Eqrem Çabej: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 4: Rreshti 4:
{{Leter emri| Eqrem }}
{{Leter emri| Eqrem }}
{{Leter mbiemri| Çabej }}
{{Leter mbiemri| Çabej }}
{{Leter ditëlindje|6 gusht 1908}}
{{Leter ditëlindje|[[6 gusht]] [[1908]]}}
{{Leter vendlindje|Gjirokastër}}
{{Leter vendlindje|Gjirokastër}}
{{Leter ditëvdekje|13 gusht 1980}}
{{Leter ditëvdekje|[[13 gusht]] [[1980]]}}
{{Leter vendvdekje|Romë}}
{{Leter vendvdekje|Romë}}
{{Leter kombësia|shqiptare }}
{{Leter kombësia|shqiptare }}

Versioni i datës 13 shkurt 2014 17:45

Eqerem Çabej
Fotoporteti
Emri Eqrem
Mbiemri Çabej
Lindur më 6 gusht 1908
Lindur në Gjirokastër
Vdiq më 13 gusht 1980
Vdiq në Romë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni albanolog

Eqrem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908Gjirokastër dhe vdiq më 13 gusht të vitit 1980Romë. Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare.

Biografia

Eqrem Çabej, shkollimin fillor e kreu në vitin 1921Gjirokastër.

Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe VjenëAustrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqipëtare) në Vjenë. Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më korrik të 1944-ës. Në 1942, ai refuzoi të bashkohej me Institutin e Studimeve Shqipëtare për arsye politike. Atij iu ofrua posti i Ministrit të Kulturës në qeverinë kukull të Rexhep Mitrovicës në 1943, por ai e refuzoi. Ai u kthye në Shqipëri në 1944. Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Universiteti i Gjirokastrës mban emrin "Eqrem Çabej".

Veprimtaria shkencore

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Eqrem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë1980.

Tituj të veprave

Mirënjohjet

Lidhje të jashtme