Jump to content

Dallime mes rishikimeve të "Bullaj (Marec) 21 prill 1999"

v
Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
v (Bot: Automated text replacement (-Janar +janar & -Shkurt +shkurt & -Mars +mars & -Prill +prill & -Maj +maj & -Qershor +qershor & -Korrik +korrik & -Gusht +gusht & -Shtator +shtator & -Tetor +tetor & -Nëntor +nëntor & -Dhjetor +dhjetor))
v (Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet)
'''Rënia heroike e dëshmorëve [[Isa Kastrati]], Sokol Sopi dhe Afrim Vitia'''
 
Në njërën nga ofensivat me [[18 Prill|18 prill]] [[1999]] në Gollap në përleshje me forcat ushtarake e policore armike, ndeshen me Brigadën 153 të [[Ushtria Çlirimtare e Kosovës|UÇK]]-së, Brigada udhëhiqej nga Komandant [[Adem Shehu]] nga [[Shqipëria]] dhe krahu i djathtë i tij komandanti për moral dhe politikë i shëndritshmi [[Isa Kastrati]].
 
Në vije të parë me shumë shokë bashkëluftëtarë ishte edhe Isë Kelmendi, pak me larg edhe [[Sokol Sopi]], [[Afrim Vitia]] e shumë bashkëluftëtarë të tjerë, Isë Kelmendi lidhur me betejën në fjalë thotë :
''"Dy ditë luftuam pa ndërprerë me Isa Kastratin dhe bashkëluftëtarët e tjerë në vijën e pare të frontit por të madhit Isa Kastratit as qerpiku i syrit s’i luante e me një heroizëm te pashoq qëndroj si një burrë që nuk dinte kurrë mpapa të shkonte, zëri dhe fjala i kumbonin deri në qiell bashkë me krismat, morali i tij i pazëvendësueshëm dhe tregonte kjartë se Liria e Kosovës kishte marrë rrugën që Isa Kastrati e kishte kërkuar plot një jetë".''
 
Në mbrëmjen e së martës së 20 prillit 1999, në frontin e Vitisë në Marec u plagosën rëndë Sokol Sopi e Afrim Vitia, me një urgjencë u tërhoqën nga vija e frontit dhe u sollën në shtëpinë e Bajram Vitisë, të nesërmen në mëngjesin e të mërkurës me 21 prill 1999 nën breshërinë e fuqishme të granatave çetnike i tërhjek Isa Kastrati dy të plagosurit në spitalin e improvizuar të "Skifterave”në Zllash, ishin nën përkujdesje të Doktoreshës Teuta Hadri deri në orët e pasditës por në mungesë të mjeteve Doktoresha nuk mundi të bënte më shumë dhe për të shpëtuar ata duhej dërguar në [[Llapi|Llap]] në spital ushtarak.
 
Mblodhi fuqinë dhe lëshon zërin nën dhimbjen e hidhur të plagëve [[Sokol Sopi]]: ''vetëm me Bacën Isë do ta mirrja këtë rrugë'', kështu shprehet edhe Afrim Vitia duke iu drejtuar Isa Kastratit me një buzëqeshje: "Do të na dërgosh baca Isë ?"
5.349

edits