Zlatan Ibrahimović: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 66: Rreshti 66:


== Karriera ==
== Karriera ==

===Ajax===






Versioni i datës 16 qershor 2013 10:46

Zlatan Ibrahimović

Ibrahimović në vitin 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëZlatan Ibrahimović
Datëlindja (1981-10-03) 3 tetor 1981 (42 vjeç)
VendlindjaMalmö, Suedi
Gjatësia1.95 m (6 ft 5 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri10
Karriera me të rinjtë
Malmö BI
FBK Balkan
Malmö
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2001Malmö FF40(16)
2001–2004Ajax74(35)
2004–2006Juventus70(23)
2006–2009Internazionale88(57)
2009–2011Barcelona29(16)
2010–2011Milan (në huazim)29(14)
2011–2012Milan32(28)
2012–Paris Saint-Germain33(29)
Karriera ndërkombëtare
2001Suedi U-217(6)
2001–Suedi90(41)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 03:44, 9 February 2013 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13:28, 7 February 2013 (UTC)

Zlatan Ibrahimoviq (lindur më 3 tetor të vitit 1981) në Malmö, Suedi, është futbollist suedez me prejardhje Boshnjake dhe Kroate . Momentalisht luan në France, në klubin Paris Saint-Germain FC.

Zlatan Ibrahimoviq njihet njeri nder sulmuesit me te rrezikshem ne Europe dhe me gjerë. Karrieren e filloi ne Suedi te ekipi Malmo ku pastaj u transferua te Ajaxi i Amsterdamit ku shenoi disa gola te bukur para se te kalonte te gjiganti italian Juventus]]. Pas problemeve ne Itali dhe skandaleve qe u krijuan, erdhi puna qe Juventus FC te binte ne Serie B dhe ku pastaj Ibrahimoviq u transferua ne FC Inter ku korri suksese te medha. Ne verën te vitit te kaluar ai u transferua te FC Barcelona ku se tregoi veten dhe pastaj u rikthye AC Milan. Te AC Milan ne sezonin e parë ne 29 ndeshje shenoi 14 gola duke ndihmuar ekipin e AC Milan te fitonte kampionatin ne sezonin 2010-2011. Ne sezonin tjeter Ibrahimoviç bëri nje raqitjepa akoma me te mire se vitin e shkuar. Ai fitoi SuperKupen e Italise kunder FC Inter me rezultatin 2-1 ku Ibrahimoviç shenoi golin e barazimit. Ne kampionat shenoi plot 29 gola duke u shpallur golashenuesi me i mire i Serie A duke lene mbrapa Diego Milito me 24 gola. Ne Merkaton e veres Zlatan Ibrahimoviq dhe Thiago Silva u transferuan te klubi Paris Saint Germain. Per Ibren PSG pagoi plot 20 Milion Euro.


Karriera

Ajax

Juventus

Zlatan Ibrahimoviç u transferua nga Ajax tek Juventus FC për 16 Milion €. Zlatan Ibrahimoviç ishte një titullar sepse Golashënuesi më i mirë i Juventusit David Trezeguet ishte dëmtuar. Në sezonin e tij të parë Ibrahimoviç arriti të shënoj 16 Gola. Në fund të sezonit thuhej se Juventus kishte refuzuar një ofertë 70 Milion € nga Real Madrid CF për Suedezin. Në fund ky lajm doli një sajesë e krijuar nga agjenti i tij Mino Raiola me qellim për ti rritur vlerën e kartonit. Më 14 Nëntor Zlatan Ibrahimoviç fitoi Guldbollen një trofe i cili i jepej lojtarit më të mirë Suedez.

Në sezonin e tij të dytë me Juventus FC nuk arriti dot të shkelqej për shkak se u la menjëane nga Juventus FC për shkak të rikthimit të Trezeguet. Zlatan Ibrahimoviç shënoi më pak Gola dhe dha më pak assis. Kur Juventus FC ra nga kategoria për shkak të Calcopolit, drejtuesit e Juventusit u përpoqën të mbanin yjet e ekipit përfshi edhe Ibrahimoviç, por agjenti i tij ia shkëputi kontratën.

Në total Zlatan Ibrahimoviç luajti 92 Ndeshje dhe shënoi 26 Gola dhe dhuroi 6 Assis. Me Juventusin fitoi 2 Serie A por këto 2 trofe iu dhuruan Interit për shkak të Calcopolit.

Inter

Ne 10 Gusht 2006 Ibrahimoviç u transferua nga Juventus FC tek F.C. Internazionale Milano per 24 Milion Euro. Ibrahimoviç deklaroi se ai mbeshteste Interin qe kur ishte femij. Ibrahimovic ne sezonin e tij te pare tek F.C. Internazionale Milano shenoi 15 gola, dhe Inter fitoi Serie A me nje rekord pikesh, plot 97.

Ibrahimoviç luajti ndeshjen e tij te 100 ne Serie A ne 16 shtator 2007. Ai rinovoi kontraten e tij deri ne vitin 2013. Ai shenoi 2 gola kunder PSV ne fazen e grupeve UEFA Champions League ne 2 tetor 2007. Goli i tij i fundit ne Europ ishte ne Dhjetor te 2005. Ai e perfundoi sezonin e UEFA Champions League 2007-2008 me Inter me 5 gola ne 7 ndeshje. Me 18 Maj 2008 ai u rikthye nga demtimi ne gju dhe shenoi 2 gola ne javen e funit te Serie A kunder Parma F.C duke i dhene F.C. Internazionale Milano Skudeton e 3 rradhazi.

Ai ne sezonin 2008-09 shkelqeu dhe shenoi golin me te bukur ne Serie A kunder Bolognas. Ai e shenoi golin kunder Bolognas pas nje krosimi te Adriano Leite Ribeiro. Ibrahimoviç gjithashtu fitoi cmimin e golashenuesit me te mire te Serie A me 26 gola. Ne ndeshjen e fundit te Serie A kunder Atalantas Ibrahimoviç shenoi 2 here duke i dhene Interit kampionatin numer 17.

Barcelona

Pasi Maxwell u transferua te FC Barcelona, presidenti Joan Laporta komfirmoi se edhe Ibrahimovic u tranferua tek FC Barcelona. Ibrahimovic debutoi me gol per FC Barcelona ne sezonin e ri 2009-10 ne ndeshjen e pare te La Liga kunder Sportling Gijon. Ai vazhdoi te shenonte serisht per FC Barcelona kunder Getafes pas assistit te Lionel Messi Ai shenoi ne 19 shtator golin e tij te 3 ne 3 ndeshje kunder Atlético Madrid. Pastaj Ibrahimovic shenoi 3 dite me vone kunder Racing Santander dhe mori nje karton te verdh. Ai shenoi serisht 4 dite me vone kunder Malages. Ne 5 ndeshjet e para te sezonit Ibrahimovic regjistronte 5 gola. Ibrahimovic shenoi golin e tij te pare ne El Clásico kunder Real Madrid CF. Ibrahimovic gjithashtu shenoi nje dopiet kunder Real Zaragoza. Ai shenoi ne 2 dhjetor kunder Xerez. Ne kampionat zhvilloi 29 ndeshje dhe shenoi 16 ndeshje. Ne fazen e gurpeve te UEFA Champions League Ibrahimovic shenoi vetem nje gol, kurse golat me te rendeshem qe shenoi ne UEFA Champions League ishte dopieta kunder Arsenal. Gjithashtu Ibra shenoi edhe ne Raundin e 16 kunder Shtutgartit. Ibrahimovic gjate kohes qe luajti per FC Barcelona Ibrahimovic fitoi 1 La Liga, 2 SuperKupa Spanje, 1 UEFA Super Cup dhe 1 Boteror Klubesh. Ne sezonin 2010-11 Ibrahimovic luajti vetem nje ndeshje dhe shenoi vetem nje gol ne SuperKupen e Spanjes. Ne 46 ndeshje Ibrahimovic shenoi 22 Gola.

Milan

Më 28 Gusht 2010 AC Milan lajmëroi në faqen e saj zyrtare në internet që kishte arritur marrëveshjen me sulmuesin e FC Barcelona, Zlatan Ibrahimoviç. AC Milan e mori Ibrën në formë huazimi për sezonin 2010-2011 dhe me të drejtë blerjeje në sezonin 2011-2012 për 24 Milion €. Ibrahimoviç debutoi për AC Milan më 11 Shtator në humbjen 2-0 të AC Milan kundër AC Cesena ku Ibrahimoviç humbi edhe një penallti. Ibrahimoviç shënoi Golin e tij të parë me AC Milan 4 dite më vonë më 15 Shtator në ndeshjen e UEFA Champions League kundër Auxerre në minuten e 66. Ibrahimoviç pas 3 minutash shënoi edhe Golin e dytë. Më 14 Nëntor Zlatan Ibrahimoviç shënoi Golin e fitores së AC Milan kundër ish klubit të Ibres Inter. Zlatan Ibrahimoviç shënoi me penallti në minutën e 5 duke i dhënë Milanit fitoren 1-0 kundër Interit. Më 20 Nëntor Ibrahimoviç shënoi Golin e tij të 7 me AC Milan kundër ACF Fiorentina me një gjysmë-rrafishat në minuten e 45. Ibrahimoviç me Golin kundër ACF Fiorentina kaloi Alexandre Paton duke u bërë Golashenuesi më i mirë i klubit për sezonin 2010-2011. Më 4 Dhjetor 2010, në një ndeshje kundër Brescia, Ibrahimoviç dhuroi një assis për Kevin-Prince Boateng në Golin e parë dhe shënoi Golin e tretë me një goditje shumë të fuqishme në minutën e 30. Më 12 Dhjetor, Ibrahimoviç bëri atë që bëri 8 ditë më përpara duke dhuruar një assis për Kevin-Prince Boateng në Golin e parë dhe duke shënuar Golin e tretë kundër Bolognas. Pas Golit dhe Assistit kundër Bolognas, Ibrahimoviç regjistronte 13 Gola dhe 8 Assis në 21 Ndeshje dhe e krahasoi veten me Legjenden e AC Milan Marco van Basten.


Ibrahimoviç mori kartonin e tij të parë të kuq me skuadrën e AC MilanKupën e Italisë kundër A.S. Bari në barazimin 1-1 në San Siro në Mars të 2011. Ibrahimoviç u ndeshkua me karton të kuq sepse goditi në stomak mbrojtësin Marco Rossi me tak. Për këtë ndërhyrje të rëndë Ibrahimoviç u ndëshkua me 3 Ndeshje pezullim. Zlatan Ibrahimoviç u rikthye pas 3 Ndeshjeve pezullim në Shkurt të vitit 2011 në humbjen e AC Milan 2-1 kundër ACF Fiorentina. Albitri i ndeshjes akuzoi Ibrën se e kishte ofenduar në fund të ndeshjes, por Ibrahimoviç mohoi gjithcka duke thënë se ai ishte i nervozuar nga humbja. Zlatan Ibrahimoviç fitoi Serie A me AC Milan duke fituar Kampionatin e tij të 8 ne karriere. Ai i bë lojtari i parë në historinë e futbollit që fiton 8 Kampionate në 3 shtete të ndryshme dhe me 5 skuadra të ndryshme. AC Milan dhe FC Barcelona ranë dakort për shitjen e Zlatan Ibrahimoviç më 18 Qershor 2011.


Në ndeshjen e parë të sezonit 2011-2012, Zlatan Ibrahimoviç shënoi në finalen e SuperKupës Italiane kundër rivalëve të qytetit Inter. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 për AC Milan dhe Ibrahimoviç fitoi trofeun e tij të dytë me AC Milan. Ibrahimoviç gjithashtu shënoi Gol në javën e parë të Serie A në barazimin e AC Milan kundër SS LazioSan Siro me rezultatin 2-2. Ibrahimoviç shënoi Golin e trete në ndeshjen e dytë të AC MilanUEFA Champions League në fitoren 2-0 kundër Viktoria Plzeň. Ibrahimoviç shënoi me penallti në minutën e 53. Zlatan Ibrahimoviç vazhdoi të shënonte në UEFA Champions League në ndeshjen tjetër kundër BATE Borisov, 1 Gol në fitoren 4-1 kundër Parma FC dhe 2 Gola të tjerë kundër AS Roma duke e bërë muajin Tetor shumë të suksesshëm. Nëntori ishte gjithashtu një muaj shumë i suksesshem për Ibrën pasi shënoi sërisht kundër BATE Borisov në UEFA Champions League dhe CataniasSerie A. Ne superndeshjen midis AC Milan dhe FC BarcelonaUEFA Champions League. Zlatan Ibrahimoviç ishte në formacion të parë. Në minutën e 20 të ndeshjes Ibrahimoviç mori një pasim nga Clarence Seedorf dhe shënoi kundër ish klubit të tij FC Barcelona. AC Milan humbi këtë ndeshje me rezultatin 2-3. Zlatan Ibrahimoviç e mbylli muajin Nëntor me 2 Gola të shënuar kundër Chievos. Me këtë 2 Golësh Ibrahimoviç arriti kuotën e 100 Golave në Serie A. Ibrahimoviç vazhdoi formën e tij fantastike në Dhjetor duke shënuar nga 1 Gol në 5 Ndeshje rradhazi në Serie A. Viti 2012 startoi me një notë të lartë për Ibrahimoviç i cili shënoi 1 Gol me penallti kundër Atalanta BC. Ibrahimoviç ishte Golashënuesi më i mirë i Serie A me 14 Gola në 16 Ndeshje pas 2 Golave të shënuar kundër Novara Calcio. Golin e dytë kunder Novaras Ibrahimoviç e shënoi pas një kthese me tak. Më 5 Janar 2012 në një ndeshje në San Siro midis AC Milan dhe SSC Napoli, Zlatan Ibrahimoviç u ndëshkua me karton të kuq sepse goditi me shuplak mbrojtësin e Napolit Salvatore Aronica. Për këtë ndërhyrje Zlatan Ibrahimoviç u ndëshkua me 3 Ndeshje pezullim. Më 15 Shkurt në UEFA Champions League, AC Milan u përball në San Siro kundër Arsenal F.C. ku Zlatan Ibrahimoviç dha 2 assis për Golat e Robinhos dhe shënoi 1 Gol me penallti duke ndihmuar AC Milan që të fitoj kundër Arsenal F.C. me rezultatin 4-0. Ibra vazhdoi të shënonte Gola pa pushim. Në Mars Zlatan Ibrahimoviç shënoi një Hattrick (3 Gola) kundër Palermos në Stadio Renzo Barbera. 2 Golat e parë u assistuan nga Robinho kurse Goli i 3 u assistua nga Urby Emanuelson. Në 3 Ndeshjet e tjera Zlatan Ibrahimoviç shënoi 4 Gola, 2 kundër Romës dhe 2 kundër Sienes. Në ndeshjen e fundit të Serie A AC Milan u përball kundër Interit ku AC Milan humbi me rezultatin 4-2. Të 2 Golat e AC Milan i shënoi Ibra. Zlatan Ibrahimoviç fitoi titullin e Golashënuesit me 28 Gola në 32 Ndeshje. Zlatan Ibrahimoviç e fitoi këtë trofe për herë të dytë pasi e kishte fituar edhe më Interin në sezonin 2008-2009. Në total Ibrahimoviç luajti 85 Ndeshje me AC Milan dhe shënoi 56 Gola dhe dhuroi 27 assis.

PSG

Me 17 Korrik 2012 PSG ose ndryshe Paris Saint-Germain konfirmoi se kishte bere nje mareveshje me AC Milan per blerjen e Ibrahimoviç dhe Thiago Silva. Per Ibrahimoviç PSG pagoi 20 Milion Euro. Ibrahimoviç firmosi nje kontrat 3 vjecare me nje page vjetore prej 14 Milion Euro + 2 Milion qe ju dhan nga PSG qe u largua nga AC Milan. Me kete pag qe ka Ibrahimoviç 14 Milion Euro, eshte futbollisti i dyte ne bote me i paguar pas Samuel Eto'o qe merr 20 Milion Euro ne sezon. Me 17 Korrik 2012 diten qe PSG kishte konfirmuar qe kishte blere Ibrahimoviç per 20 Milion Euro ky i fundit firmosi kontraten dhe ne prezantimin e tij tha: "Ky eshte nje hap i madhe ne karrieren time dhe nje tjeter enderr qe u be realitet. Un jam shume i lumtur, sepse projekti qe ka klubi me pelqen dhe gjithashtu me pelqen qe edhe une jam pjese e saj. Un dua te hyj ne historin e klubit. Jam ketu per te fituar dhe asgje me shume."

Ne debutimin e tij per PSG ne Ligue 1 Ibrahimoviç shenoi 2 gola ne pjese e dyte te ndeshjes kunder Lorient. Ne pjesen e pare PSG po humbiste 0-2 por ne pjese ne dyte Ibrahimoviç shenoi 2 gola dhe 1 me penallti. Ai shenoi gjithashtu dhe 2 gola te tjere ne ndeshjen tjeter te PSG kunder OSC Lille ne pjese ne pare te ndeshjes duke i dhene PSG fitoren e trete ne pas 3 barazimeve te marra ne 3 javet e para. Golin e pare kunder Lille Ibrahimoviç e shenoi pas 18 sekondave qe eshte edhe goli me i shpejte ne karrieren e Ibrahimoviç dhe me i shpejti ne kete sezon ne Ligue 1.

Ne ndeshjen hapese te UEFA Champions League per sezonin 2012-2013 Ibrahimoviç shenoi golin e tij te 6 ne ndeshjen e tij te 5 me panallti. Ibrahimoviç shenoi me penallti ne pjesen e pare kunder Dynamo Kyiv, ndeshje e Grupit A. Ibrahimoviç pas golit te tij kunder Dynamo Kyiv u be lojtari i pare ne historin e futbollit qe shenon per 6 skuadra te ndryshme ne UEFA Champions League. Me 8 Tetor 2012 Ibrahimoviç u be lojtari i 3 ne historine e futbollit pas Laurent Blanc dhe Ronaldinho qe luajti ne El Clásico ne Spanj, ne Derby della Madonnina ne Itali dhe ne Le Classique ne Franc. Ibrahimoviç shenoi 2 gola kunder Marseille. Golin e 2 kunder Marseilles e shenoi me goditje denimi. Ndeshja perfundoi 2-2. Me 11 Dhjetor 2012 Ibrahimoviç shenoi nje Hattrick (3 Gola) kunder Valenciennes, ndeshja perfundoi 3-0 dhe ky ishte Hattricku i pare ne kete sezon.

Ne Janar Ibrahimoviç morri fanellen me numrin 10 pas largim te Brazilianit Nenê. Ibrahimovic u be assistuesi me i mire i UEFA Champions League pas perfundimit te sezonit. Ibrahimoviç dha 7 assis. Me 12 Maj 2013 Ibrahimoviç fitoi trofeun e tij te pare me PSG pas nje fitore jasht fushe kunder Lyon duke i dhene titullin e 3 PSG pasi titulli i fundit qe kishte marre ishte ne sezonit 1993-1994.

Golat me kombetaren Suedeze

Lista e Golave dhe rezulatet me Suedin.

Statistikat

Skuadra Sezoni Kampionati Kupa Europa1 Tjeter2 Total
Ndeshje Gola Assis Ndeshje Gola Assis Ndeshje Gola Assis Ndeshje Gola Assis Ndeshje Gola Assis
Malmö FF 1999 6 1 0 6 1 0
2000 26 12 0 26 12 0
2001 8 3 0 8 3 0
Total 40 16 0 40 16 0
Ajax 2001–02 24 6 4 3 1 1 6 2 0 33 9 5
2002–03 25 13 1 3 3 0 13 5 1 1 0 0 42 21 2
2003–04 22 13 7 1 0 0 8 2 0 31 15 7
2004–05 3 3 1 1 0 0 4 3 1
Total 74 35 13 7 4 1 27 9 1 2 0 0 110 48 15
Juventus 2004–05 35 16 1 0 0 0 10 0 3 45 16 4
2005–06 35 7 1 2 0 0 9 3 1 1 0 0 47 10 2
Total 70 23 2 2 0 0 19 3 4 1 0 0 92 26 6
Internazionale 2006–07 27 15 5 1 0 0 7 0 2 1 0 1 36 15 8
2007–08 26 17 13 0 0 0 7 5 0 1 0 0 34 22 13
2008–09 35 25 8 3 3 0 8 1 3 1 0 0 47 29 11
Total 88 57 26 4 3 0 22 6 5 3 0 1 117 66 32
Barcelona 2009–10 29 16 9 2 1 0 10 4 2 4 0 2 45 21 13
2010–11 1 1 0 1 1 0
Total 29 16 9 2 1 0 10 4 2 5 1 2 46 22 13
Milan 2010–11 29 14 13 4 3 0 8 4 0 41 21 13
2011–12 32 28 9 3 1 0 8 5 5 1 1 0 44 35 14
Total 61 42 22 7 4 0 16 9 5 1 1 0 85 56 27
Paris Saint-Germain 2012–13 33 29 4 3 2 0 9 3 5 0 0 0 44 34 15
Total 34 30 4 3 2 0 9 3 5 0 0 0 46 35 15
Career totals 395 217 76 25 14 1 103 34 22 12 2 3 536 267 108

Trofe

Ajax

Juventus

Internazionale

Barcelona

AC Milan

Cmime Individuale

Rekorde Personale

  • I vetmi lojtar qe ka fituar 9 Kampionate ne 10 Sezone.
  • I vetmi lojtar qe ka fituar 9 Kampionate me 4 Skuadra te ndryshme.
  • I vetmi lojtar qe ka shenuar me 6 skuadra te ndryshme ne UEFA Champions League.
  • I vetmi lojtar qe ka shenuar 2 gola ose me shume ne 3 Kampionate Evropiane me Suedin.
  • I vetmi lojtar Suedez qe ka fituar Golden Foot.
  • I vetmi lojtar qe eshte shpalluar Lojtari me i mire i Serie A ne 4 vite.

Lidhje të jashtme

Referenca

  1. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura uefa.com

<references> ^http://www.psg.fr/en/Equipe-Pro/300002/Fiche-joueur/2737/Ibrahimovic-Zlatan^