Ebu Jusufi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 17: Rreshti 17:
Pas vdekjes së ebu Hanifes më 150 H./767 g., dituria dhe autoriteti që e gëzonte në opinion dhe në mesin e nxënësve të shkollës hanefite e promovuan për mësues të shkollës. Me përkushtim e zell të madh iu përmbajt traditës së shkollës dhe 16 vjet, duke mbetur indiferent ndaj pushtetit, duke mos pranuar poste shtetërore e me qëllim të ruajtjes së pavarsisë së shkollës juridike. Gjatë tërë kësaj kohe, ebu jusufi ka vazhduar punën në hulumtimin e çështjeve të ndryshme dhe në shkrimin e librave nga të gjitha fushat e legjislacionit. Këto libra filluan të dëgjohen në opinion, të lexohen e komentohen dhe të mësohet nga ato. Librat e ebu jusufit bënë aq jehonë, sa filluan t’i interesojnë edhe pushtetit abasit të ajaj kohe.[6] Abasitët ishin të interesuar për këto libra, sepse zgjerimi i shpejtë i shtetit islam në të katër anët e botës dhe ballafaqimi me popuj e kultura të ndryshme, e zuri pushtetin të papërgatitur në pikëpamje të ligjeve. Kështu, ato do të plotësonin një vakum të ndieshëm në aspektin juridiko-organizativ. Me këtë ebu jusufi fitoi vëmendjen e pushtetit para se të bëhet i fuqishëm,[7] me meritën e diturisë dhe punës shkencore në fushat e ndryshme juridike.

ebu jusufi edhe më tej do ta ruante traditën e shkollës së indiferencës ndaj pushtetit, sikur pozita materiale e ebu jusufit dhe e familjes së tij të ishte më e mirë. Respektivisht, sikur ebu jusufi të ishte i çliruar nga problemet materiale, me siguri edhe më tej nuk do të pranonte detyrë shtetërore. Por, pas vdekjes së ebu Hanifes, ebu jusufi ishte në gjendje të vështirë materiale. Kjo gjendje e detyroi që ta shesë shtëpinë e gruas, për çka vjehrra i bëri vërejtje. Në kufe, në qytetin e lindjes jetoi deri sa nuk e pranoi detyrën e shërbimit të kadiut në Bagdadin lindor, ku sundonte halifi El-Mehdiu në vitin 166 H./782 g. Këtë funksion e kreu deri në kohën e El-Hadiut.[8] Është me interes, edhe shkencor, edhe politik, por edhe moral të theksohet se ebu jusufi, duke e kryer detyrën e kadiut në kohën e El-Hadiut si halif në një kontest gjyqësor ndërmjet halifit El-Hadiut dhe një qytetari, gjykoi në disfavor të halifit El-Hadiut, që dëfton në pavarsinë e tij dhe për guximin që të hyjë në një veprim të tillë.[9]

Kur në postin e halifit abasit erdhi Harrunur Rrashidi[10] (786-809), ebu jusufi u avansua në gjyqtar suprem për tërë halifatin abasit, post ky që u konstitua për herë të parë në shtetin musliman, dhe paraqet risi në historikun e jurisprudencës islame.[11] Pasi që ky ka qenë post apo titull nderi që i jepej gjyqtarit, ebu jusufi emërohet këshilltar i halifit për çështjet gjyqësore, të financave, të administratës, pastaj gjykonte dhe emronte gjyqtarët, këshillonte qeverinë në të gjitha çështjet juridike, si të brendshme, ashtu edhe të jashtme.[12]
Abu Jusufi në mënyrë të veçantë shkruan për rregullat ekonomike në librin e tij Al-Kharaxh. Ai shkruan për qeverinë e cila është e obliguar për të përmbushur nevojat publike. Ai nuk pajtohet me taksat agrare për tokën. Ai sugjeronte ndryshimin e pagesës së zekatit duke qenë kjo varur nga të korrurat. Ai poashtu ndanë në pjesë projektin se si të financohet ndërtimi i urave, pandave dhe eksploatimit të ujitjes.<ref>[[Hëna e Re]], janar 2007</ref>

Konsekuencën dhe pavarësinë shkencore e profesionale ebu jusufi e ruajti edhe gjatë sundimit të Harunur Rrashidit. Këtë e shohim më së miri nga një kontest gjyqësor ndërmjet një kristiani dhe vetë halifit Harunur Rrashidit. Kristiani ngriti padi kundër halifit përkitazi me një kopsht, kurse ebu jusufi pas shqyrtimit të lëndës gjykoi në dobi të kristianit.[13] Kjo cilësi ndonëse rëndom i mllefosë sunduesit, perkundrazi, ebu jusufi rrespektohej edhe më shumë. Si jurist me njohje të thellë të problemeve e parimor në qëndrime, ai fitoi simpatinë e sunduesit, për ç’arsye iu besua detyra e gjyqtarit, madje edhe e kadi’l-kuddatit (gjyqtarit suprem).[14] Rrespekti dhe besimi që Haruni ushqente ndaj tij rezultoi që pozita e ebu jusufit të rritej në atë që sot e quajmë ministër drejtësie, Gjatë punës së tij në këtë post, më së shumti ka emruar kadi (gjyqtarë) hanefitë, që ka ndikuar në zgjerimin dhe shtrirjen e kësaj shkolle.[15]

Për arsye të punës së kryer në mënyrë korrekte, Harrunur Rrashidi e ka shpërblyer ebu jusufin begatshëm. Rrëfehet se ebu jusufi si muderis i kaloi 17 vjet në varfëri të madhe, e si nëpunës i lartë shtetëror 17 vjet në pasuri të madhe.[16]

Është interesant dhe kuriozitet për të gjithë ne edhe një gjë lidhur me ebu jusufin, të dhënë këtë që nuk e kam hasur në vende tjera, e kjo është se deri atëherë ulemaja me asgjë nuk dallohej nga populli sa i përket veshjes, uniformës. Mirëpo, me zgjerimin e shtetit islam dhe me shtimin e popullsisë, ebu jusufi e pa të arsyeshme të vendos e të caktojë uniformën e veçantë për ulemanë, për t’u dalluar nga populli, e për nevoja të ndryshme[17]

Se ebu jusufi gëzonte respekt edhe te pushtetarët dëshmon Harunur Rrashidi, që, i pyetur njëherë se për ç’arsye e nderon kaq shumë ebu jusufin, tha: “Çkado që e pyeta, vërejta se ishte i përsosur. Është po ashtu njeri i ndershëm, me karakter të fortë. Sikur të ishte dikush i ngjashëm me të, do të isha i kënaqur vetëm ta shoh!.”[18]

Për autoritetin e tij njerëzor e shkencor flet edhe numri i madh i nxënësve të ebu jusufit. Në pamundësi që t’i cekim të gjithë, do t’i përmendim vetëm më kryesorët Muhamed ibn Hasani, Hasan ibn Zijad el-Lu’lui, të cilët ishin nxënësit më të mëdhenj të ebu Hanifes dhe ebu jusufit, pastaj, Bishr ibn Gijath El-Merisi, i cili nga ebu jusufi e mësoi fikhun dhe transmetoi mjaft prej tij, Bishr ibn El-Velid El-Kindij, i cili e mësoi fikhun prej ebu jusufit dhe transmetoi veprat e tij, Muhammed ibn Semaat et-Temimi, Hilad ibn Jahja e të tjerë.[19]

ebu jusufi vdiq në vitin 182 hixhrij ose 798 gregorian, që d.m.th. se jetoi 69 vjet lunar apo 67 solar. Harunur – Rrashidi siç e respektoi për së gjalli, këtë e bëri edhe pas vdekjes. Personalisht mori pjesë në varrim, ia fali xhenazen dhe e varrosi në varrezat e veta familjare.[20] Vdekja e ebu jusufit ka paraqitur humbje jo vetëm për hanefitët, por për të gjithë muslimanët.

== Burimi i të dhënave ==
== Burimi i të dhënave ==

Versioni i datës 13 gusht 2013 22:37

Imam Ebu Jusuf (798 M), dijetari i hadithit, fekihut , etj nga trojet e Kalifatit.

Jeta dhe veprimtaria

Ebu Jusufi[1] (emri i tij i plotë është ebu Jakub ibn Ibrahim ibn Habib el-Ensarij) lindi në kohën që karakterizohej me intriga e trazira politike, sektare – politike e sociale. Ishte ky fillimi i shekullit të dytë hixhrij, kur me hilafetin emevit sundonte Hisham ibn Abdulmeliku (105-125 H.).[2] U lind në vitin 113 hixhrij (731 gregorian, në qytetin Kufe të Irakut të sotshëm dhe i takonte shtresës së varfër të popullsisë. Babai i tij, Ibrahimi kishte prejardhje nga fisi arab Bagila, kurse e ëma kishte prejardhje nga Ensarët prej Medines. Këto dy fise atëbotë ishin në aleancë mes veti.

Për fëmijërinë e ebu jusufit nuk dihet shumë dhe shumë të dhëna janë të mjegulluara, prandaj edhe ne do t’i cekim të dhënat më të sigurta për të. Biografët shënojnë se ebu jusufi mësimet e para i mori nga fusha e fikhut prej dijetarit të famshëm të asaj kohe Ibn Ebi Lejlasë, me të cilin ishte shoqëruar një kohë të gjatë. Pas kësaj kohe, ai e ndërpreu bashkëpunimin me të dhe kaloi tek imami e dijetari edhe më i njohur ebu Hanifeja, në mënyrë që më vonë të arrijë të bëhet e të konsiderohet nxënësi i tij më i madh dhe mbrojtësi e kultivuesi, e mbi të gjitha, prodhuesi e institucionalizuesi më i madh i shkollës juridike hanefite.[3]

Mirëpo, për shkak të gjendjes së rëndë materiale në familje, prindërit nuk kishin mundësi ta shkollojnë djaloshin ebu jusuf. Por, me të mësuar ebu Hanifeja për gjendjen e këtillë materiale dhe për qëllimin e prindërve, shkoi tek prindërit e tij dhe iu lutë atyre që i biri i tyre ebu jusufi t’i vazhdojë mësimet, ngase vetë ebu Hanifeja do të kujdeset meterialisht si për ebu jusufin dhe shkollën e tij ashtu edhe për familjen e nxënësit të tij.[4] Këtë gjest e veprim human ebu Hanife e bëri i frymëzuar nga mësimet islame dhe duke parë se ebu jusufi do të zhvillohet në një dijetar të mirëfilltë që do t’i shpërthejë kufijt hapësinor dhe kohor, duke parë se para ebu jusufit është një perspektivë e ndritshme intelektuale e shkencore. Shpresat e tij edhe u realizuan.

ebu jusufi ka mësuar edhe nga dijetarë të tjerë të kohës së vet. Mësoi thuajse të gjitha dituritë e kohës si tefsirin, hadithin, siren, historinë, gjuhën, letërsinë dhe teologjinë skolastike. Sidomos ka qenë i preokupuar me hadithe që i ka ditur përmendsh.[5]

Në rini, ebu jusufi, ka punuar shumë në transmetimin e hadithit, sidomos prej dijetarëve Hisham ibn Urveh, ebu Is’hak esh-Shejbaniut, Ata’ ibn es-Saibit e të tjerëve.

Pas vdekjes së ebu Hanifes më 150 H./767 g., dituria dhe autoriteti që e gëzonte në opinion dhe në mesin e nxënësve të shkollës hanefite e promovuan për mësues të shkollës. Me përkushtim e zell të madh iu përmbajt traditës së shkollës dhe 16 vjet, duke mbetur indiferent ndaj pushtetit, duke mos pranuar poste shtetërore e me qëllim të ruajtjes së pavarsisë së shkollës juridike. Gjatë tërë kësaj kohe, ebu jusufi ka vazhduar punën në hulumtimin e çështjeve të ndryshme dhe në shkrimin e librave nga të gjitha fushat e legjislacionit. Këto libra filluan të dëgjohen në opinion, të lexohen e komentohen dhe të mësohet nga ato. Librat e ebu jusufit bënë aq jehonë, sa filluan t’i interesojnë edhe pushtetit abasit të ajaj kohe.[6] Abasitët ishin të interesuar për këto libra, sepse zgjerimi i shpejtë i shtetit islam në të katër anët e botës dhe ballafaqimi me popuj e kultura të ndryshme, e zuri pushtetin të papërgatitur në pikëpamje të ligjeve. Kështu, ato do të plotësonin një vakum të ndieshëm në aspektin juridiko-organizativ. Me këtë ebu jusufi fitoi vëmendjen e pushtetit para se të bëhet i fuqishëm,[7] me meritën e diturisë dhe punës shkencore në fushat e ndryshme juridike.

ebu jusufi edhe më tej do ta ruante traditën e shkollës së indiferencës ndaj pushtetit, sikur pozita materiale e ebu jusufit dhe e familjes së tij të ishte më e mirë. Respektivisht, sikur ebu jusufi të ishte i çliruar nga problemet materiale, me siguri edhe më tej nuk do të pranonte detyrë shtetërore. Por, pas vdekjes së ebu Hanifes, ebu jusufi ishte në gjendje të vështirë materiale. Kjo gjendje e detyroi që ta shesë shtëpinë e gruas, për çka vjehrra i bëri vërejtje. Në kufe, në qytetin e lindjes jetoi deri sa nuk e pranoi detyrën e shërbimit të kadiut në Bagdadin lindor, ku sundonte halifi El-Mehdiu në vitin 166 H./782 g. Këtë funksion e kreu deri në kohën e El-Hadiut.[8] Është me interes, edhe shkencor, edhe politik, por edhe moral të theksohet se ebu jusufi, duke e kryer detyrën e kadiut në kohën e El-Hadiut si halif në një kontest gjyqësor ndërmjet halifit El-Hadiut dhe një qytetari, gjykoi në disfavor të halifit El-Hadiut, që dëfton në pavarsinë e tij dhe për guximin që të hyjë në një veprim të tillë.[9]

Kur në postin e halifit abasit erdhi Harrunur Rrashidi[10] (786-809), ebu jusufi u avansua në gjyqtar suprem për tërë halifatin abasit, post ky që u konstitua për herë të parë në shtetin musliman, dhe paraqet risi në historikun e jurisprudencës islame.[11] Pasi që ky ka qenë post apo titull nderi që i jepej gjyqtarit, ebu jusufi emërohet këshilltar i halifit për çështjet gjyqësore, të financave, të administratës, pastaj gjykonte dhe emronte gjyqtarët, këshillonte qeverinë në të gjitha çështjet juridike, si të brendshme, ashtu edhe të jashtme.[12]

Konsekuencën dhe pavarësinë shkencore e profesionale ebu jusufi e ruajti edhe gjatë sundimit të Harunur Rrashidit. Këtë e shohim më së miri nga një kontest gjyqësor ndërmjet një kristiani dhe vetë halifit Harunur Rrashidit. Kristiani ngriti padi kundër halifit përkitazi me një kopsht, kurse ebu jusufi pas shqyrtimit të lëndës gjykoi në dobi të kristianit.[13] Kjo cilësi ndonëse rëndom i mllefosë sunduesit, perkundrazi, ebu jusufi rrespektohej edhe më shumë. Si jurist me njohje të thellë të problemeve e parimor në qëndrime, ai fitoi simpatinë e sunduesit, për ç’arsye iu besua detyra e gjyqtarit, madje edhe e kadi’l-kuddatit (gjyqtarit suprem).[14] Rrespekti dhe besimi që Haruni ushqente ndaj tij rezultoi që pozita e ebu jusufit të rritej në atë që sot e quajmë ministër drejtësie, Gjatë punës së tij në këtë post, më së shumti ka emruar kadi (gjyqtarë) hanefitë, që ka ndikuar në zgjerimin dhe shtrirjen e kësaj shkolle.[15]

Për arsye të punës së kryer në mënyrë korrekte, Harrunur Rrashidi e ka shpërblyer ebu jusufin begatshëm. Rrëfehet se ebu jusufi si muderis i kaloi 17 vjet në varfëri të madhe, e si nëpunës i lartë shtetëror 17 vjet në pasuri të madhe.[16]

Është interesant dhe kuriozitet për të gjithë ne edhe një gjë lidhur me ebu jusufin, të dhënë këtë që nuk e kam hasur në vende tjera, e kjo është se deri atëherë ulemaja me asgjë nuk dallohej nga populli sa i përket veshjes, uniformës. Mirëpo, me zgjerimin e shtetit islam dhe me shtimin e popullsisë, ebu jusufi e pa të arsyeshme të vendos e të caktojë uniformën e veçantë për ulemanë, për t’u dalluar nga populli, e për nevoja të ndryshme[17]

Se ebu jusufi gëzonte respekt edhe te pushtetarët dëshmon Harunur Rrashidi, që, i pyetur njëherë se për ç’arsye e nderon kaq shumë ebu jusufin, tha: “Çkado që e pyeta, vërejta se ishte i përsosur. Është po ashtu njeri i ndershëm, me karakter të fortë. Sikur të ishte dikush i ngjashëm me të, do të isha i kënaqur vetëm ta shoh!.”[18]

Për autoritetin e tij njerëzor e shkencor flet edhe numri i madh i nxënësve të ebu jusufit. Në pamundësi që t’i cekim të gjithë, do t’i përmendim vetëm më kryesorët Muhamed ibn Hasani, Hasan ibn Zijad el-Lu’lui, të cilët ishin nxënësit më të mëdhenj të ebu Hanifes dhe ebu jusufit, pastaj, Bishr ibn Gijath El-Merisi, i cili nga ebu jusufi e mësoi fikhun dhe transmetoi mjaft prej tij, Bishr ibn El-Velid El-Kindij, i cili e mësoi fikhun prej ebu jusufit dhe transmetoi veprat e tij, Muhammed ibn Semaat et-Temimi, Hilad ibn Jahja e të tjerë.[19]

ebu jusufi vdiq në vitin 182 hixhrij ose 798 gregorian, që d.m.th. se jetoi 69 vjet lunar apo 67 solar. Harunur – Rrashidi siç e respektoi për së gjalli, këtë e bëri edhe pas vdekjes. Personalisht mori pjesë në varrim, ia fali xhenazen dhe e varrosi në varrezat e veta familjare.[20] Vdekja e ebu jusufit ka paraqitur humbje jo vetëm për hanefitët, por për të gjithë muslimanët.

Abu Jusufi në mënyrë të veçantë shkruan për rregullat ekonomike në librin e tij Al-Kharaxh. Ai shkruan për qeverinë e cila është e obliguar për të përmbushur nevojat publike. Ai nuk pajtohet me taksat agrare për tokën. Ai sugjeronte ndryshimin e pagesës së zekatit duke qenë kjo varur nga të korrurat. Ai poashtu ndanë në pjesë projektin se si të financohet ndërtimi i urave, pandave dhe eksploatimit të ujitjes.[1]

Burimi i të dhënave

  1. ^ Hëna e Re, janar 2007