Dollari: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 43: Rreshti 43:
| [[Zelanda e Re]] || [[Dollari i Zelandës së Re]] || $ || NZD
| [[Zelanda e Re]] || [[Dollari i Zelandës së Re]] || $ || NZD
|-
|-
| [[Zimbabveja]] || [[Dollari i Shteteve të Bashkuara]]
| [[Zimbabveja]] || [[Dollari i Shteteve të Bashkuara]] (Së bashku me [[euron]], [[paund sterlinë]], [[pulën botsvane]] dhe [[randin jugafkrikan]]) || $ || USD
(Së bashku me [[euron]], [[paund sterlinë]], [[pulën botsvane]] dhe [[randin jugafkrikan]]) || $ || USD
|}
|}



Versioni i datës 5 shkurt 2014 19:08

Skeda:Shenja dollarit.png
Ky është simboli i cili tregon zakonisht dollarin.

Dollari është emërtimi i valutës ne disa vende te botës si Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada, Hong Kong etj.

Dollari amerikan ($) është dollari më i njohuri prej të gjithëve. Ai përdoret në shumë vende të botës me emra të ndryshëm si dollari australian, dollari kanadez, dollari i Hong Kongut etj.

Lista e shteteve me monedhë dollarin

Në botë janë 16 shtete që kanë dollari si monedhë zyrtare.4 prej tyre përdorin dollarin SHBA-së, 3 prej tyre përdorin dollarin australian, ndërsa 9 të tjerët kanë dollarin e tyre.

Shteti Monedha Shenja Kodi ISO 4217
Australia Dollari australian $, A$ ose AUD AUD
Belizeja Dollari i Belizesë BZ$ BZD
Brunei Dollar i Bruneit

(Së bashku me Dollarin e Singaporit)

B$ BND
Ekuadori Dollari i Shteteve të Bashkuara $ USD
Fixhi Dollari fixhijan FJ$ FJD
Gujana Dollari gujanez $ dhe G$ GYD
Ishulli i Krishtlindjeve Dollari australian $, A$ ose AUD AUD
Kanadaja Dollari kanadez $, C$ ose CAD$ CAD
Namibia Dollari namibian N$ NAD
Portorikoja Dollari i Shteteve të Bashkuara $ USD
Surinami Dollari surinamez $ SRD
SHBA Dollari i Shteteve ttë Bashkuara $ USD
Tajvani Dollari i Ri i Tajvanit $ ose NT$ TWD
Territori Australian Antarktikan Dollari australian $, A$ ose AUD AUD
Xhamajka Dollari xhamajkez $ JMD
Zelanda e Re Dollari i Zelandës së Re $ NZD
Zimbabveja Dollari i Shteteve të Bashkuara (Së bashku me euron, paund sterlinë, pulën botsvane dhe randin jugafkrikan) $ USD

Dollari në Hong Kong dhe Makao

Në Dy Rajonet e Veçanta Administrative të Republikës Popullore të Kinës (Hong Kongu dhe Makao) përdoret një monedhë e përbashkët: Dollari i Hong Kongut.Në Makao dollari i Hong Kongut nuk është monedhë zyrtare, por përdoret shpeshherë së bashku me patasën makaoneze, ndërsa në Hong Kong është monedhë zyrtare.

Qyteti Monedha për të cilën bëhet fjalë Monedha tjetër Pozicioni i valutave
Hong Kong Dollari i Hong Kongut Patasa makaoneze Dollari zyrtar, patasa jo zyrtare
Makao Dollari i Hong Kongut Patasa makaoneze Dollari jo zyrtar, patasa zyrtare

Dollari zimbabvejan

Dollari zimbabvejan ka qenë monedha e Zimbabvesë nga viti 1980 deri më 12 prill 2009.Kjo monedhë ka pasur shumë hiperinflacion duke e bërë monedhën më të vogël në botë nga vlera.Dollari i Zimbabvesë ka pasur një monedhë shumë të madhe në vlerë, kartëmonedhën 100 trilion dollarëshe!Kjo kohë ka qenë shumë e keqe për dollarin, sepse monedha më e vogël në botë nga vlera ishte një lloj dollari.Në këtë kohë qeveria mori masa për ta zëvendësuar këtë monedhë me hiperinflacion kaq të madh dhe më në fund ja arriten qëllimit: që më 12 prill 2009 monedha me emrin "dollar" në Zimbabve është dollari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me katër valuta të tjera.

Monedha Kodi ISO 4217 Simboli Përdorimi
Dollari zimbabvejan ZWD $ 1980-2009
Dollari i Shteteve të Bashkuara USD $ Prezent në ditët e sotme
Euro EUR (numër 978) Prezent në ditët e sotme
Paund sterlina GBP £ Prezent në ditët e sotme
Pula botsvane BWP P Prezent në ditët e sotme
Randi jugafrikan ZAR R Prezent në ditët e sotme

Nga paundi te dollari

Disa prej dollarëve kanë ardhur nga paundi, si përshembull dollari kanadez ka ardhur nga paundi kanadez etj.

Shteti Monedha e tanishme Monedha e mëparshme
Australia Dollari australian Paundi australian, Paund sterlina
Fixhi Dollari fixhijan Paundi fixhijan
Kanadaja Dollari kanadez Paundi kanadez
Xhamajka Dollari xhamajkez Paundi xhamajkez
Zelanda e Re Dollari i Zelandës së Re Paundi i Zelandës së Re