Australia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{KUTIAAustralia}}
{{KUTIAAustralia}}
'''Australia''' ( zyrtarisht Federata e Australisë (Commonwealth of Australia) është një vend që përfshin kontinentin e Australisë, ishullin e Tasmanisë dhe shumë ishuj të vegjël. Ajo është vendi i gjashtë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Vendet fqinje përfshijnë Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Kaledonia e Re në veri-lindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje.
'''Australia '''zyrtarisht Federata e Australisë (Commonwealth of Australia) është një vend që përfshin kontinentin e Australisë, ishullin e Tasmanisë dhe shumë ishuj të vegjël. Ajo është vendi i gjashtë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Vendet fqinje përfshijnë Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Kaledonia e Re në veri-lindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje.


Për të paktën 40.000 vjet përpara ardhjes britanikëve në shekullin e 18-të, Australia banohej nga indigjenët australianë. Pas zbulimit nga hollandezët në vitin 1606, gjysma lindore të Australisë u pretendua nga Britania e Madhe në vitin 1770. Popullsia u rrit në mënyrë të qëndrueshme në dekadat e mëvonshme dhe u krijuan pesë Koloni të tjera vetëqeverisëse të Kurorës.
Për të paktën 40.000 vjet përpara ardhjes britanikëve në shekullin e 18-të, Australia banohej nga indigjenët australianë. Pas zbulimit nga hollandezët në vitin 1606, gjysma lindore të Australisë u pretendua nga Britania e Madhe në vitin 1770. Popullsia u rrit në mënyrë të qëndrueshme në dekadat e mëvonshme dhe u krijuan pesë Koloni të tjera vetëqeverisëse të Kurorës.

Versioni i datës 12 mars 2014 17:27

Commonwealth of Australia
Emblema - Australia
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: s ka
Vendndodhja - Australia
Vendndodhja - Australia

Australia zyrtarisht Federata e Australisë (Commonwealth of Australia) është një vend që përfshin kontinentin e Australisë, ishullin e Tasmanisë dhe shumë ishuj të vegjël. Ajo është vendi i gjashtë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Vendet fqinje përfshijnë Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Kaledonia e Re në veri-lindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje.

Për të paktën 40.000 vjet përpara ardhjes britanikëve në shekullin e 18-të, Australia banohej nga indigjenët australianë. Pas zbulimit nga hollandezët në vitin 1606, gjysma lindore të Australisë u pretendua nga Britania e Madhe në vitin 1770. Popullsia u rrit në mënyrë të qëndrueshme në dekadat e mëvonshme dhe u krijuan pesë Koloni të tjera vetëqeverisëse të Kurorës.

Në 1 janar 1901, gjashtë kolonitë u bashkuan në një federatë, duke formuar Komonuellthin e Australisë. Që nga ajo kohë Australia ka mbajtur një sistem të qëndrueshëm politik demokratik liberal që funksionon si një demokraci parlamentare federale dhe monarki kushtetuese. Federata përbëhet nga gjashtë shtete dhe disa territore.Popullsia shumë e urbanizuar dhe është përqendruar kryesisht në shtetet lindore.

Historia

Artikulli kryesor : Historia e Australisë

Fillimi i krijimeve të vendbanimeve në Australi saktësisht ende nuk dihet. Gjurmët e vendbanimeve gjenden edhe para 120 000 viteve. Aborgjinët jetojnë aty së paku që 50 000 deri 60 000 vite dhe më këtë i takojnë kulturës më të vjetër në botë.

Edhe përkundër pozitës së izoluar të kontinentit, popullata Aborgjinase ka pasur kontakt me kulturat tjera. Ky komunikim me të tjerët llogaritët të jetë ndërprerë diku para 6 000 viteve kur vendkalimi tokësorë në Guinenë e Re është vërshuar nga oqeani.

Me krijimin e ishujve Torres Srait para 1000 viteve komunikimi me kulturat tjera është rimëkëmbur. Po ashtu edhe tregtarët indian dhe kinez duket të kenë tregtuar në veri të Australisë sikurse edhe peshkatarët e Indonezisë.

Ndikimi i këtyre vizitorëve mund të shihet në vizatime të ndryshme në shpella në veri të Australisë. Dëshmi tjetër për këtë është edhe Dingo që si duket është krijuar diku para 6 000 viteve nga detarët e Azisë jugore.

Evropianët në Terra australis

Anijet e britanikëve

Që në kohërat e vjetra nga të diturit flitej për ekzistencën e një kontinenti në jug. Shpesh kjo përdorej si një mefshtësi e kohës “toka e jugut” (lat. Terra australis). Kur Marco Polo u kthye nga Kina në Venedik, ai fliste për një tokë të pasur në ari e guaca që gjendej prapa (në jug) të ishujve Java. Në shekullin XVI dhe XVII si duket detarët portugezë, francezë dhe spanjollë arrin të zbarkojnë në bregdetin e Australisë dhe të futen në brendinë e saj.

Mirëpo sipas shkrimeve gjermane zbulimin i kepit Cape York Peninsula nga holandezi Willem Jansz në vitin 1606 merret si zbulimi i Australisë. Në vitin 1629 u ankorua anija tregtare “Batavia” e kompanisë holandeze në bregdetin perëndimorë të Australisë. Kapiteni i anijes Francisco Pelsaert kësaj nuk i kishte dhënë ndonjë rëndësi të veçantë.

Ndërsa në vitin 1642 e njëjta kompani vendosi të vëzhgoi kontinentin me në mënyrë të planifikuar. Në bazë të këtej projekti Abel Tasman zbuloi Tasmaninë e sotshme. Një ekip tjetër nën udhëheqjen e Willem de Vlamingh filloi të krijojë hartën e bregdetit perëndimorë. Pasi që natyra e kësaj pjese dukej e thatë dhe jo pjellëshme, holandezët nuk kishin ndonjë interesim për kolonizimin e Australisë.

Tasmni futi në jetë emërtimin ”Holanda e re” më 1644. Ky emërtim përdorej në Evropë deri në vitin 1824 kur britanikët i dhanë emrin e tanishëm.

Kolonizatorët britanik

prill apo maj1770-ës, kapiteni James Cook mbërrin në pjesën e pjellëshme, në bregdetin lindorë dhe e thërriste këtë vend New South Wales si pjesë e mbretërisë britanike. Qëllimi i udhëtimit të tij ishte Terra Australis, që sipas teorisë së kësaj kohe duhej të ishte si kundërpeshë e sipërfaqes së tokës që gjendet në veri rruzullit.

Pas pavarësisë së ShBA-ve nga Britania e Madhe, qeveria britanike filloi të gjurmoj mundësi të reja për krijimin e kolonive ku dërgonte të burgosurit. Më këtë qëllim më 26 janar 1788 nën komandën e kapitenit Arthur Phillip, zbarkojnë 11 anije të Flotës së parë (First Fleet) të mbushura me kolonizatorë dhe të burgosur në portin Port Jackson. Vendbanimi i ri u pagëzua Sydney sipas Viscount Sydney-it, kryetari i zyrtarëve të kolonizimit. Deri në vitin 1868 në Sydney u sollën 160 000 të burgosur. Ndërsa gjatë viteve 1801-1803 Matew Flinders ja arrin lundrimin përgjatë tërë bregdetit të kontinentit.

Të burgosurit britanik në Terra australis

Në vitin 1792 një ekip franceze ndërmerr një ekspeditë hulumtimi të mundësisë së kolonizimit në Tasmani. Kjo i shtyri britanikët që edhe këtu të krijojnë sa më parë një koloni me të burgosur. Gjë që edhe e bënë në vitin 1803 duke themeluar Risdon Cover në lumin Derwent dhe koloninë George Town në lumin Tamar. Ndërsa më 1825-ën kolonia e atëhershme Van-Diemen's-Land deklarohet si e pavarur.

Në vitin 1824 themelohet kolonia e re me të burgosur në lumin Brisbane. Pas migrimit të kolonizatorëve të ndryshëm në pjesët e brendshme të pjellëshme të veriut, kolonia në vitin 1842, vendosë dhënien e tokave edhe për emigrantët. Më 1859 deklarohet Queensland si koloni e pavarur nga New South Wales-i.

1835 tregtarët nga Tasmania marrin nga Aborgjinët 240 000 hektarë dhe themelojnë portin Port Phillip. Edhe pse kjo tregti ishte ilegale nën presionin e rritjes së numrit të emigrantëve kryesia e kolonizimit e lëshon këtë tokë si të lirë për kolonizim. Më 1851 kolonia Victoria ndahet zyrtarisht nga New South Wales-i.

Kolonia New South Wales merr tërë pjesën lindore të kontinentit, çereku i tokës në perëndim edhe më tutje mbetet si Holanda e Re dhe nuk ishte ende nën aspiratat e britanikëve. Për pengimin e kolonizimit të pjesës perëndimore të Australisë nga francezët, britanikët në vitin 1826 themelojnë edhe këtu një vendbanim të quajtur Albany. Kolonia Australia perëndimore u thirr në jetë me themelimin e kolonisë Perth. Edhe pse këtu nuk ishte paraparë dërgimi i të burgosurve, kolonizatorët kërkonin ndërprerjen e kësaj praktike (në vitin 1850) në mënyrë që këta të zëvendësoheshin me fuqi të lirë punëtore.

Australia jugore ishte paraparë po ashtu si koloni pa të burgosur. Sipas rrjedhës së planit të përgatitur nga Edward Gibbon Wakefield për kolonizim sistematike ishte paraparë shitja e tokave kolonizatorëve dhe nga këto fitime të financohej sjellja e kolonizatorëve të rijnë.

1836 themelohet Adelaide dhe po në të njëjtin vit Australia jugore shpallet provincë e Britanisë së Madhe.

Gjurmonin ari, themeluan një komb

Parlamenti

Në veri-lindje të Melbourne-t më 22 gusht1851-ës në Victoria është gjetur ari që e përshkroi euforinë e kolonizatorëve për shumë e shumë vite. Minatorët e minierës në Ballarat në vitin 1854 organizojnë kryengritjen e vetme të armatosur në historinë Australisë. Kryengritësit kërkonin më reforma demokratike, në të vërtetë kryengritja shtypet më 3 Dhjetor 1854 nga forcat ushtarake britanike dhe policia vendase.

Rreth viteve 1855-1890 disa koloni marrin të drejtën e të quajturës Responsible Government që ju siguronte një pavarësi më të madhe nga Britania e Madhe. Në fakte Londra edhe më tutje mbante kontrollin mbi sigurinë, tregtinë dhe politikën e jashtme.

Pas një konflikti të ashpër të blegtorëve në vitin 1898 themelohet “Waltzing Matilda” himni nacional i Australisë. Ndër kolonit fillon bashkimi i planifikuar në një shtet.

Bashkimi i Australisë

1 janar 1901 formohet nga kolonitë e pavarura Komonuellthi i Australisë (Commonwealth of Australia). Si kryeqytet i Australisë u vendos të jetë Melbourne. Më 26 shtator 1907 kjo lidhje merr statutin Dominion që i solli pavarësi gati të plotë nga shteti amë.

1911 u themelua Australian Capital Territory për krijimin e kryeqytetit të ri të quajtur Canberra. Mirëpo Melbourne mbeti deri në vitin 1927 selia e qeverisë për shkak të kohës së ndërtimeve të ndërmarra në kryeqytetin e ri. Edhe kolonia e themeluar në vitin 1863 Northern Territory ndahet nga kontrolli i Provincës South Australia dhe i bashkëngjitet lidhjes.

Australia ka qenë dhe është edhe më tej lojale ndaj Londrës. Kështu dhe gjatë luftës së parë po edhe të luftës së dytë botërore e ka ndihmuar Londrën me ushtarë. Shikua nga përqindja e viktimave brenda numrit të banorëve Australia ka përqindjen më të lartë të viktimave. Humbja njësisë ushtarake të Australisë dhe Zelandës Re - Army Corps (ANZAC) në betejën e parë në historinë e tyre në vitin 1915Gallipoli për shumë Australian është lindja e kombit.

Në vitin 1931 Perandoria Britanike i jep Australisë edhe statutin Westminister me të cilin statuti Dominion edhe formalisht fito pavarësinë. Mirëpo parlamenti i Australisë e pranoi këtë vitin 1942.

Pas humbjeve të britanikëve në Azi më 1942-ën dhe kërcënimit të invazionit japonez, aktiviteti ushtarak i britanikëve zhvendoset nga Evropa në Australi. Australia mbështeti aleatin e ri të fortë, SHBA-në. Kjo edhe u ratifikua në marrëveshjen ANZUS në vitin 1951.

Pas luftës së dytë botërore, Australia ndiqte një politikë për një popullim të vendit me emigrantë nga Evropa. Pastaj vijnë emigrantë edhe nga Azia dhe pjesë të tjera të botës. Kjo çoi në ndryshimin e demografisë por edhe një katapultim të zhvillimit ekonomik.

Lidhjet përfundimtare kushtetuese ndërmjet Australisë dhe Britanisë së Madhe u keqësuan me kalimin e Aktit të Australisë të 1986, që i jepte fund çdo roli britanik në qeverinë e Shteteve të Australisë, dhe heqjen e mundësisë së ankesave gjyqësore në Këshillin e Kurorës në Londër. Në një referendum në vitin 1999, 55 përqind e votuesve dhe një shumicë në çdo shtet hodhi poshtë një propozim për tu bërë një republikë me një president të emëruar me votën e dy të tretave në të dy dhomat e Parlamentit Australian.

Në vitin 2004 fiton përsëri koalicioni nacional-liberal i kryeministrit John Winston Howard. Krahasuar me gjendjen ekonomike të rruzullit mund të thuhet se në Australi janë kornizat politike për një ekonomi të suksesshme.

Politika

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Australi është një federatë e përbërë nga disa shtete dhe territore që rrjedhin si bashkim i ish-kolonive britanike.

Njësitë administrative

Artikulli kryesor : Njësit shtetrore (Ausrali)

Shtetet

Territore të veçanta

Territore të jashtme

Gjeografia

Artikulli kryesor : Gjeografia e Australisë
Sidney

Australia me tërë sipërfaqen e asaj shtrihet në Hemisferen Jugore të botës. Me përjashtim të Azisë, përkatësisht Arkipelagut të Malajës, ndodhet shumë larg kontinenteve të tjera, sidomos Evropës, mirëpo, sot me zhvillimin e komunikacionit detar, e sidomos atij ajror, largësia e këtij kontinenti me kontinentet tjera të botës është zvogëluar shumë.

Australia është kontinenti më i vogël i rruzullit tokësor. Sipërfaqja e përgjithshme e Australisë është rreth 7,7 milion km². Është i vetmi kontinent që përfaqëson një shtet.

Ekonomia

Artikulli kryesor : Ekonomia e Australisë


Australia ka një ekonomi tregu me GDP(Prodhimi I Pergjithshëm Kombëtar Bruto) të lartë për frymë dhe një normë të ulët të varfërisë. Dollari Australian është valuta për kombin, duke përfshirë edhe ishullin Kristmas, ishujt cokos (Keeling), dhe ishullin Norfolk, gjithashtu edhe shtetet e pavarura ishullore të Paqësorit si Kiribati, Nauru dhe Tuvalu. Pas bashkimit të vitit 2006 të Bursës së Shkëmbimit australiane me Shkëmbimin e të ardhurave të Sidnit, siguria e shkëmbimeve australiane është tani e nënta më e madhja në botë. E renditur e treta në Indeksin e Lirisë Ekonomike (2010), Australia është ekonomia e 13-të më e madhe në botë dhe ka GDP-në e pestë më të lartë për frymë 66.984 dollarë. Vendi ishte renditur i dyti në indeksin e Zhvillimit Njerëzor të Kombeve te Bashkuara. Të gjitha qytetet e mëdha të Australisë dolën mirë në anketat globale krahasuese të jetesës. Melbourne arriti vendin e parë në Listën e Qyteteve me kushte më të mira të jetesës në Ekonominë Botërore të vitit 2011, e ndjekur nga Sidnei, Perth dhe Adelaide përkatësisht në vendet e 6-të, 8-të dhe 9-të. Totali i borxhit të qeverisë ne australi është 20 miliarde dollarë - 20% e GDP-së së vitit 2010. Australia është një nga shtetet që ka çmimet më të larta për shtëpi dhe disa nga nivelet më të larta të borxheve shtëpiake në botë. DESTINACIONI DHE VLERA E EKSPORTEVE TE AUSTRALISE NE VITIN 2006 Për shkak se eksporti i mallrave është më i theksuar sesa prodhimi i mallrave në vend ka mbështëtur një rritje të konsiderueshme në kushtet e tregtisë së Australise qe nga fillimi i shekullit 21t, per shkak të rritjes se çmimit të mallrave. Australia ka nje balance te pagesave qe është me shume se 7% e GDP negative, dhe ka pasur nje difict te madh te vazhdueshem te llogarise aktuale për më shumë se 50 vite. Australia ka pasur nje rritje me nje norme mesatare vjetore prej 3.6% , per me shume se 15 vjet krahasuar me mesataren vjetore te Organizatës se Zhvillimit dhe Bashkepunimit Ekonomik prej 2,5 %. Australia ishte e vetmja ekonomi e përparuar e cila nuk perjetoi recesioin per shkak te renies globale të ekonomisë 2008-2009. Gjashte nga parteneret tregtare më të mëdhenj të Australisë kanë qënë në rënie gjë që nnga ana e vet preku edhe Australine. Qeveria e Hakes qarkulloi dollarin austrain ne vitin 1983 duke shkaktuar pjeserisht crregullime në sistemin financiar. Qeveria Howard e ndjekur nga nje crregullim i pjesshem i punes së tregut dhe privatizimit të metejshëm te bizneseve shteterore, me e dukshme ne industrine e telekomunikacionit. Sistemi indirekt i taksave u ndryshua ndjeshem ne korrik te vitit 2000 me futjen e 10% te mallrave dhe shërbimeve tatimore. Ne sistemin Australian te taksave , personal dhe te ardhurat e kompanise tatimore janë burimet kryesore të të ardhurave të qeverisë. Në prill të vitit 2012 ishin 11’501’000 njerez te punesuar (me kohë të plotë ose të pjesshme), me një normë papunesie prej 4.9%. papunësia e të rinjve (15-24) qëndroi në 11.2%. Gjatë dekadës së kaluar inflacioni ka qenë 2-3% dhe norma baze e interest 5-6 %. Sektori i sherbimeve te ekonomisë, duke perfshire turizmin, edukimin dhe sherbimet financiare llogaritet perreth sa 70% e GDP. E pasur ne burime natyrore, Australia është nje eksportuese e madhe e produkteve bujqesore vecanerisht grure dhe lesh, minerale si hekuri dhe arid he energji ne formen e gazit natyror te lengshem dhe qymyrit. Edhe pse bujqesia dhe burimet natyrore perbejne perkatesisht vetem 3 dhe 5 % te GDP ato kontribuojne ndjeshem ne eksport. Tregjet më të mëdha të eksportit të Australisë janë: Japonia, Kina, SHBA, Koreja e Jugut, dhe Zelanda e Re. Australia është eksportuesi i katërt më i madh në botë i verës, në një industri e cila kontribuon me 5.5 miliard dollarë në vit për ekonominë e vendit.

Demografia

Artikulli kryesor : Demografia e Australisë
Lakorja e demografisë

Australia ka 21.515.754 (korrik 2010).

Radhitet në vendin e 54 në botë.[1].

Kultura

Artikulli kryesor : Kultura e Australisë

Të tjera

Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi - Australian Tourist Commission

Qeveria - Commonwealth Government Online
Kryetari	
Parlamenti	
Ministria

Lidhje të jashtme

 Commons: Australia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Australia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referenca

  1. ^ CIA.gov - Australi - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.