Organizata e Kombeve të Bashkuara: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 177 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q1065 (translate me)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Skeda:Flag of the United Nations.svg|thumb|250px|right|Flamuri i OKB-së]]
[[Skeda:Flag of the United Nations.svg|thumb|250px|right|Flamuri i OKB-së]]
'''Organizata e Kombeve të Bashkuara''' ([[shkurt]]: OKB), është themeluar pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në [[Gjenevë]], ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në [[Nju Jork]], [[SHBA]].
'''Organizata e Kombeve të Bashkuara''' ([[shkurti|shkurt]]: OKB), është themeluar pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në [[Gjeneva|Gjenevë]], ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në [[New York|Nju Jork]], [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|SHBA]].


Sekretari i përgjithshëm aktual është [[Ban Ki-moon]].
Sekretari i përgjithshëm aktual është [[Ban Ki-moon]].
Rreshti 35: Rreshti 35:


* [[Lista e shteteve|Shtete anëtare të OKB-së]]
* [[Lista e shteteve|Shtete anëtare të OKB-së]]
* [[Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë|UNMIK]]
* [[UNMIK]]


<gallery>
<gallery>
Figura:Bankimoon.jpg|[[Ban Ki-moon]],<br />Sekretar i përgjithshëm
Figura:Bankimoon.jpg|[[Ban Ki-moon]],<br />Sekretar i përgjithshëm
Figura:Kofi Annan.jpg|[[Kofi Anan]],<br />Ish sekretar i përgjithshëm
Figura:Kofi Annan.jpg|[[Kofi Annan|Kofi Anan]],<br />Ish sekretar i përgjithshëm
Figura:UN building, Genevra.jpg|Ndërtesa e OKB-së në [[Gjenevë]]
Figura:UN building, Genevra.jpg|Ndërtesa e OKB-së në [[Gjeneva|Gjenevë]]
Figura:UN building.jpg|Ndërtesa e OKB-së në [[New York]]
Figura:UN building.jpg|Ndërtesa e OKB-së në [[New York]]
</gallery>
</gallery>

Versioni i datës 12 qershor 2013 00:44

Flamuri i OKB-së

Organizata e Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në Gjenevë, ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA.

Sekretari i përgjithshëm aktual është Ban Ki-moon.

OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca) dhe zëvendësoi Ligën e Shteteve e cila ishte formuar në vitin 1919 por nuk ishte tregua efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania e Japonia mes tjerash. Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve 1950-60 kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura. Sot OKB ka 192 shtete anëtare.

Struktura e sistemit

  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Nju Jork
  • Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Gjenevë
  • Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së
  • Këshilli i Mirëbesimit i OKB-së
  • Sekretariati i OKB-së
  • Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Hagë

Asambleja e Përgjithshme

Të gjitha shtetet anëtare të OKB-së janë të përfaqësuara ne Asamblenë e Përgjithshme. Ky organ seancat i mban të rregullta nga shtatori deri në dhjetor dhe në të diskutohen problemet e ndryshme globale. Vendimet e rëndësishme te cilat merren ne Asamblenë e Përgjithshme duhet të vendosen nga 2/3 e shumicës kurse ato më pak të rëndësishme vendosen me sistemin 50%+1 dhe çdo anëtare ka të drejtën e një vote. Të gjitha vendimet e këtij organi njihen si Rezoluta.

Këshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

Këshilli Ekonomik dhe Social

Këshilli Ekonomik e Social është përgjegjës për problemet ekonomike, sociale, kulturore, humanitare për të gjithë komunitetin botëror. Veprimtaria e tij zhvillohet për vendet më pak të zhvilluara përmes organeve të specializuara të OKB, si: UNDP (Program për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara), UNHCR (Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), UNICEF (Fondacioni Ndërkombëtar i Fëmijëve në nevojë), UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë e Kulturën).

Këshilli i Kujdestarisë

Eshte nje organ i suprimuar ne kuadrin e OKB. Ai konsiderohej si teper efektiv ne vitet 60 - 70 gjate kalimit nga sistemi i kolonizimit ne fitimin e pavaresise ne vendet e Afrikes dhe Azise.

Sekretariati

Sekretariati përbëhet nga Sekretari i Pergjithshëm e sekretarët e tjerë dhe ndjek veprimtarine e gjithë organeve të tjera. Sekretariati zgjidhet një here në çdo pesë vjet nga Asambleja mbi bazën e propozimit te Këshillit të Sigurimit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Gjykata ndërkombëtare e ka qendrën në Hagë dhe përbëhet nga 15 gjyqëtarë që zgjidhen nga Asambleja. Si organ juridik, OKB ka detyrë të vendosë për probleme te ndjeshme.

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme



Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) Flamuri i OKB-së
Sistemi i OKB-së: Asambleja e PërgjithshmeKëshilli i SigurimitKëshilli Ekonomik dhe SocialKëshilli i MirëbesimitSekretariatiGjykata Ndërkombëtare e DrejtësisëShtetet anëtare
Rezoluta e Kombeve të Bashkuara: Rezoluta e Asamblesë së PërgjithshmeRezoluta e Këshillit të Sigurimit