Messenger: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Mercy (diskuto | kontribute)
-wrong interwiki links leading to disambiguation pages
juristet
Rreshti 38: Rreshti 38:


==Shiko edhe ==
==Shiko edhe ==
*
*


==Lidhje të jashtme==
==Lidhje të jashtme==

Versioni i datës 31 dhjetor 2013 18:14

Messenger është sistem kompjuterik rrjetor i cili mundëson dërgimin dhe pranimin e drejtpërdrejtë të porosive, qofshin ato tekstuale, akustike, vizuale apo lloje të ndryshme të paketave informative dhe dokumenteve. Versionet e fundit të sistemeve të njohura për komunikim si MSN Messenger, Yahoo Messenger e disa tjera mundësojnë dhe administrimin e kompjuterit personal të bashkë komunikuesit, kuptohet me dhënje të lejes.

Historiku

Për krah mjeteve të tjera të komunikimit të drejtpërdrejtë në internet messenger-ët fituan ndaj konkurrentëve bazuar në disa elemente kyçe.

Ndër elementet kryesore të cilat ndikuan për t'u dalluar messenger-ët ofruan mundësinë e posedimit të dhomës private të diskutimit, ruajtjen e diskutimeve dhe privatësinë si dhe grumbullimin e bashkëbiseduesve.

Fillimi i messengerëve nuk dallonte shumë nga mjetet tjera publike të komunikimit (më i njohur mIRC-i), por më vonë kompanitë e mëdha u morën seriozisht me këto mjete komunikimi dhe i sofistikuan ato duke bërë dallime të pa krahasueshme.

Elementet e messenger-ëve

Në përgjithësi messenger-ët kanë funksione të njëjta, por prapë se prapë nuk janë të njëjtë dhe nuk i kanë të gjitha elementet e njëjta qofshin ato si sasi apo cilësi.

Në përgjithësi merrenger-ët ofrojnë:

- Komunikim tekstual
- Konferencë përmes komunikimit tekstual
- Komunikim akustik
- Konferencë përmes komunikimit akustik
- Komunikim vizual
- Konferencë përmes komunikimit vizual
- Transferim skedarësh
- Zhvillim të lojërave interaktive mes bashkëbiseduesve
- Mundësi administrimi të kompjuterit të bashkëbiseduesit
- Mundësi kombinimi të disa funksioneve dhe shfrytëzimi i tyre i përnjëhershëm (shembull: komunikim tekste, akustik dhe vizual përnjëherë, komunikim tekstual, akustik dhe zhvillim i lojës përnjëherë etj.)

Llojet e Messenger

Ndër messenger-ët më të njohur janë:

  • MSN Messenger
  • Yahoo Messenger
  • aMSN Alvaro's Messenger, ose Another MSN messenger clone. Linux,
  • Trillian
  • Gaim
  • Kopete për Unix
  • Miranda_IM
  • Fire për Macintosh
  • Adium X për Macintosh
  • Skype
  • Gmail

Shiko edhe

Lidhje të jashtme