Mesxhidi Aksa: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 39: Rreshti 39:
=== Fasada ===
=== Fasada ===
[[File:Al-Aqsa05.JPG|thumb|
[[File:Al-Aqsa05.JPG|thumb|
Fasada e xhamisë.
The facade of the mosque. It was constructed by the [[Fatimid]]s, then expanded by the [[Crusades|Crusader]]s, the [[Ayyubid]]s and the Mamluks
]]
]]



Versioni i datës 7 janar 2014 13:54

Pjesa veri-lindore e Xhamisë Al Aksa.

Xhamia Al Aksa (Arabisht:المسجد الاقصى, al-Masjid al-Aqṣā, "Xhamia më e Largët") është vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe gjendet në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Kjo xhami me kupolë prej argjendi së bashku me Kupolën e Shkëmbit, që njihen si al-Haram ash-Sharif ose "Faltorja Fisnike" gjenden në Malin e Tempullit, vendin më të shenjtë në Judaizëm. Myslimanët besojnë se Muhammedi ëshë transportuar nga Xhamia e ShenjtëMekka deri në Al Aksa gjatë Natës së Isrës. Tradita islame tregon se Muhammedi është falur drejt këtij vendi deri në muajin e shtatëmbdhjetë pas Hixhrës (emigrimit), kur Allahu e urdhëroi atë që të drejtohet kah Qabeja.

Xhamia në fillim ishte një shtëpi e vogël për falje, e ndërtuar nga kalifi Umari, pastaj është rindërtuar dhe zgjeruar nga kalifi Abd al-Maliku dhe përfunduar nga djali i tij al-Validi në vitin 705. Pas në termeti të vitit 746, xhami është shkatërruar plotësisht dhe u rindërtua nga kalifi al-Mansuri më 754, dhe prapë u rindërtua nga pasardhësi i tij al-Mahdiu më 780. Një tjetër termet i vitit 1033 e dëmtoi shumë rëndë, por dy vjet më vonë kalifi Ali az-Zahiri ndërtoi në xhami tjetër që do të qëndroj deri në ditët e sotme. Gjatë renovimeve periodike të ndërmarrurra, dinasti të ndyshme që kanë udhëhequr Kalifatin Islamik i kanë shtuar xhamisë shtesa dhe kanë bërë ndërrime. Kur Kryqëtarët kanë marrë Jerusalemin më 1099, ata e kanë përdorur xhaminë si pallat dhe kishë, por funksioni si xhami është kthyer më 1187, pasi Saladini e rimorri Jerusalemin. Renovime, riparime dhe shtime janë ndërmarrë në shkujt e vonë nga dinastia e Ajubëve, dinastia e Mamlukëve, dinastia e Osmanëve, Këshilli Suprem i Myslimanëve dhe Jordani. Sot, Qyteti i Vjetër i Jersalemit, ku gjendet xhamia, është nën kontrollin e Izraelit, por xhamia ka mbetur nën administrimin e vakufit Islamik palestino-jordanez.

Etimologjia

Masjid al-Aqsa përkëthehet nga arabishtjashqip si "xhamia më e largët". Emri i referohet një kapitulli të Kuranit që quhet Udhëtimi i Natës në të cilin thuhet se Muhammedi udhëtoi nga Meka në "xhaminë më të largët", dhe prej aty në Xhenet me një krijesë qiellore të quajtur al-Buraq al-Sharif.

Xhamia Al Aksa si e tërë është e ngatërruar me një ndërtesë të veçantë mbrenda saj, e njohur si al-Jami' al-Aqsa, al-Qibli, Masjid al-Jumah dhe al-Mughata, këto emra i referohen ndërtesës jugore me kupol prej argjendi.

Për shekuj, al-Masjid al-Aqsa i referohej jo vetëm xhamisë, por edhe të githë faltores së shenjtë, ndërsa al-Jami' al-Aqsa i referohe vendit të vençantë të xhamisë. Kjo ndryshoi gjatë periudhës së Perandorisë Osmane (rreth fillimit të shekullit 16 deri më 1918) kur kompleksi i faltores u bë i njohur si al Haram ash-Sharif, që në shqip do të thotë "Faltorja Fisnike".

Arkitektura

Xhamia Al Aksa dhe rrethina e saj marrin një sipërfaqe prej 144,000 metra katror, ndërtesa e xhamisë ka vetëm 35,000 metra katror dhe mund të mbaj deri në 5,000 besimtarë. Është 83 metra e gjatë dhe 56 metra e gjërë.

Kupola

Kupola e ngjyrosur me ngjyrë argjendi është e ndërturar prej fletëve të plumbit.

Në krahasim me Kupolën e Shkëmbit, e cila është e ndërtuar sipas stilit klasik Bizantin, Xhamia Al Aksa është e ndërtuar sipas arkitekturës Islame të hershme. Asgjë nuk ka mbetura nga kupola origjinale e ndërtuar nga Abd al-Maliku. Kupola e sotme është ndërtuar nga az-Zahiri dhe është ndërtuar nga duri dhe fleta plumbi. Në vitin 1969, kupola është rikonstruktuar me beton dhe është mbuluar me aluminum. Në vitin 1983, alumini u zëvendësua me plumb, sipas dizajnit origjinal të az-Zahirit.

Kupola e Al Aksës është një nga të paktat kupola e cila është e ndërtuar përpara mihrab gjatë periudhës së Umajjadëve dhe Abbasidëve, të ngjajshme me këtë është edhe Xhamia e Umajjadëve në Damask dhe Xhamia e Madhe në Sousse.

Minaretë

Minareja al-Fakhariyya është e para nga katër minaretë e Xhamisë Al Aksa, e ndërtuar në vitin 1278.

Xhamia ka katër minare në pjesën jugore, veriore dhe perëndimore. Minareja e parë, e njohur si Minareja al-Fakhariyya, është ndërtuar më 1278 në cepin jugperëndimor të xhamisë, nën urdhërin e sulltanit mamluk Lajinit. Është emëruar sipas Fakhr al-Din al-Khalilit, babait të al-Din Abd al-Rahmanit i cili ka mbikëqyrur ndërtimin e ndërtesës. Është ndërtuar në stilin tradicional sirian, me një bazë katror.

E dyta, e njohur si Minareja Ghawanima, është ndërtuar në cepin veriperëndimor të Faltores së Shenjtë në vitin 1297-98 nga arkitekti Qadi Sharaf al-Din al-Khalili, nën urdhërat e Sulltan Lajinit. Është minareja më e gjatë e Faltores së Shenjtë. Është pothuajse plotësisht e ndërtuar nga guri, përveç ballkonit të muezinit. Për shkak të strukturës së fortë kjo minare ka qenë pothuajse e paprekëshme nga termetët.

Në vitin 1329, Tankizi, governeri mamluk i Sirisë, urdhëroi të ndërtohet në minare e tretë e quajtur Minareja Bab al-Silsila e cila gjendet në kufirin perëndimor të Xhamisë Al Aksa. Është e ndërtuar sipas sitilit sirian dhe me gurë. Që nga shekulli i 16-të, ka qenë traditë që muezini më i mirë ta thërras ezanin nga kjo minare.

Minareja e fundit është ndërtuar më 1367, dhe është e njohur si Minareja al-Asbat. Është rindërtuar pas termetit të vitit 1927.

Asnjë minare nuk gjendet në pjesën lindore të xhamisë. Gjithsesi, në vitin 2006, Mbreti Abdullahu i II i Jordanit tregoi sa ka synim të ndërtoj në minare që shikon Malin e Ullinjëve. Minareja e Mbretit Husein është planifikuar që të jetë struktura më e lartë e Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit.

Fasada

Fasada e xhamisë.

Fasada e xhamisë ëshrë ndërtuar më 1065 nën urdhërat e Kalifit fatimid al-Mustansirit. Ajo u kurorëzua me një parmak të përbërë nga arkada dhe kolona të vogla. Kryqtarët e dëmtuan fasadën gjatë peruidhës së sundimit të tyrë në Palestinë, por u restaurua dhe u rinovua nag Ajjubidët.

Rëndësia fetare në Islam

Në Islam, termi "Xhamia Al Aksa" i referohet Faltorës së Shenjtë. Xhamia besohet së është vendi i dytë për namaz i ndërtuar pas Xhamisë së ShenjtëMekë. Dijetarët Islamik tradicionalisht e indentifikojnë xhaminë si vendin që referohet në suren al-Isra.

Isra and Miraxhi

Bazuar në Kuran dhe traditën Islame, Xhamia Al Aksa është vendi ku Muhammedi ka qenë gjatë Udhëtimin e Natës i hipur mbi Burkanë, i cili e ka marrë Muhammedin prej Mekës për në Al Aksë.

Statusi fetar

Jeruzalemi është i njohur në Islam si vend i shenjtë. Disa ajete të Kuranit i referohen Jeruzalemit. Jeruzalem është i përmendur shumë herë në hadithe.

Disa shkrime mesjetare, si dhe politika moderne, e klasifikon Al Aksën si vendin e tretë më të shenjtë në Islam. Si përshembull, Bukariu citon Abu Dardën duke thënë: "Pejgamberi i Zotit Muhammedi ka thëne se një namaz në Xhaminë e Shenjtë (në Mekë) vlen sa 100,000 namaze; një namaz në xhaminë time (në Medinë) vlen 10,000 namaze; dhe një namaz në Xhaminë Al Aksa vlen 1,000 namaze", më shumë se në çdo xhami tjetër. Në shtesë, Organizata e Bashkëpunimit Islamik, i referohet Xhamisë Al Aksa si vend i tretë më i shnjtë në Islam (dhe i bën thirrje për suvernitet Arab mbi të).

Shiko dhe