Peshkopia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 174: Rreshti 174:
* [http://www.peshkopia.eu Hapësira e Peshkopisë]
* [http://www.peshkopia.eu Hapësira e Peshkopisë]
* [http://www.dibra.bigforumonline.com Forumi i Peshkopisë]
* [http://www.dibra.bigforumonline.com Forumi i Peshkopisë]
* Portali i qytetit te Peshkopise
* [http://www.peshkopiasot.com Portali i qytetit te Peshkopise]
'''Albume fotografike'''
'''Albume fotografike'''
* [http://www.peshkopia.net/portal/modules.php?name=Galeria Komuniteti i Peshkopisë Foto Galeria]
* [http://www.peshkopia.net/portal/modules.php?name=Galeria Komuniteti i Peshkopisë Foto Galeria]

Versioni i datës 3 mars 2014 21:22

Stampa:Qytet në Shqipëri Peshkopia është një qytet në verilindjen e Shqipërisë. Peshkopia është kryeqendra e Rrethit te Dibrës dhe Qarkut i Dibrës. Bashkia e Peshkopisë ndodhet në brigjet e lumit Drin.

Prejardhja e Emrit

Qyteti i Peshkopisëwww.facebook.com/Peshkopi ,e ka prejardhjen nga historia e tij e krijimit,pikerisht 5 shtepi (pes shpi)=(pes-shpoj , ne dialektin dibran)

Gjeografia

Lugina e Drinit është pjesa më e ulët e rrethit. Në afërsi të Peshkopisë ndodhet dhe mali më i lartë i Shqipërisë, Mali i Korabit (2,751 metra lartësi).

Pozita gjeografike

Rrethi i Dibrës bën pjesë në rajonin veri-lindor me një reliev përgjithësisht kodrinor-malor.Pra shtrihet në Veri-lindje të Shqipërisë në dy anët e luginës së Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje nga vargmali i Korabit dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës. Qendra e rrethit është qyteti i Peshkopisë.Qendra e rrethit (Peshkopia) shtrihet 185 km nga kryeqyteti dhe 21 km largësi nga pika e doganës së Bllatës në Maqellarë.Ky rreth është vendosur në këto koordinata gjeografikë:41ş 53’ 20”,dhe 41ş 33’ 40” gjerësi gjeografike veriore dhe 20ş 34’ 50” dhë 20ş 07’ 00” gjatësi gjeografike lindore.Kufizohet nga kufij konvencionale në lindje më republikën e Kosovës dhe të Maqedonisë me një gjatësi kufitare 90 km nga të cilat 19 km janë lumorë.Në veri kufizohet me rrethin e Kukësit me 75 km vijë kufitare.Në perëndim me Mirditën 13 km vijë kufitare dhe me rrethin e Matit me 60 km vijë kufitare.Në jug me Bulqizën 27.8 km vijë kufitare.Ky rreth ka një ndërtim të komplikuar gjeologjik që është kapur herë pas herë nga lëvizjet neotektonikë ngritëse që ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e relievit.Rrethi i Dibrës ka një reliev kodrinor-malor që varion nga 350 m (lugina e Drinit të Zi) deri në 2751 në majën e Korabit.Bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore dhe mesdhetare para malore meqenëse është pjesë përbërëse e pellgut të Drinit të Zi.Ka një hidrografi të pasur me burime mbitokësore dhe nëntokësore ku dega kryesore është Drini i Zi.Dibra dallohet për shumëllojshmërinë e tokave të cilat për shkak të relievit malor shprehen qartë.Gjejmë brezin e tokave aluvionale rreth lumit të Drinit të Zi, të kafenjta, të murrme pyjore dhe atë livadhore malore.Në këtë takojmë breza bimorë si: brezi i dushqeve, ahut dhe haloreve dhe kullotave alpine.Ky rreth ka një popullsi prej 75000 banorësh të vendosur në 1088 km˛ kryesisht në vendbanime të rralla e rurale. Nga pikëpamja administrative ky rreth ka në përbërjen e tij 1 bashki (bashkinë e Peshkopisë) dhe 14 komuna.

Peshkopia, e fotografuar nga ajri

Pozita e këtij rrethi ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone që ka qenë herë pozitiv e herë negativ gjatë periudhave të ndryshme historike dhe nën ndikimin e faktorëve socialë dhe ekonomikë që kanë lënë gjurmë.Rolin e saj pozitiv ajo e ka patur kur ka shërbyer si një urë lidhëse për trevat e vendit tonë nga perëndimi në brendësi të territoreve shqiptare.Që në antikitet ka funksionuar rruga DURRËS-FUSHA e TIRANËS–DIBËR e cila lidhte bregdetin me vise të tjera lindore.Rolin e kësaj pozite e dëshmon qarte zhvillimi social-ekonomik ,pasi në 1911 Dibra ishte një qendër e rëndësishme artizanale,tregtare,ndërtimore etj;për këtë flasin qartë të dhënat e popullsisë kur ky rreth kishte 11000 banorë.Por roli i kësaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrarë në 1913 ku jashtë mbetën qendra të medha tregtare dhe urbane për kohën si (Dibra e Madhe).Pas 1913 kjo zonë vazhdoi ta luante këtë rol por me një intensitet më të dobët.Deri kur në vitet 1945-1990 u ndërpre plotësisht kjo lidhje dhe u kthye në një faktor pengues dhe izolues për të.Pas viteve 1990 kjo zonë e rimerr rolin e saj lidhës por me një intensitet më të vogël por që gjithsesi vlen për tu përmendur si projekti i ndërtimit të Autostradës që do të kalojë nëpër rrugën e vjetër dhe lidhja e saj me një arterie me rrethin e Kukësit do ti rikthente rëndësinë e pozitës gjeografikë këtij rrethi së bashku me burimet që përmban dhe do ta kthente këtë rreth në një qendër të një eurorajoni ndërkufitar dukë bërë që pozita të bëhet faktor zhvillimi.

Kushtet natyrore

Rrethi i Dibrës ka një ndërtim te larmishëm gjeologjik molasat e plio-kuarternarit.Flishiri dhe formacione te tjera si magmatik dhe depozitime të kuaternarit ne afërsi të luginës.Vendin kryesor e zënë molasat e plio-kuarternarit,por gjejmë edhe rreshpet e paleozoit si dhe gëlqeroret e mesozoit që janë edhe formacionet më të vjetra të vendit tonë.Kurse shkëmbinjtë efuzivë dhe flishet ndërtojnë skajin me jugor te vargut të Korabit gjejmë edhe formacione karbonatike dhe ultra-bazike.Këto formacione kane bërë që ky rajon te këtë pasuri te shumta si bakër në kodrat e Tominit, mermer në Muhur si edhe pasuri të shumta ne inerte si argjila.

Relievi

Relievi i zonës është malor dhe dallohet për karakterin kompleks në përbërje te relievit gjejmë: kurrize malore,pllaja,gropa,fusha karstike si dhe malësi e lugina. Kjo malësi shtrihet nga 380-2751 m në skajin lindor pra amplitude hipsonometrike është e madhe ,mbizotrojnë malësitë mbi 700-900m qe ulen gradualisht në drejtim te perëndimit. Coptimi horizontal i relievit në këtë zonë është i madh dhe shumë i madh ne terrigjenet e vjetër dhe te rinj dhe i vogël dhe shumë i vogël në gëlqeroret.Energjia e relievit është mesatare ne shkembinjtë terrigjene ne pjesën qendrore dhe ne rrethin ata shkojnë ne vlerat maksimale 400-500m/km˛.Në këtë malësi takohen tipe të relievit strukturoro-eroziv ,erozivo-dedunues, karstik ,akullnajor.rrelievi strukturor eroziv takohet ne gjithë zonën,edhe relievi karstik është shumë i përhapur këtu duhet theksuar se kanë ndikuar klima me reshjet dhe me larmine e saj e ndryshimet e theksuara në parametra . Gjejmë forma te larmishme si: lluqe, brazda, gishtëzima, dalina, fusha dhe lugje e lugina karstika gjejmë edhe forma nën tokësore si shpella, boshllëqe e lugina nëntokësore, te ndryshme Relievi akullnajor ka shtrirje të cilën e gjejmë vetëm ne pjesë te larta si majat e maleve që kanë përbërje gëlqerore. Gjejmë edhe lëndina me peisazhe piktoreske si fusha e Korabit,bjeshkët e Shehut të cilat janë të ralla për nga vlerat ekonomike.

Ndërtimi gjeologjik në këtë reth mundëson zhvillimin pasi kjo zonë është e pasur me minerale, lende ndërtimi dhe mermerë. Ky ndërtim gjeologjik ka bërë që vendbanimet të vëndosen kryesisht në përbëriet gëlqerore dhe në kontaktet me shtresa të tjera për arsye të burimeve hidrike. Përbërja me argjila dhe gëlqerorë ka bërë që edhe oferta të jetë shumë e pasur per ta.

Duhet theksuar se per sa i përket relievit në vendosjen e vendbanimeve dhe ndikimin e tij në zhvillimin social-ekonomik ai ka ndikuar në karakterin e një ekonomie të mbyllur dhe me drejtim në degën e blegtorisë pasi oferta e tokave pjellore bujqësore është e kufizuar. Relievi ka qënë përcaktues edhe në arkitekturën e ndërtimeve dhe mënzres së jetesës në zona të izoluara. Ky reliev ka përcaktuar edhe vendosjen larg njëra-tjetrës të pronave të banuara duke lënë të lira tokat prodhuese. Ky rajon ka mundësi te mëdha për zhvillimin e turizmit.Peizazhe piktoreske ofron edhe parku kombëtar i Lurës si dhe pyjet e shumta,liqenet që janë shumë të bukura.

Klima

Rrethi i Dibrës bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore dhe atë mesdhetare para-malore meqënëse është pjesë e pellgjeve të lumenjve të Drinit. Dallohet për ndryshime të dukshme nga një sektor në një tjetër sidomos në drejtimin vertikal.Në formimin e kësaj klime kanë ndikuar faktorë si:lartesia dhe relievi i territorit,ndikimi i madh i klimës kontinentale nëpërmjet erave që vijne nga grykat dhe qafat nga brendesia e ballkanit.si rezultat kjo klimë dallohet për klimë të ashpër ,dimër të gjatë dhe reshje të mëdha te dëbores dhe verë te freskët por pa reshje. Temperatura mesatare shkon nga 6 şc në malin e Korabit ne 11 şc ne afersi te luginës.Po ta krahasojmë me temperaturen mesatare te vendit tone ajo leviz nga 4şc-8ş kuptohet që shkaku kryesor është lartesia mbi nivel të detit dhe pozicioni i saj lindor që kushtëzon një ndikim nga brendësia e ballkanit.Në periudhën prill-shtator temperatura mesatare është 16şC në afërsi të qytetit Për muajin korrik temperatura mesatare shkon nga 7 şC në pjesë të larta dhe 16 şC ,në afërsi të luginës .Muaji janar është muaji me i ftohtë i vitit ku mesatarja shkon nga 0şC ne -3şC. Amplituda e temperatures vjetore merr vlera jo të vogla që shkojnë rreth 17şC-18şC.Kurse amplituda ditore shkon deri 10-15şC temperatura maksimale e zonës është rregjistruar në korrik të 1996 në qytet 39.5şC kurse ajo minimale është rregjistruar në 1959 kur ka arritur -20ş amplituda midis vlerave është relativisht jo e vogël që shkon 60şC. Data mesatare e fillimit te ngricave eshte 1 nendori dhe data mesatare është 15 marsi.Numri mesatar i diteve me ngrica shkon 136 dite kurse po ta krahasojme me zonat perendimore te vendit ajo eshte 40-45 dite.Numri maksimal shkon 166 -190 ne zonat me malore te kesaj zone që kemi marre në studjim.Për sa i perket sasise së rreshjeve zona futet ne zonat nën masataren së vendit.Kjo vlere shkon nga 900 mm (në qarrishte )ky ndryshim lidhet me deporimin e erave te ftohta e te thata .Pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në pjesen e ftohte te vitit,90 %,Kurse në pjesen e ngrohte bin rreth 10-15%,Muaji me i laget eshte nendori me 12% të rreshjeve afro 225 mm,kurse muaji më me pak reshje është korriku me 3.6% ose 46 mm .Maksimumi i reshjeve ne 24 ore ka qënë 127 mm .Per reshjet e debores mund të themi se fillojnë msatarisht me 1 nendor dhe data e mbarimit është 20 mars.Numri mesatar i ditëve me borë shkon 38 dite dhe krijon një shtrese mesatre prej 30-35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5m në shpata te malit. Për sa i përket dukurive negative të klimës mund të themi se ajo ka karakter kapriçoz ,pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mënyrën e ndërtimev në këtëreth. Po ashtu kjo klimë që është edhe shumë e shëndetshme por nuk lelon kultivimin e të gjithallojeve të bimëvë dhe me dukuri si:ngrica ta gjata dhe të vona,dorë të hërshmë,reshje të mëdha të borës dhe të breshërit, jo pak herë ka shkatërruar prodhimet bujqësore dhe i ka dhënë drejtim të gabuar zhvillimit ekonomik.por kjo klimë ka edhe favoret e veta pasi lejon zhvilimin e disa llojeve të turizmit,si edhe të disa sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Hidrografia

Ky rreth ka një rrjet hidrografik shumë të pasur qe përbëhet nga lumaj,liqene përrej, burime nën tokesore dhe mbi tokësore. Dega kryesore është lumi i drinit të ziqë merr me vete disa degë të tjera si:Malla,Seta,Veleshica,Murra etjer. Këta degë kane karakter të vrullshëm dhe me prurje të mëdha në kohën e shkrirjes së borës. Gjë që i bën ata të jënë shumë të demshëm dhe të shkatërrojnë çdo gjë që u del para duke sjelle shumë materiale të ngurta e shkaktuar përmbytje të tokave përeth.

Gjatësia dhe pellgu janë përkatësisht
Emri gjatësia ne KM pellgu në KM˛
Drini zi 57 530
Murra 19 135
Malla 18 126
Seta 13 137
Veleshica 15 84

Midis pasurive të shumta vlen për të përmendur edhe liqenet shumë të bukura të Lurës,burimin e llixhave si edhe disa burime të vogla në afërsi të qytetit,pasuritë hidrike kanë ndihmuar jo pak në zhvillim ekonomik të këtij rethi si nnë energji,ujitje,peshkim,indrustri, etjer por këto burime sherbejnë edhe për terheqje të turistëve si per turizëm balnear,argëtues,pushues, eko turizem etjer.

Tokat

Shtrirja nga 380m deri ne lartesi te Korabit ka bere qe ne te gjejme shume breza dhe nen breza tokash duke ndikuar drejte per drejte ne bimesine e zones. Larmia e kushteve natyrare pedogjenetike ka kushtezuar edhe shume llojshmerine e tokave .Ne kete drejtim dallohen : Tokat e kafejta kane shtrirje jot e madhe dhe zene 20 % te territorit te zones shtrihen ne lartesite 600-1000 m mbi nivelin e detit sidomos ne pjjesen veriore pergjate lugunave te okshtunit , te perrojit te boroves ,brodanit etjer.Formoohen mbi gelqeror dhe me pak magmatike dhe klime te ftohte dhe me rreshje te bollshme , Ne dimmer ndodh shperlarja e kriprave kurse ne vere ndodh grumbullimi I tyre.per pasoje shfaqen njolla karbonatesh,kane structure granulare dhe teper te thelle qe shkon 1.2-1.5 m permbajte humusi qe shkon 4-9 % ne siperfaqe dhe 1 % ne thellesi. TAKOHEN NENTIPE TE TOKAVE TE KAFEJTA SI:tokat e kafejta tipike, te zeza dhe te kafejta livadhore.

Tokat e murrme pyjore

Ose te pyeve te ahut dhe te pishes qe shtrihen ne lartesite 1000-1200 m mbi nivelin e detit duke zene pjesen me te madhe te kesaj malesie reth 40%I gjejme te perhapura ne pjesen qebdrore, jugore dhe ate lindoreDuke patur nje zhvillim mbi sedimentaret dhe magmatiket.Formahen ne rreliev te copetuar dhe te gerryer klime te ftohte qe kushtezon shperlarjen e kripave nen pyet e ahut dhe te haloreve. Kane profil te trashe qe shkon 80-120 cm e perbere nga nje shtrese e zeze rreth 5 cm. Takojme nen llojrt si: toka te murme pyore te zeza.te murrme tipike, te murrme te kuqerremta te shperlara, karbonata hunusore etj Toka te ketij brezi jane te vena pak nen kulturat bujqesore tashme jane braktisur duke u lene ne doren e degradimit dhe deezertifikimit.

Tokat livadhore-malore

Edhe keto toka zene 40 % te territorit te kesaj malesie dhe shtrihen ne lartesite mbi 1700 m mbi nivelin e detit I gjejme te perhapura ne lindje te zone pran maleve kallkan ,mirake ,raduc .Formohen mbi gelqeror ne kushte te nje klime te ashper dhe me reshje , kurse rrelievi I tyre eshte heterogjen dhe dallohet per copetim dhe pjerresi te medha Profili shkon rreth 100 cm me nje horizont humusor te trashed he nje shtrese te pershkueshme ne siperfaqe nga rrenjet e cila formon nje shtrese sfongjerore.Shtresa humusore shkon deri 40 cm ka ngjyre te zeze deri kafe te erret .Takohen disa nen tipe si: tokat tipike livadhore malore,toka livadhore te zeza,tokat e djerrit dhe toket tokat e stepave.

Pozita gjeografike e zones, kushtet natyrore te saj,ndertimi gjeologjek ,copetimi I madh I rrelievit I shoqeruar me nje klim teper te larmishme ka kushtezuar nje shume llojshmeri te botes bimore te kesaj malesie. Faktoret e lartepermendur kane bere qe bimesia e kesaj zone te dallohet per mbizoterimin e bimeve mase europjane dhe veri ballkanike qe jane shume te ndryshueshme nga bimesia mesdhetare qe rritet ne perendim te vendit. Shfaqet nje katezim vertikalku llojet kryesore perfaqesohen nga keto lloje bimesh:shkurre mesdhetare, dushqe. Ahu dhe pisha dhe kullota alpine.

Shkurret malore

Ky kat bimor shtrihet nga 380-600 m mbi nivelin e detit e marre ne total kjo bimesi ze 31% pra ze nje siperfaqe te vogel te gjithe bimësise zones.Zhvillohet nen nje klime me te bute se brezat e tjere.Ne kete brez shfaqet nentipi I shitblikut perbere nga bime qe I leshojne gjethet.

Duhet theksuar se ky kat eshte mjafte I demtuar nga dora e njeriut dhe e zevendesuar nga toka te punueshme prandaj ne shume sektore te ketij brezi shfaqet degradimi.Ky kat bimor shfrytezohet per kullota dhe dru zjarri. Duhet theksuar se ky kat ka edhe shume bime me vlera mjeksore dhe mjaltese.

Kati I Dushkut, ky kat bimor shtrihet nga 600- 1000 m, eshte I perhapur net e gjithe zonen dhe ze 17 % te bimesise totale te Malesise . LLojet kryesore te bimeve jane: Dushku, panja, lajthia, bunga, etj. Edhe ky kat eshte shume I demtuar pasi bimedia e tij shfrytezohrt per ngrohje ne stinen e ftohte.Kati I Ahut dhe I haloreve: ky kat shtrihet nga 1000-1700 m mbi nivelin e detit. E gjith siperfaqja e ktij kati ze 23% te bimesise se zones. Perhapjen me te madhe e ka ne pjesen jug-lindore dhe lindore. LLoji kryesor I bimes mbizotruese eshte Ahu, nga e ka marre emrin kati.

Ne perberje te ketij kati marrin pjese edhe bredhi , pisha, qe jane me pak te peehapura, por takohen edhe panja, Frasheri, meshtegna, etj. KY kat bimor ka pasurite me te medha floristike te perbere nga pyjet te ahut dhe te pishes, kjo bimesi kushtezon edhe zhvillimin e ekonomise pynjore qe perben nje nga aktivitetet kryesore te popullsise te kesaj komune. Kullotat Alpine, ne Malesine e korabit me qe ka reliev te larte nje shtrirje te konsiderueshme ka edhe kati bimi kulotave alpine.duhet theksuar se ne kullota te kesaj komune kullosin rreth 15 krere bageti te imta dhe 1500 krere gjegje te Klima e ashper dhe me rreshje te shumte te debores ka kushtezuar zhvillimin e ketij kati bimor. Kjo lloje bimesie eshte e tipit graminace ka perhapje mbi 1700 m konkretisht ne malin e,deshatit dhe lartesi te tjera. Ky kat shfrytezohet si kullot per bagetine ne stinen e ngrohte te vitit, po ashtu krijon edhe nje peisazh te bukur piktoresk duke krijuar mundesi te shumte e te medhe per zhvillimin e turizmit te gjelbert.

Bota shtazore

Larmia dhe pasuria qe ka kjo zone sin e aspktin klimatik , ate te tokave, te n flores etj ka krijuar kushte shume te fazorshme per zhvillimin e nje bote shtazore shume te larmishme. Kete gje e deshmon ekzistenca e shume specieve te vecanta sipas karakterit te habitatit. Do te dallonim boten shtazore te shkurreve, te pyjeve te ahut dhe te dushkut ne lartesine boten interresante te kullotave alpine dhe te pak habitateve ujore. Ne habitatet e shkurreve qe jane me pak te zhviiluara e me pak te perhapura dhe te degraduara nga dora e njeriut gjejme: Lepuri I eger, cakalli, thelleza, dhe nje sere shpendesh te tjere.

Ne habitatet e dushkut qe edhe ky kat eshte I demtuar takohen rralle: Ujku, dhelpra, ketri, urithi, etj. Ne habitatet e pyjeve te ahut dhe te pishes qe jane me te dendura dhe me pak te prekura nga dora e njeriut takohen specie te vecanta: Ariu, Shqiponja, RRjepulli, miu vogel, urithi, etj.

Ne habitatet e ujrave te kthjelleta dhe te ftohta te ketyre lumenjve takohet trofta e eger dhe disa lloje te tjera peshqish cka e ben kete zone te dallueshme nga zonat e tjera te vendit. E gjithe kjo ,pasuri e botes shtazore dhe me vlera te vecanta ofron kushte per zhvillimin e disa llojeve te turizmit si  : sportive, ekologjik, clothes, etj.0

Vleresime

Nga analiza e botes se gjalle mund te dalim ne keto konkluzione :zona ka bimesi te paket por shume te larmishme ku midis tyre dallohen ekosistemet pyore te shkurreve ,te dushqeve,te kullotave alpine ,si edhe ajo e siperfaqeve te degraduara te gjitha keto eko siteme kane vlera te vecanta sidomos ne sektore te cactuar me vlera shkencore dhe turistike Shumlllojshmeria e flore duke filluar nga shkurret mesdhetare e deri tek kullotat alpineben te mundur nje pasuri per shfrytezim per qellime te ndryshme si ajo blektoriale , industria e perpunimit te drurit , turizmi etjr.Pasuri te madhe perbejn edhe llojet e shumta te bimeve mjeksore si kamomili,dellenja,salepi ,mellaga ,sherebeli qe perdoren per shitje nga popullsia e zones duke marre perfitime jot e vogla ekonomike .kjo lloj bimesie ka ndikuar ne zhvillimin e zones pasi ne diber ka shum lloje bimesh qe gjejne kushte ,ketu gjejme te zhvilluar pemetarine ,vreshtarine si edhe shume lloje bimea sharash ZHVILLIMI EKONOMIK PERIUDHA DERI NE 45 Duhet theksuar se si e gjithe SHQIPËRIA edhe rethi i DIBRËS ka pasur nje zhvillim te vogël ekonomik Pozita e kesaj zone duhet theksuar se shpesh here ka qënë faktor pengues pasi kjo zone ka shërbyer si rrugë për eksperditat ushtarake qe kane vizituar zonën ketu duhet theksuar se edhe shteti Sebise ka pretendime për teritorin e kesaj komune gje qe ka cuar qe kjo zonë te digjej e shkaterrohej nga pushtuesit duke shkaterruar keshtu edhe ekoniminë dhe prodhimet e pakta bujqësore .Pasi edhe tokat ishin ne duart e bejlere e agallareve.Ne kete kohe banore te kesaj komunë merreshin me profesione te lira artizanat,bujqesi edhe tregeëti me prodhime blektorale e bujqësore .Në këtë kohe qyteti kishte 120 banesa ,1 treg ku ne te kishte edhe 3 kafene,kishte nj xhami ,disazyra per administraten e asa kohe si edhe nje shkollë.

PERIUDHA 45-90 Në perjudhën 45-90 perfshin kolektivizimin ku çdo gjë u perfshi ne koperativa.Ky rreth ishte më e privilegjuar pasi edhe tokat e saj ishin me pjellore e sasia e saj ishte me e madhe.Edhe keto te ardhura ishin te pakta e te pa mjaftueshme por sido që të jete ky popull e kaloi keëtë perjudhe dhe u rezistoi krizave te shumeë perjudhave. Fillimisht fshatareve u la 300 m˛ per familje per nevoja vatjake por me pas edhe kjo sasi tokë erdhi duke u zvogëluar ne 1000 m˛ e me pas ne 400m˛ duke cuar ne nje krizë të plote për banore te zones ndersa industria ne këtë kohe ishte shume e vogël.Mund te permendim minjerën e rrethit Bulqizë që në ate kohe ishte nën rrethin e Dibrës,minjeren e mermerit ne Muhur,ishte fabrika e makaronave Ramiz Varvarica,SMT, si edhe nj sere objektesh te vogla per shfrytëzimin e inerteve,ky reth ka qënë i pasur me burime hidrike që jane shfrytëzuar për energji,ujitje,peshkim,etj.Duhet theksuar se ne këtë kohe u ngriten një sërë veprash si hidrocentrale lokale ashtu edhe vepra te tjera si kanalizime qe i erdhën ne ndihmë bujqesisë.Në këtë kohe u bënë edhe disa ndertime edhe ne qytet brenda si u ndertuan rrugë,rreth 1000 apartamente banimi të mire projektuara per popullsine e ardhur,pallati i sportit,stdiumi i futbollit,spitali i ri me rreth 320 shtrëtër si edhe një qëndër balneare me rreth 180 shtrëtër ,hotel korabi si edhe shumë restorante te tjerë. Sasia e tokes 2500 ha toke pjellore bujqesore dhe 700 ha pye dhe kullota jane pasuri jo e vogel.Sic permendem me siper kjo zone ka edhe burime hidrike,pasuri me inerte edhe minerale te tjera por qe pak shfrytezohen.

Ekonomia e Dibrës pas viteve 1990 Pas viteve 90 me ndodhjen e ndryshimeve si në gjitje Shqipërinë çdo pronë shtetrore kthehet në prone private.Me reformën agrare toka shkon ne duar të pronarëvë duke bërë një copëtim shumë të madh te tokave gje që çon në vështirësi për krijim të fermave konkuruese ne treg.Dega që jep më shumë se 50 % të të ardhurave është bujqësia.Në perjudhen e viteve 1990-2003 rrethi i Dibrës kishte 15815 ha tokë bujqësore dhe 20396 fermer Nga 19117 ha tokë që kishte ne 2003,10650 e zinin bimët e arave,612 ha drufrutorët,358 ha perime,472 ha petate,4891ha faragjëre.Nga sa pamë më sipër del qartë se në dibër nuk kemi ferma të mirfillta ose parcela ta mëdha por një copëtim të tokës bujqësore. Për u përmendur janë edhe disa plantacione të vogla që kane filluar të lindin në fshatrat afër qytetit me pemë kryesisht të importuara nga Europa Perendimore.

Blektoria

Ne këtë rreth kjo degë është shumë e rëndësishme dhe ka qënë gjithnjë baza e ekonomisë bujqësore në mitin 2003 në këtë rreth kemi 17266 krerë gjedhë,dhe 53010 krerë të leshta,në vitin 2003 çdo banori të Dibrës i takojnë 422 litra qumësht dhe 47 kg mish në vit.Indrustia në rethin e Dibrës ka qënë gjithnjë një degë e dytë.Pas viteve 90 do të kemi një shkatërrim të atyre objekteve industriale që kishte,tani po vihet re një përmiresim i vogël në këtë drejtim në degë si industria ushqimore,ajo e përpunimit te produkteve bujqesore e blektorale si edhe ajo e lëndëve të para për ndërtim.Objektet më të permendura jane fabrika e miellit,ajo e pijeve,disa lavatriçe rërash e zhavoresh,si edhe disa baxho.Në 2004 rethi i Dibrës kishte 808 subjekte private jo bujqësore ,8 hotele dhe restorante,1 fabrikë mielli,9 pika karburanti, 452 pika shumice,1 qëndër balneare,38 ndërmarje druri,138 furgone ,autobuze dhe kamione trasporti si edhe 89 ndermarje sherbimesh

Tipare të zhvillimit demogrfik

Sipas pë dhënave të INSTAT në retińí e Dibrës banojnë 75262 banorenë 15394 familjeme rreth 4.9 anëtare për familje. Ka një dendësi 70 b/km˛. Duke analizuar të dhënat del se nga rethi Dibër nga viti 1990 janë larguar 24106 banore pasi në mitin 1990 ky reth kishte afro 99368 banore. Kjo popullsi është vendosur në Tiranë 67 %,Durres 21% dhe rrethe si:Lushnje,Fier, Lezhë,Kavajë,deri Sarandë dhe Shkoder. Duke analzuar moshën e punës. Për tu theksuar se të largurit në masón 90 % janë nga fshatrat e largëta. Mosha 0-14 vjeç 15-64 vjec +65vjeç

           29954(34%)               50934( 59.4%)                          4851(6.6%)

Sipas gjinisë 50.5% e zënë meshkujt dhe 49.5% e zënë femrat. Në kuadër të statusi banues 24% të popullsisë banojnë në qytet dhe 76% në fshatra. Vendbanmet sa vijnë e rrallohen duke u ngjitur në lartësi të larta dhe duke u largura nga qëndra e rethit. Komunat me më pak popullsi dhe që dallohen qartë për rënie në këtë drejtim janë:Lura,Selishta,Reçi,Luznia Muhuri tjer.

Politika

Kryetar para ardhes , Kadri Rrapi (PS) , Mentor Bunguri(PD), Bajram Krashi(PS) Kryetar i Bashkisë së Peshkopisë është z Ilir Krosi i cili është zgjedhur në këtë detyrë në vitin 2003 dhe është përfaqësues i Partisë Demokratike.

Ekonomia

Peshkopia është një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e ... 1-Idnustria ushqimore.

Transporti

Peshkopia ndodhet rreth 187 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.Transporti Kryhet me linje te rregullt mikrobuzash dhe linje autobuzi.Rruga qe pershkohet është Tirane-Milot-Burrel-Bulqize-Peshkopi. Vlen te theksohet qe megjithse u nis dhe jane bere shume premtime per Rrugen e Arbrit Dibra vazhdon te mbetet i vetmi rajon me infrastrukturen rrugore me te dobet ne te gjithe Shqipërine kjo per shkak se prioritete e te gjitha qeverive s'kane qene snjehere te orjentuara ne menyre te cilter drejt ketij rajoni

Kultura

Pallati i Kultures Peshkopi

Arti dhe kultura ne qytetin e Peshkopise jane zhvilluar ndër vite.Piktura eshte nje domethenie e rendesishme e artit ne Peshkopi.Gjithashtu kenga muzika dhe literatura kane ekzistuar qe ne kohe te hershme.Kengen dhe muziken e mbeshtet nder vite nje qender kulturore e rendesishme per femijet e quajtur "Qendra Kulturore e Fëmijëve".Kjo qender ndër vite ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e artit e kulturës,por rëndësi të madhe i është dhënë muzikës.Mësues profesionistë midis tyre permendim :Xhevat Fanen,Qani Mandrin,Mimoza Bulkun,Hysen Seferin,Safat Plakun etj. kane organizuar nder vite nje sërë festivalesh ne shkallë qyteti e rrethi.Me profesionalizmin e tyre kane pergatitur nje sere talentesh te reja. Gjithashtu kjo qender shquhet edhe per akrobatet e saj te talentuar me ne krye mjeshtrin Agron Strazimiri te cilet i kane sjelle publikut dibran nder vite emocione te bukura .Theksohet prania e tyre ne nje emision talentesh te zhvilluar ne Shqipëri i quajtur "Ti vlen",ne te cilin keto talente me konkurimin e tyre arriten deri ne finalen e programit.Gjithashtu ne kete qender kulturore per femijet eshte edhe nje grup vallesh .Por ne kete qender zhvillohen edhe kurse pa pagese per femijet te ambiciuar pas Matematikes Letersise Gjuheve te huaja etj. me profesionistë si Bashkim Hoxha,Hysni Loka etj.Ne Peshkopi përvec Qendres Kulturore te Femijve drejtues te mirnjohur te te ciles kane qene Hamit Lumi dhe Surja Stafa funksionon edhe Qendra Kulturore e drejtuar nga Veli Vranici dhe jane te njohura aktivitetet e kesaj qendre si 'Oda Dibrane' etj


Galeria

<galeri> File: [[

sheshi

</gallery>

! Titulli Titulli Titulli Titulli
Shembull Shembull Shembull Shembull Shembull
Shembull Shembull Shembull Shembull Shembull
Shembull Shembull Shembull Shembull Shembull

]]


Referencat

  1. AKADEMIA E SHKENCAVE,GJEOGRAFIA E SHQIPERISE ( VELLIMI 1 & 2)
  2. ISIDOROV.C ,KLIMA E SHQIPERIS,TIRANË (1955)
  3. INSTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE, TIRANË (1985)KLIMA E SHQIPERISË
  4. INSTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLIGJIKE, MANUALI I RESHJEVE TIRANË ,(1975)
  5. INSTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE MANUALI I TEMPERATURAVE TIRANË (1975)
  6. INSAT(TË DHËNA MBI PAPUNESINË ,TOKAT BUJQESORE DHE POPULLSINE)
  7. PERIKLI QIRIAZI GJEOGRAFIA E SHQIPERISE.TIRANE (2001)
  8. VALTER SHTYLLA,RRUGËT DHE URAT E VJETRA TË SHQIPERISË TIRANË (1998)
  9. Fatos DACI,"ENCIKLOPEDIA E DIBRËS" Vëllim I (2006)
  10. HISTORIA E SHQIPËRISE,AKADEMIA E SHKENCAVE


Lidhje të jashtme

Albume fotografike

Burimet


Shiko edhe këtu

 Commons: Peshkopia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale