Solstiku: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: Redaktim nga celulari
Rejected the last text change (by THOTI fliste shqip) and restored revision 1320446 by Addbot
Rreshti 11: Rreshti 11:


Diellndalimi sëbashku me [[Baraznata|baraznatën]] lidhen me përcaktimin e [[Stina|stinëve]] të vitit.
Diellndalimi sëbashku me [[Baraznata|baraznatën]] lidhen me përcaktimin e [[Stina|stinëve]] të vitit.
Diellndalimi apo solstici eshte dhe ka qen nje ngjarje e madhe dhe e njohur te popujt e vjetër ilirë.


==Shiko edhe==
==Shiko edhe==

Versioni i datës 23 dhjetor 2013 22:41

Simbol që tregon diellndalimet dhe baraznetët.
Diellndalimi veror
Diellndalimi dimëror

Solstiku apo solstici (lat solstitium; dhe gr. iliostasio) - Diellndalimi, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit.

Solstiku, diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).

Diellndalimi veror ndodh më 21 qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diellndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin (errësimin), dhe është në zenit të tropikut të Gaforres. Diellndalimi veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh.

Diellndalimi dimëror ndodh në gjysmëlëmshin jugor, më 21 dhjetor, apo 22 (21 apo 22 qershor) në gjysmëlëmshin verior të Tokës. Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët.

Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit.

Shiko edhe

Lidhje të jashtme