Në munç: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
dika gabime te vogla gramatiko/drejtshkrimore
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{transporto}}
{{transporto}}


'''Në munç''', në anglisht '''If''' është poezi e shkruar në vitin 1895 nga [[Rudyard Kipling]].
'''Në munç''', në anglisht ('''If)''' është poezi e shkruar në vitin 1895 nga [[Rudyard Kipling]].
Kjo poemë është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Më poshtë kemi përkthimin shqip të bërë nga [[Fan Noli|Fan S. Noli]].
Kjo poemë është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Më poshtë gjendet përkthimi në shqip nga [[Fan Noli|Fan S. Noli]].


'''Në munç'''
'''Në munç'''

Versioni i datës 5 shkurt 2014 18:06

Ky material duhet bartur te Wiki-Libra



Në munç, në anglisht (If) është poezi e shkruar në vitin 1895 nga Rudyard Kipling. Kjo poemë është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Më poshtë gjendet përkthimi në shqip nga Fan S. Noli.

Në munç

Në munç të mbash në kokë terezinë

Kur shokët çmendër dhe fajtor të nxijnë

Në munç të kesh besim, kur të dyshon

Kushdo, dhe s'ka njeri që të beson

Në munç të preç, dhe pritjen s'e kursen

Në të gënjefshin, ti nuk i gënjen

Në të urrefshin, ti s'i çan me brirë

Dhe s'hiqesh as m'i mënçim as m'i mirë

Në munç të çndërrosh e të mejtosh

Dhe nga këto në mos u robërofsh

Në munç të preç Triumfin dhe Hatanë

Dhe t'i shkelmosh të dy si kallpazanë

Në munç të mbahesh, kur një dreq ta dreth

Të drejtën dhe në lak syleshin heth

Kur sheh kalan' e jetës të rëzuar

Dhe prap e ngre me veglën e çkallmuar

Në munç të vësh m'i grumbull çdo thesar

Edhe t'i loç të gjitha me një zar

T'i humpç edhe të nisësh përsëri

Pa thën' asgjë për këtë batërdi

Në munç të kesh një zemër, trup e kokë

Që të shërbejnë sa të bëhen trokë

Dhe të vazhdosh i djegur shkrump në furrë

Dhe të thërret vullneti: "Mbahu, or burrë!

Në munç të zbreç në turm' e të mbash nderin

Të hash me mbretin, të pish me neferin

Në mos të ngaftë dot as mik as hasmë

N'i daç të gjithë, po asnjë për dasmë

Në munç për çdo minutë të përpjetë

Të rënç tamam sekunda gjashtëdhjetë

Zaptove dhenë me çdo mall dhe hir

Dhe ca më mirë, qënke trim, or bir


Rudyard Kipling