Lushnja: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 35: Rreshti 35:

== Kultura ==
== Kultura ==
Edhe pse me numër të kufizuar banorësh, Lushnja dallohet si një nga rrethet me prodhim të rëndësishëm kulturor. Në Lushnjë kanë lindur dhe janë rritur artistikisht shumë personalitete të kulturës shqiptare. Në fushën e dramaturgjisë përmenden veçanërisht dramaturgu Loni Papa, aktorja Margarita Xhepa, si dhe aktori-regjisor, Gjergji Lala(tani gjendet në Itali dhe vazhdon të punojë si aktor; roli i tij i fundit është ai i ambasadorit sovjetik në filmin "Il papa buono". Lushnja është vendlindja e këngëtares më të madhe shqiptare të të gjitha koherave, Vaçe Zela. Në fushën e letërsisë ky qytet zë një nga vendet më të rëndësishme në Shqipëri.
Edhe pse me numër të kufizuar banorësh, Lushnja dallohet si një nga rrethet me prodhim të rëndësishëm kulturor. Në Lushnjë kanë lindur dhe janë rritur artistikisht shumë personalitete të kulturës shqiptare. Në fushën e dramaturgjisë përmenden veçanërisht dramaturgu Loni Papa, aktorja Margarita Xhepa, si dhe aktori-regjisor, Gjergji Lala(tani gjendet në Itali dhe vazhdon të punojë si aktor; roli i tij i fundit është ai i ambasadorit sovjetik në filmin "Il papa buono". Lushnja është vendlindja e këngëtares më të madhe shqiptare të të gjitha koherave, Vaçe Zela. Permendim edhe kengetaren e qyetetit Elida Korreshi Në fushën e letërsisë ky qytet zë një nga vendet më të rëndësishme në Shqipëri.

Të përmendur prozatorët Vath Korreshi, [[Halil Jaçellari]] e [[Lazër Radi]] (figurë poliedrike). Por Lushnja është veçanërisht vendi i poetëve. Kjo trevë vazhdon të jetë një shkollë e vërtetë poezie, duke u nisur nga perkursori i saj, Faslli Haliti, për të arritur tek Visar Zhiti, Fatbardh Rustemi, Bujar Xhaferri etj.

Versioni i datës 29 korrik 2013 15:43

Stampa:Qytet në Shqipëri Lushnja është një qytet në Shqipërinë qendrore. Ajo ka 58.200 banorë (2005) dhe është kryeqyteti i rrethit së Lushnjës.

Historia

Sheshi Qendror të Qendrës Kulturore

Në vitin 1920 u zhvillua "Kongresi i Lushnjës" ku u mblodhën të gjithë politikanet shqiptare dhe zgjodhën Tiranen si Kryeqytet i Shqipërisë. Ky Kongres u zhvillua ne shtëpinë që sot mban emrin Shtëpia e Kongresit te Lushnjës. Kjo shtepi është ne muzeum ne qytetin e Lushnjës.

Gjeografia

Lushnja gjendet ne perëndim te Shqipërisë, pikërisht ne te ashtuquajturën Ultësira Perendimore. Karakterizohet nga një reliev i bute, me pjesën dërrmuese te sipërfaqes te zëne nga fusha dhe kodra te buta. Lushnja ka një pozicion te favorshëm gjeografik duke qene një udhëkryq shume i rëndësishëm, afër me portet kryesore te vendit, si dhe aeroportin e vetëm të vendit.

Demografia

Demografia e qytetit te Lushnjës përbehet nga një popullsi homogjene e përbëre nga vendas, te ardhur nga rrethet si Skrapar, Berat etj, komunite Rome, Egjyptan etj. Popullsia është relativisht me transmetim te vlerave te larta shoqërore dhe edukate qytetare. Është krijuar një edukate për transmetimin e vlerave kulturore nga një brez ne tjetrin duke i perfeksionuar ato. Një pjese e popullsisë se Lushnjës ka emigruar ne dy vende kryesore : Greqi dhe ne Itali si dhe ne vende te tjera.

Kultura

Edhe pse me numër të kufizuar banorësh, Lushnja dallohet si një nga rrethet me prodhim të rëndësishëm kulturor. Në Lushnjë kanë lindur dhe janë rritur artistikisht shumë personalitete të kulturës shqiptare. Në fushën e dramaturgjisë përmenden veçanërisht dramaturgu Loni Papa, aktorja Margarita Xhepa, si dhe aktori-regjisor, Gjergji Lala(tani gjendet në Itali dhe vazhdon të punojë si aktor; roli i tij i fundit është ai i ambasadorit sovjetik në filmin "Il papa buono". Lushnja është vendlindja e këngëtares më të madhe shqiptare të të gjitha koherave, Vaçe Zela. Permendim edhe kengetaren e qyetetit Elida Korreshi Në fushën e letërsisë ky qytet zë një nga vendet më të rëndësishme në Shqipëri.

Të përmendur prozatorët Vath Korreshi, Halil Jaçellari e Lazër Radi (figurë poliedrike). Por Lushnja është veçanërisht vendi i poetëve. Kjo trevë vazhdon të jetë një shkollë e vërtetë poezie, duke u nisur nga perkursori i saj, Faslli Haliti, për të arritur tek Visar Zhiti, Fatbardh Rustemi, Bujar Xhaferri etj.

Brezi më i rëndësishëm i poetëve të sotëm të Lushnjës përfaqësohet nga emra shumë të përmendur shkrimtarësh që janë bërë të njohur e të vlerësuar lart nga kritika jashtë Shqipërisë si : Shpendi Sollaku, Jozef Radi e Gëzim Hajdari në Itali, Ferdinand Laholli në Gjermani, Gazmend Kapllani në Greqi.

Binjakëzime

Shiko dhe këtë

 Commons: Lushnja – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale