Patosi: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Addbot (diskuto | kontribute) v Bot: Migrating 20 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q18709 (translate me) |
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet |
||
Rreshti 19: | Rreshti 19: | ||
| DISTANCA_NGA_AEROPORTI = |
| DISTANCA_NGA_AEROPORTI = |
||
}} |
}} |
||
'''Patosi''' është një [[qytet]] në [[Shqipëri]]. |
'''Patosi''' është një [[qyteti|qytet]] në [[Shqipëria|Shqipëri]]. |
||
== Historia == |
== Historia == |
||
Rreshti 42: | Rreshti 42: | ||
Qyteti i Patosit ka 22 182 banorë. |
Qyteti i Patosit ka 22 182 banorë. |
||
Përbërja e popullsisë së Patosit është heterogjene, të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë si: [[Skrapari]], [[Laberia]], komuniteti çam, të ardhur nga krahinat e komunitetit Vlleh, nga Minoriteti etj. |
Përbërja e popullsisë së Patosit është heterogjene, të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë si: [[Rrethi i Skraparit|Skrapari]], [[Laberia]], komuniteti çam, të ardhur nga krahinat e komunitetit Vlleh, nga Minoriteti etj. |
||
== Kultura dhe sporti == |
== Kultura dhe sporti == |
Versioni i datës 12 qershor 2013 02:36
Stampa:Qytet në Shqipëri Patosi është një qytet në Shqipëri.
Historia
Qyteti i Ri Patos. Ndodhet në juglindje të qytetit të Fierit, në rrugën kombëtare Fier-Tepelenë. Një Qytezë industriale e krijuar rreth vitit 1949 për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët që punësoheshin në të quajturën "zona Patos-Marinëz" (një nga zonat më të pasura me naftë të Shqipërisë). Patosi është kryeqendra e industrisë së nxjerrjes së naftës në Shqipëri.
Gjeografia
Qyteti i Patosit përfshihet në rrethin e Fierit. Ai është qyteti i dytë më i madh pas Fierit, për nga numri i banorëve, në Qarkun e Fierit.
Patosi ndodhet 7 km në jugperëndim të qytetit të Fierit i shtrirë përgjatë vargut kodrinor cili ndan Fushën e Myzeqese nga lugina e lumit Gjanica. Ky varg kodrinor vazhdon në formë harku përgjatë rrugës Patos-Fier duke përngjarë me një amfiteater natyror. Ai është pjesë e kodrave të Mallakastrës së poshtme të cilat vazhdojnë drejt Jugut deri në lumin Vjosë.
Lartësia mesatare e tyre është rreth 200-300 m e cila vjen duke u ulur drejt Patosit derisa zhyten në fushën e Myzeqese. Pika më e lartë e rajonit ndodhet në kodrën e Margëlliçit me kuote 320 m mbi nivelin e detit. Përpara qytetit drejt veriut dhe veri-perëndimit shtrihet fusha e Myzeqesë ndërsa drejt veri-lindjes fusha e Rroskovecit.
Sipërfaqja sipas relievit ndahet në : Fushore 718 ha dhe Kodrinore 1488 ha. Prane qytetit degëzohen rruga Fier-Gjirokastër dhe Fier-Berat të cilat kanë ndikuar në shtrirjen dhe zhvillimin e rajonit. Klima është tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Kjo situatë ndikohet nga masat ajrore detare për shkak të distancës relativisht të shkurtër nga deti Adrtiatik (rreth 25 km).
Nga ana lindore dhe jugore, vargmalet e larta e pengojnë depërtimin e klimës së ftohtë kontinentale. Temperatura mesatare vjetore luhatet në 14-15 °C ndërsa temperatura e Janarit rreth 5 °C. Reshjet bien kryesisht në formë shiu ndërsa dëbora është dukuri e rrallë.
Gjatë verës bien vetëm 1/10 e reshjeve vjetore gjë që shtron nevojën e ujitjes së tokave bujqësore. Për këtë arësye janë ndërtuar disa liqene artificiale si ujëmbledhësi i Zharrzës, Lalarit, Rrozhdies etj.
Demografia
Qyteti i Patosit ka 22 182 banorë.
Përbërja e popullsisë së Patosit është heterogjene, të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë si: Skrapari, Laberia, komuniteti çam, të ardhur nga krahinat e komunitetit Vlleh, nga Minoriteti etj.
Kultura dhe sporti
Skuadra e futbollit e qytetit quhet "Albpetrol", e cila arritjen më të mirë ka daljen në finalen e kupës së Shqipërisë me "Partizanin" në sezonin 93'- 94', si dhe pjesëmarrjen në kupën e kupave të Evropës në sezonin 94'- 95'.
Lidhje të jashtme
Shiko edhe
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |