Vallet shqiptare: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.109.215 (diskutimet) në versionin e fundit nga 217.73.129.42.
Rreshti 12: Rreshti 12:
Veçantia e valleve vërehet në motivet, formacionin dhe trajtën. Motivet (mbi bazën e fakturave të dyhapëshit, të trehapëshit dhe te katërhapëshit) paraqiten në tre tipe kryesore : a) dyshe, b) treshe, dhe c) katërshe. Sipas formacionit ndahen në valle masive dhe kërcime solistike. Në vallet masive vërehen tre tipe : a)vallet në rreth të mbyllur, b) vallet në gjysme rrethi ; c) vallet në dy vija përballe njëra–tjetrës. Kërcimet solistike ndahen në pesë tipe : kërcime njëshe, dyshe, treshe, katërshe dhe kërcime në grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kërcimit njëpjesësh dhe dypjesëshe.

== Llojet e valleve == ooooooooooooo keto jane shume valle te bukura
== Llojet e valleve ==

=== Vallja e Shotës ===
=== Vallja e Shotës ===
Rreshti 50: Rreshti 18:

=== Vallet Labe të Burrave ===
=== Vallet Labe të Burrave ===
Shoqërohen vetëm me kënge polifonike dhe përgjithësuesish emrat i marrin sipas vargut të parë të këngës. Nga përmbajtja bëjnë pjese në vallet epike të trimërisë. Patosi epik që i karakterizon shprehet përmes strukturash karakteristike të kërcimit dhe interpretimit. Kërcimi më origjinal i këtyre valleve është në dy grupe, në dy gjysmërrathë që komunikojnë në forme dialogu. Mrakterin e valles mirupafshim!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shoqërohen vetëm me kënge polifonike dhe përgjithësuesish emrat i marrin sipas vargut të parë të këngës. Nga përmbajtja bëjnë pjese në vallet epike të trimërisë. Patosi epik që i karakterizon shprehet përmes strukturash karakteristike të kërcimit dhe interpretimit. Kërcimi më origjinal i këtyre valleve është në dy grupe, në dy gjysmërrathë që komunikojnë në forme dialogu. Mbizotëron trehapëshi popullor i dyzuar. Kërcimi lidhet kryesisht me valltarin e parë, përçorin e valles (në fakt ata janë dy). Ai përgjithësuesish e nis kërcimin shtruar, me një forcë të brendshme, pas lëvizjeve të para burrërore vjen përplasja e herëpashershme e këmbeve nga toka, uljet gjysme të thella mbi njërën ose mbi të dyja këmbët, rrotullimet e vrullshme, përkuljet e trupit, etj. Gjerdani i valltareve që shoqëron me iso luan me hapa të thjeshte por të rende, në përshtatje me karakterin e valles.

=== Vallja Çamiko ===
=== Vallja Çamiko ===
Rreshti 56: Rreshti 24:

=== Vallja Dardharë ===
=== Vallja Dardharë ===
Valle grash me prejardhje nga fshati Dardhe i [[Korça|Korçës]]. Për origjinalitetin, pasurinë dhe introhet me kënge. Një variant ka emërtimin e vargut të parë të tekstit : “25 gërsheta” (sipas traditës gratë në Dardhë i mbanin flokët e gjatë dhe i zinin gërsheta). Valltarët kërcejnë dhe njëko ej ckemi qysh jeni?
Valle grash me prejardhje nga fshati Dardhe i [[Korça|Korçës]]. Për origjinalitetin, pasurinë dhe interpretimin është bërë e njohur në mbarë vendin. Gratë valltare e luajnë në formacion gjysmërrethi, të kapura për duarsh zinxhir, duke u zhvendosur në varg nga e djathta. Shoqërohet me kënge. Një variant ka emërtimin e vargut të parë të tekstit : “25 gërsheta” (sipas traditës gratë në Dardhë i mbanin flokët e gjatë dhe i zinin gërsheta). Valltarët kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë, njëra ia thotë këngës, një e dytë ia pret, ndërsa të tjerat në grup mbajnë zë. Zakonisht ajo që heq vallen luan edhe rolin e marrëses së këngës, njëkohësisht “heq këmbën dhe këngën”.

=== Pogonishte ===
=== Pogonishte ===

Versioni i datës 5 shkurt 2014 23:45

Valle e kërcyer nga burra e gra me kostum kombëtar në Kosovë.

Vallet lirike zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj) ; vallet e dasmës (“Nusja jone arbërore”, Lunxheri – Gjirokastër etj) ; vallet erotike (“Kërcimet e Logut”, Malësia e Madhe – Shkodër etj) ; vallet humoristike (“Vallja e nuses së Fajës” nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj). Vallja me e mire eshte ajo e tropojes

Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë : vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimërie (Valle të Jugut etj).

Në disa valle ka gërshetim të lirikës me epikën, vallet liriko-epike (“Valle bishtore e Labinotit” Çermenikë – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike (“Kërcim burrash” Hasi i Rrafshit-Kosove etj)

Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore. Vallet e Toskërisë, Myzeqesë, Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi vokal polifonik. Krahina të tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojnë edhe unitete koreografike mbi bazën e veçorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen për shoqërimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zonës qytetare të Shqipërisë së Mesme dallohen për shoqërimin vokalo-instrumental. Në krahinat lindore të Shqipërisë qendrore (Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Martaneshi e Mati, nënte Malet e Dibrës) bien në sy vallet e burrave dyshe të shoqëruara me curle e lodër. Krahinat malore të Shqipërisë së Mesme e Veriore, duke përfshire Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, dallohen për kërcimet e grave që luhen nga një, dy ose më shumë valltare të shkëputura njëra nga tjetra me një kërcim të lirë. Në pasurinë koreografike të trevave Veriore tërheqin vëmendjen dhe vallet me emërtime të veçanta të cilat janë karakteristike sidomos në Lume, Malësi të Gjakovës, Malësi të Madhe, krahina e Rrafshit të Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj.

Veçantia e valleve vërehet në motivet, formacionin dhe trajtën. Motivet (mbi bazën e fakturave të dyhapëshit, të trehapëshit dhe te katërhapëshit) paraqiten në tre tipe kryesore : a) dyshe, b) treshe, dhe c) katërshe. Sipas formacionit ndahen në valle masive dhe kërcime solistike. Në vallet masive vërehen tre tipe : a)vallet në rreth të mbyllur, b) vallet në gjysme rrethi ; c) vallet në dy vija përballe njëra–tjetrës. Kërcimet solistike ndahen në pesë tipe : kërcime njëshe, dyshe, treshe, katërshe dhe kërcime në grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kërcimit njëpjesësh dhe dypjesëshe.

Llojet e valleve

Vallja e Shotës

Një ndër vallet më të njohura në Kosovë. Fjala "shotë" përdoret me përkëdheli për vajzat e reja, të shkathëta e të pashme. Vallja luhet në disa variante : dy gra a vajza, një grua e një burrë (ose edhe dy çifte), dy burra etj. Është valle lirike. Luhet në të gjitha tubimet festive dhe më shume gjate festimit të dasmës. Shoqërohet me forma të ndryshme vokale-instrumentale.

Vallet Labe të Burrave

Shoqërohen vetëm me kënge polifonike dhe përgjithësuesish emrat i marrin sipas vargut të parë të këngës. Nga përmbajtja bëjnë pjese në vallet epike të trimërisë. Patosi epik që i karakterizon shprehet përmes strukturash karakteristike të kërcimit dhe interpretimit. Kërcimi më origjinal i këtyre valleve është në dy grupe, në dy gjysmërrathë që komunikojnë në forme dialogu. Mbizotëron trehapëshi popullor i dyzuar. Kërcimi lidhet kryesisht me valltarin e parë, përçorin e valles (në fakt ata janë dy). Ai përgjithësuesish e nis kërcimin shtruar, me një forcë të brendshme, pas lëvizjeve të para burrërore vjen përplasja e herëpashershme e këmbeve nga toka, uljet gjysme të thella mbi njërën ose mbi të dyja këmbët, rrotullimet e vrullshme, përkuljet e trupit, etj. Gjerdani i valltareve që shoqëron me iso luan me hapa të thjeshte por të rende, në përshtatje me karakterin e valles.

Vallja Çamiko

Valle burrash e krahinës së Çamërisë. Ka fuqi të madhe emocionale dhe vlera estetike, arsye kjo që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe të huaj, të cilët kanë folur për përhapjen e saj edhe tek greket. Njihen disa variante që praktikohen edhe në zona të tjera të Shqipërisë së Jugut, me emërtime, kompozicion koreografik dhe shoqërim vokal-instrumental të ndryshëm. Më e popullarizuara luhet si “Vallja e Isuf Arrapit” dhe “Vallja e Osman Takes”. Këto emra, gojëdhëna popullore i lidh me figura kapedanësh të Ali Pashe Tepelenës. Janë valle epike. Edhe kur kërcehet dyshe ose në grup, rolin kryesor e luan valltari i parë. Një nder figurat e tij më origjinale është kjo : bën ecje të lehte, ngrihet mbi njërën këmbe, rrotullohet dhe në këtë moment e përkul trupin hark prapa, duke prekur me koke dyshemenë ose token, ndërkohe valltaret e tjerë kalojnë mbi trupin e tij.

Vallja Dardharë

Valle grash me prejardhje nga fshati Dardhe i Korçës. Për origjinalitetin, pasurinë dhe interpretimin është bërë e njohur në mbarë vendin. Gratë valltare e luajnë në formacion gjysmërrethi, të kapura për duarsh zinxhir, duke u zhvendosur në varg nga e djathta. Shoqërohet me kënge. Një variant ka emërtimin e vargut të parë të tekstit : “25 gërsheta” (sipas traditës gratë në Dardhë i mbanin flokët e gjatë dhe i zinin gërsheta). Valltarët kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë, njëra ia thotë këngës, një e dytë ia pret, ndërsa të tjerat në grup mbajnë zë. Zakonisht ajo që heq vallen luan edhe rolin e marrëses së këngës, njëkohësisht “heq këmbën dhe këngën”.

Pogonishte

Kërcimi e ka origjinën nga Shqipëria e Jugut. Ritmi është 2/4 dhe kërcehet i hapur dhe në formë cikli nga njerëz te bashkuar. Stili është krenar.

  • Po ashtu ka dhe kostume popullore per gra dhe meshkuj , ja shume te bukura