Petraq Kote: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Korrektime letrare dhe gjuhesore
u shtua nje poezi
Rreshti 274: Rreshti 274:
...e në mua amfiteatri vdes.
...e në mua amfiteatri vdes.

'''Babait ( 1928 – 1996 )'''

======<nowiki/>======

Atje, ku lotët me shkojnë pa më përfillur.

...ti erdhe përgjysmë ===

'''T'''ani atje

kuajt e Harresës hazdisin,

kamzhiku i Kujtesës vitheve u bie pa reshtur,

karroca e dhimbjes aty ka ngecur,

treni i shpirtit vonohet

aty… në Sheqmarinas.

Sheq Marinas shkurt, 2006<nowiki/>

...ti erdhe përgjysmë ===

===<nowiki/>===
...ti erdhe tek unë në gjysmë të jetës
...ti erdhe tek unë në gjysmë të jetës

Versioni i datës 21 mars 2014 07:47

Skeda:Petraq Kote.jpg

Petraq KOTE

Petraq KOTE u lind në Sheq Marinas, Fier më 27. 02. 1959 nga prindërit Todi Kote dhe

Kalije Dumi. Të dy me shtetësi dhe kombësi shqiptare.

Arsimin tetëvjeçar e kreu në vendlindje 1966 - 1974. Në vitin 1974 – 1978 studioi në shkollën e mesme ushtarake “ Skënderbej “ Tiranë. Akademinë e Forcave Tokësore e përfundoi po në Tiranë në vitet 1979 – 1982, ku u diplomua për specialitetin “ Fizkulturë “. U diplomua (2006- 2010) në Universitetin

“ Ismail Qemali “, Vlorë, në Fakultetin e Shkencave Humane, dega gjuhë – letërsi shqipe. 2012- 2014 studioi dhe fitoi Scence Master Degrees në gjuhë shqipe dhe letërsi.

Aktualisht është kryeredaktor i gazetës letrare mujore “Fieri Profil“ dhe specialist për trashëgiminë kulturore në Muzeun Historik,  Fier.

Ka shkruar letërsi qysh në rininë e herëshme.

“ Është poet, publicist, eseist i shkëlqyer “, thotë  prof. dr. Moikom Zeqo. Krijimtarinë e tij poetike e kanë vlerësuar kritikë, studiues të shumtë brenda dhe jashtë vendit.

Ka botuar vëllimet poetike:

“Këngë e Marrë“ 1996  shtëpia botuese “Planet“ Fier, “Humbja“ 1998 shtëpia botuese “Darmisa“ Fier, “Ranë Këmbanat“ 1997 shtëpia botuese “Planet “ Fier, “Muza“ 1999 shtëpia botuese “Albapress“ Fier, “Këngë e Parrëfyer“ 2001 shtëpia botuese “ Darmisa “ Fier, “Këngët e Motmotit“ 2003 shtëpia botuese “Ymeraj“ Fier, “Mirë se erdhe Lamtumirë!...” shtëpia botuese “Globus. R“ Tiranë, “Portretin kam varur në muret e kohës” 2008 shtëpia botuese “Globus. R“ 2008. Ka botuar dy vëllime me tregime

“Ngjarje ndër Muzakë - 1“ 1999 shtëpia botuese “Albapress“ Fier.  “Ngjarje ndër Muzakë – 2“ 2005 shtëpia botuese “Ombra GVG“ Tiranë.  Publicistika më e shquar e tij është “Hija... e Kadaresë“, “Lasgushi dhe Kosova“, “ Një çast me Migjenin “, “ Kritika Letrare Shqiptare dhe prof. Adriatik Kalluli “, “ Dasma e Kreshbardhës “, “ Diktatura Letrare shqiptare “, “ Poezi që gjëmon më parë se të vetëtijë “, “ juha shqipe dhe akademik Jani Thomai “ ,

“Qiellëzanat Trillane“, shënime për romanin “Darka e Gabuar“ të Kadaresë.

Ali Asllani, poezia e tij e ndikimit të kapërcyer, studim.  etj.

Kanë shkruar për autorin Petraq Kote

“ ...më kujton Kostandin Paustovskin në librin me tregime, “Ngjarje ndër Muzakë – 2“, ka shkruar studiuesi dhe përkthyesi i talentuar shqiptar, Perikli Jorgoni

“ ... Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombëtare“, ka thënë prof. dr. Adriatik Kallulli.

“ ..,atdheu lakuriq në një poezi pa stoli... të stilit avantgard“, ka shkruar prof. dr. Agim Vinca.

“ ... është nder por edhe privilegj të lexosh e shkruash për poezinë e Petraq Kotes... “, ka shkruar dr. Faik Shkodra.

“ ...Petraq Kote po ngre një Apolloni letrare ilirike“, ka shkruar poeti, prozatori dhe publicisti, Ylli Xhaferri.

“ ... ai është dinjitet poetik...“, ka shkruar akademiku dhe poeti Xhevahir Spahiu.

“... fjala te poezia e P. Kotes edhe gjen vetveten “, ka shkruar prof. dr. Valter Memisha

“... klasi i lartë ileksikut i derdhur në vargje e vendos atë, në çdo hapsirë lexonjëse elitare“, ka shkruar prof.dr. Bardhosh Gaçe.

“... poezia e Petraq Kotes rrjedh me natyrshmërinë e lindjes së një dite të re apo me fluturimin e një zogu “, ka shkruar poeti, studiuesi dhe përkthyesi Xhevdet Shehu.

“... poeti Kote mund të quhet l’enfant terrible për nga forca tronditëse që përmban vargu i tij. Kontribuon denjësisht në poezinë e re shqiptare duke iu shtuar atij grupi poetësh shqiptarë që meritojnë të studiohen dhe të mbahen në radarin si të studiuesve, ashtu dhe kritikës letrare. “Ka shkruar Aida Dismondy në revistën Illyria dhe Kuvendi në Amerikë.

Mban çmimet letrare “Migjeni”, “Petro Marko” dhe “Jakov Xoxa”.

Është përkthyer në rumanisht nga revista “Haemus“, 2009 nën titullin “Trenul ce fuge de durere“. Është përkthyer në Croatisht nga revista “Dubrovnik“ 2012. Është botuar në disa antologji si “100 poetë për dashurinë “, “Muza e Mëmëdheut“, 100 poetë për Atdheun, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë të Republikës së Shqipërisëetj.

Poezi nga Petraq Kote

Atdheu

…më thanë atdheu janë malet, fushat, pyjet, lumenjt, liqenet

por, oh!

Atdheu isha unë, gruaja, fara, shtatzanitë, lindjet që bëmë

- abortet nuk ishin atdhe!

…më thanë atdheu janë atdhetarët, trimat, heronjtë, mitet

Por, oh!

Atdheu isha unë, familja, shtëpia, gjaku, urat, jeta…

- vdekjet nuk ishin atdhe!

…më thanë atdheu është prona, pasuria, qejfi, orgjia, dehja

Por, oh!

Atdheu ishte lodhja, vuajtja, mundimi, sakrifica, këmbëndenjia

- e vjella nuk ishte atdhe!

…më thanë atdheu janë mallet, kujtimet, të dashurit, varret

Por oh!

Atdheu nuk është gjithmonë i bukur

…është e mundimshme të kesh, Atdhe!

Fier, 20 maj 2013

E ardhmja

…jam i huaj sonte në qytetin tim

bredh me shiun e ardhur prej ikjeve kësaj nate të shpuar mendimesh

asnjë nga të dashurat që pata nuk më vjen tek dora

këmbët s’ më çojnë më në vendet ku pikturonim me buzë njëri tjetrin

shoh neonet dhe qesh drita krijon ylbere prej lotsh

kanë formën e kurorës së dhëndërrisë sime ia paskan vënë qytetit.

Ja një dritare u çel

u çel e përplas dhe një tjetër dhe një tjetër dhe një tjetër

janë katër gra që tinëz mbyllën drejtkëndëshat e hijeve të shtëpive të tyre

vrapojnë drejt meje.

…ato e kanë nga një njeri të huaj brenda vetes

përdor sytë e tyre buzët e tyre këmbët e tyre jo mendimet

dhe më çojnë gjithësecila në shtëpinë e vetë…

…ato i ngjajnë trishtimit me të gjtha zgjedhjet e gabuara që bënë

rri rri dhe së brendshmi u shpërthejnë zhurma pa ide

ato nuk i kanë më sytë e tyre

kanë sytë e hijeve mbi ball.

Ecin dhe mbi vete ngrenë erën e qelbur të shikimeve

për të ardhmen flasin sikur për një çeshtje të rastësishme

…pastaj dëshirat më thërrasin të shtrij.

Një vajzë e re kalon gjithë thirrma të kuqe memece

ngrihem pakuptuar …por tek pasqyra me datën e martesës përposhtë, ngec

shoh…dhe godas me grusht fytyrën time të rinisë mbuluar nga pluhuri i burrërisë...

Koka ime një vend me vjeshtë

kthet andej …dhe… vajza s’ është

Tiranë, 22 prill 2013

Shkëmbinjtë…

sonnet

…me drapërin e hënës i ther shkëmbinjtë e tu

dhe epitafin mbi varr jua shkruan me baltë

kur bari mbin mbi baltë mbijnë dhe kujtimet

shëmbllejnë malet e prerë edhe lisi i gjakut

Emri yt shkon rastësisht përmatanë natës

ruhu mos bjer në gropën e akullt Shqipëri

varri sy prej balte do të ketë edhe gjëma

heshtjen e përjetshme goja dhe bunacë të zi.

Varri nuk do të bëhet kurrë statujë besimi

as tekst leximi për syt që ende nuk kanë ler

do të flas çdo varg për ty me gojë profiti

s’ do të kesh n’ at vdekje as perëndi as nder

Shqipëri s’e di!... ty do të vdesë balta

por shkëmbinjtë që vret në varr do të jenë ti!

Fier, 5 prill 2013

Kluca e pendueme

Për Mitrovicën

…kambët këto dalta të gjurmëve t’ mia çekani i t’ ditunit pareshtun u qet

çdo ditë tek honi i fundit ku nata nana e andrrave rrkaj

…ato ndalen puthin Mitrovicën që rrin dergjun tue i kërku këtyne natave këtyne andrrave, Nishin

sytë e nanës dhe t’ Zotit mbi shpinë ma t’ thella gjurmët e saj i bajnë

darka murgeshë dëshirat e ndrydhuna kallxon

e në shtëpinë e t’ mundunit tek vorren për s’ fundi i nguc

zani i kronit të Alpeve Shqiptare vjen klithm’ e kullueme

e pres n’dy grushta mbyllun si kupa drejt qiellzës s’dëgjimit e tret…

...gjithmonë shkojmë tutje pa përtuar drejtë asaj ta themi kemi frikë

gëzimet i presim hidhërimet i mbajmë mend

të humbun çdo ditë humbjet s'i kuptojmë...

me kohën e njeri’t që tutet posht klucës s’ perndueme

klith klithma deri n’dek e Ibrit

deri n’ dekë t’ kufinit

Fier, 20 janar 2013

...fshatarët e rinj pa lavdi

...shkoj për në fatin tim të lindjes

dhjetra vjet në çantën e shpinës

me pluhur, me re, me mjegull shqisash veshur

dikush ma fsheh parjen!...

Mbi supe s’kam lavdi, thjesht kam pluhur, zëra të ndotur, shikime të pista

për fat të keqë edhe vuajtjen pse miqtë i kam të zgjuar, armiqtë budallenj!

Kur të arrij fshatin do ta shkund veshjen, por, po e gjeta gjallë të dashurën

se kujt tjetër ti shfaqem, pa këto re,pa këtë pluhur, pa këto mjegulla shqisash, pastër?!

Oh, nuk mund ta kapërcej, poshtë pragut të fshatit, kështjellën ku dikur i mbrohesha armiqve të zgjuar

paskan vënë

patjetër poshtë kështjellës varrin e dashurisë sime!

Një korb po më thotë se ka vdekur dhe varri

mirë s’e kuptoj!

Kthehem...i kthyer mbrapsht si xhaketë e vjetër tek rrobaqepësi qorr...

Sheqmarinas, tetor 2003

...vdekje artistike

I ulur në shkallën e parë të amfiteatrit “ Botë “,

Shoh tragjeditë e fundit të saj,

pa Shekspir, pa Eskil...

Ulen lotët e parë, gjaqet e parë, shikimet e fundit

...e në mua amfiteatri vdes.

Babait ( 1928 – 1996 )

Atje, ku lotët me shkojnë pa më përfillur.

Tani atje

kuajt e Harresës hazdisin,

kamzhiku i Kujtesës vitheve u bie pa reshtur,

karroca e dhimbjes aty ka ngecur,

treni i shpirtit vonohet

aty… në Sheqmarinas.

Sheq Marinas shkurt, 2006

...ti erdhe përgjysmë

...ti erdhe tek unë në gjysmë të jetës

gjysma tjetër të patë mbetur diku

siç vjen gjysm’e gjelit nga rpërralla e vjetër

siç del sirena nga deti blu.

Ti erdhe tek unë me gjysmë mendje

në gjysmë shtrati u shtrive ti

gjysmën e trupit më fale mua

gjysmën tjetër se kujt s’e di!

Ti erdhe tek unë me dëshirën e plotë

në ardhjen përgjysmë s’ishe veç ti

dhe kështu pra ndodhi gjysmë ndodhia

o vashë- sirenë, gjysmë dashuri!...

Fier, gusht 1998

Lirika Vjeshte

Cikël poetik (2010)

Papritur

Papritur – habitur duken pemët lakuriq

rrugët të mbushura gjithë baltë

O Zot!- klithim, – iku jeta.

ç’menduam!… paska qenë… sa pak!

Nuk mundëm të rishihnim as të dashurat

pa lotë t’u thoshim: Lamtumirë!

Pas baltës matanë pemëve të mardhura

oh, po duken dherat e ngrirë!…

Tiranë vjeshtë 2010

Balada e vjeshtës…

Ah kjo vjeshtë!…

Vjet më mori fjalët që të thosha ty

dhe bulevardi i qytetit tim u bë shtyllë

këmbët e mia e dinë sa e gjatë është kjo shtyllë!

Në majën e saj lidha fijet e shpresës por ti nuk u ktheve.

Këtë pranverë shtylla çeli lule,

fjalët që të thoja ty

këtë pranverë erdhi dhe një vashë në dashurinë time.

Dje këputi lule te shtylla

mi dhuroj mua

edhe fijet e shpresës i ka varur në gjoks

me një medalion vjeshte.

Tani më kujtohet

se ti mërziteshe sa herë mbi çatinë e kështjellës sonë të vjeshtës

ulej mjegulla e re.

Unë nuk shkruaj dot balada për vjeshtën

një zog i verdhë shkruan…

Fier, 8 nëntor 2010

Toka e nderit të mjaftueshëm

Varreza e ambicieve të mia

është në tokën e nderit të mjaftueshëm

ku njerëzit e kanë jetën dashuri…

Tiranë, vjeshtë 2010

Mua s’ka kush më kthehet përveç mendjes…

E ç’të besoj tek ikjet!

Ti gjithmonë ikje ke patur e dashur

andej nga ikin erërat e ftohta

vetmia grunduar me hënë

dhe shikimi im i kaltër qepur në xhaketën tënde prej mermeri të ujshëm.

Shikoje një herë shpinën në pasqyrë

ka sytë pikëllima aty

më vështron nga vrima e lotit.

Sonte është zjarr në pyjet e zezë të reve

me urë në dorë vetëtima nuk ndalet së ndezuri drurë.

Ndalja jote mbeti e vjetër në honin e zemrës…

Ai plepi i vetmuar që mbolli nëna ime 50 vjet më parë, jam unë

me dimrin komshi.

Natën vijnë sazet, qajnë, e shkojnë si ty

Lart pyjet po shuhen

ndriçimi është gjëja e fundit që dielli mendon dhe bënë

ai digjet për ngrohje, nesër

e shkonë e fle në shtëpinë e vetë të verës

po ti ku fle?

Mua s’ka kush të më kthehet përveç mendjes…

Fier, vjeshtë 2010

Të gjitha ditët e mia tani janë pritje

Të dy lindëm nën tavanin e fshatit SheqMarinas

këndonte pylli i nusërisë së nënave tona, atëhere

shikonim hënën që na dukej si sisë

dhe zgjatnim duart

me duart e zgjuara ti kape një zog, të hyri në gojë

dhe po këndoje

Unë nuk dija të kapja zogj atëhere

dhe qaja.

Të dashurova atë ditë që kishte humbur një hero në fshatin tonë

për të cilin vajtonte nën pullazin e shtëpisë sime ai zogu që kape ti ditën e lindjes,

fëmija e komshiut me sy myzeqeje më thoshte

se ai zog nuk qan se humbi heroi qan se të iku ty e dashura…

...të gjitha ditët e mia tani janë pritje.

Fier, vjeshtë 2010

… nën lëkurën e dritës

Mi more të gjitha ç’ndjeja për ty

dhe ike

më larg se dielli në solstitin e dimrit.

Mbeta përsëri fillim dashurie nën lëkurën e dritës.

Ti nuk do të vish në verë

siç vjen djelli përsëri afër tokës!

Harrove?

Nga zjarri që digjje brenda vetes ngrohesha unë.

Tani ndihem dimër,

brinjën e anës tënde m’a shkund një erë pa emër.

Dikur isha i gjithi pranverë

qielli nuk më nxente kur e vishja

dallandyshet më ndihmonin të mos e gërrisja.

Herë, herë në qiell hynte një skifter

rrëmbente dallandyshe…

Por ty nuk të mori askush

të rrëmbeu liria.

Më tregojnë se të është ëndërruar dashuria jonë!

Ti, nuk e merr dot më udhën e kthimit

sipër saj tani kanë mbirë gjurmë që ti i harroje.

Shkoj unë, atje, çdo kohë

pres një dhe e djeg në oxhakun e dimrit tim të uritur.

Kur të mbaroj së preri pylli i gjurmëve, do duket rruga

po atëhere ti do të jesh, e tretur!…

Ani, ti eja edhe e tretur!

Fier, dimër 2010

Pemëza e virgjërisë

Po unë përse e zhvesh me sy atë vajzë

veshur me trotuarë dhe bukuri

siç dimri po zhvesh me duar një pjeshkë në kopështin e tij me ngrohje!

Ah, kjo kollë e vogël mbiu si pemëz në buzët e saj!

Ja, peshkatarët erdhën

por detin e harruan të lodhur në bregun e rritur.

Çismet e tyre më kujtojnë shandanët e qirinjve

të ndezur

të cilët i shuanë vajza lakuriq në përvjetorin e parë të zjarrit

që ra në buzët e saj

dhe dogji pemëzën që s’ishte e kollës por e virgjërisë…

Fier, verë 2010

Ti do të vish ===

Ti do të vish

dhe unë po të pres me zogun tim të dashurisë

tek pema me gjethe nderi e pritjes!

Era pushoj,

nuk po e përkund pemën si lamtumirat e dikurshme me dorë.

Shiu do të këputet nga litarët e reve të vjetra

dhe do të flas me tokën ca fjalë të mira për ne.

Do të vij edhe qielli

deri te porta e diellit…

Unë nuk di të luaj serenata

rosat e egra fëmijëria ime i kapte me lak

kripthet i ndillnin, ato…

Ti do të vish!

Tiranë, 19 nëntor 2010

Gozhdën e tradhëtisë e mbaj në dorë për bastun

Erdhi mëngjesi dhe shkoi në ditën e largët me kujtime,

shkeli hapin tim

nuk e di se nga ç’male dramash zbret ai i ftohur

por dhimbja mbeti prapa

mes dhëmbëve të mi

arredimit të lashtë të fytyrës.

Pas pak dhe do të vij mbrëmja me dimër

unë e lëviza këmbën

e shtriva në krevat

nuk më pëlqen të kem dhimbje nate me shi.

Oh, një gozhdë sa kulmi i çatisë m’u ngul në shpinë!

Kur zbrita në rrugë edhe qyteti çalonte

arrin tani

të më shkel gjithçka…

Gozhdën e tradhëtisë e mbaj në dorë për bastun.

…nuk i ndjej më dhimbjet

ato mbetën tek vizita ime e pamundur në pranverë.

Tiranë, 16 nëntor 2010

Ka një re, motër, nëna ime

...ia kushtoj tezes sime V. Dumi Filka

Ka një re, motër, nëna ime.

Vjen çdo ditë tek qielli ujë i derdhur kove mbi sipërfaqen e llustërt të çimentos

që rrethon pusin

takon nënën

seç flasin ca fjalë që vetëm prifti i fshatit i di

dhe ajo qan e thahet…

Kur ishin të reja

aty vinte një uragan

është gjyshi më thoshin mua dhe në qiell dëgjoja një këngë të moçme shqipe,

gjëmonte.

Brez pas brezi kështu ndodh tek pusi i shtëpisë sime

vijnë re, stuhi, uragane

bisedojnë me njerëzit

herën e fundit erdhi një yjnesh aty dhe nuk donte të ikte nga qielli i pellgut

dhe pse uji u tha

ajo nuk është memece, nuk di shqip!

Nëna thotë se ka ngatërruar shtëpinë

por le të rrijë!

Fier, vjeshtë e tretë 2010

Por ti në gjumë përse e pret lirinë… ===

Gjithmonë shkoja i fundit tek zhgënjimet

me sytë e të dashurës më tradhëtare në sy

këndoja këngën e gjelbërimit

dhe pse të akullit më imponin, aty!

Kufij të bardhë i caktoja natës

dallgë prej loti ngrija në sy

mbytja demonin e shtërngatës

kurorëzoja arsyen, për ne të dy!

Por ti në gjumë përse e pret lirinë,

kur para meje e pretendon?!

Fier, verë 2010

…rrjedhë e pafajë!… ===

Përse më kërkon tek gjurmët

o vashë,

një lumë tek më pret

nga brigjet i dalë si unë

me dimrat i dehur komplet

ti shkri

dhe do shohësh pastaj

si bashkë do jemi një rrjedhë e pafajë!…

Dimër 2009, Tiranë

Skenë

Më tregon fytyrën ky pellg sa Shqipëria Natyrale

shiu elit s’resht pikturon quka në faqe e mia

po e kujtoj shpesh të kaluarën

kjo do të thotë se po plakem

tundet dhe një pemë e re nën erë

si lamtumira ime.

Dikush po mbledh rrugët e mia të jetës

por ti

mos mbill lule tek koka e asaj që unë vet e kam varrosur!

Degët e shelgut që më mbolli stuhia shqiptare në shpatulla

vija pentagramesh uji shkruajnë në mollëzat e faqeve,

kur kalon lumi i lotëve.

Ndalon zogu i trishtimit në degët e shelgut

hedh nota

dhe këndon, këndon…

pastaj zbret çukit dritën e syve të mi

derisa vjen një makinë e pamëshirshme

sytë shkel

shelgun thyen

e zogu ndër kohë ka ikur…

Dishepujt e kuq nuk duan ti japin truall piedestalit të statujës sime…

Fier, 19 tetor 2010

Unë të kam puthur gjithmonë

Ti ike nuk besoje se do të puthja edhe të ikur!

I ke parë kur të çelin trëndafilat e kuq në faqe, gushë, buzë

malli im për ty është

po kur dorën tënde e shpon gjëmbi i po atij trëndafili

kujtimi im për ty është

Ato re hipur mbi erë ndalojnë ëmbëlsisht në buzët e tua, në faqe, në gushën tënde

janë puthjet e mia

Shiu që ato derdhin mbi trupin tënd

janë lotët e mi të pranisë.

Tiranë, vjeshtë 2010

Lakmi

Futa dorën në lëngun qelqor të syrit tënd

hoqa të dashurën time

nuk e prisha

të duhet të shikosh ata që do ta thyejnë

se ti nuk rri dot pa varur imazhet e të dashurave të tjerëve, atje

Një fshesare do të ketë atë kohë pranë teje

duke mbledhur thërmijat e shikimepshit tënd,

të mos çajnë këmbët burrat.

Sytë do ti kesh skënë

me perde përjetësisht të ulura.

Pastaj do ta sjellë realisht të dashurën time

të tregoj besimin

dhe rrugën për drejt ekzistencës !

Të gjitha gratë seç kanë diçka prej hëne!…

Edhe ti e dashur

mos më dhuro portokalle!

Më ngjan si hënë e plotë

dhe nuk më kujtohe ti, pastaj

por e dashura para teje

atje, poshtë vidhit

me hënën varur për dritë në tavanin e tradhëtisë.

Dje isha në plantacionin e agrumeve

këputja portokalle që i binte të ishin hënat,

i puthja dhe qaja ikjet,

që të të doja, ty!

Njëra më tha: Kot më puth,

nuk kam fshehur as ndriçuar ndonjëherë dashuri,

ia lija diellit!

E kuptova

ishte portokallja dhuratë e gruas sime

me atë e bëja dashurinë pa e fshehur dhe në sy të diellit.

Agrumrritësit iu luta të mos shes më portokalle.

sa të kem unë të dashura.

Të gjitha gratë

seç kanë diçka prej hëne!…

Vlorë dimër, 2010

Nëna ime Myzeqe

Në këmbë i rri nderit, bukës, besës tënde

nëna ime Myzeqe!

Ndërtesë epike me tulla vargjesh po të ndërtoj

të hysh e shplodhesh në shtratin e trashëguar

ku vijnë erërat e çarçafëve

të genit të fillimit Europian.

Aty të lindësh nga çdo lindje

aty të rritesh nga çdo bir

të mos vdesësh nga çdo bijë!

Unë mundem

o krahu im i shpirtit dhe i zemrës në dashuri

së bashku me shqiponjat e burrërisë sime

që s’u larguan kurrë nga qielli yt i urtësisë

nga drita jote e besimit.

Në këmbë i rri fjalës tënde nëna ime Myzeqe,

trimërisë

e cila fillon pas durimit

derisa shpatullat prekin një mur!…

SheqMarinas, 21 dhjetor 2010

=== Gra me vlera lakuriq… ===

Më dëgjojnë klithmat e lindjeve të grave që nuk u bënë, kurrë

mbi kaluçin bosh,

zgjidh ekuacionin me thyesë akulli

shumzim uji

e pjestim zjarri duke menduar me zë, fëmijën.

Pas kësaj matematike gjej gjithmonë një tokë të re

mbjell dashuri

marshojnë kolonat e grave me vlera lakuriq, në këto toka

vrasin gushkuq dhe vajtojnë dimrat.

Qentë dhe hëna bredhin nëpër dimra

askush nuk hedh kocka dhe diej

vetëm vështrime nga liqenjt e syve, derdhin

mbytin gjurmët e qenve, hënave;

ato gjurmë janë kujtime

që vetë i lanë përjashta!

I kthejnë shpinën përmbytjes së shikimit

dhe nxitojnë e prekin njëri tjetrin

gjoja me buzë që në faktë janë brenga…

manushaqet puthen me prillin

nën rënkimin e kësaj rrëkeze të ngrirë malli!

Tiranë, 18 dhjetor 2011

Delirus

Nën çadër

një vrap i penduar teshtin dhe fashon këmbët gjithë gjak

puthjet s’e lagin

i takuar me vetveten

ku pëllumbat e mi të vështrimit zbresin

trembet nga bota e coptuar

në aq sa njerëz e banojnë.

Vrapi më thotë se liria është po ajo botë e coptuar

ose burg i ndarë me drita shprese pa dyer as dritare

mister i shenjt dhe përherë

ku Zotat përsëritin emrat e tyre.

Këtyre emrave që bien veç natën

rrugën për në tokë vet jua tregoj

në mëngjes rrugët ngrihen në këmbë

shikojnë lindjen e diellit që m’a bëjnë buzët e një vajze

dhe më zgjojnë me lotët zogj të po asaj vajze

që konvertohen shikimi im

ti që pret sensacionin

e di?

Ndodhem gjithmonë në hidhërimet e të tjerëve

dhe asnjëherë në gëzimet e mia…

Kam një bregore në korijen e diellit o vajzë

kam dhe një paqe atje me pëllumba rënë

një dafinë

eh, sa dashuri nisën aty të lira

si vrapi… pa çadër!

Fier, 3 janar 2011