JHVH: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Tek figura, ndryshuar ne gjuha fenikase!!!
No edit summary
Rreshti 22: Rreshti 22:




[[als:JHWH]]
[[ast:Xehová]]
[[ast:Xehová]]
[[ca:Jehovà]]
[[ca:Jehovà]]

Versioni i datës 26 dhjetor 2006 10:26

Katërshkronjëshi JHVH në shkrimet e gjuhës fenikase, aramike dhe hebraike (nga lart poshtë).

JHVH është katërshkronjëshi që përdoret nga hebrenjtë në biblën e tyre Tanakh për emrin vetjak dallues të PerëndisëIzraelit. Ky emër përbën për besimtarët hebrenj dhe besimtarët e krishterë, Zotin (Perëndinë) e vetëm të mbarë botës, krijuesin e tyre, shpëtuesin, gjykuesin dhe shëlbuesin. JHVH është për ta "Çlirimtari i mëshirshëm" dhe "Besëlidhësi i drejtë" i popullit të zgjedhur të Izraelit, siç e paraqet Urdhëresa e 1 tek (Dalja 20:2):

Une jam JHVH, Perëndia jote, që të ka nxjerrë nga robëria e Egjyptit. Ti s´duhet të kesh Perëndi tjeter përveç meje.

Këto shkronja shqiptohen në alfabetin hebraik kështu: י (jod´h) ה (heh) ו (vav) ה (heh) ose יהוה (JHVH).

Emri JHVH

Nga të gjithë emrat e Perëndisë, të përdorur në biblën hebraike, JHVH shfaqet 6.823 herë, sipas Enciklopedisë hebraike. Bibla Hebraike dhe Bibla Hebraike Shtutgartese të Shkrimeve hebraike e përmbajnë katërshkronjëshin 6.828 herë.

Judaizëm, katërshkronjëshi JHVH është emri i pashprehshëm i Perëndisë, dhe prandaj nuk duhet të lexohet me zë të lartë. Për t´u lexuar me zë të lartë nga shkrimet apo në lutje, ai është zëvendësuar me fjalën Adonai (Zot). Trajta të tjera shkrimi si י (jod) ו (vav) (JV ose Jav); ose י (jod) ה (heh) (JH ose jah) lexohen në të njëjtën mënyrë.

Jashtë lutjes së drejtpërdrejte, fjala " ’ǎdônây" (אֲדֹנָי) nuk flitet nga disa judenj sepse përmendja kot e emrit të Zotit është dhunim i urdhëresës së tretë (Dalja 20:7). Prandaj, fjala lexohet shpesh si HaShêm (הַשֵּׁם), që do të thotë "Emri", ose në disa raste ’ǎdô-Shêm , një përbërje e ’ǎdônây dhe HaShêm. Nga judenjtë përdoret edhe fjala ’ělôhîym (Perëndi) për mos përmendjen e katërshkronjëshit JHVH.

Shiko edhe

Lidhje të jashtme