bëj skulptura ose piktura edhe t’i lutesh dhe t’i adhurosh në vend të Perëndisë.

Enoteizmi

Panteizmi

Animizmi

Lista e feve kryesore boterore

(Ne rend alfabetik)

Statistika të numrit të besimtarëve

Nga 6,677,563,921 njerëz sa vlerësohen se jetojnë në Tokë (korrik 2008), ata ndahen në këto besime fetare :

  • 33,32 % të krishterë
  • 21,01 % Muslimanë
  • 13,26 % Hindu
  • 5,84 % Budistë
  • 0,35 % Sikë
  • 0,23 % Çifutë
  • 0,12 % Bahai
  • 11,78 % besime të tjera
  • 11,77 % jo fetarë
  • 2,32 % ateistë

Fe te tjera

Fe te tjera, te shperndara para se gjithash ne Azi dhe ne Evrope jane:

Fe te zhdukura

Fete me te medhaja te se kaluares dhe tashme te zhdukura ishin:

Burimi i të dhënave

  1. ^ LIGJIN LIRINË FETARE NË KOSOVË Në amëzën assembly-kosova.org
  2. ^ Të nxierrura nga: Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në : Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.

Shiko edhe këtë